furnizimi Archives - Albeu.com

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje
Shqipëria nuk ka ende një plan gatishmërie, për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direktivat e Bashkimit Europian.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, vërën se afatet për të plotësuar disa kërkesa të lidhura me rregulloren përkatëse që mbulon këtë çështje kanë mbaruar prej vitesh tashmë, por përafrimi mbetet ende në faza diskutimi.

“Shqipëria nuk ka transpozuar ende Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar një autoritet kompetent për përgatitjen ndaj rreziqeve, pavarësisht se afatet përkatëse kanë përfunduar më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023.

Një version pune i projektligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike, i shqyrtuar nga Sekretariati në korrik 2025, synon të transpozojë disa dispozita të Rregullores (BE) 2019/941. Ky projektligj parashikon që ministria përgjegjëse për sektorin e energjisë elektrike të jetë autoriteti kompetent dhe vendos detyrimin që ky autoritet të miratojë një plan përgatitjeje ndaj rreziqeve”, thuhet në raport.

Ky i fundit nënvizon se megjithatë, transpozimi i plotë dhe zbatimi i Rregullores do të kërkojnë përpjekje të mëtejshme për hartimin dhe miratimin e legjislacionit parësor dhe atij dytësor përkatës.

Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar ende. Shqipëria nuk ka paraqitur Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike pranë Sekretariatit, pavarësisht detyrimit të saj sipas nenit 29 të Traktatit.

“Zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri përfshijnë miratimin në vitin 2024 të Ligjit të ri gjithëpërfshirës nr. 25/2024, i cili është pjesërisht i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit (NIS2) dhe pasqyron standarde më të gjera evropiane. Përveç kësaj, është krijuar Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), për të mbikëqyrur dhe koordinuar përpjekjet e vendit në fushën e sigurisë kibernetike”, vlerëson raporti.

Ky dokument, analizon edhe ecurinë s ai takon sigurisë së furnizimit me gaz dhe atë të furnizimit me naftë dy çështje që mbeten secila në hallka të ndryshme të zbatimit të kërkesave, ku më e avancuar ajo e gazit teksa ajo e naftës me një realizim vetëm 23 për qind të planit të përafrimit./Monitor

The post Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje appeared first on Albeu.com.

Sulmi në Zubin Potok, qeveria e Kosovës: Sigurohet furnizimi i rregullt me energji
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, shprehet se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit, Prishtinë, pas sulmit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit.

Një shpërthim mbrëmjen e së premtes, i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.

Nga ky kanal furnizohen me ujë disa qytete të vendit përmes Liqenit të Ujmanit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

“Ibër-Lepenci, rreth orës 02:00 pas mesnate, në një afat rekord, ka vendosur gjashtë tuba të përkohshme me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit ‘Kosova B’. Kësisoj, presim që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë i pacenuar”, tha Rizvanolli në një postim në Facebook të shtunën në mëngjes.

Ajo tha se pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është marrë vendim po ashtu që autoritetet e vendit të bashkërendohen me Korporatën Energjetike të Shqipërisë, për të siguruar energji shtesë për të evituar reduktime eventuale.

Rizvanolli shtoi se “nga ky akt terrorist”, është ndikuar edhe furnizimi me ujë.

“Përderisa në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm”, tregoi ajo.

Shpërthimi në Ibër-Lepenc nuk ka shkaktuar viktima, sipas autoriteteve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Ibër-Lepenci, rreth orës 02:00 pas mesnate, në një afat rekord, ka vendosur gjashtë tuba të përkohshme me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit ‘Kosova B’. “Kësisoj, presim që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë i pacenuar”, tha Rizvanolli në një postim në Facebook të shtunën në mëngjes.

Ajo tha se pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është marrë vendim po ashtu që autoritetet e vendit të bashkërendohen me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë për të evituar reduktime eventuale.

Rizvanolli shtoi se “nga ky akt terrorist” është ndikuar edhe furnizimi me ujë.

“Përderisa në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm”, tregoi ajo.

Shpërthimi në Ibër-Lepenc nuk ka shkaktuar viktima, sipas autoriteteve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

The post Sulmi në Zubin Potok, qeveria e Kosovës: Sigurohet furnizimi i rregullt me energji appeared first on Albeu.com.

Ngrohja globale, OKB jep alarmin: Furnizimi ushqimor në botë do të pësojë ulje drastike
Duke iu referuar ngrohjes globale, presidenti i konferencës së OKB-së për shkretëtirëzimin ka bërë një paralajmërim se bota mund të përjetojë ndërprerje të konsiderueshme në furnizimet me ushqime shumë përpara se temperaturat të arrijnë objektivin 1.5C. Alain-Richard Donwahi, ish-ministër i mbrojtjes i Bregut të Fildishtë dhe udhëheqës i samitit të OKB-së Cop15 për shkretëtirëzimin vitin e kaluar, ka theksuar se kriza klimatike, e shoqëruar me mungesën e ujit dhe praktikat e këqija bujqësore, po e vë në rrezik bujqësinë globale.

Donwahi e krahason ndryshimin e klimës me një pandemi që kërkon veprim të shpejtë. Ai vë në dukje se ndërsa fokusi mbetet në qëllimin 1.5C, ngjarjet e pafavorshme si degradimi i tokës, mungesa e ujit dhe shkretëtirëzimi mund të shfaqen edhe para se të arrijnë atë prag.

Pasojat e rritjes së temperaturave, valët e të nxehtit dhe thatësirat dhe përmbytjet më të shpeshta dhe të rënda kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë ushqimore në rajone të ndryshme. Donwahi nënvizon pasojat më të gjera të thatësirës në faktorë si migrimi i popullsisë dhe inflacioni, duke theksuar se efektet negative shtrihen përtej ndryshimeve të thjeshta të temperaturës.

Praktikat e papërshtatshme bujqësore po e përkeqësojnë situatën. Donwahi thekson lidhjen midis zakoneve të këqija dhe degradimit të tokës, duke çuar në rendimente të reduktuara. Ai inkurajon investitorët e sektorit privat që të angazhohen në mënyrë aktive në zgjidhje dhe të përfitojnë nga mundësitë për fitim. Ai nënvizon potencialin për kthime përmes rrugëve të tilla si agropylltaria dhe përmirësimi i përdorimit të tokës, shkruajnë mediat e huaja.

Në vitin 1992, qeveritë në mbarë botën nënshkruan një traktat për të luftuar shkretëtirëzimin, së bashku me angazhimet për të trajtuar ngrohjen globale dhe humbjen e biodiversitetit. Megjithatë, traktati i shkretëtirëzimit priret të marrë më pak vëmendje në krahasim me homologët e tij. Konferenca Cop15 mbi shkretëtirëzimin nga viti i kaluar zuri vendin e dytë pas ngjarjeve të tilla si Cop27 mbi ndryshimet klimatike dhe Cop15 mbi biodiversitetin. Ndërsa organizatorët mbajnë samitet e klimës më shpesh, konferencat e shkretëtirëzimit kanë një frekuencë më të ulët. Ata kanë planifikuar konferencën e ardhshme të shkretëtirëzimit në Riad për dhjetor 2024, që përkon me Cop28, samitin e ardhshëm të klimës, që do të zhvillohet në Dubai në fund të nëntorit.

The post Ngrohja globale, OKB jep alarmin: Furnizimi ushqimor në botë do të pësojë ulje drastike appeared first on Albeu.com.