fuqia punetore Archives - Albeu.com

Dorjan Teliti: 40% e fuqisë punëtore ka emigruar, ka sjellë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në jetën sociale
Mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, shprehet se 40% e fuqisë punëtore vendase ka emigruar, duke sjellë jo vetëm efekte negative sociale, por edhe efekte të ndjeshme negative në ekonomi dhe sektorët e saj.

Gjithashtu, Teliti shkruan se sipas raportit të IOM, Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigrimit në rajon e më gjerë.

“Niveli i lartë i varfërisë, korrupsioni i përhapur në çdo qelizë të qeverisjes qëndrore dhe lokale, mungesa e konkurrencës së lirë e të ndershme, pagat e ulta e të pamjaftueshme për një jetesë familjare dinjitoze, problematikat me strehimin, arsimin dhe shëndetësinë, etj, janë arsyet kryesore të largimit masiv dhe shpopullimit të Shqipërisë”, shkruan Teliti.

Postimi i Telitit:

“40% E FUQISË PUNËTORE KA EMIGRUAR. EFEKTET SOCIALE DHE EKONOMIKE DUKSHËM NEGATIVE.

Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) ka konfirmuar (fatkeqësisht) të gjitha shqetësimet dhe akuzat e ngritura nga PD për largimin “e detyruar” të qindra mijëra personave në moshë pune.

Fakt 1: Sipas raportit të IOM, Shqipëria me emigrimin më të lartë në rajon e më gjerë.

Fakt 2: Niveli i lartë i varfërisë, korrupsioni i përhapur në cdo qelizë të qeverisjes qëndrore dhe lokale, mungesa e konkurrencës së lirë e të ndershme, pagat e ulta e të pamjaftueshme për një jetesë familjare dinjitoze, problematikat me strehimin, arsimin dhe shëndetësinë, etj, janë arsyet kryesore të largimit masiv dhe shpopullimit të Shqipërisë.

Largimi i tyre nuk ka thjesht ndikim në aspektin social, por ka rritur ndjeshëm edhe presionin mbi sektorët e ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorët e industrisë, turizmit dhe shërbimeve.

A vazhdohet më kështu? A ka Shqipëria mundësi të bëjë më shumë?

Po, mundësitë janë, duhet thjesht vizion, dorë e hekurt në luftën ndaj korrupsionit, taksa të ulta, paga dinjitoze, mbështetje ndaj shpirtit sipërmarrës dhe profesionistëve të lirë, mundësi të njëjta për të gjithë (aftësia bën diferencën), politika konkrete për rikthimin e shqiptarëve të larguar, mbështetje direkte financiare ndaj familjeve dhe cifteve të reja, etj.

NDAJ NGRIHUNI DHE ME CDO MJET DEMOKRATIK TË MOSBINDJES CIVILE TË LARGOJMË SHKAKTARËT E KËSAJ GJENDJEJE SKANDALOZE DHE BASHKARISHT TË BËJMË NDRYSHIMIN, #osotokurrë”, shkruan Teliti.

The post Dorjan Teliti: 40% e fuqisë punëtore ka emigruar, ka sjellë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në jetën sociale appeared first on Albeu.com.

Emigrimi masiv i të rinjve dhe kriza në fuqinë punëtore, ekspertët: Zgjidhja e vetme është rritja e pagave
Emigrimi masiv i të rinjve dhe profesionisteve të kualifikuar, ka thelluar krizën për fuqi punëtore, duke filluar nga vitet pas pandemisë e në vazhdim.

Ekspertët e punësimit thonë se zgjidhja kryesore për mbajtjen e fuqisë punëtore brenda vendit është rritja e pagave.

“Së pari emigracioni duhet të kthehet në prioritet kombëtar. Së dyti duhet që emancipimi vizioni dhe mentaliteti i pronarëve, sipërmarrësve të ndryshojë në mënyrë të jenë sa më solidarë me punonjësit, të mund të ndajnë të fitimet dhe ta ardhurat, që vijnë nga puna e punonjësit në formën e rritjes së pagës në bazë të vjetërsisë në punë, apo besimin. Mbi bazën e performancës, me qëllim që kjo shpërndarje të kënaqë dhe të përmbushë pritshmëritë e punonjësit të tij. Nëse nuk e përmbush, ata do t’i largohen me zhgënjimin më të madh për këtë sipërmarrje, që do i shtyjë drejt emigracionit”, shprehet eksperti për punësimin Erion Muça.Cilat janë pasojat që sjell emigrimi masiv i fuqisë punëtore?

“Vendi do braktiset nga rinia. Do kemi një plakje më të shpejtë të popullsisë, duke krijuar hapësira dhe boshllëqe që do ndikojnë drejtpërdrejt në GTP e vendit, në zhvillimin ekonomik dhe duke e kthyer Shqipërinë në një vend të pa interesuar për investitorët e huaj për të investuar në Shqipëri me qëllim zhvillimin e biznesit në një hapësirë të re”, thotë Muça.

The post Emigrimi masiv i të rinjve dhe kriza në fuqinë punëtore, ekspertët: Zgjidhja e vetme është rritja e pagave appeared first on Albeu.com.

Shtetasit nga India “pushtojnë” Vlorën, mungesa e fuqisë punëtore detyron bizneset të marrin të huajt
Kanë lënë Indinë dhe kanë zgjedhur të punojnë në një fabrikë metali në Vlorë.  Disa shtetas indianë, që janë vetëm një pjesë e mijëra të huajve të cilët punojnë në Vlorë, thonë se janë larguar nga vendi i  tyre për shkak të pamundësisë për punësim atje.

“Po jemi shumë mirë këtu. Jam këtu prej 2 vitesh. Tirana dhe Vlora janë qytete të bukura dhe ka punë.”

“Kam ardhur 2 vite më parë dhe punoj në këtë fabrikë metali. Jam i kënaqur, edhe pagën e kemi të mirë. Pse e lamë Indinë dhe erdhëm këtu? Sepse këtu ka punë e atje jo.”

“Prej 2 vitesh kemi ardhur në Shqipëri pasi në Indi nuk kemi mundësi  punësimi. Jemi të kënaqur me punën dhe pagesën. Punëdhënësi na paguan gjithçka. Shqiptarët kanë zemër të mirë. Ndihemi si në shtëpinë tonë.”

“Kam lënë familjen në Indi  dhe kam 2 vjet këtu në Vlorë, në këtë fabrikë metali. Gjithçka shkon shumë mirë .Do të vazhdojmë të punojmë këtu, pasi në Indi është vështirë për punë.”

Për administratorin e fabrikes, mungesa e fuqisë punëtore e ka bërë të detyrueshëm punësimin e të huajve.

The post Shtetasit nga India  “pushtojnë” Vlorën, mungesa e fuqisë punëtore detyron bizneset të marrin të huajt appeared first on Albeu.com.

“Në Shqipëri mungon fuqia punëtore”, DIHA: Shkak emigracioni që ende nuk po bie
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, (DIHA-Deutsche Industrie und Handelsvereinigung in Albanien) publikoi të enjten, (25.05) rezultatet e anketimit vjetor për klimën e binesit dhe të investimeve në Shqipëri.

Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari, që prezantoi rezultatet në një konferencë për shtyp, tha se “pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri sinjalizojnë një pëmirësim të ngadaltë ndërkohe që mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësim për biznesin.” Pjesa më e madhe e 44 bizneseve, anëtare të DIHA-s në Shqipëri, që morën pjesë në anketimin e sivjetëm e shohin mungesën e fuqisë punëtore si “rrezikun më të madh  për biznesin”

Anketim i sivjetshëm  zbuloi edhe që ” disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar ka shënuar një rënie të dukshme gjate viteve të fundit në krahasim me vitet e kaluara kur ky faktor  renditej si më pozitivi në Shqipëri”. ”Kjo shpjegohet me nivelin e lartë të emigracionit gjatë viteve të fundit, që duket se ende nuk po bie”, konstaton DIHA në anketimn e sivjetëm.

Por nga anketimi rezulton se 70 përqind e tyre iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse do të zgjidhnin Shqipërinë përsëri për të investuar. Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, në fjalën e tij në prezantimin e gjetjeve të anketimit nga DIHA, vuri në dukje që “sipërmarrjet gjermanë vazhdojnë të tregojnë një interes të madh për rajonin. Sa më e mirë të jetë klima e investimeve, aq më shumë do të zgjedhin  Shqipërinë. Për këtë nevojitet veꞔanërisht siguri ligjore, konkurrencë e ndershme dhe rregulla transparente”, theksoi ai.

Siguria ligjore? Ligjet janë, mungon zbatimi

Siguria ligjore rreshtohet tek faktorët negativë që ndikojnë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh, Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari tha për DW, se “siguria ligjore nënkupton që qytetarët/bizneset të ndihen të sigurtë që të drejtat e tyre sipas ligjeve në fuqi do të mbrohen nga shteti”.

“Nuk është ndonjë surprizë, nëse them që shpesh ky nuk është rasti në Shqipëri. Thuhet shpesh dhe fatkeqësisht vijon prej vitesh të jetë e vërtetë që në Shqipëri nuk mungon baza ligjore madje një pjesë e madhe e ligjeve janë shumë të mira. Problem është zbatimi. Për sa kohë ka dallime mes bizneseve, ku disa trajtohen si më të privilegjuar, siguria ligjore do të vijojë të jetë një ndër faktorët që i bën bizneset të stepen, kur mendojnë të investojnë në Shqipëri”, thekson Mankollari për DW.

Konkurrenca jo e ndershme – faktor tjetër negativ

“Ajo e dëmton shumë biznesin dhe demotivon investitorët potencialë. Bizneset kur konsiderojnë një vend për të investuar, bëjnë një analizë të anëve pozitive dhe negative, të mundësive dhe rreziqeve që ai vend paraqet. Konkurrenca jo e ndershme dhe rregullat jo transparente konsiderohen si risqe serioze të të bërit biznes, sepse janë kosto që nuk mund të parashikohen asnjëherë saktë, por që nëse ndodhin, mund të sjellin probleme shumë serioze. Nga ana tjetër, jam i sigurtë që çdo hap pozitiv për të përmirësuar këta 2 faktorë, do të mund të sjellë rritje të konsiderueshme të interesit të investitorëve të huaj për Shqipërinë”, tha për DW , Bledar Mankollari.

Faktorë më negativë, sipas anketimit të sivjetëm, vijojnë të jenë  mungesa e transparencës së tenderave publikë, lufta kundër kriminalitetit  dhe korrupsionit dhe siguria ligjore.

Faktorë pozitivë për të investuar në Shqipëri

Sipas rezultateve të anketimit të DIHA-s të tillë faktorë janë „ produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi  i tyre dhe kostoja e punës”. Lidhur me situatën aktuale ekonomike në Shqipëri ajo vlerësohet „mirë” nga 18 përqind e të anketuarve, negativisht nga 45 përqind e tyre dhe  nga 36 përqind e kompanive vlerësohet „ e kënaqshme”.

Pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri nuk kanë ndryshuar nga ato të vitit të kaluar: 45 përqind e kompanive e vlerësojnë „të panmdryshuar”,  25 përqind kanë pritshmëri se do të jetë më mirë dhe dhe 30 përqind e vlerësojnë negativisht. DIHA dhe 16 Dhoma gjermane të Tregtisë me Jashtë në rajonin e Europës Qendrore dhe Jug-Lindore realizuan  me kompanitë anëtare, anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. /DW

The post “Në Shqipëri mungon fuqia punëtore”, DIHA: Shkak emigracioni që ende nuk po bie appeared first on Albeu.com.

Kanadaja ka mungesë të forcës punëtore, ndërmerr nismën për 1.5 milionë emigrantë në 3 vitet e ardhshme
Kanadaja ka rikthyer vëmendjen drejt emigrantëve për të mbushur një boshllëk në tregun e punës që po krijohet nga plakja e klasës punëtore në vend. Qeveria kanadeze njoftoi në fillim të nëntorit një plan për të sjellë rreth 500 mijë emigrantë në vit deri në vitin 2025, me një total prej 1.5 milionë njerëzish të rinj gjatë 3 viteve të ardhshme. Ky plan do të bën të të mundur ardhjen në Britani të një numri të madh emigrantësh duke ja kaluar dhe Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Kanadaja ka një popullsi të plakur me një shkallë më të ulët të lindjeve. Çfarë do të thotë kjo është se nëse vendi dëshiron të rritet, në vend që të tkurret, do të duhet të sjellë emigrantë. Emigracioni tashmë përbën pothuajse të gjithë rritjen e fuqisë punëtore të vendit, dhe deri në vitin 2032, pritet të llogarisë gjithashtu të gjithë rritjen e popullsisë së vendit, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë.

Kanadaja ka pasur historikisht mbështetje shumë të lartë për emigracionin. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka shqetësime për këtë fenomen. Pjesë të ndryshme të Kanadasë gjithashtu kanë qëndrime të ndryshme ndaj emigracionit. Kur qeveria njoftoi objektivat e saj agresive deri në 500,000 emigrantë të rinj në vit, provinca e Quebec, e cila duhet të vendosë kufijtë e saj të emigrimit, tha se nuk do të pranonte më shumë se 50,000 në vit. Kjo do të thotë që Quebec, i cili ka 23% të popullsisë së vendit, do të pranonte vetëm 10% të emigrantëve që vijnë në Kanada.

The post Kanadaja ka mungesë të forcës punëtore, ndërmerr nismën për 1.5 milionë emigrantë në 3 vitet e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Zvicra kërkon mbi 114 mijë punëtorë, këto janë 10 profesionet me më shumë mungesa
Zvicra është në kërkim të punëtorëve, pasi mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet në shumë sektorë, veçanërisht në kompanitë e mëdha.

Referuar njoftimeve për nevojë pune, janë gjithsej 114.000 vende të lira.

Lajmin e bën të ditur gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, duke ju referuar autoriteteve te Bernës zyrtare.

Sa punëtore dhe cfarë profili i duhen Zvicrës?

Numri i vendeve të lira të punës në Zvicër për herë të parë ka kaluar shifrën 100 mijë. Kamerierët, infermierët dhe specialistët e IT-së janë ndër më të kërkuarit.

Në ekonominë zvicerane ka rreth 114,000 vende të lira pune. Gzata zvicerane Le Canton27.ch ka kontaktuar zyrtaret nga Zyra Federale e Statistikave. Sipas FSO ne Neuchatel  tre muajt e parë të vitit 2022 numri i vendeve të lira të punës është rritur ndjeshëm me 60.4 për qind në një vit të vetëm. Dhe për herë të parë ndonjëherë në Zvicër, e cila ka rreth 8.6 milionë banorë, është tejkaluar pragu prej 100,000 vendeve të lira.

Ka shumë arsye për mungesën në rritje të punëtorëve, por në asnjë mënyrë nuk preken të gjithë sektorët në të njëjtën masë. Pra, në cilat fusha profesionale ka kërkesë të tepërt më të madhe?

114,000 vendet e lira të punës ndahen midis 27,800 në sektorin sekondar dhe 86,200 në sektorin terciar – dhe në fushat e mëposhtme profesionale:

Industria prodhuese: 19,300 vende pune

Sektori me më shumë vende pune në Zvicër është ai i prodhimit, ku mungesa korrespondon me 19,300 punëtorë (60% më shumë se në tremujorin e parë të 2021 dhe 30% më shumë se në të njëjtën periudhë të 2019, pra para pandemisë). Megjithatë, numri i lartë vjen edhe për faktin se është një sektor shumë i larmishëm, duke filluar nga industria ushqimore e deri tek ajo e metaleve për të punuar në fabrika tekstile apo kimike.

Shkencë dhe teknologji: 16,200 vende pune

Në fushën e pasurive të paluajtshme, lidhja e jashtme, shkencës dhe teknologjisë Lidhje e jashtme mungojnë 16200 specialistë. Në këtë grup përfshihen persona që merren me shitjen ose dhënien me qira të pasurive të paluajtshme, këshilla ligjore apo kontabilitet, si dhe arkitektë, inxhinierë apo studiues. Edhe këtu rritja krahasuar me një vit më parë është 60%.

Shëndeti: 15900 vende pune

Një sektor që ka përdorur punëtorë të huaj në Zvicër për dekada është kujdesi shëndetësor. Në fakt, ka pothuajse 16,000 vende të lira pune në këto fusha (mbi 62% më shumë se 2021 dhe 51% më shumë se 2019).

Me shumicë dhe pakicë: 13,000 vende pune

Ka një mungesë prej 13,000 punëtorësh në Zvicër në tregtinë me shumicë dhe pakicë, lidhje të jashtme duke përfshirë tregtinë e makinave dhe motoçikletave. Kjo është 78% më shumë se në vitin 2021 (51% më shumë se e njëjta periudhë e vitit para koronavirusit).

Gastronomia dhe hoteleria: 10600 vende pune

Megjithatë, sektori me rritjen më të madhe të kërkesave për personel është industria e hotelierisë dhe hotelierisë. Pas rimëkëmbjes së turizmit në Zvicër, ka një mungesë prej 10,600 punëtorësh në këtë sektor. Për kamerierë, drejtues, kuzhinierë, pastrues etj., sektori ka shënuar një rritje prej 221% të vendeve të lira të punës në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Punëtor Ndërtimi: 7100 vende pune

Vuan edhe sektori i ndërtimit me mbi 7000 punonjës të zhdukur. Në këtë rast, rritja është “vetëm” 24% krahasuar me një vit më parë.

Informatikë dhe dixhitalizim

Së fundi, vlen të përmendet edhe një fushë tjetër: teknologjia e informacionit. Shkencëtarët e kompjuterave, zhvilluesit dhe programuesit ushtrojnë të gjitha profesionet e aftësive elektronike – dhe ka një mungesë të konsiderueshme të punëtorëve të kualifikuar për këto profesione. Megjithatë, Zyra Federale e Statistikave i cakton këto profesione në kategori të ndryshme kur mbledh të dhënat e punësimit. Prandaj nuk ka asnjë shifër zyrtare për kërkesat e hapura të punës.

E sigurt është se numri i specialistëve të kërkuar në IT do të vazhdojë të rritet dhe – siç tregon një analizë e agjencisë së punësimit AdeccoExterner Link – punëdhënësit po kërkojnë gjithnjë e më shumë aftësi dixhitale në profesione në një shumëllojshmëri të gjerë industrish.

Sa fitoni?

Si përfundim, situata e ndryshme e profesioneve në këtë listë është pjesërisht për shkak të evolucionit dhe nevojave të tregut, por pjesërisht edhe për faktin se disa punë janë më kërkuese fizikisht ose pak të paguara dhe për rrjedhojë më pak tërheqëse. Kjo faqe interneti Lidhje e jashtme e qeverisë federale ofron mundësinë për të llogaritur pagën mesatare për një punë specifike – të ndara sipas rajonit, degës së industrisë, grupit të profesioneve dhe sipas karakteristikave individuale të zgjedhura si mosha, trajnimi dhe vitet e shërbimit.

Nëse jeni të interesuar të merrni qartësi në përkufizimet e profesioneve të përmendura, ju lutemi konsultohuni me platformën zyrtare të nomenklaturës zvicerane të profesioneve Lidhja e jashtme.

Ja 10 profesionet më të kërkuara në Zvicër

Siç e dimë, tregu i punës në Zvicër është shumë dinamik në krahasim me Evropën dhe përfiton nga një shkallë relativisht e ulët e papunësisë. Megjithatë, kjo paraqet probleme të tjera për kompanitë, sepse shumë prej tyre kanë vështirësi në rekrutimin, dhe më konkretisht në gjetjen e kandidatëve që mund të plotësojnë pozicionet vakante, veçanërisht në sektorë dhe zanate që kërkojnë aftësi specifike.

Zvicra aktualisht po vjen nga mungesa më e madhe e stafit në më shumë se 15 vjet.

Megjithatë, jo të gjitha profesionet janë prekur nga mungesat. Këtu mund të mësoni nëse profesioni juaj është nga ata që kërkoni aktualisht në Zvicër.

Profesionet që paraqesin më shumë vështirësi sa i përket rekrutimit në Zvicër janë këto

*Punëtorë të kualifikuar, dhe në veçanti: elektricistë, saldatorë, mekanikë

*Përfaqësuesit e shitjeve

*Drejtuesit dhe drejtuesit e biznesit

*Shoferë: kamionë, mjete të rënda të mallrave, transportues të pajisjeve të rënda dhe pajisje ndërtimi

*Profilet administrative: asistent administrativ, recepsionist etj

*Inxhinierë: kimike, mekanikë, inxhinieri civile, energji elektrike

*Profilet e specialistëve: noterë, avokatë, studiues, drejtues projektesh etj

*Stafi i shtëpisë dhe pastruesit

*Stafi i kontabilitetit: kontabilist i autorizuar, auditor

*Profesionistë të financave: analistë financiarë

Mijera francezë nderkufitar (177,000) punojnë ne Zvicer, për shkak rroggave me te medha. Ndersa ne France ia ka lur problem, sidomos ne zonat limitrofe me Zvicren, ju mungojne punetorët

Në zona të caktuara të Francës fqinje, pothuajse një në dy punëtorë është i punësuar në Zvicër. Kjo situatë çon në mungesë problematike të fuqisë punëtore për kompanitë franceze afër kufirit.

Nga drejtuesit te punëtorët, kamerierët dhe infermierët, Zvicra ka rreth 177,000 punëtorë ndërkufitarë nga Franca. Kjo përfaqëson më shumë se gjysmën e 314,000 punëtorëve ndërkufitar në vend. Pikërisht në kantonin e Gjenevës këta punëtorë ndërkufitarë janë më të shumtët: 85,000. Vaud ka afro 32,000, Neuchâtel afro 13,000, Jura 8,500 dhe Valais 1,600.

The post Zvicra kërkon mbi 114 mijë punëtorë, këto janë 10 profesionet me më shumë mungesa appeared first on Albeu.com.

Mungesa e fuqisë punëtore, baret dhe restorantet në bregdet po i marrin punonjësit nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi
Emigracioni i lartë i moshave të reja ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore edhe për sektorin e shërbimit në bare dhe restorante.

Përfaqësuesi i Shoqatës së bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha për Monitor se mungesa e fuqisë punëtore është problemi më madhor që ka aktualisht sektori, veçanërisht në muajt e verës. Në këtë periudhë sipas Jahaj drejtuesit e bareve dhe restoranteve i kanë kthyer sytë për punësime nga rajoni.

“Nuk pritet që kjo krizë të gjejë ndonjëherë zgjidhje, pasi edhe zbatimi i politikës për të sjellë punonjës nga vendet e Azisë rezultoi se u përdor nga ta si trampolinë për të emigruar drejt Europës apo vendeve të tjera. Shumica e tyre vijnë me dy pasaporta dhe largohen pas 1 jave, pavarësisht se bizneset kanë investuar për ardhjen e punonjësve, që nga kontratat e punës dhe taksat që paguan. Shteti shqiptar nuk ndërhyn në zgjidhjen e këtyre problematikave, që sërish i ngelet sektorit privat t’i zgjidhë.

Momentalisht për të punuar në baret dhe restorantet e bregdetit, ku fluksi është më i lartë se në Tiranë bizneset kanë punësuar punonjës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Parashikohet që kjo do të jetë zgjidhja e vetme për të funksionuar tregu i punës, derisa edhe shqiptarët ta kuptojnë se si të punosh në Gjermani apo në Shqipëri në fund të muajit pa të ardhura do mbeten. Është vetëm çështje standardesh dhe vlerash”.

Për 2021, baret dhe restorantet vijuan të kenë një vit negativ. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. Në vend kanë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës (shih grafikun: numri total i subjekteve, sipas aktivitetit ekonomik, 2021).

Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj më herët nënvizoi se mbyllja e tyre është ndikuar nga pandemia. Shoqata paralajmëroi se numri i bizneseve të mbyllura do të rritet edhe për këtë vit për shkak të rënies së konsumit nga kriza e përgjithshme e rritjes së çmimeve dhe mungesës së fuqisë punëtore.

“Baret dhe restorantet ishin të parët që u mbyllën në fillimin e pandemisë. Rënia e xhiros nga karantina dhe kufizimet e ekonomisë sigurisht që do të jepnin këto efekte. Me krizën që ka pllakosur dhe me rritjen e kostove të lëndëve të para dhe uljen e konsumit do të ketë mbyllje të tjera të këtyre strukturave.

Gjithashtu sektori po përballet edhe me një tjetër krizë atë të mungesës së fuqisë punëtore. Shumë subjekte bare dhe restorante e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj. Edhe ata pak punonjës që kanë mbetur në vend kërkojnë pagesa të larta. Kjo gjendje do të vështirësojë edhe më tepër aktivitetin e këtyre strukturave. Mbylljet do të vazhdojnë edhe në 2022”, pohoi z. Jahaj. /Monitor

The post Mungesa e fuqisë punëtore, baret dhe restorantet në bregdet po i marrin punonjësit nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi appeared first on Albeu.com.

Zvogëlohet fuqia punëtore në Shqipëri, bujqësia në duart e të moshuarve
Në Shqipëri ka nisur të ndjehet mungesa e fuqisë punëtore, sidomos në sektorin e bujqësisë për shkak të emigracionit dhe rënies së numrit të lindjeve.

Punët e bujqësisë tani janë në pikun e tyre, por në ara shihen gjithnjë e më pak njerëz që punojnë. Këtë vit bujqësia në Shqipëri po përballet me mungesën e fuqisë punëtore si dhe me çmimin e lartë të naftës dhe imputeve të nevojshme bujqësore.

“Punëtorët po ikin të gjithë jashtë. Ne nuk kemi punëtorë për të korrurat, nuk kemi punëtorë për punët në fabrikë. Çmimi i punëtorëve rritet përditë, fuqi punëtorë nuk ka dhe rritja e çmimit të naftës ndikon tek fermerët, ndikon edhe tek eksportuesit pasi, nga 2500 dollar që ka kushtu me dërgu 20 ton në Amerikë, ka shku në 15 mijë dollar. Prandej ne nuk dimë se si ta përcaktojmë çmimin”, thotë Dedë Sterkaj nga kompania LNL.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

“Jemi një grup pensionistësh që e mbajmë bujqësinë. Edhe bujqësia, po t’i vemë një metaforë, bujqësia është pensioniste. Nuk ka të rinj më (që merren me bujqësi)”, thotë fermeri Prekë Game.

Por, mungesën e fuqisë punëtore po ndikon edhe sektorë të tjerë si turizmi, ndërtimi, industria fasone si dhe biznesi i vogël. Në dyert e shumë prej bizneseve të vogla, tani lexohen shënime me kërkesën për punëtorë. Mjeshtri i punimit të drurit, Zija Karini, tashmë punon i vetëm në zdrukthëtarinë e tij. Zotërues i 13 teknikave të punimit të drurit, mjeshtri Karini thotë se deri para disa viteve, në punishte vinin mjaft të rinj, të interesuar për të marrë zanatin, po kohët ndryshuan me shpejtësi, një pjesë kanë emigruar dhe të tjerë mendojnë të emigrojnë.

Zvogëlimi nga viti në vit i fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit, por edhe rënies së numrit të lindjeve, pritet të ndikojnë në ritmet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve në vazhdim. Kjo ka shtyrë tani disa biznese të fillojnë të kërkojnë dhe punësojnë punëtorë të huaj./VOA

The post Zvogëlohet fuqia punëtore në Shqipëri, bujqësia në duart e të moshuarve appeared first on Albeu.com.