Fuqi punetore Archives - Albeu.com

Shifra alarmante, mbi 33% e fuqisë puntore në Kosovë do të emigrojë gjatë vitit 2024
Fuqi punëtore duket se do ta braktisë Kosovën gjatë vitit 2024. Madje shifrat e prezantuara janë goxha shqiptuese, pasi thuhet se rreth 33% e punëtorëve do të emigrojnë në vende të ndryshme të botës. Ikja nga vendi parashihet të menjëherë pas liberalizimit të vizave, më 1 janar.

Rreth një mijë biznese të anketuara nga Instituti Riinvest në Kosovë, kanë raportuar se 17.59 për qind e punonjësve të tyre i kanë njoftuar se do të emigrojnë gjatë vitit të ardhshëm.

Kështu ka bërë me dije drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Alban Hashani, i cili u shpreh se Kosova prinë në krahasim me vendet e rajonit sa i përket emigrimit.

Ai ka treguar se numri më i madh i qytetarëve që largohen nga vendi punojnë në ndërtimtari.

“Sektori i ndërtimit në Kosovë është më i prekuri sa i përket largimit të punëtorëve. Vlerësimet janë që 32.72 për qind e punëtorëve do të emigrojnë gjatë vitit të ardhshëm. Për të frenuar këtë trend, 79 për qind e bizneseve kanë rritur pagat e tyre dhe rritja e pagave ishte 22.23 për qind. Mbi një e treta e bizneseve raportojnë se do të vijojnë me rritjen e pagave, përderisa 24.5 për qind e tyre planifikojnë të përmirësojnë kushtet e punës”.

Hashani ka thënë se rekomandimi i tyre është qe të bëhet rishikimi i politikave ekzistuese ekonomike dhe politikave buxhetore në favor të investimeve kapitale.

“Për dy-tre mujorët e parë të këtij viti rritja ekonomike ka ngadalësim, ndërsa pritjet janë që nuk do të ketë ndonjë ndryshim substancial edhe për muajt e ardhshëm e vitin vijues. Kemi pasur mbështetje të tepruar në faktorët e jashtëm dhe lënie pas dore e politikave në fuqizim të ofertës vendore konkurruese në tregun e brendshëm dhe atë të eksporteve. Ndërsa, edhe pse buxheti ka shënuar rritje vit pas viti, problematike mbetet struktura e pavolitshme e buxhetit. Buxheti është në dëm të investimeve kapitale”.

Hashani ka thënë se bizneset po ashtu nuk janë të kënaqura me përpjekjet e institucioneve në funksion të përmirësimit të ambientit banesor.

“Krahas problemeve që lidhen me migrimin janë edhe një varg të barrierave tjera si: Madhësia e tregut, ngarkesat dhe pengesat administrative, furnizimi me energji e inkasimi i borxheve. Pastaj punësimi në raport me popullsinë totale nuk ka shënuar ndonjë rritje të madhe. Problematike mbetet papunësia te të rinjtë dhe gratë. Po ashtu edhe papunësia në nivele të gjata kohore është shqetësuese. Por ka biznese që po përballen me mungesë të punëtorëve”.

Në Prishtinë gjatë ditës se sotme është mbajtur Forumi Ekonomik Vjetor, i cili në fokus ka ndërtimin e një modeli të ri për rritjen ekonomike, dinamikat e tregut të punës, e sfidat e tashme dhe të ardhshme në këtë fushe.

Me këtë rast, Elene Imnadze, zyrtare e lartë e operacioneve në Bankën Botërore, ka bërë me dije se Kosova ka pasur progres sa i përket zhvillimit ekonomik që nga shpallja e pavarësisë.

Megjithatë edhe ajo u shpreh se vendi vazhdon të përballet me disa sfida si: Migrimi i qytetarëve; mungesa e punëtorëve; dhe numri i ulët i grave aktive në tregun e punës.

Me datën 1 të këtij muaji, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në dhjetëra vende të Evropës.

Liberalizimi i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të asaj që njihet si zona Schengen.

Por, udhëtimet e tilla duhet të shërbejnë vetëm për vizita turistike apo çështje familjare, dhe nuk nënkuptojnë assesi leje pune ose përfitime të tjera.

Në vitet e fundit, mijëra qytetarë të Kosovës kanë marrë viza pune për në vendet e BE-së, e sidomos në Gjermani.

Vetëm vitin e kaluar, numri i vizave të punës të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është rritur për 110 për qind, në krahasim me vitin paraprak.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e gëzojnë këtë të drejtë nga dhjetori i vitit 2009, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën kjo është bërë e mundur nga fundi i vitit 2010.

Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Vendimi përfundimtar për liberalizimin është marrë këtë vit, përkatësisht në prill, kur është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Të dhënat e Agjencisë së BE-së për Azil tregojnë se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 3.000 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për azil në një vend të këtij blloku dhe se kjo e drejtë u është njohur 8 për qind prej tyre.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka ende të dhëna për vitin 2022 dhe për këtë vit, por ato të vitit 2021 tregojnë se nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë, për arsye të ndryshme – në mesin e tyre edhe punësimi. Sipas ASK-së, shumica e tyre kanë qenë legalë./Monitor

The post Shifra alarmante, mbi 33% e fuqisë puntore në Kosovë do të emigrojë gjatë vitit 2024 appeared first on Albeu.com.

VOA: Shqipëri, biznesi dhe nevoja për fuqi punëtorë të kualifikuar
Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që t’i përgjigjen këtyre ritmeve. Aktualisht, në 11 qendra të vendit funksionojnë 37 shkolla profesionale publike me 23 drejtime mësimore, ku marrin pjesë rreth 18 mijë e 300 nxënës. Drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli, thotë se nga viti në vit shkolla ka ardhur duke ju përshtatur nevojave të tregut të punës.

“Drejtimet që janë zgjedh, janë sjellë në vartësi të kërkesave që ka pasë tregu. Drejtimet më të kërkuara sot janë hoteleri-turizmi dhe ekonomi-biznesi. Hoteleri-turizmi sepse është shumë më e gjërë dhe janë shërbime që janë në mënyrë të vazhdueshme më të kërkuara. Por edhe ekonomi-biznesi nuk ngelet pas, sepse nxënësit, pasi mbarojnë shkollën e mesme, kanë mundësi të mira për të vazhduar edhe shkollën e lartë”, thotë ajo.

Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati’ mësojnë rreth 700 nxënës në degët hoteleri-turizëm, ekonomi-biznes dhe tekstil-konfeksione. Përveç praktikave brenda shkollës, ata kryejnë rregullisht praktikat mësimore edhe pranë bizneseve të zonës. Çdo vit, nga kjo shkollë diplomohen, në të tre degët e saj si teknikë të mesëm, rreth 150 nxënës, por jo të gjithë përfshihen në tregun vendas të punës pasi një pjesë prej tyre largohen duke kërkuar punë në Europë, ku edhe njihet diploma e tyre.

“Shikojmë që çdo ditë e më tepër ka nevojë për fuqi punëtore, por, në momentin që kemi një nxënës të kualifikuar, pra një punëtor të kualifikuar dhe një pagesë të mirë, atëherë edhe punësimet do të vijnë. Kemi vërejtur se rreth 73% e nxënësve janë punësuar pas përfundimit të shkollës dhe ky është një tregues i mirë. Ndërsa më pak se 10% janë larguar jashtë shtetit”, thotë drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli.

Në Shqipëri sektori i turizmit ka ecur me hapa më të shpejtë se sa përgatitja e specialistëve dhe punonjësve të kualifikuar. Profesoreshë Mirjam Dibra, e cila drejton departamentin e turizmit në Universitetin e Shkodrës, thotë se ka qenë kjo arsyeja për të hapur degën e turizmit, ku studentët, edhe përmes praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, aftësohen për të punuar dhe drejtuar sektorin turistik.

“Përveç praktikës, si pjesë e kurikulave, studentët kanë mundësi që të zhvillojnë edhe praktika në Gjermani, Itali. Po kështu, vazhdojmë të punojmë për praktikë një vjeçare në Amerikë, ku janë dërgu tre grupe studentësh, 14 gjithsejt, dhe shpresojmë që puna e mirë që po bëjnë të hapë rrugë për studentët e tjerë. Por, kërkoj nga bizneset turistike të vlerësojnë shumë këtë kontigjent që vjen aq i përgatitur nga puna në resortet prestigjoze amerikane”, thotë profesoreshë Mirjam Dibra.

Vitet e fundit, nga Shqipëria largohen drejt emigracionit rreth 40 mijë persona në vit, pjesa më e madhe në moshë të re, disa të sapodiplomuar për mjekësi, infermieri, apo në degën e turizmit. Profesoreshë Dibra thotë se, është e nevojshme që biznesi turistik, në kushtet kur është i etur për punonjës të kualifikuar, t’i motivojë specialistët e rinj të sapodiplomuar dhe t’i vlerësojë me pagë dinjitoze, që ata të shërbejnë brenda vendit.

“Në këtë moment, kur paga minimale e punës është rritur dhe bizneset turistike janë të etur për fuqi punëtore, them se të rinjtë mund ta gjejnë shumë më mirë veten e tyre në industrinë turistike tonën, e cila tashmë ka filluar të pjeket dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është fuqia punëtore e kualifikuar. Kështu që, mendoj se është një etapë kthese në historinë e zhvillimit të industrisë turistike në Shqipëri përsa i përket vlerësimit të fuqisë punëtore”, thotë ajo.

Ndërkohë që në Shqipëri, nga viti në vit po vjen në rritje të shpejtë kërkesa për shërbime turistike, një anketë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, zhvilluar vjeshtën e vitit 2022 në bizneset e hotelerisë, ka arritur në përfundimin se 56% e tyre kanë ndjerë mungesën e fuqisë punëtore dhe se, në pikun e sezonit turistik veror, pjesa më e madhe punuan me mangësi në stafet e tyre./VOA

The post VOA: Shqipëri, biznesi dhe nevoja për fuqi punëtorë të kualifikuar appeared first on Albeu.com.

Problemi i madh i Gjermanisë me mungesën e fuqisë punëtore, në mars pritet ligji i ri i migracionit
Sipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për migrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në mars. Ndër të tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit të migracionit me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.

Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe  Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore.

“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit,” tha Hubertus Heil (SPD) të premten (20.01.2023) në Bundestag. “Nëse nuk i heqim tani pengesat, deri në vitin 2035 do të na mungojnë shtatë milionë punëtorë të kualifikuar.”

Strategjia e re qeverisë, e cila iu kalua për shqyrtim komisioneve përkatëse në Bundestag, parashikon shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën, përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, apo duke rritur shanset për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar.

Por sipas Heil shfrytëzimi i potencialit të brendshëm nuk mjafton për ta zgjidhur problemin: pa migracion, nuk dalim dot nga kjo krizë, tha ministri. Ai njoftoi se qeveria do të parashtrojë qysh në mars një projektligj të ri për migracionin.

Karta e shanseve  bazuar në një sistem pikësh

Deutsche Welle e ka një draft paraprak të këtij projektligji, që synon lehtësimin e mërgimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta. Risia kryesore e këtij projektligji është e ashtuquajtura “kartë shansesh”, që do të thotë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Viza jepet në bazë të një sistemi pikësh, që mund të mblidhen, bazuar në katër kritere:  njohja e gjuhës, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë.

Kështu për shembull, sipas draftit aktual, gjashtë pikë mjaftojnë për të marrë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Katër pikë i merr nëse ke një kualifikim profesional, tri pikë nëse ke së paku tre vjet përvojë pune, tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.

Për njohuri të mjaftueshme të gjuhës merren dy pikë, dy pikë jepen edhe për moshat nën 35 vjeçare ose për ata që kanë vetëm dy vjet përvojë pune.

Një pikë e merr për lidhjen me Gjermaninë, pra, nëse më parë ke banuar në mënyrë të rregullt për së  paku gjashtë muaj në Gjermani.

Rritet kontingjenti i imigrantëve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor

Një tjetër element i projektligjit të ri është rritja e kontingjentit të punëtorëve që vijnë me rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Sipas draftit që ka DW është parashikuar, që ky kontingjent të dyfishohet, nga 25 000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë në vit. Heil tha (20.012023) në Bundestag se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera.

Herbert Brücker, ekspert migracioni nga Universtiti Humboldt në Berlin

Herbert Brücker, profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e përshëndet si ngritjen e kontingjentit ashtu edhe zgjerimin e modelit me vende të tjera. Instituti i tij merret me hulumtime në fushën e mërgimit dhe  është marrë në mënyrë të hollësishme me migrantët që vijnë në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor (BP). Në një intervistë me DW shqip, ai tha se kjo rregullore ka rezultuar shumë e suksesshme. “Shkalla  e punësimit është shumë e lartë, dhe vetëm 2 për qind e imigrantëve të ardhur me këtë rregullore marrin ndihma sociale”. Pra, është një model i sigurt që ka një impakt pozitiv jo vetëm për ekonominë, por edhe për shtetin social. Edhe pagat e punëtorëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, janë po aq të larta sa pagat fillestare të vendasve, dhe madje pak më të larta se ato të punëtorëve që vijnë nga vendet tjera të BE-së, i tha Brücker DW.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor: Migracion pa kualifikim

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015 dhe u mundëson shtetasve të gjashtë vendeve të BP (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi që kanë. Parakusht për të marrë vizën e punës është një kontratë pune e rregullt në Gjermani. Nuk nevojiten as njohuri të veçanta të gjuhës gjermane.

Siç tha për DW një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, deri më 31 dhjetor 2022, në Regjistrin Qendror të të Huajve, (AZR) figuronin rreth 62 000 imigrantë me leje qëndrimi në bazë kësaj rregulloreje. Sipas zëdhënësit, mendohet që numri faktik të jetë më i lartë, sepse evidentimi statistikor i imigrantëve nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ka filluar të bëhet që nga viti 2020.

Rregullorja e BP: Kontingjenti i vizave është shteruar

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është në fuqi deri në fund të vitit 2023, por në draftin e ri të ligjit të migracionit është parashikuar që ajo të bëhet pa afat. Si rritja e kontingjentit ashtu edhe heqja e afatit janë dy masa që përputhen jo vetëm me nevojën e tregut gjerman për fuqi punëtore, por edhe me dëshirën e shtetasve të këtyre vendeve për të emigruar në Gjermani.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, konsullatat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë në vitin 2022, 25 000 viza sipas kësaj rregulloreje, duke shteruar kështu kontingjentin e përcaktuar nga ligji. Numri i kërkesave për vizë sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë, i tha DW një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Aktualisht 2 milionë vende pune të pazëna

Sipas projektligjit të ri të migracionit, përllogaritet që në bazë të këtyre ndryshimeve në Gjermani të vijnë mesatarisht deri në 65 000 fuqi punëtore të reja në vit.  Për shumë ekspertë kjo nuk  e plotëson aspak nevojën e Gjermanisë  për fuqi punëtore,  Siç del në pah nga një studim i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë që u prezantua në mes të janarit në Berlin, Gjermania që tani ka 2 milionë vende pune të pazëna. Nga kjo mungesë punëtorësh ekonomia më e madhe e Evropës ka 100 miliardë euro më pak të ardhura kombëtare në vit. Situata përkeqësohet nga viti në vit:

Infografikë: Në 15 vitet e ardhshme, një e treta e të punësuarve do të dalë në pension

Nga njëra anë për shkak të hartës demografike të vendit: Në 15 vjetët e ardhshëm një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension. Por edhe për shkak të ndryshimeve strukturore të shkaktuara nga digjitalizimi, si dhe ndryshimeve për shkak të pandemisë së Koronës dhe luftës në Ukrainë.

Ekspertët përllogarisin se Gjermanisë i duhen 400 000 imigrantë të kualifikuar në vit. Prandaj edhe shumë syresh ndër ta edhe Herbert Brücker propozojnë që rregullorja aq e suksesshme e  Ballkanit Perëndimor të zgjerohet për të gjitha vendet dhe të mos ketë fare kufizime në kontingjent. /DW

The post Problemi i madh i Gjermanisë me mungesën e fuqisë punëtore, në mars pritet ligji i ri i migracionit appeared first on Albeu.com.

74% e sipërmarrësve vendas hasin vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore
Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një sfidë thelbësore për bizneset shqiptare veçanërisht gjatë këtij viti.

74% e sipermarresve vendas shprehen se hasin vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore, referuar sondazhit më të fundit mbi disponueshmërinë dhe cilësinë e fuqisë punëtore të zhvilluar nga Këshilli i Investimeve.

Raporti analizon mospërputhjet në raportin punëdhënës-punëmarrës dhe përfshin rreth 250 sipërmarrës dhe 260 të rinj të anketuar gjithsej.

Nga njëra anë, sipërmarrësit rendisin si arsyen kryesore të këtij ngërçi, mospërputhjen e sistemit arsimor me nevojat e sektorit privat, sa i përket pritshmërive në aspektin e kualifikimit të fuqisë punëtore.

Nga krahu tjetër, edhe të rinjtë kanë kërkesat e tyre ndaj punëdhënësve. Pagat e ulëta mbeten faktori dominues i pakënaqësisë dhe dekurajimit të tyre nga tregun lokal, çka favorizon opsionin e largimit nga vendi apo emigrimin drejt shteteve kryesisht Europiane.

Sfidat e sipërmarrësve shqiptarë/punëdhënësi

Rreth dy vjet që nga fillimi i pandemisë dhe në vijim, një numër i konsiderueshëm punëdhënësish janë ende duke luftuar për të gjetur talente. Por, ndërsa konkurrojnë për të gjetur talente, aplikantët që paraqiten për intervista janë të paktë në numër.

Sipas sondazhit, 26% e sipërmarrësve rendisin si problematikën më shqetësuese sa i përket punonjësve, kulturën e punës, çka për drejtuesit nënkupton përgjegjshmëri, korrektësi dhe komunikimin ndaj vendit të punës. Si faktorin e dytë më të rëndësishëm, 21% e sipërmarrësve rendisin kualifikimim e papërshtatshëm të fuqisë punëtore. Ndërkohë që 16% e tyre shprehen se punonjësit iu largohen fill pasi marrin trajnimet e duhura pranë kompanive të tyre.

Nga anketimi i mësipërm rezulton se 1/3 e bizneseve nuk kanë kontaktuar askënd për të siguruar punonjës, ndërkohë që 2/3 e subjekteve kanë arritur të sigurojnë një bashkëpunim efektiv me universitetet, agjensitë e punësimit dhe zyrat e punës.

Koordinimi Institucione-Sipërmarrje dhe zgjidhjet

Raporti jep rekomandime për disa nga masat që mund të ndërmerren për të menaxhuar më mirë këtë mospërputhje kërkesë-ofertë në tregun e punës? Është e rëndësishme që sipërmarrësit të investojnë për qëndrueshmëri të stafeve aktuale duke përmirësuar paketat e shpërblimit, shëndetit dhe mirëqënies së punonjësve, riaftësim të soft-skills-eve dhe strukturim më të mirë të mundësive për karrierë.

Nevojitet një përmirësim i kulturës së punës në kuadër të një perspektivë më të qëndrueshme sa i përket punësimit, pasi pavarësisht nga ekzistenca e programeve te nxitjes së punësimit, sipërmarrjet deklarojnë mungesë informacioni për mundësitë ë përfitimit prej tyre.

Me qëllim përmirësim të mendësisë të të dyja palëve drejt krijimit të vlerave të kapitalit njerëzor, sipërmarrjet mund të bashkëpunojnë më dhomat apo shoqatat e biznesit që organizojnë trajnime, workshope apo paketa specifike me fokus mentalitetin e një drejtuesi.

Nevojitet akses i shtuar në punësim duke përfshirë institucionet shtetërore si AKPA dhe rritje e rolit të zyrave të punës në nivel vendor me qëllim tërheqjen e një game të gjërë punëdhënësish e punëkërkuesish.

Së fundmi, nevojitet më tepër bashkëpunim dhe koordinim mes aktorëve në mbështetje të tregut mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pushtetit lokal, zyrave të punësimit, shkollave profesionale, qendrave të formimit profesional, dhomave të tregtisë dhe biznesit, agjencive private të punës dhe sipërmarrjeve shqiptare.

The post 74% e sipërmarrësve vendas hasin vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore appeared first on Albeu.com.