Fuoristrada e vjedhur Archives - Albeu.com

Fuoristrada e vjedhur gjendet e djegur brenda tunelit në Vlorë, dyshohet se është përdorur për krime
Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cërkovinës. Ngjarja është konstatuar mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, në një rrugë të paasfaltuar që lidh Cërkovinën me fshatrat përreth.

Pas alarmit për zjarr, në zonë kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu forcat e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet e kryera, përfshirë kontrollin e numrit të shasisë, ka rezultuar se automjeti ishte raportuar i vjedhur disa kohë më parë në fshatin Panaja.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se policia po heton edhe pistën nëse automjeti mund të jetë përdorur për veprimtari të ndryshme të paligjshme, përpara se të përfundonte i fshehur në tunelin e vjetër ushtarak.

Automjeti ishte brenda tunelit, në një zonë të izoluar dhe në një rrugë të paasfaltuar, çka ka bërë që prania e tij të mos konstatohej më herët nga banorët e zonës.

Policia ka nisur marrjen dhe administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave që kanë lënë automjetin në tunel, si dhe zbardhjen e itinerarit të tij.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar se kur është sjellë automjeti në këtë zonë dhe për çfarë qëllimi mund të jetë përdorur.

Ndërkohë, si pasojë e djegies së automjetit, flakët kanë përfshirë edhe një sipërfaqe me bimësi pranë tunelit, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

The post Fuoristrada e vjedhur gjendet e djegur brenda tunelit në Vlorë, dyshohet se është përdorur për krime appeared first on Albeu.com.