funksioni i veshkave Archives - Albeu.com

Ushqimet që duhet të hani, për të pasur veshka të shëndetshme
Veshka kërkon një ushqim që ta mbajë shëndetshme atë. Çdo organ i trupit lidhet me organet e tjera, për ta bërë trupin që të funksionojë. Edhe veshka me stomakun kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin.

Veshkat kryejnë funksionet e tyre përkatëse në baza ditore për të mbajtur një bilanc kimik në trup. Trupi i njeriut duhet të mbajë një bilanc kimik për parandalimin e sëmundjes kronike dhe anomalive të tjera, që mund të ndikojnë edhe te organet e tjera.

Funksionet e veshkave konsistojnë në:

-Rregullimin e presionit të gjakut

-Ekskretimin

-Mban në kontroll nivelin e ujit

-Rregullon acidet

-Stimulon qarkullimin e qelizave të kuqe të gjakut etj, informon dritare.net

Ja ushqimet që e mbajnë të shëndetshme veshkën, dhe ato janë:

Boronicat

Vitaminat dhe mineralet që përmbajnë boronicat janë të rëndësishme për trupin e njeriut. Antioksidantët që përmban boronica, ndihmojnë edhe në funksionimin e veshkave.

Lulelakrat

Janë të ulëta në natrium dhe veshkave nuk ju duhet shumë kripë që të funksionojnë mirë.

Levreku

Nëse e doni ushqimin e detit, shëndeti i veshkave mund të jetë një sfidë për t’u ruajtur. Në vend që të zgjidhni varietetet e tjera, mund të shtoni levrekun në dietën tuaj. Është relativisht i ulët në kalium dhe fosfor. Ajo gjithashtu përmban omega 3 që eliminon shanset e anomalive metabolike në trup, duke lehtësuar funksionin e veshkave.

Rrushi i kuq

Rrushi i kuq është i pasur me antioksidantë edhe vitamina. Këto veti të mrekullueshme të rrushit, e bëjnë atë të ulët në natrium, kalium dhe fosfor.

Vezët e bardha

Mund të jenë të mbushura me proteina, janë të pasura me fosfor. Por nëse do ta shohim mirë, nëse hani vetëm vezët e bardha veshka juaj do të jetë më shëndetshme, pasi ka pak fosfor.

Hudhra

Hudhra është një ushqim antiinflamator, është jashtëzakonisht e ulët në kalium, natrium dhe fosfor. Hudhra gjithashtu mund të ndihmojë në promovimin e funksionit të veshkave duke eliminuar toksinat e pranishme në gjak.

Lakra

Lakrat janë një burim i mirë i fibrave, të cila janë të nevojshme për lëvizjen e rregullt të zorrëve. Lakrat gjithashtu heq toksinat e ndryshme nga qarkullimi i gjakut përmes procesit të ekskretimit.

Pule pa lëkurë ose fileto

Njerëzit me probleme të veshkave duhet të kufizojnë marrjen e këtyre proteinave. Por edhe proteina është thelbësore, pule pa lëkurë mund të konsiderohet një opsion i mirë.

Spec i kuq

Specat e kuq janë të pasur me vitamina dhe antioksidantë. Ata janë të përsosur për një dietë të shëndetshme për veshkat, pasi ato janë të ulëta në natrium, kalium dhe fosfor.

Qepa

Qepët, hudhrat dhe vaj ulliri janë ushqime pa kripë. Qepët kanë veti antiinflamatore, janë të larta në antioksidantë dhe pa sodium, fosfor, kalium.

Rukola

Përveç përfitimeve të shumta të këtyre gjetheve të gjelbra, rukola është e shkëlqyer për shëndetin e veshkave

Rrepa e kuqe

Rrepat janë të larta në ujë dhe lëndë ushqyese thelbësore. Ato përmbajnë sasi të vogla të kaliumit dhe fosforit, dhe janë zgjedhja ideale për shëndetin e veshkave.

Rrepa lejla

Janë të pasura në lëndë ushqyese, nuk kanë shumë kalium etj.

Ananas

Ananaset janë të pakët në kalium, në dallim nga shumica e frutave tropikale. Frutat tropikale janë përgjithësisht të larta në kalium, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin e veshkave.

Boronica të kuqe

Boronicat e kuqe, janë të pasura me antioksidantë. Ato gjithashtu reduktojnë inflamacionin urinar dhe ulin infeksionin në veshka.

The post Ushqimet që duhet të hani, për të pasur veshka të shëndetshme appeared first on Albeu.com.