Fundi i Perandorise Ruse? Lufta ne Ukraine Archives - Albeu.com

Përtej NATO-s: Kostoja e vërtetë e një lufte greko-turke
Nga Brandon Patterson & Dino Bozonelos “National Interest”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar me pushtim fqinjin dhe partnerin e saj në NATO, Greqinë. Mosmarrëveshjet midis 2 vendeve janë të shumta, por janë nxehur vitet e fundit për shkak të “militarizimit” të ishujve grekë pranë bregdetit turk të Egjeut.

Turqia pretendon se kërcënimet ushtarake ndaj këtyre ishujve vijnë si reagim ndaj shkeljeve të Traktatit të Lozanës të vitit 1923 nga ana e Greqisë.

Neni 13 i traktatit 100-vjeçar thotë “Asnjë bazë detare dhe asnjë fortifikim nuk do të krijohet në ishujt e përmendur”. Megjithatë, po ai nen thekson gjithashtu se “turqit do t’i ndalojnë avionët e tyre ushtarakë të fluturojnë mbi ishujt e përmendur” dhe se “forcat ushtarake greke në ishullin në fjalë do të kufizohen në kontigjentin normal për shërbime ushtarake”.

Kundër-pretendimi i Greqisë, është se Turqia ka shkelur në mënyrë të përsëritur detyrimet e saj historike në raport me këtë traktat, nëpërmjet fluturimeve të vazhdueshme ushtarake dhe një pranie të vazhdueshme detare në rajon. Athina thotë se kjo kërcënon jo vetëm sovranitetin territorial të ishujve, por edhe sovranitetin ekonomik të shelfit kontinental të Greqisë.

Ndërsa kjo çështje i solli dy fqinjët pranë luftës në vitet 1970, të dyja vendet ranë dakord që të përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët mbi të drejtat e shpimit nën det dhe nxjerrjen e burimeve natyrore në Egjeun Lindor. Gjatë vitit të kaluar, Turqia ushtroi një presion në rritje ndaj Greqisë dhe ka përdorur një retorikë agresive.

Erdogan ka kërcënuar se do të godasë Athinën me raketa balistike nëse ajo këmbëngul në “pushtimin” e ishujve në Egje. Në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti, Erdogan  paralajmëroi kryeministrin aktual grek Kyriakos Mitsotakis se Turqia “mund të sulmojë papritur një natë, nëse grekët vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të gabuar”.

Është kuptueshme që një gjuhë e tillë alarmon jo vetëm grekët, por edhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Është e vështirë të thuhet me saktësi nëse Turqia do të ndërmarrë hapin fatal, që me siguri do të sillte një reagim të ashpër brenda NATO-s por edhe të komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi.

Por siç e ka theksuar Michael Rubin i “American Enterprise Institute”, qeveria e Erdogan mund ta shohë si të parezistueshme shfrytëzimin e përshkallëzimit të kësaj mosmarrëveshje si një pretekst për një pushtim. Zgjedhjet e afërta i japin atij një shtysë të mjaftueshme për të nxitur ndjenjat nacionaliste.

Një konflikt tjetër midis Turqisë dhe Greqisë, do ta përballte NATO-n me vendime shumë të vështira. Rëndësia gjeopolitike e Turqisë nuk mund të anashkalohet. Përveç kontrollit të ngushticave të Detit të Zi, Bosforit dhe Dardaneleve, ajo ka qenë historikisht një aleate e NATO që e ka bllokuar depërtimin rus në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, dhe përmes së cilës Amerika ka qenë në gjendje të ushtrojë ndikimin e saj në rajon.

Gjatë 20 viteve të fundit, Turqia adoptoi një qasje më populiste, dhe duke pasur parasysh patologjitë e pjesës më të madhe të publikut turk, një qasje më antiamerikane. Që kur u ngjit në pushtet, Erdogan e ka fuqizuar islamizmin, në kurriz të elitës ushtarake laike dhe properëndimore.

Po ashtu zbatimi i qasjes neo-otomane nga Erdogan dhe strategjisë detare “Mavi Vatan” (Atdheu Blu) janë në kundërshtim me politikën amerikane në Mesdheun Lindor. Neo-otomanizmi po përpiqet të ndërtojë një koalicion nacionalistësh dhe islamikësh në Turqi, përmes thjerrëzës së madhështisë së dikurshme të Perandorisë osmane.

Në dallim nga përkeqësimi i marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Ankarasë, Shtetet e Bashkuara i kanë përmirësuar shumë marrëdhëniet e tyre me Greqinë – gjysmën tjetër të krahut jetik jugor të NATO-s – që nga zgjedhja e qeverisë së qendrës së djathtë të Mitsotakis në vitin 2019.

Ky ndryshim i dukshëm në marrëdhëniet e aleancës, i shumëfishon stimujt që Shtetet e Bashkuara të anojnë në drejtim të Greqisë nëse mund të ndodhin akte armiqësore, sidomos nëse Turqia është e vendosur të jetë agresore. Kjo duket se ka formësuar perceptimin e Erdoganit, me kritikat e tij të ashpra ndaj një baze të re të NATO-s në Aleksandropoli, një port grek shumë pranë kufirit me Turqinë.

Kjo dinamikë është diktuar nga trajektoret diametralisht të kundërta të institucioneve të brendshme të secilit aleat, me Greqinë që po liberalizohet vazhdimisht dhe Turqinë që po lëviz në një drejtim edhe më autoritar. Administrata Biden e ka pozicionuar Amerikën në krye të një aleance të demokracive kundër autoritarizmit në mbarë botën. Ndaj një konflikt i mundshëm midis Turqisë dhe Greqisë do ta testonte fort këtë qasje.

Pasojat e menjëhershme të një pushtimi turk të ishujve grekë janë të paqarta. Në Traktatin e Atlantikut të Veriut nuk ka dispozita për sanksionimin, dëbimin ose ndëshkimin ndryshe të një shteti anëtar të NATO-s. Përveç kësaj, NATO është e kufizuar nga procedura. Ajo operon mbi parimin e unanimitetit, dhe uniteti midis 29 vendeve anëtare kërkon kompromis.

Që NATO të ndërmarrë ndonjë veprim ndëshkues kundër njërit prej tyre, do të kërkonte që aleanca të improvizonte përgjigjen e saj ndaj një pushtimi turk të ishujve grekë. Dhe për këtë nuk ekziston asnjë precedent real. Analogjia më e afërt është pushtimi turk i Qipros

në vitin 1974. Në atë rast, NATO u drejtua nga liderë me prioritete të qarta dhe me koncepte strategjike që i drejtonin veprimet e tyre, pra duke mbajtur të bashkuar krahun jugor të NATO-s së dhe duke parandaluar depërtimin sovjetik në Mesdheun Lindor.

Asnjëra nga këto cilësi nuk është e pranishme në udhëheqjen aktuale të NATO-s, siç është parë nga reagimi në thelb i improvizuar i Perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës, në të cilin nuk është përcaktuar asnjë objektiv politik, me gjithë përpjekjet e mëdha për ta kthyer balancën e forcave në krahun e Ukrainës.

Paqartësia e natyrshme e situatës, nuk ka gjasa të ketë lënë në hije atë që ka të ngjarë të jetë një presioni i madh ndërkombëtar për ta detyruar Turqinë të tërhiqet nga agresioni, jo vetëm nga brenda aleancës, por edhe nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht se çfarë mund të bëjë NATO si reagim ndaj një ofensive turke, marrëdhënia e Ankarasë me aleancën ka të ngjarë të bëhet më e distancuar, duke e lënë Ankaranë me pak opsione të mira në dispozicion.

Potencialisht Turqia mund të largohet edhe nga aleanca e NATO-s me vullnetin e saj, sidomos nëse i sheh të padurueshme sanksionet amerikane dhe evropiane. Por një skenar i tillë nuk ka gjasa të ndodhë, pasi Turqia nuk ka një nxitje të qartë për ta bërë këtë.

Por ajo mund të tërhiqet përkohësisht nga struktura komanduese e NATO-s, siç bëri në mënyrë simbolike Franca e Charles de Gaulle në vitet 1960. Por nuk ka dyshim se pasoja me shqetësuese e çdo konfrontimi diplomatik midis NATO-s dhe Turqisë është kërcënimi i një marrëdhënieje dypalëshe të thelluar midis Ankarasë dhe Moskës, duke krijuar efektivisht një pykë brenda krahut jugor të NATO-s dhe dëmtuar qëllimin e pranisë së Turqisë në aleancë.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gjendje ta trajtojnë NATO-n sikur të ishte bordi i drejtorëve të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, ku kontributet e dikujt ishin proporcionale me ndikimin e tij.

Tani duhet një udhëheqje gjithnjë e më e madhe amerikane për ta lëvizur aleancën në një drejtim të caktuar, ndërkohë që anëtarët e saj më të fuqishëm, që ndihen më pak në nevojë për mbrojtjen e aleancës, të ndihen të lirë të përcaktojnë rrugën e tyre kur aleanca nuk i përmbush nevojat e tyre të menjëhershme.

I tillë është rasti me Turqinë që ofron shërbimet e saj të mira për marrëveshjet ndërmjetësuese në lidhje me dërgesat e grurit nga Ukraina, dhe madje edhe një përpjekje të dështuar për të negociuar fundin e konfliktit. Pra Shtetet e Bashkuara mund të presin më shumë sfida nga brenda NATO-s /albeu.com

Marrë me shkurtime

Shënim:Brandon Patterson, ekspert i sigurisë kombëtare, i diplomuar në Shkollën e Politikave dhe Strategjisë Globale të Universitetit të Kalifornisë. Dino Bozonelos, lektor në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Globale në Universitetin e Kalifornisë.

The post Përtej NATO-s: Kostoja e vërtetë e një lufte greko-turke appeared first on Albeu.com.

Putin mund të bjerë, por do të pasohet nga ultra-nacionalistët që do ta vazhdojnë luftën
Nga Gabriele Carrer “Formiche.net”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

John Bolton ka një karrierë të gjatë në administratat amerikane të udhëhequra nga republikanët, duke filluar me Ronald Reagan dhe vazhduar me çdo president republikan.

Ai ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara kur në Shtëpinë e Bardhë ishte George W.Bush dhe si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump. Në këtë intervistë ekskluzive për “Formiche.net” ai flet për temat më të nxehta në politikën ndërkombëtare, nga protestat në Iran, lufta në Ukrainë dhe përballja Kinë-SHBA në rajonin e Indo-Paqësorit.

Çfarë do të thotë për ju vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë gjeneralit të tij të lartë Vladimir Gerasimov kontrollin e drejtpërdrejtë të operacioneve në Ukrainë?

Është një zhvillim shumë domethënës, dhe nuk mendoj se kjo duhet të konsiderohet thjesht si zëvendësim i një gjenerali me një tjetër, siç e kam parë të thonë disa analistë. Gerasimov ka qenë prej kohësh Shefi i Shtabit të Përbashkët, i njëjti post që ka Mark Milley në Shtetet e Bashkuara.

Prandaj e lexova si një sinjal politik nga Putini, që vendos një person të zgjedhur nga ai vetë në krye të forcave të armatosura ruse, dhe që në thelb deklaron se do ta “çojmë deri në fund” operacionin. Kjo tregon se Putini nuk ka fleksibilitet për të negociuar. Por nga ana tjetër shton rreziqet për të.

Siç thonë në gjuhën e lojës së pokerit, ai ka vendosur tashmë të gjithë fishat në qendër të tryezës. Dhe nuk mundet që ta transferojë tek të tjerët fajin për dështimin në Ukrainë. Ky është vendimi i Putinit. Ky është komandanti i tij. Dhe ky është një veprim i rrezikshëm për Putinin, jo vetëm në luftën në Ukrainë, por edhe politikisht në Rusi.

Si e imagjinoni të ardhmen e Rusisë dhe marrëdhëniet e ardhshme midis Rusisë dhe Perëndimit?

Pas gati 1 vit agresioni të paprovokuar, nuk shoh se si Perëndimi mund të ketë një marrëdhënie produktive me regjimin e Putinit. Unë nuk e di se çfarë do ta pasojë regjimin

e Putinit, pasi atje nuk ka struktura, zgjedhje të ndershme, apo një Byro Politike e Partisë Komuniste që të udhëheqë ndryshimin. Është një qeveri plotësisht autoritare. Shumëkush, si në SHBA dhe Evropë, mendon se në një moment gjërat do të kthehen siç ishin përpara 24 shkurtit 2022. Por nuk mendoj se kjo gjë do të ndodhë.

A mendoni se lufta në Ukrainë është një “zile zgjimi” për Perëndimin?

Gjykoj se duhet të jetë. Putin deklaroi në fjalimin e tij të vitit 2005 para parlamentit rus, Duma, se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit XX-të. Më pas ai vazhdoi të bënte deklarata të tjera të ngjashme duke kërcënuar se do ta bashkonte Perandorinë Ruse, dhe jo Bashkimin Sovjetik.

Dhe mendoj se sjellja e tij në disa vende – pushtimi i Gjeorgjisë në vitin 2008, Ukrainës në vitet 2014 dhe 2022 – është në përputhje me qëllimin e rikrijimit të Perandorisë. Ne nuk i kemi kushtuar sa duhet vëmendje asaj që ai ka bërë dikur. Tani po e bëjmë këtë, por mjerisht pasoja është një humbje e madhe e jetëve njerëzore dhe shkatërrimi i Ukrainës.

A është në rrezik regjimi i Putinit?

Për momentin nuk mendoj se Putin rrezikon të bjerë. Por nëse situata ushtarake nuk përmirësohet, sidomos pas emërimit të Gerasimov në krye të operacioneve, gjërat mund të ndryshojnë. Megjithatë, qeveria aktuale mund të mos pasohet nga një tjetër qeveri kundër luftës. Mendoj se kritikët më të mëdhenj të Putinit në Rusinë e sotme nuk janë ata kundër luftës, por ata mendojnë se Putini po e humb atë.

Ndalemi pak tek protestat në Iranin. A mendoni se do të bjerë regjimi atje?

Nuk mendoj se e dimë ende përgjigjen për këtë. Regjimi ka ende monopolin e forcës, kryesisht nëpërmjet ushtrisë së rregullt dhe Gardës Revolucionare. Por them se është e drejtë të thuhet se Ajatollahët janë më të kërcënuar sot se në çdo kohë që nga revolucioni islamik i vitit 1979 që i solli ata në pushtet.

Kujtojmë se këto protesta i shtohen viteve të pakënaqësisë së madhe ekonomike, demonstratave të shumta në mbarë vendin, të cilat nuk u mbuluan shumë në shtypin perëndimor, por që u shtypën brutalisht nga Teherani edhe në vitin 2019.

Shumë njerëz në Perëndim i përkufizojnë protestat dhe rezistencën si një çështje e kodit të veshjes së grave. Por në realitet çështja është shumë më serioze. Ka një sfidë ditrekte ndaj legjitimitetit të regjimit të Ajatollahëve. Në një farë mënyrë është një sfidë filozofike dhe fetare. Jo vetëm tek gratë iraniane, por edhe tek të rinjtë, mbështetja është e madhe dhe mendoj se kjo e rrezikon vërtet regjimin.

A mund të jetë problem mungesa e lidershipit në këto protesta?

Në ditët e para kjo gjë ishte një avantazh, sepse tregoi se këto demonstrata ishin spontane në të gjithë vendin, se nuk kishte komandë qendrore, se njerëzit donin të tregonin se sa të lodhur ishin nga regjimi. Dhe ata thanë disa gjëra shumë koherente. Nuk thoshin më “Vdekje Shteteve të Bashkuara” apo “Vdekje Izraelit”, por “Vdekje Khamenei”, Udhëheqësit Suprem të vendit.

Por në rast se nuk ka një koordinim brenda Iranit midis forcave të rezistencës dhe diasporës iraniane në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, është shumë e vështirë se si mund të vazhdojë lëvizja. Është një fakt se regjimi zotëron monopolin e forcës. Ai e ka goditur disidencën në të kaluarën, po e godet tani, duke ekzekutuar dhe burgosur njerëz.

Bota mund t’u sigurojë atyre pajisje komunikimi dhe burime të tjera, të cilat do të ishin shumë të dobishme për rezistencën. Qëllimi i tyre duhet të jetë fundi i regjimit. Pa një qeveri të re në Teheran Ne nuk do të kemi asnjë shans për të zgjidhur problemin e programit bërthamor të këtij vendi.

Si duhet të sillet Perëndimi ndaj situatës aktuale në Iran?

Duhet të bisedojmë me udhëheqësit e rezistencës brenda Iranit dhe njerëzit e diasporës në mbarë botën dhe t’i pyesim për çfarë kanë nevojë.

Ky nuk është një revolucion që ne do ta krijojmë nga jashtë. Ky është një revolucion i popullit iranian. Dhe janë ata që duhet të marrin vendimet themelore strategjike. Perëndimi duhet të ketë një objektiv të qartë politik, që duhet të jetë përmbysja e regjimit. Mendoj se regjimi aktual në Iran është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

A ka vend për bashkëpunim midis SHBA-së dhe Kinës për çështjet globale?

Mendoj se kjo varet më shumë se kushdo tjetër nga vetë kinezët. Nëse shihni strategjinë e tyre afatgjatë, janë ata që po përpiqen të forcojnë aftësinë e tyre ushtarake dhe të zhvillojnë luftëra ekonomike kundër pjesëve të tjera të botës.

E gjithë kjo po ndodh me nxitjen e tyre. Vendet në rajon po reagojnë kundër Kinës, pasi janë shumë të shqetësuara për atë që ata e shohin si një strategji kineze për të vendosur hegjemoninë përgjatë periferisë së tyre në Indo-Paqësorin dhe më pas në nivel global.

Dhe kjo përfshin edhe Evropën, për shkak të marrëdhënieve të ngushta ekonomike që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë me Kinën. Përpara mund ta na presë një periudhë shumë e vështirë. /albeu.com

Marrë me shkurtime

The post Putin mund të bjerë, por do të pasohet nga ultra-nacionalistët që do ta vazhdojnë luftën   appeared first on Albeu.com.

“Bomba bërthamore” e Ukrainës tërheq vëmendjen e amerikanëve
The Economist

Përktheu: AlbEu.com

Kur Joe Biden foli për “Armageddon” në fillim të këtij muaji, shumë menduan se presidenti e mbivlerësoi rrezikun e luftës bërthamore me Rusinë. Megjithatë, frika për përshkallëzimin e një luftë bërthamore është rritur në Uashington.

Shkaku më i fundit është akuza e Rusisë se Ukraina po planifikon të përdorë një “bombë të pistë” – një pajisje konvencionale që përhap pluhur radioaktiv, duke fajësuar Rusinë.

Amerika, Britania dhe Franca e kanë hedhur poshtë pretendimin si të rreme.

Çështja është e turbullt; dhe kur bëhet fjalë për armët bërthamore, mjegulla e luftës është akoma edhe më shqetësuese.

Duke shtuar edhe faktin, që Rusia dhe NATO janë të dyja duke kryer stërvitje bërthamore. Më 26 tetor Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, monitoroi fillimin e stërvitjes Grom, ose “Thunder”, i cili simuloi “një sulm masiv bërthamor në përgjigje të një sulmi bërthamor armik” në tokë, det dhe ajër.

Rusia njoftoi për stërvitjet në kuadër të një traktati të ri të kontrollit të armëve. Amerika nga ana tjetër tha se nuk ka parë asnjë shenjë që Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore së shpejti.

Por deklaratat publike të zyrtarëve lënë të nënkuptohet se ka arsye për tu shqetësuar, jo vetëm sepse forcat ruse janë ende në Ukrainë. Gjatë ditëve të fundit, Biden, si dhe zyrtarët e tij të lartë të sigurisë dhe ushtarakë, kanë kaluar orë të tëra duke diskutuar rreth të ashtuquajtura “bomba të pista”.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, thirri homologët e tij amerikanë, britanikë, francezë dhe turq më 23 tetor.

Shefi i shtabit ushtarak rus, Valery Gerasimov, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të lartë të Perëndimit, të cilët gjithashtu kanë folur me komandantët ukrainas dhe me njëri-tjetrin.

Intensiteti i përpjekjeve të Rusisë është i pazakontë dhe mund të jetë më shumë se propagandë.

Zyrtarët perëndimorë kanë disa hipoteza.

Njëra është se vetë Rusia po planifikon të shpërthejë një “bombë të pistë” si një incident “me flamur të rremë” për të justifikuar përdorimin e armëve bërthamore, tani ose në të ardhmen. (Biden ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të ishte një “gabim tepër serioz”).

Mundësi të tjera janë që Rusia “po luan lojëra psikologjike”, po përpiqet të tërheqë vëmendjen e Perëndimit për diplomacinë, ose është thjesht paranojake për qëllimet e Ukrainës.

Çuditërisht, disa në Uashington madje kanë spekuluar se Rusia mund të ketë marrë informacione të vërteta se dikush në Ukrainë po planifikon të përdorë një bombë të pistë.

Fakti që kjo hipotezë është mirëpritur sugjeron një mosbesim ndaj veprimeve të Ukrainës. Vrasja e Daria Dugina në gusht, nga një bombë në makinë ka ngritur dyshimet se Ukraina në fakt nuk po i tregon Perëndimit gjithçka që po bën.

Gjithashtu, Amerika mendon se mbajtja e kanaleve të hapura të komunikimit me Kremlinin është e rëndësishme në menaxhimin e rreziqeve të një luftë bërthamore dhe Ukraina nuk ka për çfarë të flasë.

Për të ndihmuar Ukrainën në luftën me Rusinë, Perëndimi është përpjekur të shmangë fitoren ruse dhe përshkallëzimin e një lufte bërthamore. Për shembull, ajo nuk ka dërguar raketa me një rreze veprimi prej 190 miljesh (300 km).

Në vend që të kërkojë një fitore të shpejtë, administrata Biden duket se po mbështet zgjatjen e luftës. Kjo rrit rrezikun që mbështetja për Ukrainën të dobësohet, jo vetëm mes aleatëve europianë të cilët po përballen me krizën energjetike me afrimin e dimrit por edhe në Amerikë.

Republikanët mund të fitojnë kontrollin e njërës ose të dy dhomave të Kongresit në zgjedhjet afatmesme muajin e ardhshëm. Kevin McCarthy, udhëheqësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, deklaroi se Kongresi nuk do t’i jepte një “çek të bardhë” Ukrainës.

Ndërkohë, një grup prej 30 përfaqësuesish nënshkruan një letër duke i kërkuar Biden të ndiqte një diplomaci më intensive për të arritur armëpushimin midis dy vendeve.

Këto shenja të shqetësimit në rritje për koston dhe rreziqet e luftës kanë nxjerrë në pah reagimin e atyre që do të ishin të gatshëm të braktisinin Ukrainën. Mitch McConnell, udhëheqësi republikan në Senat, bëri thirrje për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë dhe sa më shpejt.

Progresistët hoqën menjëherë dorë nga letra e tyre, për shkak të frikës së përplasjes me republikanët në Amerikë. Ekzistojnë gjasat që Biden të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë edhe gjatë vitit të ardhshëm, veçanërisht nëse Ukraina vazhdon të shënojë përparime në fushën e betejës.

Por kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore do të vazhdojë për sa kohë që të vazhdojë lufta, madje mund të përkeqësohen edhe më shumë./albeu.com

The post “Bomba bërthamore” e Ukrainës tërheq vëmendjen e amerikanëve appeared first on Albeu.com.

Ilaçet, gazi neon dhe instalimet elektrike të makinave:Ja si lufta në Ukrainë ka futur në kaos sektorë të tërë të prodhimit në Perëndim
Nga David Rossi “Il Fatto Quotidiano”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Pushtimi rus i Ukrainës nuk është vetëm një çështje ushtarake, as për ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt, dhe as për vendet perëndimore. Përtej aspekteve gjeopolitike dhe humanitare, po shfaqen gjithnjë e më shumë pasoja indirekte. Dhe ajo që shkakton një tornado në Amerikë apo Evropë, nuk është përplasja e krahëve të një fluture në Tokio, por granatimet e fabrikave buzë lumit Dnipro.

Që nga fillimi i konfliktit, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar gradualisht se Ukraina është plotësisht e integruar në tregun global. Se shumë industri vareshin nga Kievi për një sasi të habitshme furnizimesh.

Dy shembuj mbi të gjitha: gazi neon, një element jashtëzakonisht i rrallë dhe themelor për industrinë e ndriçimit, ftohjes dhe gjysmëpërçuesve, ku Ukraina ishte një lider botëror deri në vitin 2021. Më shumë se 2/3 e prodhimit global të gazit vinin nga ky vend.

Pushtimi rus detyroi mbylljen e dy gjigantëve të inxhinierisë “Cryoin” dhe “Inhaz”, përkatësisht në Odessa dhe Mariupol, të cilët prodhonin gjysmën e gazit neon në botë. Një argument i ngjashëm, me shifra të mëdha edhe pse disi më të ulëta se për të parat, mund të bëhet me kriptonin, një mineral që përdoret në shumë sektorë, përfshirë fushën e mjekësisë për rezonancë magnetike dhe skanime CT, në prodhimin e të cilit Kievi ishte (dhe është ende) një lider absolut.

E gjithë kjo nuk është pa pasoja në industri dhe tek e fundit në jetën e përditshme. Gati 3.5 trilion dollarë është vlera globale e 2 prej sektorëve kryesorë të prodhimit të planetit: motorët dhe industria farmaceutik. Megjithatë, pak herë në histori është parë një fuqi aq e brishtë dhe e papërgatitur sa ajo e kompanive të makinave dhe Big Pharma për shkak të krizës gjeo -ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Rritja e çmimeve të energjisë, vështirësia e ndërtimit dhe riparimit të makinerive, kolapsi i sektorit të paketimit dhe logjistikës: prodhimi i shumë barnave dhe zhvillimi i testeve u shty në masë gjatë vitit 2022. Dhe pikëpyetjet mbeten të shumta edhe gjatë vitit që sapo ka hyrë.

Shumëkombëshet farmaceutike janë të parat që i pranojnë vështirësitë e tyre në një letër të fundit drejtuar Komisionit Evropian, ku theksohet se çmimet e energjisë elektrike janë 10-fishuar dhe kostot e lëndëve të para po rriten midis 50-160 për qind. Dhe këtë e thonë menaxherë e kompanive me norma fitimi shumë të reduktuara.

Më keq se kurrë po shkojnë punët për produktet si antibiotikët, prodhimi, ruajtja dhe transporti i të cilëve kërkon shumë energji dhe makineri. Hallka më e dobët e zinxhirit janë ilaçet gjenerike. Është kjo arsyeja pse antipiretikët, antibiotikët ose gastroprotektorët janë bërë gjithnjë e më të padisponueshëm javët e fundit.

Por gjërat mund të përkeqësohen më tej. Klaas Zuideveld, kreu i kompanisë Versameb, thotë se një reduktim në nivelet e investimeve ka bërë që shumë kompani të vonojnë ose anulojnë projektet e reja të barnave, gjë që do të çojë në një rënie të nivelit të kërkimit shkencor gjatë dhe pas vitit 2023.

Me pak fjalë, më pak trajtim për sëmundjet, sepse askush nuk ka dëshirë që të rrezikojë. Ndërkohë lufta ka pasur një ndikim të madh në industrinë e motorëve, ku vendet perëndimore, para së gjithash Shtetet e Bashkuara, janë përballur me ndërprerjet globale të zinxhirit të furnizimit, sidomos në sektorin e parzmoreve prej teli.

Për këtë arsye, dy javë pas fillimit të luftës, prodhuesit kryesorë gjermanë njoftuan ndërprerjen e prodhimit në disa fabrika evropiane. Nga ana tjetër, rreth 3-4 kilometra kabllo kalojnë nëpër secilën nga makinat, një element themelor duke pasur parasysh elektrifikimin aktual që kërkon çdo makinë për instalimet elektrike.

Dhe shumica e prodhimit të tyre ndodhet në Ukrainë. Në këto kushte Uashingtoni dhe Brukseli vendosën që të rrisin prodhimin vendas. Po si të mos mjaftonte kriza e kabllove, ka pasur një rritje edhe të çmimeve të nikelit, platinit, paladiumit, litiumit, kobaltit, aluminit, bakrit dhe mineraleve të tjera që përdoren në prodhimin e automjeteve elektrike, baterive, paneleve diellore, infrastrukturë për rrjetet inteligjente dhe turbinave me erë.

Megjithatë, lufta në Ukrainë ka rritur jo vetëm mbështetjen për politikat që synojnë të zgjerojnë zinxhirët e furnizimit kombëtar ose rajonal për sektorin e prodhimit të makinave: ajo ka krijuar gjithashtu vështirësi për financimin e përpjekjeve të tilla.

Në kushtet kur po zgjerohen buxhetet e mbrojtjes, duke i dhënë përparësi agresivitetit të treguar nga Rusia dhe të dyshimit se Irani dhe Kina mund të ndjekin të njëjtën rrugë, programet e shpenzimeve jo-mbrojtëse, si ato në favor të sektorëve të automobilave dhe drogës, mund ta kenë të vështirë që të gjejnë burime financimi. /albeu.com

The post Ilaçet, gazi neon dhe instalimet elektrike të makinave:Ja si lufta në Ukrainë ka futur në kaos sektorë të tërë të prodhimit në Perëndim appeared first on Albeu.com.

Fundi i Perandorisë Ruse? Në Ukrainë po luhet më shumë se sa fati i Putinit
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”

Ndërsa Rusia dhe Ukraina po përgatiten për atë që mund të jetë beteja më e madhe e tankeve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, e ardhmja e luftës së nisur nga Vladimir Putin mbetet e pamundur të parashikohet.

Mobilizimi i tankeve dhe artilerisë në shkallë të gjerë në terrenin e sheshtë të hapur të Ukrainës Lindore mund ta favorizojë Moskën, dhe pesha e madhe e makinerisë ushtarake ruse, mund t’i sjellë përfitime territoriale.

Por janë të mundshme edhe rezultate të tjera. Guximi i ukrainasve, aftësia e tyre e madhe taktike në terren, dhe qasja tek armët dhe pajisjet perëndimore mund të prodhojnë një varg tjetër pengesash poshtëruese për Rusinë.

Skenari më i keq për Putinin, do të ishte që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte me një disfatë ushtarake gjithëpërfshirëse, me rënien e enklavave pro-ruse në Donbas dhe Moldavi, si dhe me integrimin e Ukrainës në Perëndim.

Një humbje e tillë do të ishte më shumë sesa një poshtërim personal, për karrierën e tij si politikan. Ajo do t’i shkaktonte gjithashtu një tronditje të madhe psikologjike dhe strategjike për pozitën dhe vetë-imazhin e Rusisë. Do të ndryshonte rrjedhën e historisë ruse.

Rusia nuk do të ishte ish-perandoria e parë që do të përballej me një moment të llogaridhënies para historisë. Humbja e Spanjës në vitin 1898 përballë shteti të ri të SHBA-së, ishte një moment vendimtar në historinë spanjolle. Perandoria globale që kishte formësuar Spanjën që nga ekspeditat e Kolombit ishte zhdukur papritur, dhe spanjollët filluan të vënë në dyshim gjithçka, nga monarkia deri tek roli i kishës.

Për Britaninë dhe Francën, dështimi i tyre poshtërues gjatë Krizës së Suezit të vitit 1956, i detyroi të dyja vendet ta kuptonin se nuk ishin më fuqi globale të pavarura. Lavditë e perandorive të dikurshme kishin marrë fund, dhe 2 ish-superfuqitë filluan me dhimbje dhe pa dëshirë t’i përshtateshin rrethanave të tyre të reja.

Një dështim vendimtar rus në Ukrainë, mund të sjellë të njëjtën situatë për Moskën. Në rast se Rusia nuk do të arrijë që të pushtojë zemrën e Ukrainës (Ukraina Perëndimore është më pak problem në mitologjinë historike ruse), rusët nuk do të jenë në gjendje të shmangin përfundimin se perandoria e carëve, e ndërtuar me shumë kosto gjatë shumë shekujve, dhe e rivendosur nga Lenini dhe Stalini pas fatkeqësisë së Luftës së Parë Botërore, ka rënë në mënyrë të pakthyeshme.

Kjo do ta detyrojë Rusinë t’i nënshtrohet një lloj auto-reflektimit të thellë, ashtu si ish-perandoritë e tjera. Pasojat do të jenë shumë të mëdha. Nën sundimin e Romanovëve, komunistëve, dhe tani të Putinit, mendimi politik rus është formësuar nga tre besime: që Rusia është e ndryshme, që ndryshimi është transhendentalisht i rëndësishëm, dhe se ai i jep Rusisë një rol unik në historinë botërore.

Humbja në Ukrainë do ta minonte në themele besimin tek këto ide, duke e zhytur Rusinë në një krizë identiteti me pasoja politike të paparashikueshme. Carët, komisarët komunistët, dhe sot Putinistët, e panë Rusinë si unike dhe të përkushtuar ndaj një lufte kundër Perëndimit.

Për carët, Moska ishte “Roma e tretë”, që do të mbante pishtarin e Krishterimit dhe qytetërimit, pasi Roma e parë ra në duart e pushtuesve barbarë, dhe Roma e dytë (Kostandinopoja) ra në duart e turqve.

Për komunistët, Moska ishte kështjella e revolucionit global proletar, e destinuar të asgjësonte kulturën dekadente borgjeze të Perëndimit. Putin dhe bashkëpunëtorët e tij e shohin njëlloj. Sipas tyre Rusia është angazhuar në një luftë për mbijetese kundër dekadencës perëndimore, ligësisë dhe lakmisë së shfrenuar.

Për të mbajtur veten në garën e barabartë me Perëndimin më të zhvilluar, dhe për të siguruar qeverisje të përshtatshme për psikikën e saj unike, Rusia, kanë argumentuar gjithmonë sundimtarët e saj, duhej ta përqendronte pushtetin në krye.

Vetëm një udhëheqës aq i fortë sa Katerina e Madhe, Stalini, apo siç thonë admiruesit e tij si Putin, mund t’i japë mundësi Rusisë të dominojë në përballjen e saj saj me Perëndimin. Thelbi i çështjes është Ukraina. Me Ukrainën nën kontroll, Moska e sheh veten si fuqia më e madhe në Evropë.

Pa Ukrainën, ëndrra që Rusia të mundet të rifitojë statusin e Bashkimit Sovjetik si një superfuqi do të pësojë një fund të hidhur. Më keq akoma: ndoshta nga këndvështrimi i teoricienëve “euroaziatikë” dhe nacionalistëve radikalë rusë, të cilët i japin një lloj mbulese legjitimiteti regjimit të Putinit, një fitore e Ukrainës ortodokse, sllave dhe demokratike mbi Rusinë despotike, nuk do të sfidonte vetëm legjitimitetin personal të Vladimir Putin.

Përkundrazi, ajo do të sfidonte idenë e veçantisë ruse, dhe do të minonte fatalisht pikëpamjen se despotizmi është forma e qeverisjes që i përshtatet më së miri shpirtit rus. Ndërsa lufta po nxjerr në pah ligësinë dhe mizorinë e natyrshme të regjimit të Putin, dhe ndërsa mizoritë jashtë vendit dhe represioni brenda Rusisë po lënë gjithnjë e më tepër gjurmë, është e pamundur të mos shpresojmë një disfatë ruse në këtë luftë.

Gjithsesi duhet pasur kujdes. Putin dhe ata përreth tij e dinë se në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për një rregullim të kufijve. Ata po luftojnë për botën e tyre, ndaj për ta mund të jetë psikologjikisht e pamundur ta pranojnë humbjen, derisa çdo masë, sado e pamëshirshme, apo çdo armë, sado e urryer, të jetë përdorur në maksimum. Për Vladimir Putinin dhe njerëzit përreth tij, rreziqet në Ukrainë janë pafundësisht të mëdha.

The post Fundi i Perandorisë Ruse? Në Ukrainë po luhet më shumë se sa fati i Putinit appeared first on Albeu.com.