fundi i botës Archives - Albeu.com

Shkencëtarët bëjnë parashikimin: Ja kur mbyllet cikli i jetës në tokë
Yjet lindin, jetojnë dhe vdesin. Dielli nuk është i ndryshëm, dhe ai do të ‘vdesë’ një ditë. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se dielli ka ekzistuar para lindjes së njerëzimit dhe do vazhdojë të ekzistojë deri në përjetësi. Por së fundmi është një grup studiesish që besojnë se kanë dëshifruar rrugën sesi ylli ynë do të pushojë se ekzistuari. Skuadra e astronomëve dhe fizikanëve, të udhëhequr nga profesori Albert Zijstra i Universitetit të Manchester beson se fundi i Diellit do të shfaqet në një formë “lavdie hapësinore” që quhet nebula planetare.

Sipas këtij studimi, që ka marrë rreth një dekadë kohë, në vitet e fundit të tij, kur Dielli është duke djegur hidrogjenin që i ka mbetur, do të shndërrohet në një gjigant të madh të kuq, duke u përhapur me 250 herë nga masa aktuale.

“Kur një yll vdes hedh në hapësirë gaz dhe pluhur kozmik në një sasi sa gjysma e tij. Pjesa tjetër është bërthama, që ndriçon në ngjyrë të bardhë dhe vazhdon të djegë atë pak karburant që i ka mbetur për të paktën 10 mijë vite të tjera, një kohë e vogël në astronomi”, thotë profesor Zijstra, një ndër emrat më me peshë në astronomi.

Kjo do të thotë se Dielli në këtë fazë do të ketë gllabëruar Tokën dhe të gjithë planetet e tjera të sistemit tonë, ndërsa sa për fatet e njerëzimit, mos u shqetësoni! Ne, nëse nuk do të jemi larguar prej këtu, do të jemi zhdukur prej kohësh. Pas kësaj, mbërrin faza e pluhurit dhe e gazit hapësinor që do të qarkullojë nëpër hapësirë për miliona vite të tjera deri në momentin që do të nisë një cikël i ri, pra formimi i një tjetër sistemi diellor, raporton tch.

Teorinë e tyre, shkencëtarët e bazojnë në faktin që 90 për qind e nebulave të vrojtuara që prej fillimit të viteve ’90 tregojnë se rrjedhin nga një sistem i zhdukur. Dilema e tyre ishte nëse Dielli ynë ka masën e nevojshme për t’u shndërruar në një të tillë apo jo. Deri vonë besohej që jo, por pas analizave të fundit të kryera edhe falë zhvillimit të teknologjisë së superkompjuterave, rezultati del i kundërt.

Raporti i plotë studimor i shkencëtarëve ndërkombëtarë u publikua në revistën “Nature Astronomy”.

The post Shkencëtarët bëjnë parashikimin: Ja kur mbyllet cikli i jetës në tokë appeared first on Albeu.com.

46 mijë euro për ushqime dhe pajisje, një grua amerikane “merr masat” për katastrofën bërthamore
Një grua nga Missouri që përgatitet për “ditën e fundit të botës” tregon se ajo ka shpenzuar 46,000 euro për të fortifikuar shtëpinë e saj.

Ajo mendon se fundi i botës do të vijë shpejt, pasi niset nga lufta në Ukrainë dhe inflacioni në rritje si treguesit e fundit të një apokalipsi të afërt që ka përshkallëzuar përpjekjet e saj.

Rowan MacKenzie, 38 vjeç, ka shpenzuar mbi një dekadë duke grumbulluar ushqime të bollshme dhe furnizime për mbijetesë në pritje të një katastrofe bërthamore ose çdo lloj kolapsi tjetër shoqëror, përcjell Telegrafi.

Postimet e MacKenzie në mediat sociale që dokumentojnë projektet e saj më të fundit dhe këshillat për përgatitës të tjerë, i kanë mbledhur asaj një numër masiv prej mbi 81 mijë ndjekës në TikTok.

“Unë jam duke u përgatitur, në tërësi, për luftë, inflacion, katastrofë bërthamore dhe kaos të gjithanshëm”, tha MacKenzie në një postim.

Ajo që nisi si grumbullimi i dollapit të shtëpisë së saj me fasule dhe oriz 11 vjet më parë është shndërruar në një ndërmarrje masive që përfshin një bunker të fshehur në bodrum me ushqim për dy vjet dhe një rezervë armësh, raportoi NY Post.

The post 46 mijë euro për ushqime dhe pajisje, një grua amerikane “merr masat” për katastrofën bërthamore appeared first on Albeu.com.

Fundi i botës me bomba bërthamore, a është vërtetë Putini aq i rrezikshëm sa e tregon veten?
Ndërsa forcat ruse po tërhiqen në Ukrainë, presidenti rus po kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur territoret ukrainase tashmë të aneksuara nga Rusia.

Duke supozuar se Putini në fakt nuk po luan bllof, siç paralajmëroi së fundmi Perëndimi, çfarë lloj armësh bërthamore mund të përdorë dhe sa dëm mund të shkaktojnë ato në Ukrainë edhe më gjerë?

Është pothuajse e pamundur që Rusia të përdorë armët e saj më të fuqishme bërthamore për t’i bërë ballë rezistëncës së forcave ukrainase në fushën e betejës, sipas ekspertëve.

Moska, megjithatë, mund të shpërthejë një armë bërthamore taktike kundër një objektivi specifik dhe të gjithë jemi dakord se përdorimi i armëve të tilla do të ketë pasoja të paparashikueshme.

Numri i saktë i armëve bërthamore në fushëbetejë (me rendiment të ulët) që Rusia posedon mbetet një sekret. Por SHBA ka të dhëna të besueshme për sa i përket raketave balistike ndërkontinentale të Rusisë falë marrëveshjeve START.

Sa i përket armëve bërthamore ruse në fushën e betejës, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Moska ka 2000 armë të tillë, të cilat janë të afta të lëshohen nga automjetet, anijet dhe nëndetëset, raporton abcnews.al.

Fuqia e këtyre armëve është nga 15 deri në 50 kiloton, më shkatërruese se bomba atomike e Hiroshimës, fuqia e së cilës ishte 15 kiloton. Raketat balistike ndërkontinentale moderne kanë një rendiment që mund të arrijë 800 kiloton ose edhe një megaton.

Në vitin 1961, BRSS kreu një provë të një bombe bërthamore prej 50 megatonësh, me nofkën “Bomba Tsar”.

Rusia ka shumëllojshmëri të armëve bërthamore në fushën e betejës.

Agjencitë amerikane vlerësojnë se forcat e armatosura ruse posedojnë rreth 500 bomba bërthamore. Ekspertët besojnë, megjithatë, se bomba bërthamore që forcat ruse mund të përdorin në Ukrainë mund të lëshohet nga sistemet raketore Iskander 9K720, të njohura nga NATO si SS-26.

Agjencitë amerikane e dinë se Rusia ka vetëm 100 sisteme të tilla lëshimi, raporton abcnews.al.

“Raketat ruse, me rreze veprimi prej 500 km, nuk rrëzohen lehtë dhe sistemi i tij elektronik testohet vazhdimisht”, sipas një zyrtari amerikan të energjisë atomike.

Vetëm një goditje nga një raketë e tillë do të shkaktonte një shkatërrim totola në një rreze prej 5 km.

“Nëse strehoheni në bodrum dhe qëndroni atje pa ajër të kondicionuar ose ajrosje për tre deri në katër ditë, radioaktiviteti do të jetë ulur dhe të paktën do të mund të dilni jashtë.

Megjithatë, duhet të siguroheni që furnizimet me ujë dhe ushqime të mos jenë të kontaminuara”, sipas një eksperti amerikan.

Përdorimi i një armë bërthamore nga Rusia sigurisht nuk është një detyrë e lehtë. Këto armë ruhen në disa vende, dhe duhen ditë për t’u transportuar. Në të njëjtën kohë, lëvizja e tyre nuk do të kalojë pa u vënë re nga satelitët perëndimorë, raporton abcnews.al

Shërbimet e inteligjencës perëndimore janë në gatishmëri të lartë duke vëzhguar lëvizjet e njësive speciale ruse, si dhe aktivizimin e “forcave strategjike” që nuk kanë qenë aktive në frontin ukrainas.

Javën e kaluar, raportet për makina të blinduara që lëviznin përmes Rusisë qendrore drejt kufirit me Ukrainën ngritën alarmin në mesin e stafit amerikan, me disa që besonin se ishin prova të nisjes së luftës bërthamore.

The post Fundi i botës me bomba bërthamore, a është vërtetë Putini aq i rrezikshëm sa e tregon veten? appeared first on Albeu.com.

STUDIMI: E premte, kur pritet të jetë fundi i botës
Shumë herë në 20 vitet e fundit është thënë se “bota do të marrë fund së shpejti”. Madje, pati shumë prej tyre që parashikuan jo fundin, por edhe se si do të ndodhte ai.

Fillimisht, shumë thanë se fundi i botës do të vinte në vitin e ri 2000 kur do të ndryshonim mijëvjeçarin, pra 1 janar 2000.

Konkretisht, “profecitë” pretendonin se kompjuterët nuk do ta kuptonin vitin “00” dhe do ta interpretonin atë si 1900 në vend të 2000. Kjo do të bënte që i gjithë sistemi kompjuterik të shkatërrohej dhe bashkë me të edhe njerëzimi, raporton abcneës.al.

Sigurisht, ne sot jemi në vitin 2022 dhe asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Më pas, parashikimet ogurzeza ishin për vitin 2012, por bota vazhdon të ekzistojë.

Vlen të theksohet se disa njerëz pretenduan se parashikimi i vitit 2012 ishte i gabuar dhe se fundi i vërtetë i botës do të vinte në vitin 2021. Për hir të së vërtetës në vitët 2020-2021 ndoshta disa njerëz e besuan se erdhi fundi për shkak të Pandemisë.

Tashmë, një “parashikim” bazuar në një studim të disa dekadave më parë na sjell në mendje një datë tjetër, shumë afër.

Bëhet fjalë për ditën e premte, 13 nëntor 2026, pra pas katër vitesh.

Studimi i vitit 1960 dhe rritja e popullsisë

Ky parashikim u bë nga një shkencëtar, Heinz von Foerster, nga Vjena, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke punuar në Universitetin e Illinois.

Në vitin 1960, ky fizikant, filozof dhe studiues kishte argumentuar në një studim se bota do të merrte fund për shkak të mbipopullimit në vitin 2026, duke përdorur një formulë matematikore për të llogaritur datën, sipas LADbible.

Në studim, Foerster thotë gjithashtu për nëntorin e vitit 2026: “në atë datë popullsia njerëzore do të kalojë limitin dhe do të futet në një rrugë pa kthim drejt shkatërrimit”.

Parashikimi i popullsisë së OKB-së në vitet e ardhshme

Megjithatë, vlen të theksohet se nuk ka arsye për shqetësim pasi popullsia mund të rritet, por nuk do të arrijë në nivele alarmante. OKB-ja parashikon se: “Popullsia e botës pritet të arrijë në 8.5 miliardë në vitin 2030 dhe të rritet më tej në 9.7 miliardë në 2050 dhe 11.2 miliardë deri në 2100.”/abcnews.al/

The post STUDIMI: E premte, kur pritet të jetë fundi i botës appeared first on Albeu.com.

Shkencëtarët tregojnë se kur mund të vijë fundi i botës
Yjet lindin, jetojnë dhe vdesin. Dielli nuk është i ndryshëm, dhe ai do të ‘vdesë’ një ditë. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se dielli ka ekzistuar para lindjes së njerëzimit dhe do vazhdojë të ekzistojë deri në përjetësi.

Por së fundmi është një grup studiuesish që besojnë se kanë deshifruar rrugën sesi ylli ynë do të pushojë se ekzistuari. Skuadra e astronomëve dhe fizikanëve, të udhëhequr nga profesori Albert Zijstra i Universitetit të Manchester beson se fundi i Diellit do të shfaqet në një formë “lavdie hapësinore” që quhet nebula planetare.

Sipas këtij studimi, që ka marrë rreth një dekadë kohë, në vitet e fundit të tij, kur Dielli është duke djegur hidrogjenin që i ka mbetur, do të shndërrohet në një gjigant të madh të kuq, duke u përhapur me 250 herë nga masa aktuale.

“Kur një yll vdes hedh në hapësirë gaz dhe pluhur kozmik në një sasi sa gjysma e tij. Pjesa tjetër është bërthama, që ndriçon në ngjyrë të bardhë dhe vazhdon të djegë atë pak karburant që i ka mbetur për të paktën 10 mijë vite të tjera, një kohë e vogël në astronomi”, thotë profesor Zijstra, një ndër emrat më me peshë në astronomi.

Kjo do të thotë se Dielli në këtë fazë do të ketë gllabëruar Tokën dhe të gjithë planetet e tjera të sistemit tonë, ndërsa sa për fatet e njerëzimit, mos u shqetësoni! Ne, nëse nuk do të jemi larguar prej këtu, do të jemi zhdukur prej kohësh. Pas kësaj, mbërrin faza e pluhurit dhe e gazit hapësinor që do të qarkullojë nëpër hapësirë për miliona vite të tjera deri në momentin që do të nisë një cikël i ri, pra formimi i një tjetër sistemi diellor.

Teorinë e tyre, shkencëtarët e bazojnë në faktin që 90 për qind e nebulave të vrojtuara që prej fillimit të viteve ’90 tregojnë se rrjedhin nga një sistem i zhdukur. Dilema e tyre ishte nëse Dielli ynë ka masën e nevojshme për t’u shndërruar në një të tillë apo jo. Deri vonë besohej që jo, por pas analizave të fundit të kryera edhe falë zhvillimit të teknologjisë së superkompjuterave, rezultati del i kundërt.

Raporti i plotë studimor i shkencëtarëve ndërkombëtarë u publikua në revistën “Nature Astronomy”./abcnews.al/

The post Shkencëtarët tregojnë se kur mund të vijë fundi i botës appeared first on Albeu.com.

Serbia ndalon eksportin e miellit, misrit dhe vajit, Vuçiç: I duam për vete, duket si fundi i botës
“Nuk mund të veproj si analist politik, sepse çdo fjalë timen në vende të ndryshme të botës do ta interpretojnë sikur të ishte përfundimi im dhe jo analizë e asaj që po ndodh. Do të doja të isha në gjendje të them se tensionet dhe situata do të qetësohen”, tha ai për b92, transmeton lajmi.net.

Vuçiq njëashtu tha se prej sot në Serbi do të ndalohet eksporti i miellit, misrit, grurit dhe vajit.

Ai tha se duan të kenë mjaftueshëm për veten sepse gjithçka që po ndodh tani duket sikur fundi i botës në kuptimin ekonomik.

“Serbia ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike dhe në këtë moment nuk do të ketë rritje, por është e pamundur të kemi një çmim bindshëm më të ulët të vendeve të rajonit”, tha ai.

Poashtu presidenti serb theksoi se nuk mund ta gënjej popullin për situatën.

“Nuk mund të gënjej popullin. Nuk do të ketë rritje çmimesh në këtë moment, por është e pamundur të kemi një çmim bindshëm më të ulët se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi”.

Ndryshe Serbia është nga vendet e pakta në botë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë lidhur me situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë

The post Serbia ndalon eksportin e miellit, misrit dhe vajit, Vuçiç: I duam për vete, duket si fundi i botës appeared first on Albeu.com.

Nuk është fundi i botës! Këto 4 mënyra do t’ju ndihmojnë të ringriheni pas një ndarje të vështirë
Filloni duke sqaruar idetë për ndjenjat që keni

Çdo marrëdhënie dashurie ka një histori. Ka nga ata që janë ndarë dhe pyesin se si të rifillojnë përsëri nga e para, ka nga ata që kanë ngecur dhe e kanë të vështirë të kuptojnë se si të dalin nga tuneli i vuajtjes dhe nga ata që jetojnë brenda një vorbulle dhe dëshirojnë t’i thonë ‘stop’ këtij çifti dinamik që nuk funksionon më.

Në të gjitha rastet, emëruesi i përbashkët është ta pyesni veten se çfarë po ndjeni: zemërim? Trishtim? Lehtësim? Boshllëk? Pyeteni veten në lidhje me emocionet që po ndjeni për të parë gjithçka më qartë: është hapi i parë, themelor për t’u ringritur në këmbë.

Mos u nxitoni të ndiheni mirë

Të ndihesh mirë menjëherë pa kaluar nga ndjenjat e dhimbshme, është joreale. Nëse keni investuar një pjesë të vetes në këtë marrëdhënie dhe nëse keni investuar gjithashtu ndjenjat tuaja, të paktën për një periudhë kohe, emocionet e dhimbshme dhe dhënia e mundësisë për t’i shfryrë ato, është një proces i domosdoshëm për trurin. Jetojini këto emocione dhe mos e merrni me nxitim.

Në procesin drejt qetësisë, ekziston një kalim i detyrueshëm përmes dhimbjes

Kthejeni rutinën tuaj me kokë poshtë dhe krijoni një jetë të re që është vetëm e juaja. Pasi mbaron një dashuri jeta e përditshme ndryshon dhe kjo është e pashmangshme. Ju do ta gjeni veten duke menaxhuar ritme të reja dhe duke zbuluar resurse që duket se i kishit varrosur.

Filloni përsëri aktivitetet që ju pëlqejnë, kërkoni miq të rinj, regjistrohuni në kurse ku mund të ndërtoni marrëdhënie të reja, kujdesuni më shumë për trupin tuaj, blini rroba të reja. Me fjalë të tjera, guxoni.

Jini iniciatorë, por edhe tolerantë

E gjitha kjo lëvizje e brendshme përfshin shumë përpjekje, por do t’ju bëjë të zbuloni një pjesë të re nga vetja. Nëse i bëni gjërat duke ndërmarrë hapa të vegjël, do ta rigjeni veten duke lulëzuar përsëri. Në më pak kohë se sa mendoni, marrëdhënia juaj do të marrë formën e një kujtimi dhe përvoje përmes së cilës do të keni njohur një pjesë themelore të personalitetit tuaj.

The post Nuk është fundi i botës! Këto 4 mënyra do t’ju ndihmojnë të ringriheni pas një ndarje të vështirë appeared first on Albeu.com.