ftohje Archives - Albeu.com

Kolla e natës, si të kuptoni nëse është ftohje apo alergji, trajtimet që ju ndihmojnë
Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.

Çdo vit miliona njerëz vuajnë nga simptoma të ndryshme të ftohjes, gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes apo alergjive.

Kollitje pa pushim natën, dhimbje fyti apo teshtima, por nuk jeni të sigurt nëse po përjetoni simptomat e një ftohje të vjetër apo të një alergjie që sapo ka filluar?

Mjekët japin disa mënyra se si mund t’i dalloni ato fare lehtë megjithëse janë shumë të ngjashme.

Është shumë e rendësishme të kuptoni saktë simptomat të cilat po vuani që të mund të merrni trajtimin e duhur. AgroWeb.org tregon një listë me këshilla të cilat duhet të merni parasysh për të bërë këtë ndarje.

Alergjitë

Kolla e natës që shkaktohet nga alergjitë shfaqet në periudhat kur në ajër ka shumë polene lulesh, kryesisht në pranverë.

Ajo shfaqet papritur dhe zgjat me javë të tëra derisa alergjia të kalojë.

Mund të shkaktohen nga pluhuri , një element i ri në dhomë, një parfum apo detergjent i ri rrobash.

Në rastin e alergjisë përveç kollës ju nuk do të përjetoni simptoma të tjera siç janë dhimbjet trupit apo temperatura.

Kontrolloni nëse ndjeni rëndesë në zonën e syve, zonën e hundës dhe sinuseve.

Kur trupi ndjen rreziqe të jashtme si alergjitë lëshon istaminën e cila shkakton alergjitë.

Nëse ndjeni zonën poshtë syve të rënduar atëhere me shumë mundësi ju po vuani nga ndonjë alergji.

Nëse keni shqetësime të fytit, por jo dhimbje dhe ndjesia është ajo e gërvishtjes dhe deshirës për ta kruajtur njësoj siç ndodh me lëkurën atëherë po vuani nga ndonjë alergji.

Ftohja

Kolla me natyrë inflamatore shkaktohet nga gripi apo ftohje të ndryshme të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Kjo lloj kolle shfaqet edhe gjatë ditës, por përkeqesohet natën duke penguar gjumin e qetë.

Kolla e ftohjes ndryshe nga alergjitë është e avashtë dhe zgjat 3-14 ditë.

Në rastet e ftohjeve do të keni edhe sekrecione të shumta të hundës apo dhimbje të fytit të cila vazhdojnë gjatë gjithë ditës duke ju penguar të konsumoni lehtësisht ushqim.

Kur vuani nga gripi apo ftohja në shumë raste do të keni edhe temperaturë apo dhimbje të trupit.

Për të qetësuar kollën nga i ftohti përdorni çajin e dafinës duke zierë tre gjethe dafine në një filxhan çaji dhe nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe pak mjaltë. Pijeni para gjumit.

Për të qetësuar alergjinë përdorni çaj mente. Çaji i mentes është një balancues natyral i cili ul nivelin e istaminës, që shkakton alergjitë në trup.

Përgatitja

1 lugë mente e thatë (10gr)

1 lugë mjalt (25gr)

1 flixhan ujë (250ml)

Kollën që shkaktohet nga gripi apo ftohja mund ta qetësoni duke përdorur çaj bliri.

Çaji i blirit ul temperaturën e turpit dhe lufton të ftohtin. Ka veti qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo fytit duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

1 çaj bliri (10gr)

Pak sheqer ose mjaltë

1 filxhan ujë (250ml)

The post Kolla e natës, si të kuptoni nëse është ftohje apo alergji, trajtimet që ju ndihmojnë appeared first on Albeu.com.

Nuk është grip, as ftohje, çfarë paralajmërojnë hundët e bllokuara
Nuk mund të merrni frymë lirisht, ju janë bllokuar hundët dhe ndiheni shumë keq. Duket sikur jeni ftohur, apo jo? Mund të jetë ftohja, ashtu siç nuk përjashtohet as mundësia që mund të jetë infeksion i sinusit. Infeksionet e sinusit mund të jenë të fshehta, prandaj njerëzit priren t’i ngatërrojnë ato me ftohjen ose sëmundje të tjera.

Pjesë e këtij problemi është se jo të gjithë i dinë shenjat paralajmëruese të infeksionit të sinusit. Sinusiti është pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. Infeksioni i sinusit shfaqet kur një virus, bakter ose myk rrethon veshjen e brendshme të një ose më shumë sinuseve.

Një tjetër arsye përse pacientët shpesh e ngatërrojnë infeksionin e sinusit për ftohje është sepse infeksioni i sinusit shfaqet shpesh pas ftohjes. Kjo sepse këto veshje të brendshme të sinuseve janë më të ndjeshme ndaj infeksionit pas një ftohje. Ndërkohë që ftohja mund të zgjasë vetëm pak ditë, infeksionet e sinusit mund të zgjasin edhe më shumë se 10 ditë.

Infeksionet e sinusit janë ose akute (zgjasin rreth 4 javë), subakute (4 deri në 12 javë) ose kronike (12 javë ose më shumë). Infeksioni kronik mund të zhvillohet nëse lihen pa trajtuar infeksioni akut ose subakut.

Dhimbje në fytyrë

Sinuset janë të lokalizuara në ballë, mes dhe poshtë syve. Prandaj, në varëse të sinusit të infektuar, infeksioni mund të shkaktojë një ndjesi të ushtrimit të presionit sipër faqeve, mes syve, sipër ballit ose edhe në pjesën e sipërme të dhëmbëve. Ka raste kur infeksioni i sinusit duket edhe si dhimbje e dhëmbit. Nëse problemi është në sinuset frontale, mund të duket më shumë si dhimbje koke.

Hundë të bllokuara

Infeksionet e sinusit shkaktojnë një grumbullim të mukusit në hundë dhe sinuse. Prandaj mund të keni edhe rrjedhje nga hundët ose duhet t’i shfryni më shpesh.

Dhimbje fyti

Mukusi i grumbulluar në hundë gjatë një infeksioni të sinusit mund të kalojë edhe në pjesën e pasme të fytit, duke shkaktuar ngjirje të zërit, dhimbje të fytit ose kollë.

Erë e keqe nga goja

Duke qenë se janë bllokuar hundët, mund të merrni frymë nëpërmjet gojës, duke shkaktuar kështu tharje dhe zhvillim të erës së keqe të gojës. Kjo e fundit shkaktohet edhe pak shkak të kalimit të mukusit nga hundët në pjesën e pasme të fytit.

The post Nuk është grip, as ftohje, çfarë paralajmërojnë hundët e bllokuara appeared first on Albeu.com.

Ky ushqim shërben si një ilaç natyral kundër ftohjes
Kapsaicina që gjendet në specat djegës nuk i bën vetëm ushqimet tona interesante.

Kjo substancë gjendet pothuajse në të gjitha llojet e specave djegës dhe përveç ashpërsisë karakteristike që i japin asaj që hamë, ajo rrit temperaturën e trupit dhe ka vetinë të lëngëzojë mukozën që mbyll hundën, të hapë rrugët e hundës dhe të çlirojë frymëmarrjen.

Kjo është edhe arsyeja pse rrjedh hunda kur hani diçka të nxehtë. Kjo është arsyeja pse është gjithashtu një dekongestant natyral ndër të tjera. Sekrecionet mukoze priren të tërheqin mikroorganizmat patogjenë nga sistemi i frymëmarrjes dhe të ekskretohen nga trupi.

Por kapsaicina nuk ju mbron vetëm nga simptomat e ftohjes. Rritja e qarkullimit të gjakut që shkakton mbron sistemin e qarkullimit të gjakut. Përshpejtimi i metabolizmit dhe djegia e yndyrës plotësojnë gjërat e mira që i bën trupit tuaj pak nxehtësi shtesë.

Në rast se jeni të ndjeshëm ndaj gjërave të nxehta, por nuk dëshironi të privoheni prej tyre, provoni trukun e mëposhtëm, pas çdo kafshimi, shpëlani gojën me një gllënjkë pije alkoolike.

The post Ky ushqim shërben si një ilaç natyral kundër ftohjes appeared first on Albeu.com.

Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz fillojnë të sëmuren.

Edhe pse ftohja është më shumë diçka e bezdisshme sesa serioze, kur jetoni në mes të një pandemie, gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroheni të jeni sa më i shëndetshëm.

Kjo fillon nga kuzhina juaj.

Një regjim ushqimor që bazohet në konsumimin e ushqimeve me aciditet të ulët dhe me bazë bimore alkaline do t’ju ndihmojnë të fitoni energji, të humbni peshë dhe të ulni nivelet e inflamacionit në trupin tuaj.

Për t’ju ndihmuar, AgroWeb.org ju sjell një listë të plotë të llojeve më të mira të ushqimeve që ju ndihmojnë të parandaloni ftohjen.

Ushqimet e pasura me vitaminë A

Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve.

Burime të shkëlqyera të vitaminës A janë ushqimet si patatet e ëmbla, karotat dhe kungujt.

Gjithashtu edhe perimet si spinaqi dhe brokoli përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A.

Brokoli

Brokoli është i pasur me lënde ushqyese, veçanërisht sulforafan dhe izotiocianat, dy përbërje që kanë demonstruar veti anti-kanceroze dhe që forcojnë imunitetin.

Gjithashtu brokoli përmban antioksidantë, të tillë si glukorafanina, që ndihmojnë trupin për të luftuar sëmundjet.

Ushqimet e pasura me vitaminë C

Vitamina C shërben si një antioksidant dhe stimulon prodhimin e qelizave imune.

Disa nga ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminës C janë specat, brokolit, agrumet dhe manaferrat.

Ushqimet e pasura me vitaminë D

Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në funksionin imunitar, por mungesa e saj është shumë e zakonshme.

Për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave tuaja për vitaminë D, konsumoni produktet e peshkut si salmoni dhe peshku ton.

Selinoja

Duke qenë se selinoja përmban kryesisht ujë është tepër hidratues.

Megjithatë ajo përmban minerale dhe shumë fibra të tretshme e të patretshme, të cilat ndihmojnë në neutralizimin e acideve dhe toksinave.

Gjithashtu selinoja përmban anti-inflamatorë, që ndihmojnë duke zvogëluar rrezikun e prekjes nga infeksione dhe sëmundje të ndryshme.

Ushqimet e pasura me vitaminë E

Vitamina E është një tjetër antioksidant, që ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar.

Arrat, farat dhe vajrat si ai i bajames, lajthitsë, vaji i lulediellit dhe farat e lulediellit sigurojnë një sasi të mirë të vitaminës E.

Avokado

Avokadot kanë përmbajtje të lartë të vitaminës A,C dhe E.

Këto vitamina shërbejnë gjithashtu si antioksidantë, që forcojnë dhe mbrojnë imunitetin tuaj.

Ushqimet e pasura me zink

Zinku është një mineral i nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin e qelizave imune.

Nëse jeni një adhurues i ushqimeve të detit, jeni me fat sepse gocat e detit përmbajnë më shumë zink se çdo ushqim tjetër.

Gaforrja dhe karavidhet janë gjithashtu burime të mira të zinkut.

The post Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen appeared first on Albeu.com.

Këto ushqime ju ndihmojnë të largoni ftohjen
Edhe pse ftohja është më shumë diçka e bezdisshme sesa serioze, kur jetoni në mes të një pandemie, gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroheni të jeni sa më i shëndetshëm.

Kjo fillon nga kuzhina juaj.

Një regjim ushqimor që bazohet në konsumimin e ushqimeve me aciditet të ulët dhe me bazë bimore alkaline do t’ju ndihmojnë të fitoni energji, të humbni peshë dhe të ulni nivelet e inflamacionit në trupin tuaj.

Për t’ju ndihmuar, AgroËeb.org ju sjell një listë të plotë të llojeve më të mira të ushqimeve që ju ndihmojnë të parandaloni ftohjen.

Ushqimet e pasura me vitaminë A

Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve.

Burime të shkëlqyera të vitaminës A janë ushqimet si patatet e ëmbla, karotat dhe kungujt.

Gjithashtu edhe perimet si spinaqi dhe brokoli përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A.

Brokoli

Brokoli është i pasur me lënde ushqyese, veçanërisht sulforafan dhe izotiocianat, dy përbërje që kanë demonstruar veti anti-kanceroze dhe që forcojnë imunitetin.

Gjithashtu brokoli përmban antioksidantë, të tillë si glukorafanina, që ndihmojnë trupin për të luftuar sëmundjet.

Ushqimet e pasura me vitaminë C

Vitamina C shërben si një antioksidant dhe stimulon prodhimin e qelizave imune.

Disa nga ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminës C janë specat, brokolit, agrumet dhe manaferrat.

Ushqimet e pasura me vitaminë D

Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në funksionin imunitar, por mungesa e saj është shumë e zakonshme.

Për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave tuaja për vitaminë D, konsumoni produktet e peshkut si salmoni dhe peshku ton.

Selinoja

Duke qenë se selinoja përmban kryesisht ujë është tepër hidratues.

Megjithatë ajo përmban minerale dhe shumë fibra të tretshme e të patretshme, të cilat ndihmojnë në neutralizimin e acideve dhe toksinave.

Gjithashtu selinoja përmban anti-inflamatorë, që ndihmojnë duke zvogëluar rrezikun e prekjes nga infeksione dhe sëmundje të ndryshme.

Ushqimet e pasura me vitaminë E

Vitamina E është një tjetër antioksidant, që ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar.

Arrat, farat dhe vajrat si ai i bajames, lajthitsë, vaji i lulediellit dhe farat e lulediellit sigurojnë një sasi të mirë të vitaminës E.

Avokado

Avokadot kanë përmbajtje të lartë të vitaminës A,C dhe E.

Këto vitamina shërbejnë gjithashtu si antioksidantë, që forcojnë dhe mbrojnë imunitetin tuaj.

Ushqimet e pasura me zink

Zinku është një mineral i nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin e qelizave imune.

Nëse jeni një adhurues i ushqimeve të detit, jeni me fat sepse gocat e detit përmbajnë më shumë zink se çdo ushqim tjetër.

Gaforrja dhe karavidhet janë gjithashtu burime të mira të zinkut./AgroWeb.org

The post Këto ushqime ju ndihmojnë të largoni ftohjen appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të hani për të shmangur gripin dhe ftohjen këtë periudhë
Të dish se çfarë duhet konsumuar për të forcuar sistemin imunitar, do të thotë se jeni duke ndihmuar trupin që të mos preket nga bakteret dhe virozat e sezonit.

Në fakt ka shumë ushqime, të cilat ndihmojnë në rritjen e imunitetit të trupit, por në këtë artikull do të përmendim ato më kryesoret që janë edhe produkte të stinës.

1. Spinaqi

Spinaqi është një burim i madh i vitaminës C dhe acidit folik, prandaj kontribuon në mbrojtjen e trupit ndaj baktereve. Kjo perime jeshile është e aftë gjithashtu të mbajë trupin të hidratuar mirë

2. Brokoli

Brokoli ka veti anti- inflamatore dhe njihet si një burim i shkëlqyer i kripërave minerale, duke qenë kështu një aleat thelbësor kundër gripit. Rekomandohet të gatuhen në avull, duke i shtuar shijen me pak kripë dhe vaj ulliri, pasi në këtë mënyrë ruajnë të pandryshuara vetitë e tyre organoleptike.

3. Hudhra

Ngrënia e hudhrës pengon rritjen e baktereve. Gjithashtu ajo është një nga ushqimet që përmirëson sistemin imunitar. Hudhrat përmbajnë squfur, e cila është një substancë që pengon rritjen e baktereve dhe mban të pastër sistemin tretës. Ndaj ata që e përfshijnë hudhrën në dietat e tyre ushqimore kanë një rrezikshmëri 50% më pak, për t’u prekur nga sëmundjet sezonale.

4. Shega

Shega është jo vetëm një aleat i shkëlqyer për lëkurën, por edhe një frut i pasur me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe vitamina. Këto veti e bëjnë atë një frut perfekt për të luftuar ftohjen dhe gripin dhe në përgjithësi për parandalimin e sëmundjeve të stinës. Konsumoni 1 ose 2 çdo ditë në këtë periudhë të vitit dhe të jeni të sigurt se bakteret ndodhen larg organizmit tuaj.

5. Mjalti

Mjalti konsiderohet një ushqim i shkëlqyer për shërimin e disa lloj sëmundjeve, por veçanërisht përmendet për mbrojtjen e trupit ndaj virozave. Ai përmban vitamina A, B, C dhe minerale të shëndetshme si bakër, hekur, fosfor, selenium, acide yndyrore të pangopura dhe kalcium. Marrja e një luge çaji mjaltë në mëngjes me stomakun bosh, do të ndihmonte në parandalimi e infeksioneve.

The post Çfarë duhet të hani për të shmangur gripin dhe ftohjen këtë periudhë appeared first on Albeu.com.

Si ta dalloni nëse jeni ftohur apo diçka ju ka bërë alergji
Moti është ende i paqëndrueshëm. Është ajo kohë e vitit që përpiqemi të dalim të veshur me rroba më të lehta, por moti ka “diell me dhëmbë”, siç na pëlqen të themi.

Dhe pastaj vjen teshtitja e parë. Nuk është shkak për shqetësim.

Të tjerat, megjithatë, na bëjnë të mendojmë nëse duhet të vrapojmë në farmaci.

Megjithatë, këto janë simptomat e të ftohtit apo kemi të bëjmë me një lloj alergjie pranverore ?

Natyra po lulëzon dhe poleni qarkullon kudo në atmosferë. Pra, a po përqendrohemi te shkaku i gabuar?

Sipas dr. Lou Papa nga UR Medicine Primary Care, është një sfidë e vërtetë të pranosh nëse simptomat janë për shkak të një ftohjeje apo një alergjie, veçanërisht këtë periudhë të vitit kur bashkëjetojnë të gjithë “fajtorët” e mundshëm.

Pra, duke u përpjekur të dalloni se çfarë po ju ndodh në mënyrë që të mund ta trajtoni atë në mënyrën e duhur, është e dobishme të dini sa vijon:

Ftohja e zakonshme shkaktohet nga një virus ngjitës, duke shkaktuar simptoma që zakonisht zgjasin 7 deri në 10 ditë. Nëse rrjedhja e hundës, kolla dhe dhimbja e fytit shfaqen shpejt dhe shoqërohen me një ndjenjë acarimi dhe dhimbjeje, atëherë me siguri bëhet fjalë për një ftohje.

Nga ana tjetër, ka mundësi që të keni të bëni me një alergji nëse teshtitja shoqërohet me kruajtje në sy dhe në hundë.

Alergjia nuk është ngjitëse, përkundrazi është një reagim i trupit, i shkaktuar nga ndonjë element i mjedisit tuaj, si p.sh. poleni, pluhuri, qimet e një kafshe, ushqime të caktuara e të tjera, dhe mund të shkaktohet në çdo moshë.

Gjithashtu, riniti alergjik vazhdon për një periudhë shumë më të gjatë kohore, praktikisht për aq ditë sa jemi të ekspozuar ndaj alergjenit siç është poleni.

Pavarësisht nëse është një ftohje apo një alergji, medikamentet pa recetë janë zakonisht hapi i parë në lehtësimin e simptomave.

Shumica e njerëzve do të arrijnë në këtë mënyrë të lehtësojnë simptomat e bezdisshme menjëherë.

Megjithatë, kur zgjidhni ilaçe, duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për atë që shkruhet në udhëzimet për përdorim dhe të përqendroheni në efektet anësore. Disa efekte anësore, të tilla si përgjumja ose vjellja, mund të ndikojnë ndjeshëm në aktivitetet tuaja të përditshme.

Së fundi, nëse keni presion të lartë të gjakut , sëmundje të zemrës, probleme me prostatën ose keni pasur një goditje në tru, është jashtëzakonisht e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të vazhdoni me ndonjë mjekim, pasi disa ilaçe mund të ndërveprojnë negativisht me këto kushte, duke kërcënuar shëndetin tuaj.

Normalisht, pavarësisht nëse është ftohje apo alergji, simptomat zhduken pas disa ditësh. Megjithatë, nëse vëreni se ato vazhdojnë, do të ishte mirë të kontaktoni mjekun tuaj, pasi simptomat mund të jenë për shkak të një ataku astme ose një infeksioni respirator.

The post Si ta dalloni nëse jeni ftohur apo diçka ju ka bërë alergji appeared first on Albeu.com.

Sëmundjet që shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër
Gjatë dimrit organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë e me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon siç duhet, duke rrezikuar kështu shëndetin. Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara, si koka, këmbët e duart mund të ngrijnë.

Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë, quken dhe dhembim, e më pas ngrijnë duke u bërë gri dhe të padhembshme, shkruan “shëndeti”.

Nëse kryeni sforcime fizike në ambiente të jashtme, rrezikoni të përkeqësoni sëmundjet e zemrës.

Disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë:

-Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite).

-Sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione të mushkërive.

-Rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurët kronikë.

-Shtrëngime gjoksi deri në infarkte të zemrës.

-Probleme të qarkullimit të gjakut si: morthi, skleroderma etj.

-Fraktura, ndryshje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitjeve në akull.

-Ngrirjet e ekstremiteteve deri në amputime të tyre.

The post Sëmundjet që shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër appeared first on Albeu.com.

Jeni me grip ose ftohje? Gabimet që nuk duhet të bëni nëse dëshironi të shëroheni shpejt
Zakonisht nuk shkojmë te mjeku për ftohjen e zakonshme. Por nëse kemi simptoma të gripit, si temperaturë e lartë, dhimbje trupi dhe lodhje, duhet të kërkojmë këshilla mjekësore.

Kur kemi ftohje ose grip, duam të përmirësohemi sa më shpejt të jetë e mundur. Por disa nga zakonet tona në fakt mund të na bëjnë më keq.

Ne e neglizhojmë shëndetin

Nuk duhet të praktikojmë rutinën tonë të zakonshme. Trupi ynë ka nevojë për energji për të luftuar virusin e ftohjes ose gripit. Pushimi duhet të jetë prioriteti ynë. Ne duhet të anulojmë të gjitha planet dhe të qëndrojmë në shtëpi në vend që të shkojmë në punë ose shkollë. Përveçse do të ndihmojmë trupin tuaj të rikuperohet, ne gjithashtu do të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të mikrobeve.

Ne i shpërfillim simptomat e gripit

Zakonisht nuk shkojmë te mjeku për ftohjen e zakonshme. Por nëse kemi simptoma të gripit, si temperaturë e lartë, dhimbje trupi dhe lodhje, duhet të kërkojmë këshilla mjekësore. Ai mund të na japë një ilaç antiviral. Nëse e marrim ilaçin në 48 orët e para pasi ndihemi të sëmurë, mund të lehtësojmë simptomat dhe ta shkurtojmë sëmundjen me një ose dy ditë.

Flemë më pak

Kur nuk flemë mjaftueshëm, sistemi ynë imunitar dobësohet, duke e bërë më të vështirë për ne luftimin e infeksionit. Një studim zbuloi se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë në natë kanë katër herë më shumë gjasa të sëmuren sesa ata që flenë të paktën shtatë orë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shkojmë në shtrat më herët dhe të marrim një sy gjumë gjatë ditës. A na mbajnë simptomat zgjuar? Le të qetësojmë kollën e natës me pak mjaltë dhe të ndezim lagështuesin e ajrit për të marrë frymë më lehtë.

Ne këmbëngulim që mjeku të na japë një antibiotik

Kjo recetë nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Antibiotikët vrasin vetëm bakteret, dhe ftohja dhe gripi shkaktohen nga viruset. Pothuajse një e treta e recetave të antibiotikëve janë të panevojshme. Kjo mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore, të tilla si diarre dhe reaksione alergjike. Ai gjithashtu kontribuon në një problem të madh shëndetësor global: rezistencën ndaj antibiotikëve. Pastaj bakteret mësohen me barnat, kështu që ato nuk funksionojnë më.

Ne nuk pimë mjaftueshëm lëngje

Kur kemi dhimbje të fytit, nuk është aq e lehtë të gëlltisim lëngun. Por kur jemi të hidratuar, mund të hollojmë mukozën dhe të prishim kongjestionin. Hidratimi gjithashtu mund të eliminojë dhimbjet e kokës. Duhet të kemi kujdes dhe të pimë shumë ujë. Për lehtësim shtesë, mund të pimë një pije të ngrohtë si çaj bimor ose lëng mishi. Hulumtimet tregojnë se kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të ftohjes si lodhja ose dhimbja e fytit.

Ne i anashkalojmë vaktet dhe ushqimet

Mund të mos kemi oreks, por është e rëndësishme të hamë diçka. Kaloritë dhe lëndët ushqyese do të rrisin qelizat imune që sulmojnë viruset e ftohjes dhe gripit. Rezultati – ne mund të përmirësohemi më shpejt. Një tas me supë pule mund të jetë e dobishme. Hulumtimet tregojnë se ky klasik midis pjatave mund të lehtësojë disa nga simptomat.

Ne pimë duhan

Pirja e duhanit dëmton mushkëritë dhe irriton fytin. Mund të përkeqësojë vetëm simptomat e ftohjes. Kjo është arsyeja pse ne refuzojmë cigaret, cigaret elektronike dhe të gjitha variacionet e tjera dhe qëndrojmë larg duhanpirjes pasive.

Jemi të stresuar

Një hormon që trupi ynë prodhon kur jemi të stresuar është i keq për sistemin imunitar. Ai gjithashtu rrit inflamacionin, i cili mund të përkeqësojë më tej hundën tonë të mbytur. Le të përpiqemi të përqendrohemi te relaksimi dhe rikuperimi dhe mund të shërohemi shumë më shpejt./albu.com

The post Jeni me grip ose ftohje? Gabimet që nuk duhet të bëni nëse dëshironi të shëroheni shpejt appeared first on Albeu.com.

Mjekët këshillojnë: Si të parandaloni ftohjet në kohë gjatë dimrit
Temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ftohje, veçanërisht në ata me imunitet të dobët. Gjithashtu, për këtu kontribuon edhe ngrënia e tepërt dhe konsumimi i alkoolit gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Mjeku Roger Henderson ndau pesë këshilla të dobishme se si të parandaloni ftohjet.

“Fakti është se gjatë festave dhe në këtë periudhë të vitit, njerëzit kanë më shumë gjasa të jenë në kontakt të ngushtë brenda, sesa jashtë, shpesh në dhoma me ajër të kondicionuar, kështu që ata janë më të ekspozuar ndaj ftohjes dhe ‘nuhatjes’ nga miqtë dhe kolegët e punës”, tha doktori.

1. Kufizoni përdorimin e alkoolit

Alkooli i tepërt mund të çojë në mangësi vitaminash, të cilat mund të ndikojnë më tej në sistemin tuaj imunitar dhe aftësinë për të luftuar infeksionet.

2. Bëni mjaftueshëm gjumë

Gjumi është mënyra natyrale e trupit për t’i rimbushur me energji. Pra, nëse filloni të ndiheni të dobët, ndihmoni trupin tuaj të rikuperohet duke fjetur më shumë.

3. Higjiena

Ftohja përhapet shpesh në duart tuaja dhe më pas hyn në trupin tuaj përmes syve, hundës ose gojës. Pra, zvogëloni rrezikun e ftohjes duke larë duart rregullisht. Për të hequr qafe mikrobet, pastroni duart fuqishëm me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktën 15 sekonda.

4. Lëvizni

Ushtrimi është mënyra e përsosur për të forcuar sistemin tuaj imunitar. Gjeni aktivitetin fizik ideal për ju në këtë mot dhe bëni një plan ushtrimesh.

5. Përdorni pika për hundë

Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të hundës së bllokuar dhe thithja me çajra bimor është një zgjidhje tjetër e shkëlqyer.

The post Mjekët këshillojnë: Si të parandaloni ftohjet në kohë gjatë dimrit appeared first on Albeu.com.