ftese Archives - Albeu.com

PDK u bën thirrje partive: Nesër në orën 11:00 të mblidhemi në Kuvend
<html><head></head><body>

Arian Tahiri, deputet i PDK-së, i është drejtuar publikisht kryesuesit Avni Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke u kërkuar që të krijojnë kushtet për vazhdimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai akuzoi VV-në se, përmes kryesuesit dhe mosftimit të seancës, po bllokon konstituimin e Kuvendit, ndonëse, sipas tij, thirrja e saj përbën detyrim ligjor.

Gjatë një konference për media, Tahiri deklaroi: “Sot kemi dorëzuar kërkesë zyrtare që ai ta përmbushë detyrën e tij, të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën dhe ta ftojë seancën”.

Sipas deputetit të PDK-së, kërkohet që seanca të thirret çdo 48 orë, me synimin që Kuvendi të bëhet funksional. Ai njoftoi se subjektet politike janë ftuar të marrin pjesë në seancë nesër, në orën 11:00.

“Aleanca e ka pranuar pozitivisht ftesën, ndërsa presim të njëjtën përgjigje edhe nga subjektet e tjera, në mënyrë që të mblidhemi në seancë dhe ta konstituojmë Kuvendin”, u shpreh Tahiri.

Ai paralajmëroi se PDK-ja do ta përshkallëzojë reagimin e saj nëse, siç pretendoi, pengesat ndaj funksionalizimit të Kuvendit vazhdojnë.

“Reagimi ynë do të bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, pasi askush nuk e toleron një pushtet autoritar”, tha deputeti.

Tahiri e përshkroi gjendjen e krijuar si shkelje të rendit kushtetues, ndërsa nënvizoi se mbajtja jofunksionale e Kuvendit po dëmton funksionimin institucional të vendit.

</body></html>

The post PDK u bën thirrje partive: Nesër në orën 11:00 të mblidhemi në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Hamza: Nuk kam marrë ftesë nga Kurti, nuk shoh arsye për bisedë
<html><head></head><body>

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk po tregon vullnet për formimin e institucioneve të reja.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza e vlerësoi situatën si tepër serioze. Sipas tij, Kurti po e shpërfill aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton qartë se Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultatit zgjedhor.

Hamza tha se nuk ka pasur arsye që Kurti ta ftojë për bisedime lidhur me krijimin e institucioneve të reja, pasi, sipas tij, qëndrimi i PDK-së është bërë tashmë i ditur.

“Jo, nuk kam pranuar ftesë. Por për çfarë ftesë dhe për çfarë të flasim? E kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Nuk ka një qëndrim serioz dhe as vullnet për t’i dhënë vendit institucione. Kurti nuk po e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës të konstituohet brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Ai nuk po jep emër dhe nuk po e respekton Kushtetutën. Kjo është më shumë se një situatë serioze: nuk po respektohet Kushtetuta e vendit, po pezullohet akti më i lartë juridik dhe po cenohet demokracia. Vendi po futet në një terren të panjohur më parë”, tha Hamza.

Ai shtoi se PDK-ja po e analizon situatën dhe po ndërmerr hapat që i konsideron të nevojshëm.

Hamza tha se nuk ekziston asnjë pengesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës. “Veprimet tona do të jenë ligjore, kushtetuese dhe demokratike, me qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë në Republikën e Kosovës. Një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe nuk është dashur të ndodhë as tani. Nuk ka asnjë arsye apo pengesë që të bëhet propozimi për kryetar të Kuvendit. Këto janë kalkulime të pastra politike të tij, në dëm të shtetit të Kosovës, demokracisë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e ligjet”, u shpreh ai.

I pyetur nëse deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në rast se vazhdimi i seancës konstituive caktohet gjatë ditëve në vijim, Hamza tha se partia do të veprojë në përputhje me interesat e vendit. Ai përmendi edhe hedhjen e vezëve, duke thënë se një veprim i tillë është paraqitur si mbrojtje e Republikës së Kosovës.

“Ne jemi deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe veprojmë sipas interesave të Republikës së Kosovës. Është interesante se kur këta hedhin vezë, gjuajnë me gurë apo shkaktojnë ngjarje të tjera, thonë se po e mbrojnë Republikën e Kosovës. Ndërsa kur dikush hedh vezë ndaj tyre, sërish pretendojnë se janë duke e mbrojtur Republikën e Kosovës. Për këtë arsye, situatën po e trajtojmë me seriozitetin më të madh. Jemi shumë të kujdesshëm dhe, natyrisht, të përgjegjshëm për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit kushtetues dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”, tha Hamza.

</body></html>

The post Hamza: Nuk kam marrë ftesë nga Kurti, nuk shoh arsye për bisedë appeared first on Albeu.com.

Gjini refuzon ftesën e Kurtit për takim në Kryeministri ose në Gjakovë: Ja arsyetimi i kreut të AAK-së
<html><head></head><body>

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, i është drejtuar me një letër kreut të Aleancës, Ardian Gjini, për ta ftuar në një takim lidhur me krijimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

Kurti uroi deputetët e Aleancës pas dhënies së betimit, ndërsa nënvizoi se për zgjedhjen e Kryetarit dhe të Kryesisë së Kuvendit, si dhe të Qeverisë e Presidentit, nevojitet koordinim mes subjekteve politike.

Takimi u propozua të zhvillohej të premten, në orën 16:00, në Zyrën e Kryeministrit. Kurti bëri të ditur gjithashtu se ishte i gatshëm të udhëtonte në mbrëmje drejt Gjakovës për t’u takuar me Gjinin.

Ftesa, megjithatë, nuk u pranua nga kryetari i Aleancës. Gjini argumentoi se qëndrimet e tij dhe të partisë për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit janë shprehur qartë më shumë se një herë, ndaj nuk e konsideron të nevojshëm një takim për këto tema.

Në përgjigje, ai deklaroi se, ndonëse demokracia kërkon bashkëpunim, rruga politike e ndjekur nga Kurti është “e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën”. Sipas Gjinit, mesazhi mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të renditur ftesat për takime dhe për të krijuar më pas hapësirë që opozita të fajësohet për mungesë bashkëpunimi.

Në letrën drejtuar Ardian Gjinit, Kurti e uroi grupin e deputetëve të Aleancës për betimin e dhënë një ditë më parë, duke u dëshiruar përfaqësim dinjitoz të qytetarëve, respektim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, mbrojtje të interesit publik dhe të drejtave të njeriut.

Kreu i Vetëvendosjes u dëshiroi atyre mbarësi në angazhimet parlamentare dhe tejkalim sa më të lehtë të sfidave politike. Ai i siguroi se mund të mbështeten në komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim kolegial për të mirën e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Sipas Kurtit, ngritja e institucioneve të legjislaturës së 11-të kërkon bashkëveprim dhe bashkërendim nga të gjitha palët. Ai e përshkroi pluralizmin politik në demokraci si konkurrencë të shoqëruar me bashkëpunim dhe, mbi këtë bazë, propozoi takimin në orën 16:00 në Zyrën e Kryeministrit, duke lënë të hapur edhe mundësinë që në mbrëmje të shkonte vetë në Gjakovë.

Në përmbyllje të letrës, Kurti shprehu shpresën se do të merrte përgjigje pozitive dhe e përshëndeti Gjinin me nderime.

Nga ana tjetër, Ardian Gjini iu përgjigj Kurtit se pikëpamjet e Aleancës dhe qëndrimet e tij personale për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit janë bërë publike disa herë.

Gjini tha se është i bindur që Kurti i njeh këto qëndrime dhe, për këtë arsye, nuk sheh ndonjë arsye për zhvillimin e një takimi mbi këtë çështje.

Ai shtoi se pajtohet me parimin se demokracia kërkon bashkëpunim, por mbetet thellësisht i bindur se drejtimi i zgjedhur nga Kurti është i gabuar dhe i sjell dëm Kosovës. Gjini shprehu shpresën që këtë ta kuptojë edhe vetë kreu i Vetëvendosjes.

Në fund, kryetari i Aleancës sqaroi se mesazhin e interpreton si tendencë për të grumbulluar ftesa për takime dhe për ta shfrytëzuar më pas situatën për akuza rreth mosbashkëpunimit.

</body></html>

The post Gjini refuzon ftesën e Kurtit për takim në Kryeministri ose në Gjakovë: Ja arsyetimi i kreut të AAK-së appeared first on Albeu.com.

Osmani sot në Kroaci me ftesë të presidentit Millanoviç, zbardhet agjenda
Ditën e sotme, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë vizitën zyrtare në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviç.

Ky udhëtim i presidentes drejt shtetit kroat, vjen pak ditë pas incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit, ndërsa presidentja Osmani ka udhëtuar drejt Sllovenisë.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentit të Kroacisë.

Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë, të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vij në Sinjska Alka me ftesë të presidentit Millanoviç, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinjska Alka( Unaza e Sinjit). Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorsiake në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në këtë vizitë në Kroaci, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu.

Siç shkruan Index.hr, presidentja pritet që të vizitojë edhe ekspozitën “Vanja Radush” dhe Stipe Sikirica- dialog mes mësuesve dhe nxënësve”, nën drejtimin e kuratores së ekspozitës Ana Zhanko dhe drejtoreshës së Galerisë, Dragana Modriç.

Me këtë garë shënohet fitorja kroato-venedikase kundër osmanëve në luftën e vitit 1715, në të cilën popullsia lokale prej rreth 700 kroatë në bashkëpunim me një numër më të vogël venedikasish, arritën të mbronin Sinjin kundër 60 mijë ushtarëve osmanë të udhëhequr nga Mehmed Pasha I.

The post Osmani sot në Kroaci me ftesë të presidentit Millanoviç, zbardhet agjenda appeared first on Albeu.com.

Puna vazhdon për BBV4, zbulohen emrat e parë që e kanë marrë ftesën?
Ndërsa “Big Brother VIP 3” sapo ka ka kaluar, produksioni po përgatitet për edicionin e ri.

Mesohet se “Big Brother VIP 4” do të nisë brenda këtij viti, përkatësisht në muajin dhjetor. Ndonëse në rrjet është përfolur se ky edicion do të jetë vetëm me VIP-a nga tri edicionet e para, ky projekt është zhvendosur në kohë.

Edhe këtë sezon do të kemi mundësi që të shohim personazhe që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në program.

Në intervista të ndryshme, vetë artistët kanë pranuar se kanë marrë një ftesë për të qenë pjesë e këtij edicioni.

I fundit mes tyre ishte reperi Cozman. Në një intervistë dhënë ditët e fundit, ai e ka lënë evazive përgjigjen. Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar. “5 oferta kam refuzuar. “Big Brother Albania” dhe “Big Brother Kosova”, u shpreh reperi. Shkak për refuzimin e tij ka qenë axhenda e ngjeshur. Por duket se edicioni i radhës mund të sjellë edhe një përgjigje pozitive.

E teksa ende nuk dihet data se kur do të nisë “Big Brother VIP”, duket se është zbuluar banori i parë i shtëpisë së madhe.

I ftuar në emisionin “Top Arena”, Zerka pohoi pyetjen e moderatores Alesia Bami. “Ka zëra që thonë që t’i do të jesh banori i parë i ‘Big Brother VIP 4’”. “Kjo është e vërtetë”, u përgjigj reperi.

Një tjetër emër që lakohet si pjesëmarrëse është edhe Enxhi Nasufi.

Moderatorja ka drejtuar “Post Big Brother” vitin e fundit, duke qenë më e familjarizuar me këtë format. Pas eksperiencës së suksesshme në “Dancing with the Stars”, këngëtarja tashmë është gati për të provuar edhe këtë format.

Mbetet për t’u parë nëse Enxhi do ta pranojë ftesën dhe do të futet në garë për çmimin e madh.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt.

Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality show.

The post Puna vazhdon për BBV4, zbulohen emrat e parë që e kanë marrë ftesën? appeared first on Albeu.com.

E refuzoi ftesën për punë në Top Arena, Heidi zbulon troç arsyen
Prej kohësh në rrjet po qarkullonte lajmi se pas BBV, Ed Manushi i ofroi Heidit t’i bashkohej grupit të “Top Arena”, ndërsa kjo e fundit e refuzoi.

Ndonëse nuk pati asnjë reagim nga askush, kjo ishte e vërtetë dhe arsyen se përse Heidi e refuzoi ofertën e kërkoi live sot në ‘Top Arena’, ku Heidi ishte e ftuar.

“Pse ti e refuzove… se këtu më mbytëm mediat atëherë…’Heidi i thotë jo Manushit’ titujt, u kënaq gjithë dynjaja” – u shpreh Manushi.

“Unë e vlerësoj shumë, por erdhi shumë shpejt oferta. Kisha nevoje të qartësohesha sepse mua jeta pas kësaj eksperience më ka ndryshuar 3 herë. Jeta në Itali, 5 muaj në Big dhe pastaj një jetë komplet tjetër jashtë.

Kisha nevojë të merrja kohën time, pastaj kemi ca projekte të tjera unë me Romeon. Unë i bëj gjërat me qejf, jo për diçka tjetër dhe ndaj më duhej kohë. Nuk isha gati.” – ka thënë Heidi.

The post E refuzoi ftesën për punë në Top Arena, Heidi zbulon troç arsyen appeared first on Albeu.com.

Gazetarja për ‘BBV’: Turp! E lumtur që i kam refuzuar ftesën
Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka bërë së fundmi një postim në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por e ka refuzuar.

“Jam shumë e lumtur që kam refuzuar ftesën të qenë pjesë e “BIG BROTHER VIP” i pifsha vetes ujë për shëndet. Vendimin më të mirë që e kam marr.”- shprehet ajo.

Sakaq Krelani ka shtuar se në atë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues dhe të gjithë janë për vepër penale.

“Në këtë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues, njerëz që me këto sjellje i kisha deponu në kategorinë për “Vepër Penale”. Nuk ka nevojë më të dal gjak nga trupi për me marr masa, ose me e kuptu torturën apo dhembjen që po ushtrohet në këtë “kopsht zoologjik”. Po me vjen turp kush po e përfaqëson Kosovën e gjithë Shqipërinë aty brenda.

Arsyetimi që “Kjo është lojë” është turpërues. Po më vjen turp për juve. As në lagje nuk kisha desht me iu pas. Se lërë në një shtëpi 24/7. Prej sot vota ime ka me qenë kundër këtij formati sepse E KENI TEPRU”, shkruan ajo.

The post Gazetarja për ‘BBV’: Turp! E lumtur që i kam refuzuar ftesën appeared first on Albeu.com.

Berisha thirrje qytetarëve: Në 14 maj merrni pjesë masivisht në zgjedhje, votoni ndryshimin
Berisha thirrje qytetarëve: Në 14 maj merrni pjesë masivisht në zgjedhje, votoni ndryshimin

Ish-kryeminstri Sali Berisha ju ka bërë një apel të fortë gjithë qytetarëve shqiptarë, që në 14 maj të marrin pjesë masivisht në votime.

Në komunikimin e tij, Berisha fton qytetarët që të dielën e 14 majit t’i drejtohen qendrave të votimit, për të zgjedhur qeveritarët vendorë, duke ju kërkuar votën për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sipas Berishës kandidatët e kolaicionit që ai bashkëdrejton me Ilir Mtën, janë zgjedhur nga vetë qytetarët dhe jo nga oligarkët, prandaj në katër vitet e ardhshme ata do të jenë shërbëtrë të popullit.

“Unë jam sot këtu për një mesazh, me të cilin dua t’i drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë, të marrin pjesë ditën e dielë në votime.

U drejtohem me këtë rast në radhë të parë të rinjve të vendit, të gjithë të rejave dhe të rinjve, të cilët janë sot në Shqipëri. I ftoj të votojnë më 14 maj ndryshimin.

Të votojnë të ardhmen, të votojnë për veten e tyre, të votojnë për bashkëmoshatarët që kanë braktisur Shqipërinë për shkaqe të lidhura direkt me politikat e Edi Ramës.

U bëj thirrje nënave, motrave, grave dhe vajzave të marrin pjesë më shumë se kurrë në këto zgjedhje. Të bëjnë gjithçka që këto ditë të jenë ditët e përkushtimit të madh, për të bindur edhe qytetarin e fundit për të votuar ndryshimin.

Vota për ndryshimin është një votë që çel dyert për një gjendje më të mirë ekonomike, për një konsolidim të familjes shqiptare, për rroga më të larta, për shkollim më të mirë, për kujdes shëndetësor më të mirë.

U bëj thirrje të gjithë burrave, të marrin pjesë në këto votime dhe të votojnë ndryshimini sepse alternativa tjetër është humbja e vendeve të punës dhe largimi nga Shqipëria.

Biznesmenëve u bëj thirrje që të votojnë ndryshimin, që të çelin rrugën, dyert për një politikë të re fiskale nga kandidatët e primareve.

U bëj thirrje fermerëve të marrin pjesë në votime, të votojnë ndryshimin si kushti më themelor për të pasur sukses në fermat e tyre, si kushti i të gjitha kushteve për të pasur ato subvencione që marrin fermerët e tjerë në rajon.

Në tërësi u bëj thirrje punonjësve të administratës, anëtarëve të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të votojnë ndryshimin, të mos ndjekin më Edi Ramën, të mos votojnë për këtë monizëm të plotë.

I garantoj se secili prej tyre që ka zbatuar ligjet, do jetë i respektuar, por vota për Edi Ramën është votë për konsolidimin e narkoshtetit dhe pushtetit absolut të një njeriu të papërgjegjshëm.

Edhe njëherë, thirrja ime është të merrni pjesë në votime, mos dëgjoni njeriun që ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Vetë kjo thirrje duhet të zgjojë te ju përgjegjësinë e madhe që keni ndaj vetes, familjes dhe vendit dhe duhet ta ushtroni atë përgjegjësi të lirë.

Zoti ju bekoftë!”, tha Berisha.

The post Berisha thirrje qytetarëve: Në 14 maj merrni pjesë masivisht në zgjedhje, votoni ndryshimin appeared first on Albeu.com.

Benzema “çelësi”, francezi i bën “ftesë” Mbappes për t’iu bashkuar Real Madridit (FOTO LAJM)
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që ashtu si në kombëtare edhe në klub të ketë partner në sulm, Kylian Mbappen.

Benzema ka bërë një tjetër postim në rrjetin social “Instagram” ku tregon lidhjen e fortë që ka me Mbappe.

Një foto e tij me sulmuesin aktual të PSG-së duke u përqafuar pas ndeshjen së kthimit të Champions në Bernabeu shihet si një “ftesë”.

Mbappe ende nuk e ka rinovuar kontratën me PSG, duke i qëndruar fort dëshirës së tij për t’iu bashkuar Real Madridit në fundin e këtij sezoni si lojtar i lirë. /albeu.com

The post Benzema “çelësi”, francezi i bën “ftesë” Mbappes për t’iu bashkuar Real Madridit (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Granit Xhaka i jep fund dyshimeve: Federata e Shqipërisë nuk më ka thirrur asnjëherë
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka bërë befasinë me një deklaratë të fundit, ku thotë se Federata e Shqipërisë nuk i ka bërë asnjëherë ftesë.

Xhaka që përfaqëson Zvicrën që nga fillimi i karrierës, sa ishte drejtpërdrejt në “TikTok”, ka thënë se i është ofruar Shqipërisë se bashku me vëllaun Taulant Xhaka, por këta të fundit nuk e kanë ftuar.

“Kur isha 16 vjeç, babai më ka ofruar mua dhe Taulantin te Kombëtarja e Shqipërisë, por nuk kanë pasur interesim atë kohë”.

“I vetmi person që më ka thirrur te Shqipëria është Lorik Cana që nuk do ta harrojë dhe e kam shok të mirë. Cana më ka marrë në telefon dhe pyetur se si është situata, por Federata shqiptare nuk më ka thirrur kurrë, e lërë më të kemi takim”.

“Unë e falënderoj Zvicrën se ka hapur dyert fillimisht për babin tim, e pastaj tërë familjen”, ishte deklarata e zviceranit.

The post Granit Xhaka i jep fund dyshimeve: Federata e Shqipërisë nuk më ka thirrur asnjëherë appeared first on Albeu.com.