fsk Archives - Albeu.com

Asnjë votë kundër, Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e forcave të FSK-së në Gaza
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar të premten propozimin e Qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Propozimi për të cilin nevojiteshin një shumicë votash prej 2/3 kaloi me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Për të hyrë në fuqi, ky vendim tani duhet të nënshkruhet nga presidenti i Kosovës, në këtë rast ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e cila vjen nga partia në pushtet.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ky vendim forcon edhe më tej profilin ndërkombëtar të Kosovës, afirmon profesionalizmin e FSK-së dhe vendosë vendin në mesin e shteteve, që jo vetëm që përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por edhe kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe rendit ndërkombëtar.

“Përmes këtij angazhimi, Kosova dëshmon që është partner i besueshëm, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë, mbrojtjes ë civileve dhe mandateve ndërkombëtare”, tha ministri Maqedonci.

Më 30 mars, Qeveria e miratoi propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në Gazë. Dërgimi i trupave të FSK-së parashihet të bëhet në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), një mekanizëm i krijuar si pjesë e nismës së ashtuquajtur Bordi i Paqes, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.

Kosova është në mesin e pesë shteteve të para së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë që janë zotuar për angazhim në këtë mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës. Megjithatë, ende nuk dihet se kur saktësisht do të ndodhë dislokimi i trupave dhe sa do të jetë numri i tyre.

Përveç autorizimit për dërgimin e trupave, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka qenë ndër themelueset e Bordit të Paqes, e ka mbështetur publikisht këtë nismë. Mandati i saj presidencial përfundoi më 4 prill.

Sipas raportimeve të transmetuesit publik izraelit KAN, Forca Ndërkombëtare Stabilizuese pritet të nisë angazhimin në Gazë nga muaji maj, përfshirë edhe dhjetëra ushtarë nga Kosova, megjithëse institucionet në Prishtinë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë afat.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar më herët se fillimisht planifikohet dërgimi i mbi 20 ushtarëve të specializuar në fusha të ndryshme, përfshirë njësitë për deminim dhe eliminim të mjeteve të pashpërthyera (EOD), operacione speciale, planifikim dhe ekipe mjekësore.

Zyrtarët e ministrisë kanë bërë të ditur se janë në koordinim të vazhdueshëm me strukturat e FNS-së dhe se është caktuar edhe një ushtarak ndërlidhës për përgatitjen e dislokimit.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese pritet të ketë për detyrë stabilizimin e situatës së sigurisë në Gazë, pas luftës që nisi në tetor të vitit 2023, kur Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje.

Sulmet pasuese izraelite në Gazë shkaktuan dhjetëra mijëra viktima, krizë humanitare dhe dëme të mëdha materiale. Plani për krijimin e kësaj force është pjesë e një pakoje më të gjerë për arritjen e paqes, e cila është pranuar nga palët në konflikt.

Kjo nuk është hera e parë që FSK-ja dislokohet jashtë vendit. Më 2021, ajo mori pjesë në një mision në Kuvajt në bashkëpunim me forcat amerikane, ndërsa më 2022 në Ishujt Falkland, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar. FSK-ja është aktualisht në proces të shndërrimit në ushtri të plotë, proces që pritet të përfundojë deri në vitin 2028.

Si për këto misione, ashtu edhe për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, dërgimi i FSK-së jashtë vendit bëhet në bazë të Ligjit për dërgimin e kësaj force jashtë vendit. Ky ligj, parasheh që dërgimi i FSK-së në misione jashtë vendit bëhet në bazë të ndonjë marrëveshjeje dypalëshe me shtetin pritës apo në kuadër të ftesës nga ndonjë organizatë ndërkombëtare, apo me ndonjë rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ligji parasheh edhe aspekte të tjera të pjesëmarrjes së FSK-së në misione jashtë vendit. Shembull, aty thuhet se para dërgimit në misione, FSK-ja duhet të kryejë stërvitje e përgatitje. Po ashtu, ligji parasheh që mbulimi i shpenzimeve të bëhet nga buxheti i vendit, por edhe nga organizata ndërkombëtare e shtete të tjera, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare apo ndërinstitucionale.

Po ashtu, aty caktohet edhe kur tërhiqet FSK-ja nga misione jashtë vendit. Tërheqja mund të bëhet kurdo kur vlerësohet se me këtë vendim mbrohen interesat e Kosovës. FSK-ja mund të tërhiqet edhe në rrethana të jashtëzakonshme, thuhet në ligj, dhe këtë vendim e merr presidenti i shtetit.

Përveç misioneve jashtë vendit, FSK-ja ka marrë pjesë edhe në operacione të kërkim-shpëtimit dhe misione të tjera me karakter humanitar. Rasti i fundit që një kontingjent u dërgua jashtë vendit në mision humanitar ishte në janar të këtij viti, ku ushtarët kosovarë u përfshin në kërkimin e një personi në Shqipëri.

Po ashtu, pjesëtarë të FSK-së marrin pjesë në trajnime jashtë vendit në kuadër të bashkëpunimit me shtete të ndryshme. Shembull, në muajin dhjetor 2025, pjesëtarë të operacioneve speciale të FSK-së, në bashkëpunim me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar kryen trajnime në xhunglat tropikale të shtetit të Belizës. FSK-ja po ashtu merr pjesë në trajnime të ndryshme me ushtrinë amerikane dhe ka partneritet të ngushtë me Gardën Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës./REL

The post Asnjë votë kundër, Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e forcave të FSK-së në Gaza appeared first on Albeu.com.

FSK-ja furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja
Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të ditur autoritetet. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky furnizim është dëshmia e radhës e partneritetit “të palëkundur me SHBA-në”, por edhe hap i rëndësishëm për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së SHBA-së”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se është i gëzuar me avancimin “dinamik të FSK-së”, që tha se po vazhdon të fuqizohet me teknologji dhe mjete të avancuara “për të garantuar realizimin e misionit të saj kushtetues”.

“Ky angazhim për transformimin në një Forcë të fuqishme dhe profesionale nuk do të ishte i mundur pa mbështetje nga një partner strategjik dhe i pazëvendësueshëm — Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku ynë i përjetshëm”, tha Maqedonci.

Maqedonci tha se Kosova është e përkushtuar që të ketë sisteme armatimi në përputhje me NATO-n, organizatën më të madhe të sigurisë në botë ku vendi synon të anëtarësohet. Autoritetet nuk bënë të ditur se sa autoblinda bleu Kosova nga SHBA-ja. Kosova synon të blejë edhe armë të tjera nga SHBA-ja. Vitin e kaluar, Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve Javelin, dhe tani është duke bërë pagesën e tyre. FSK-ja aktualisht është në proces të shndërrimit në ushtri.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë pajisje ushtarake nga SHBA-ja. Më 2018, nga SHBA-ja, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle). Kosova po ashtu synon që së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë të bëjnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane.

Procesi i transformimit të FSK-së në forca të armatosura nisi më 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet. Viteve të fundit, Qeveria ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes dhe këtë vit buxheti për këtë sektor është 207.8 milionë euro./ REL

The post FSK-ja furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja appeared first on Albeu.com.

Anëtari i FSK u arrestua për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon vëllai i tij: Jemi të shokuar, ju garantoj se…
Vëllai i pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokolla që u arrestua për vrasjen e Liridona Ademajt Murselit ka reaguar në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje.

Kanon Kokolla ka deklaruar se është i shokuar me këto zhvillime dhe se vëllai i tij është i pafajshëm.

Madje, sipas tij, i dyshuari ka qenë në shtëpi atë natë. “Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di.” – citohet se ka thënë ai.

Arrestimi i pjesëtarit të FSK-së e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes. “Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” – thuhet në komunikatë.

The post Anëtari i FSK u arrestua për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon vëllai i tij: Jemi të shokuar, ju garantoj se… appeared first on Albeu.com.

Mrekulli! FSK-ja shpëton edhe dy persona nga rrënojat në Turqi (VIDEO)
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar se kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Turqi edhe dy persona.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim me ushtrinë turke, 160 orë pas tërmeteve shkatërruese, FKS-ja ka arritur të nxjerrë një 45-vjeçar, dhe pas 162 orëve një vajzë 13-vjeçare, që ishin bllokuar nën një ndërtesë.

“Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, e cilësoi si “lajm të mrekullueshëm” shpëtimin e dy personave nga pjesëtarët e FSK-së në Hataj.

“Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkroi ai në Facebook.

Pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit, që goditën Turqinë dhe Sirinë, drejt Turqisë u nis një kontingjenti i FSK-së që përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.

Më 8 shkurt, në qytetin Hataj, pjesëtarët e FSK-së arritën të shpëtonin një fëmijë 2-vjeçar dhe nënën e fëmijës.

Nga tërmetet 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – që u përcollën edhe me goditje të tjera të fuqishme – deri më tani në Turqi dhe Siri janë konfirmuar mbi 33.000 viktima.

Mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar Turqinë si dhe ndihmë humanitare edhe për Sirinë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se presin që numri i viktimave të dyfishohet, teksa mijëra ndërtesa janë shembur nga tërmetet e fuqishme.

The post Mrekulli! FSK-ja shpëton edhe dy persona nga rrënojat në Turqi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Çaste gëzimi! Momenti kur forcat e FSK-së nxjerrin nga rrënojat fëmijën 2 vjeç në Turqi (VIDEO)
Forca shpëtimi nga e gjithë bota po japin kontributin e tyre në Turqidhe Siri ër nxjerrjen nga rrënojat të personave të mbijetuar nga tërmeti i fortë që goditi ditën e hënë këto dy shtete.

Në ndihmë të forcave turke kanë shkuar edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura të shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Në orët e fundit është bërë publike nga vetë forcat e FSK-së një lajm i madh, ku anëtarët e kësaj force kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat një vogëlush vetëm 2-vjeç.

Lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë FSK.

“Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.

Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kolapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kujtojmë se tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri u ka marrë jetën e më shumë se 12 mijë personave, ndërkohë që mijëra të tjerë janë plagosur, si dhe ka ende shumë persona nën rrënoja.

/AlbEu.com/

The post Çaste gëzimi! Momenti kur forcat e FSK-së nxjerrin nga rrënojat fëmijën 2 vjeç në Turqi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tërmeti në Klos, Kosova i vë FSK-në në dispozicion të Shqipërisë: E kemi përgjegjësi vëllazërore
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka njoftuar se mbrëmë ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshin, pas tërmetit 5.2 ballësh që goditi Shqipërinë.

Në këtë bisedë, Mehaj i tha Peleshit që FSK është e gatshme për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet, në çfarëdo situate të jetë e nevojshme.

“Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.

Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.

Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim.

Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!” ka shkruar Mehaj në facebook.

Kujtojmë, që në tërmetin e vitit 2019, i cili la pasoja të mëdha, FSK u nis drejt Shqipërisë, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit./express

The post Tërmeti në Klos, Kosova i vë FSK-në në dispozicion të Shqipërisë: E kemi përgjegjësi vëllazërore appeared first on Albeu.com.

Ushtarët e FSK-së përfundojnë me sukses garën e Akademive Ndërkombëtare në SHBA
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, me sukses të lartë përfaqësuan Kosovën në Garën Vjetore të Akademive Ndërkombëtare në SHBA.

Meha ka shkruar se gara e Akademive Ndërkombëtare është vjetore dhe në të marrin pjesë kadetët  nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.

“Pjesëmarrës në këtë garë, këtë vit, ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, që janë kadetë të Akademisë Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si:  qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake. Vazhdojmë me suksese të reja!”, ka njoftuar ministri Mehaj./Express

The post Ushtarët e FSK-së përfundojnë me sukses garën e Akademive Ndërkombëtare në SHBA appeared first on Albeu.com.

Ishte betuar që 3 vjeç para bustit të Adem Jasharit se do të bëhej ushtar, sot e realizoi ëndrrën (FOTO LAJM)
Ushtari më i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Petrit Behrami, në moshën tre vjeçare ishte betuar para bustit të Adem Jasharit se do i shërbente atdheut.

Ekziston edhe një fotografi e tij ku shihet teksa betohet para bustit të Adem Jasharit.

Dy ditë më parë ai u betua si ushtar i FSK-së.

Për ta uruar për këtë detyrë, në vizitë i shkoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Në familjen e Arif Behramit për ti uruar për djalin Petritin i cili para dy dite u betua si ushtar i Kosovës-FSK.

Petriti qe kur ishte 3 vjeqar e kishte të qarte se do të behej ushtar i Kosovës.

Fotografitë e më poshtme deshmojne qe në jetë duhet të kesh qellim dhe ta ndjekesh ëndrren e ta bësh realitet.

Urime Petrit paq fat e zoti të bekoftë!“, ka shkruar ajo./albeu.com/

The post Ishte betuar që 3 vjeç para bustit të Adem Jasharit se do të bëhej ushtar, sot e realizoi ëndrrën (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron informacionet se FSK-ja do të ndërhyjë në veri
Ministria e Mbrojtjes në Kosovë përmes një deklarate i ka përgënjeshtruar informacionet se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke përgatitur trupa për ndërhyrje në veri të Kosovës.

Ministria i quajti të pavërteta dhe qëllimkëqija informacionet, duke thënë se këto “dezinformata janë shpërndarë në mesin e qytetarëve të pjesës veriore dhe janë publikuar nga mediumet”.

“Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në të cilin gjithashtu theksohet se FSK-ja realizon detyrat dhe kompetencat në përputhje me dispozitat e Kushtetutës si dhe në koordinim të plotë me autoritetet tjera shtetërore dhe KFOR-in.

Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara tash e pesë ditë, pasi serbët lokalë kundërshtojnë vendimin e autoriteteve të Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës veturat me targa serbe obligohen të vendosin targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën tash e sa vjet.

Në vendkalimet kufitare është vendosur edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Të enjten në mbrëmje ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq vizitoi forcat ushtarake në Rashkë dhe Novi Pazar, që gjendet në kufi me Kosovën, duke thënë se trupat serbe atje ishin në gatishmëri të lartë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës.

Të premten NATO-ja ka kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës derisa u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut./REL

The post Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron informacionet se FSK-ja do të ndërhyjë në veri appeared first on Albeu.com.