fshehje të ardhurash Archives - Albeu.com

Akuzohet për fshehje të ardhurash, GJKKO pranon kërkesën e SPAK për gjykimin e anëtarit të KPA
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 4 korrik pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Sipas koordinatores për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme, Dinora Aleksi, është vendosur pushimi për veprën tjetër penale, “falsifikimi i dokumenteve”.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të gjykohet penalisht pas Luan Dacit, tashmë i shkarkuar. Daci u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për falsifikimin e formularit të aplikimit që e zgjodhi atë anëtar të Kolegjit.

Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.

I pyetur nga BIRN, anëtari i KPA-së, Ardian Hajdari u shpreh se çështja ndaj tij duhej pushuar dhe se do të vijojë betejën e tij me të “keqen”.

“Unë kam besimin dhe durimin e duhur për të pritur fjalën e fundit të gjykates së themelit. ‘Ligji është i barabartë për të gjithë’ dhe ne jemi të gjithë të barabartë para Ligjit dhe mendoj se çështja ime duhej pushuar përpara se t’i pushohej të shkarkuarve nga Vettingu, por me durim dhe besim […], beteja ime me të keqen vazhdon”, u shpreh Hajdari nëpërmjet një komunikimi në aplikacionin WhatsApp.

Në kërkesën e SPAK për dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Hajdarit, konstatohet se në kohën kur ai ka kryer deklarimin pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI në vitin 2017 në funksion të aplikimit të tij për një pozicion në institucionet e vetingut, ka lënë bosh rubrikën lidhur me të ardhurat e krijuara më parë nga avokatia.

Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave nga aktiviteti i avokatisë nuk është harresë, por është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Sipas verifikimet e kryera ka rezultuar se Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.

SPAK vëren se prej shumë vitesh, Hajdari depozitonte pranë organeve tatimore deklarata tatimore me vlera zero ose ndonjë deklaratë me vlerë të papërfillshme. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe pas kontrollit tatimor të kryer për shkak të kërkesës për çregjistrim, duke pasqyruar një aktivitet me të ardhura thuajse ‘zero’.

Bazuar në këto të dhëna të hetimit, SPAK konkludon se Hajdari e ka konsumuar edhe veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër qe ka detyrimin ligjor për deklarim”, parshikuar nga ne j 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, në formën e fshehjes së interesave private e konkretisht angazhimin e tij si avokat dhe të ardhurat e realizuara./BIRN

The post Akuzohet për fshehje të ardhurash, GJKKO pranon kërkesën e SPAK për gjykimin e anëtarit të KPA appeared first on Albeu.com.

Investime përtej buxhetit dhe fshehje të ardhurash, emri i CR7 del në hetim
Te Juventus ka nisur një hetim nga Guardia Di Finanza në lidhje me shit-blerjen e lojtarëve.

Në fitimet  kapitale të dyshimta prej 282 milionë euro, është përfshirë edhe blerja e  CR7 në verën e vitit 2018, raporton albeu.com.

Nën lupën e Prokurorisë Publike të Torinos  42 operacione tregu i merkatos  në periudhën 2018-21, brenda të cilave, në bazë të hetimit nga Prokuroria Publike e Torinos (sipas Ansa), do të kishte fitime kapitale të barabarta me rreth 282 milionë euro.

Kontrolle ka edhe për marrëdhëniet ekonomike me Cristiano Ronaldon. Lojtari nuk është nën hetim. Megjithatë, policia mori detyrën e kërkimit të dokumenteve private në lidhje me kontratën dhe pagat e papaguara.

Gjithçka filloi me punën e kryer nga Covisoc dhe Prokuroria Federale më 27 tetorin e kaluar për përfitime të mundshme fiktive kapitale që synonin rregullimin e vrimave në buxhet: 62 transferta të futbollit italian, nga të cilat, siç thamë, 42 me Juventusin. Nga analiza e dokumenteve, shkruan Gazzetta dello Sport, kishte dalë në dritë se klubi kishte nxjerrë dokumentacionin që lidhej me kalimin e parave vetëm për 3 raste. Prej aty nisi hetimi nga Prokuroria Publike e Torinos, raporton albeu.com.

Investimet pertej buxhetit:

Juventus u krahasua me një “makinë të përmbytur” për shkak të investimeve përtej parashikimeve buxhetore dhe operacioneve të tjera të pasakta, duke përfshirë pagat e tepërta dhe skenari që po hartojnë hetuesit e prokurorisë së Torinos në hetimin që ka çuar dje Guardia di Finanza në kontrollin e ambienteve të kompanisë. Gjatë hetimeve janë kryer përgjime telefonike. Me sistemin e fitimeve kapitale nga shitja e lojtarëve, Juventus gjeneroi “të ardhura të një natyre thjesht kontabël dhe përfundimisht fiktive”, duke fshehur humbjet operative: 39 milion në vend të 171 milion në 2019, 89 milion në vend të 209 milion në 2000, 209 milion në vend të 240 milionë në 2021. /albeu.com/

The post Investime përtej buxhetit dhe fshehje të ardhurash, emri i CR7 del në hetim appeared first on Albeu.com.