fshatra Archives - Albeu.com

Situata e motit, Osumi del nga shtrati, përmbytje në disa fshatra të Beratit
Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, duke bërë që reshjet e dendura të shiut të shkaktojnë përmbytje. Sipas informacioneve, prurjet e lumit Osum në dy vendmatjet e hidrometrit, në Çorovodë (ura e qytetit) dhe tek Ura e Varur në Berat, si dhe nga verifikimi në terren, konstatohet se niveli i prurjeve në Çorovodë ka tendencë uljeje.

Aktualisht, matjet tregojnë një nivel prej 2.19 metrash. Ndërkohë në Berat, prurjet kanë arritur nivelin 3.8 metra dhe janë në rritje, duke kaluar pragun e rrezikut.

Bashkia Berat, po ndërmerr masa mbrojtëse me vendosjen e pritave me thasë me rërë në lagjen Goricë, pranë hyrjeve të banesave, tek Ura e Varur dhe tek bizneset pranë Urës së Goricës.

Strukturat operacionale dhe shërbimet bashkiake ndodhen në terren me mjete pune: 2 fadroma, 2 skrepa, 1 vakumtrak i DRUK dhe 3 mjete zjarrfikëse për largimin e ujërave.

Aktualisht, nuk raportohet rrezik për banesat. Situata po ndiqet nga afër në terren nga Prefekti i Qarkut, znj. Valbona Zylyftari, dhe Kryetari i Bashkisë Berat, z. Ervin Ceca.

Në bashkinë Poliçan, është raportuar dalja e lumit nga shtrati në fshatin Bregas, NJA Vërtop. Uji ka depërtuar në toka bujqësore dhe në sera, por nuk ka probleme për banesat dhe bizneset. Situata monitorohet nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë.

Në bashkinë Dimal, strukturat operacionale dhe ato bashkiake vijojnë monitorimin e situatës. Deri në këto momente nuk raportohet dalje e lumit nga shtrati.

The post Situata e motit, Osumi del nga shtrati, përmbytje në disa fshatra të Beratit appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në vendin tonë/ Mungesë energjie në disa fshatra të qarkut Shkodër
Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të Vaut të Dejës, si dhe shkarje gurësh dhe dherash në rrugët rurale të Fushë Arrëzit.

Në një njoftim mbi situatën në territorin e Qarkut Shkodër, bëhet e ditur se në të gjithë territorin gjatë natës ka pasur erë të fortë dhe reshje shiu.

Aktualisht vijon erë e fortë dhe reshje shiu me intensitet të mesëm. Në bashkinë Shkodër ka reshje me intensitet të mesëm dhe erë të fortë, por nuk raportohen probleme.

Në bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë të shoqëruar me erë të fortë dhe aktualisht nuk raportohen probleme.

Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Vau Dejës raportojnë se ka mungesë të energjisë elektrike në të gjitha fshatrat Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

Në Bashkinë Pukë vijon të ketë reshje shiu dhe erë të fortë, por deri në këto momente nuk raportohen probleme.

Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz raportohen shkarje gurësh dhe dherash në rrugë rurale.

Ndërsa DRV Shkodër informon se qarkullimi vijon pa probleme dhe firmat mirëmbajtëse janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.

DrUK Lezhë informon po ashtu se nga reshjet e shiut prej rreth 10 mm gjatë 24 orëve, nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit.

The post Moti i keq në vendin tonë/ Mungesë energjie në disa fshatra të qarkut Shkodër appeared first on Albeu.com.

SHPOPULLIMI/ Numri i nxënësve në fshatra ra 40% në një dekadë, dy herë më shumë se në qytete
Gati një vit pas përfundimit të Cens 2023, INSTAT nuk po publikon të dhënën kryesore të popullsisë që banon në fshat dhe asaj që banon në qytet, por nisur nga numri i nxënësve në shkolla duket se gjatë dekadës së fundit popullsia rurale e vendit ka pësuar rënie të fortë.

Të dhënat nga Ministria e Arsimit tregojnë se nga viti 2012 në vitin 2022 numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e fshatrave pësoi rënie me rreth 40 për qind ndërsa numri i nxënësve në shkollat e qytetit ka pësuar rënie me 20 % për të njëjtën periudhë.

Ministria e Arsimit raportoi se në vitin shkollor 2012-2013 ishin në shkollat e fshatrave të vendit ishin të regjistruar mbi 186 mijë nxënës, ndërsa numri i tyre ra në 113 mijë ose 40 për qind më pak në vitin shkollor 2021-2022.

Në shkollat e qytetit në vitin 2012 u regjistruan mbi 204 mijë nxënës, ndërsa në vitin 2021 mbi 164 mijë ose 19.4% më pak.

Numri i saktë i banorëve që jetojnë në zonat urbane dhe rurale është vendimtare për politikat publike dhe të kompanive që të mund të hartojnë strategji dhe plani biznesi të drejta.

Popullsia e vendit ka pësuar tkurrje me rreth 14.8 për qind ose me rreth 420 mijë banorë ndërmjet dy censeve 2021 dhe 2023, por të dhëna të tërthorta tregojnë se, popullsia e zonave rurale ka pësuar rënie më të fortë për shkak të migracionit të dyfishtë brenda dhe jashtë vendit.

Numri i nxënësve në shkollat rurale tregon se popullsia e zonave rurale ka rënë me ritme dy herë më të larta në qytete. Gjithashtu përgjysmimi i numrit të bagëtive në dekadën e fundit ilustron këtë fakt. Pasi rënia lidhet kryesisht me falimentin e fermave të vogla me 1-3 krerë që përfaqësojnë ekonomi të vogla familjare.

Numri i fëmijëve në vendin tonë është duke u pakësuar me shpejtësi vitet e fundit kryesisht prej emigracionit të lartë te të rinjve dhe normave të ulëta të fertilitetit.  Gratë në moshë riprodhimi po lindin gjithnjë e më pak fëmijë dhe mosha për martesë po rritet si për burrat dhe për gratë.

Gjithashtu lëvizjet brenda vendit janë duke krijuar një efekt negativ të dyfishtë për popullsinë banuese në zonat rurale. Për shkak të rënies së numrit të nxënësve vit pas viti mbyllen dhjetëra shkolla. Nga ana tjetër mbyllja e shkollave detyron familjet e mbetura të zhvendosen në qendrat më të mëdha urbane për të vijuar shkollimin ë fëmijëve.

Të dhënat e tërthorta sugjerojnë se popullsia në fshat ka pësuar ulje me të fortë se ajo në qytete dhe gjithashtu popullsia në zonat rurale është me plakur se në qytete pasi ka pasur emigracion me të fortë të të rinjve. Këto zhvillime do të ndikojnë për keq sidomos prodhimin bujqësor./MONITOR

The post SHPOPULLIMI/ Numri i nxënësve në fshatra ra 40% në një dekadë, dy herë më shumë se në qytete appeared first on Albeu.com.

Shqipëria: Vendet më të bukura për t’u vizituar në perlën e Ballkanit
Fshatra piktoreske në majë të kodrave, vende të jashtëzakonshme antike, plazhe parajsore dhe male spektakolare… Këto janë 10 vendet më të bukura që duhen vizituar gjatë një udhëtimi në Shqipëri, shkruan Cyrielle Didier në MSN.

Berati, qyteti i bukur i një mbi një dritareve

Rreth 100 kilometra larg Tiranës, qyteti i njohur si “qyteti i një mijë dritareve” ka një bukuri të parezistueshme.

I strehuar midis dy kodrave dhe lumit Osum, ai shfaq me krenari shtëpitë e tij osmane buzë shkëmbit dhe labirintin e rrugëve të shtruara, disa prej të cilave datojnë në shekullin e XV.

Pamja më e paharrueshme? Kalaja mahnitëse e Beratit, një kështjellë e shekullit të XIII me pamje nga qyteti në një lartësi prej 187 metrash, duke ofruar një panoramë të këndshme të gjithë luginës.

Është një mjedis shqiptar i përsosur, të cilin nuk do të dëshironit ta humbisnit.

Butrinti, një vend i jashtëzakonshëm arkeologjik

I vendosur në skajin jugor të Shqipërisë, zona arkeologjike e Butrintit është shtëpia e disa mbetjeve të shumëllojshme.

Vendi ishte fillimisht një vendbanim grek, përpara se të bëhej një qytet romak, më pas një dioqezë, përpara se të pushtohej nga Bizanti dhe më pas Venediku.

Në disa qindra hektarë një mjedis natyror të bukur që të lënë pa frymë, mund të zbuloni muret mesjetare, një teatër grek, një kullë veneciane, një bazilikë bizantine dhe rrënoja romake.

Dhërmiu, bukuria e Rivierës Shqiptare

Me shtëpitë e tij të bardha të ngritura lart mbi det, resorti i vogël bregdetar i Dhërmiut, në bregun e Jonit, është një vend me të vërtetë i bukur.

Rrethinat e tij, për më tepër, zotërojnë një bukuri të rrallë: i kufizuar nga malet Cerauniane dhe i rrethuar nga plazhet parajsore, gjiri ofron shtigje të paharrueshme ecjeje si kanioni i Gjipesë, me shkëmbinjtë e tij spektakolar me pamje nga një gji me rërë të rrethuar nga ujërat bruz.

Sheshi ”Skënderbej”, zemra historike e Tiranës

Kjo hapësirë e pamasë, kushtuar Skënderbeut – heroit kombëtar të Shqipërisë që udhëhoqi rezistencën kundër Perandorisë Osmane në shekullin e XV – është zemra historike dhe e gjallë e Tiranës.

Krejtësisht i pedonalizuar, sheshi është i mbushur me restorante dhe përbën një pikënisje të shkëlqyer për të eksploruar historinë dhe kulturën shqiptare.

Arkitektura e ndërtesave ngjall disa periudha pushtimi në historinë shqiptare (pushtimi osman, italian, fashist dhe sovjetik).

Në mënyrë të ngjashme, ju mund të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar i cili gjurmon dy mijëvjeçarët e historisë së rajonit.

Gjirokastra, qyteti i bukur osman

I famshëm për qendrën dhe fortesën e tij të bukur historike, qyteti jugor i Gjirokastrës është listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për ndërtesat e tij të ruajtura të epokës osmane.

Qyteti përfshin një seri të jashtëzakonshme shtëpish dykatëshe të shekullit të XVII, një pazar osman, dy kisha dhe një xhami të shekullit XVIII.

Gjithashtu, do të zbuloni një mjedis historik në sfondin e bukur të luginës së lumit Drin.

Kruja, qyteti i mrekullueshëm mesjetar në periferi të Tiranës

Rreth 30 kilometra larg Tiranës, qyteti i vogël mesjetar i Krujës është i famshëm për kështjellën e tij në majë të kodrës, ku ndodhet Muzeu Kombëtar i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kushtuar heroit shqiptar.

Mes një peizazhi të mrekullueshëm malesh të mbuluara me pisha, qyteti i vjetër ka mjaft karakter, me rrugët e tij me kalldrëm, shtëpitë e vjetra me mure të bardha, një sërë monumentesh osmane dhe pazarin e vjetër (Pazari i Vjetër), plot me suvenire tradicionale artizanale.

Ishulli i vogël i Zvërnecit, laguna e tij dhe manastiri bizantin

Në bregdetin qendror të Shqipërisë, përballë rajonit të Pulias në Itali, në pjesën veriore të rajonit të Vlorës ndodhet Zvërneci.

Në zemër të saj, laguna e qetë e Nartës është shtëpia e ishullit të vogël të Zvernecit, të cilin mund ta arrini nëpërmjet një ure gjarpëruese 270 metra të gjatë.

Kjo tokë e mbuluar me pisha është shtëpia e manastirit bizantin të shekullit të XIII të Shën Marisë të ruajtur mirë.

Në fund të ditës, ka të ngjarë të dalloni disa flamingo rozë.

Parku Kombëtar dhe Lugina e Thethit, në Alpet Shqiptare

Në veri të vendit, kjo luginë e mrekullueshme në Alpet Shqiptare ka qenë prej kohësh një nga vendet më të izoluara në Ballkan.

Rruga e ndërtuar në vitin 2010 dhe strukturat e Parkut Kombëtar të Thethit të krijuara në vitin 2022 e bëjnë këtë vend të mrekullueshëm të arritshëm për të gjithë.

Ndërtesa të vjetra prej guri të rrethuara nga pyje, shpella dhe lumenj të dominuar nga malet, shkëmbinjtë shkëmborë nga të cilët bien përrenjtë dhe ujëvarat.

Peizazhi është magjepsës. I rrethuar nga një cirk marramendës malesh, fshati i vogël i Thethit me siguri do t’ju mahnisë me hijeshinë e tij

The post Shqipëria: Vendet më të bukura për t’u vizituar në perlën e Ballkanit appeared first on Albeu.com.

Të gjithë drejt Gjermanisë, boshatisen fshatrat e Likovës në Maqedoni
“A mërzitesh që do të ndahesh prej shokëve? Po, shumë, është vendlindja ime, po luaj me shokë, nuk mund t’i lë vet”, tha Ardian Ramadani, nxënës.

Pavarësisht se nuk dëshiron të ndahet nga shokët, Ardiani nga fshati Llojan i Komunës së Likovës shumë shpejt do të niset drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me babanë e tij i cili, sipas Ardianit, është në përmbyllje të dokumentacionit për bashkim familjar. Fatkeqësisht, këtë fat e kanë edhe shumë bashkëmoshatarë të tij të cilët në shkollën fillore “Rilindja” ku tashmë po ndjekin mësimet kanë parashtruar kërkesë për flet shpërngulje.

“Babi im punon në Gjermani, edhe ne do të shkojmë. Kur do të shkoni ju? Jemi duke e prit vizën dhe pastaj do të shkojmë”, tha Meriton Nuhiu, nxënës.

Dhembshurinë dhe emocionet e ndarjes nga shoqja ose shoku i bankës i dëshmojnë nxënësit tjerë që takuam në këtë shkollë. Ata thonë se klasa me pak nxënës duket e zbehtë dhe pa atmosferën që dëshirojnë fëmijët.

“Numri i nxënësve është ulur shumë. Kemi qenë 16 e tash jemi 8, edhe disa kanë me shku dhe do të mbesim 6. A ishte më mirë kur ishit më shumë nxënës? Po, shumë. Ishte më mirë se kishim me kë me komuniku. Kemi qenë 6 djem në klasë tash vetëm dy”, u shpreh Gent Ahmeti.

“E kam pas një shoqe shumë të ngushtë por ka shku në Gjermani por ende përshëndetemi dhe komunikojmë. U mërzita shumë kur ka shku. A folni shpesh. Flasim në telefon. Çka thotë ajo për atje, a ka nis në shkollë? Po, ka nis me shku në shkollë edhe po më thot s’po kam shoqë të luaj. E përcjellëm krejt klasa mërzitshëm”, theksoi Lijana Sulejmani.

Nga fillimi i vitit shkollor 2022-23 janë dhënë 12 fletëshpërngulje të nxënësve nga fshati Llojan dhe Vaksincë. Siç tha drejtori Idriz Sulejmani, 10 flet shpërngulje janë për shtetet perëndimore ndërsa 2 të tjera për Kumanovë dhe Likovë.

“Ndërkohë, sipas informacioneve që kemi, që vijnë prindërit dhe interesohen t’i marrin fëmijët e vet janë edhe 6 të cilët deri nga muaji maj të marrin fletëshpërngulje. Po dihen rrethanat, kushtet ekonomike, standardi te ne po shihet se ku është edhe për këtë arsye bëhet ky emigrim i nxënësve në perëndim. Ekziston ajo frika se numri duke u zvogëluar do të vij ndoshta edhe te zvogëlimi i paraleleve. Shumica e Llojanit është në perëndim e jo këtu dhe ndjej një frikë se shumë shpejt kjo shkollë do të mbetet shtëpi e pleqve se nxënësit po na ikin”, vlerësoi Idriz Sulejmani, drejtor i sh.f “Rilindja” Llojan.

Drejtori Sulejmani kujton se shkolla “Rilindja” në vitin 1993 numëronte mbi 900 nxënës. Në vitin 2023 numri i nxënësve është ulur për më shumë se 600 fëmijë dhe për momentin numri i tyre është 367 nxënës. Banorët e fshatit  Llojan thanë për Alsat se nga rreth 700 shtëpi sa numëron ky fshat, thuajse gjysma janë të boshatisura./Alsat.mk

The post Të gjithë drejt Gjermanisë, boshatisen fshatrat e Likovës në Maqedoni appeared first on Albeu.com.