fryme Archives - Albeu.com

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023
Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë pas pandemisë dhe turizmi ka arritur rekorde, kjo nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetaret e vendit.

Të dhënat e fundit të Eurostat, të përditësuara për vitin 2023 e vendosin sërish Shqipërinë në fund të Europës për të ardhurat për frymë me 35% të mesatares europiane, nga 34% që ishte në vitin 2022.

Shqipëria është në të njëjtat nivele me Bosnjën, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit.

Maqedonia e Veriut, kishte të ardhura sa 41% e BE-së, me rënie me një pikë përqindje nga viti i mëparshëm. Serbia e kishte këtë tregues 46%, nga 44% vitin e mëparshëm. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 52%, nga 50% vitin e mëparshëm.

Edhe në tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 42% të mesatares europiane, nga 41% vitin e mëparshëm, duke u renditur e fundit në Europe, 2 pikë përqindje më pak se Bosnjë Hercegovina që e ka rritur këtë tregues në 44% (në 2022 ishim në të njëjtat nivele).

Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 65% (nga 63% në 2022), e ndjekur nga Serbia me 54%, me rritje me 1 pikë përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 52%, nga 50% në 2022.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin prej 4.86% të 2022-t. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 9.7% dhe 11.3%.

Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Europës.

Europa

Në vitin 2023, konsumi aktual individual (Actual Individual Consumption, AIC për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) varionte nga 70% në 138% të mesatares së BE-së në 27 vendet e BE-së.

AIC përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdorin familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar nga familjet drejtpërdrejt, nga qeveria ose nga organizata jofitimprurëse. Mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Në vitin 2023, 10 vende të BE-së regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (38% mbi mesataren e BE-së), Austri dhe Holandë (të dyja 17%).

Ndërkohë, 17 vende të BE-së shënuan AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (30% nën mesataren e BE), Bullgari (27%), Sllovaki dhe Letoni (të dyja 25%).

Luksemburgu dhe Irlanda shënojnë PBB-në më të lartë për frymë

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregoi gjithashtu dallime thelbësore midis anëtarëve të BE-së.

PBB-ja për frymë mbi mesataren e BE-së u regjistrua në 11 vende të BE-së. Ai ishte më i lartë në Luksemburg (139% më i lartë se mesatarja e BE-së), Irlandë (111%) dhe Holandë (30%).

Në anën tjetër, PBB-ja më e ulët për frymë u regjistrua në Bullgari (36% nën mesataren e BE-së), Greqi (33%) dhe Letoni (29%).

The post Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023 appeared first on Albeu.com.

Anne Hathaway rrëfen luftën me stresin: S’dija të merrja frymë
Anne Hathaway ka folur për hapat e saj të parë në fushën e aktrimit, ndërsa iu referua gabimeve që mendon se ka bërë atëherë.

Duke folur në podcastin e ‘The Interview’, aktorja fillimisht u shpreh: ‘Si një grua e re me stres kronik, mbaj mend vetëm një ditë që mendova ‘po e merr për të mirëqenë, po e merr jetën si të mirëqenë’.

Atëherë, shprehet ajo, ishte momenti kur vendosi se duhej të largohej nga ankthi që po e mundonte.

“Mendova se në çdo moment, diçka mund të bjerë nga qielli dhe unë do të vdisja. Dhe unë thashë nuk do të vdesësh nga stresi. Sa herë që i ndjej ato mendime të vjetra, e kujtoj këtë ndjesi”, shpjegoi aktorja.

Ajo thotë se kurrë nuk e kuptoi se çfarë po e shkaktonte në të vërtetë ankthin e saj.

“Ndihesha sikur po mbytesha, sikur nuk dija as të merrja frymë”, thotë ajo.

Në mbyllje të intervistës, ajo shtoi: “Ishte vërtet e ndërlikuar. Dhe ndërsa përgjigja mund të ketë qenë kaq e thjeshtë, unë e komplikova në mendjen time”.

The post Anne Hathaway rrëfen luftën me stresin: S’dija të merrja frymë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, vendi më bujqësor i Europës, ka prodhimin më të ulët të qumështit për frymë
Ndonëse Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me rreth 19% të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), kundrejt 2% që është mesatarja e Bashkimit Europian, ajo mbledh dhe përpunon shumë pak qumësht.

Eurostat ka publikuar të dhënat vjetore mbi prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij në vendet e Europës, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Vendi ynë arrin të mbledhë mesatarisht 100-120 mijë ton qumësht në vit.

Në raport me popullsinë, Shqipëria me kapacitetet aktuale arrin të prodhojë mesatarisht 41 kg në vit për qytetar qumësht të papërpunuar. Krahasuar me 36 vendet e marra në shqyrtim, sasia që vendi arrin të mbulojë është ndër më të ulëtat.

Shtete si Irlanda, Danimarka, Holanda, Estonia renditen të parat në listë sa i përket qumështit të prodhuar për qytetar në vit, me shifra që arrijnë deri në gati 1900 kg për frymë në vit. (Shiko grafikun: prodhimi i qumështit të papërpunuar në vit)

Shqipërisë i ulet me 30% numri i gjedhëve në krahasim me 2001-n

Shqipëria ka prodhuar 114 mijë ton qumësht të papërpunuar gjatë 2021. Në raport me popullsinë prej 2.79 milionë banorë, prodhohet në 3.4 kg qumësht i papërpunuar në muaj.

Industria e përpunimit të qumështit në vend po kalon një situatë të vështirë për shkak të rritjes së kostove. Prodhuesit ankohen se ju është shtrenjtuar lënda e parë, energjia elektrike kushton më shtrenjtë, çmimi i gazit, çmimi naftës dhe materialeve paketuese është rritur çka po vështirëson çdo ditë e më shumë sektorin e përpunimit.

Faktori tjetër i rëndësishëm është rënia e blegtorisë, e ndikuar dhe nga emigracioni, që ka ulur disponueshmërinë e lëndës së parë. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i gjedhëve ka rënë me 30% nga viti 2001, duke zbritur në rreth 200 mijë në 2021-n “Problematika më e madhe është mungesa me rreth 15% e qumështit lëndë e parë në vend.

Vështirësia për të gjetur sasinë e duhur të qumështit nga fermat rrjedhimisht ka prishur ekuilibrat e çmimit. Sot çmimi me të cilin po blihet qumështi në derën e fermës e kalon çdo shtet të Europës.

Të mos harrojmë që lënda e parë qumësht është rreth 65% e kostos totale të produktit final dhe një ndryshim në këtë kosto ka ndikim shumë të madh në koston totale”, pohoi . Taulant Pupa administratori i kompanisë “Vita 2001”.

Rënia e prodhimit dhe shtrenjtimi i çmimeve nga ata që janë prodhuesit e parë të këtij produkti ka bërë që fabrikat të hasin vështirësi në gjetjen e qumështit të freskët. çka mund të përkthehet në mungesa në nënproduketet e tjera.

Këta dy faktorë kanë nxitur rritjen e ndjeshme të çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit për nëngrupin qumësht, djathë dhe vezë shënoi një rritje rekord prej 24.3% në tetor, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke qenë grupi i dytë me rritjen më të lartë, pas vajit dhe yndyrave.

Bashkimi Europian, stabilitet në prodhimin e qumështit

Situata në vendet e Europës duket më e qëndrueshme. Fermat e BE-së prodhuan rreth 161 milion ton qumësht të papërpunuar përgjatë vitit 2021 ose 0.7 milion ton më tepër se një vit më parë.

Ky stabilitet në prodhim mbështet nga prodhimi i lartë për frymë nga fermat në Irlandë me 1,888 kg/frymë, Danimarkë me 962 kg/frymë, Holandë më 879 kg/frymë në vit.

Rendimenti mesatar i qumështit për lopë në BE arriti në 7,682 kg në 2021 ndërkohë që çmimi i prodhimit të qumështit në BE u rrit ndjeshëm rreth +7,4% krahasuar me vitin 2020. Ndër nënproduktet e tjera u prodhuan 2.3 milion ton gjalpë nga 44,4 milion ton qumësht i plotë; 10.4 milion ton djathë nga 61.4 milion ton qumësht i plotë dhe 16.4 milion ton qumësht i skremuar.

Sipas Eurostat, Gjermania prodhon sasinë më të lartë të qumështit, gjalpit, kosit dhe djathit krahasimisht me çdo shtet tjetër anëtar. Kjo e fundit së bashku me Spanjën, Francën, Italinë dhe Poloninë përbëjnë rreth dy të tretat e qumështit të prodhuar në BE në vitin 2021.

Ndërkohë që Holanda ishte prodhuesi i dytë më i madh i produkteve të kosit dhe i katërti më i madhi i djathit, ndërsa Irlanda ishte prodhuesi i tretë më i madh i gjalpit dhe e pesta më e madhe e kosit. MONITOR

The post Shqipëria, vendi më bujqësor i Europës, ka prodhimin më të ulët të qumështit për frymë appeared first on Albeu.com.