fruthi Archives - Albeu.com

Shpërthimi i fruthit nëpër kopshte/ Reagon zyrtarisht Instituti i Shëndetit Publik
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas lajmeve se është në kopshetet e fëmijëve ka shpërthyer fruthi. Përmes një deklarate zyrtare, Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, siç është raportuar në disa media.

Instituti i Shëndetit Publik i bëri thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.

Gjithashtu u bëri thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre. Kjo me agrumentin se vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Reagimi i plotë:

Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, siç është raportuar në disa media.

I bëjmë thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre, si masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik.

Vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive. Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë të informojë qytetarët në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

The post Shpërthimi i fruthit nëpër kopshte/ Reagon zyrtarisht Instituti i Shëndetit Publik appeared first on Albeu.com.

“Shpërthen” fruthi brenda një kopshti në Tiranë, 15 fëmijë të prekur
Fruthi po rrezikon realisht fëmijët në Tiranë. Ndonëse Instituti i Shëndetit Publik nuk e deklaron, por në një kopsht jo publik ka pasur shpërthim të fruthit.

Fëmijë të pavaksinuar janë infektuar me fruth, duke e transmetuar tek njëri-tjetri.

Prindërit që kanë fëmijë në atë kopsht janë njoftuar nga edukatoret e kopshtit, që të mbajnë fëmijët në shtëpi, për të shmangur infektimin.

Bëhet me dije se fruthi është shfaqur tek fëmijë të pavaksinuar, të cilët, edhe pse është detyrim ligjor që asnjë fëmijë i cili nuk ka përmbushur kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit të mos pranohet në këto institucione, gjithmonë gjenden çerdhe, kopshte dhe shkolla jo publike që e shkelin këtë detyrim, duke u bërë burim i transmetimit të sëmundjeve infektive, siç është fruthi, i cili konsiderohet vdekjeprurës.

Kjo vatër e shpërthimit të fruthit tashmë është izoluar.

Mësohet se aktualisht, janë të infektuar me fruth 15 raste.

Por, në një kohë kur autoritetet shëndetësore deklarojnë se vaksinimi ndaj fruthit, vaksina MMR që bëhet në moshën 1-vjeç, ka rënë për shkak të skepticizmit të prindërve dhe grupeve “novax” që nxisin mosvaksinimin, fruthi mbetet një rrezik që kërcënon shëndetin e të vegjëlve.

Mbulesa vaksinale ka rënë në afro 83% me dozën e parë, ndërkohë që OBSH kërkon që vaksinimi kundër fruthit duhet të jetë 95%. Raste sporadike me fruth ka në disa vende të Europës.

The post “Shpërthen” fruthi brenda një kopshti në Tiranë, 15 fëmijë të prekur appeared first on Albeu.com.

Në Maqedoni rrezikohet të përhapet epidemia e fruthit, shumë fëmijë nuk janë të vaksinuar
Krahas epidemisë me kollën e keqe epidemiologët dhe pediatërit janë të shqetësuar se mund të ketë shpërthim edhe të epidemisë së fruthit pasi tashmë kjo sëmundje po qarkullon në disa vende të rajonit dhe Evropës, ndërsa niveli i fëmijëve të vaksinuar me MRP në Maqedoninë e Veriut nuk është në nivelin e dëshiruar. Epidemiologia e ISHP-së, Dr. Kristina Stavridis, thotë që nga fillimi i vitit nuk është regjistruar asnjë rast me fruth, por dërmues është fakti se vaksinimi nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar shpërthimin e një epidemie të fruthit. “Kemi një vaksinë efektive dhe të sigurt, e cila mund të përdoret si një masë efektive në parandalimin e kësaj sëmundje të parandalueshme nga vaksina. Vaksina nuk ka kundër-indikacione përveç alergjisë nga përbërësit e vaksinës, kështu që çdo fëmijë i shëndoshë, madje edhe ata fëmijë me ftohje të lehtë dhe diarre mund të vaksinohen”, thotë Stavridis duke shtuar se vaksina ka një efikasitet mbi 99%.

Sipas të dhënave që dha ajo për media, në vitin 2022 mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP në territorin e Shkupit ka qenë 70.4%, me dozën e dytë 92.1%, ndërsa në territorin e Maqedonisë së Veriut, mbulimi me dozën e parë është 70.7% dhe me dozën e dytë 89.2%.

Nga Ministria e Shëndetësisë për media theksuan se gjendja momentale është stabile dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar si dhe apeluan që prindërit t’i përmbahet kalendarit të rregullt të vaksinimit të fëmijëve, pasi sipas tyre kjo është mënyra më e mirë për të qenë gati për ti pritur rastet e reja të fruthit dhe një epidemi të mundshme.

“Vaksinimi paraqet arritjen më të madhe të sistemit shëndetësor, prandaj apelojmë deri tek të gjithë qytetarët, veçanërisht prindërit e fëmijëve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre sepse prioriteti kryesor është kujdesi i tyre shëndetësor”, thanë nga MSH.

Javën e kaluar edhe KSI shprehi shqetësim në lidhje me shpërthimin e një epidemie të fruthit, pasi siç njoftojnë nga atje, disa vende të rajonit tashmë kanë shpallur epidemi të fruthit ndaj presin që kjo të lëvizë edhe tek ne. “Do të apelojmë deri tek kopshtet që kontrolli i katronit të vaksinimit të jetë më rigoroz, më intenzivisht dhe në kontroll të përfshihet edhe vaksinimi kundër fruthit. Ne kemi një shans për të fikur këtë zjarr para se të fillojë. Ja ku jemi, në prag të ndezjes së një zjarri të ri”, tha kryetari i KSI, Aleksandar Petliçkovski.

Paralajmërim për rrezik nga shpërthimi i epidemisë bëri edhe kryetarja e Komunitetit të Imunizimit, Aleksandra Grozdanova. Sipas saj, prindërit duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të respektojnë pjesën e parandalimit në mënyrë që të kemi breza të shëndetshëm dhe fëmijë të shëndetshëm. “Nuk na duhen fare situata të tilla të krizës shëndetësore, veçanërisht nëse na ndodhin dy epidemi në të njëjtën kohë”, theksoi Grozdanova.

Sipas propozimit për imunizim në Maqedoninë e Veriut, imunizimi kundër fruthit, shytave dhe ruberolës bëhet me dhënien e një doze të vaksinës së kombinuar të gjallë kundër fruthit, shytave dhe ruberolës (MRP), si dhe një dozë të vaksinës MRP me qëllim rivaksinimin. Vaksinimi bëhet për tek fëmijët mbi 12 muaj, maksimumi 15 muaj, ndërsa për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë pranuar më parë vaksinën MRP, vaksinimi bëhet pas mbushjes së moshës 15 muaj deri në 14 vjeç. Rivaksinimi bëhet në moshën 6 vjeçare, gjegjësisht në fillim të vitit shkollor e deri në fund të tetorit. Për të pasur imunitet kolektiv, që virusi mos të përhapet, mbulimi me vaksinim duhet të jetë 95%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2022 kundër fruthit janë vaksinuar vetëm 70.7% e fëmijëve. Shpërthimi i fundit i epidemisë së fruthit në vend ishte në vitin 2018, më pas ishin 74.8% të vaksinuar. Në Maqedoninë e Veriut, në 50 vjet janë regjistruar 25 vdekje nga fruthi.

The post Në Maqedoni rrezikohet të përhapet epidemia e fruthit, shumë fëmijë nuk janë të vaksinuar appeared first on Albeu.com.

Fruthi, shkak të pavaksinuarit/ Mjekët kanë konstatuar raste kur prindërit shtyjnë vaksinimin e fëmijëve
Nuk ka raste të identifikuara të fruthit deri tani në qarkun e Elbasanit, por sistemi shëndetësor ka kaluar në gatishmëri pasi në shkolla e kopshte janë regjistruar fëmijë të pavaksinuar.

Mjekët vërejnë që kohët e fundit janë shtuar rastet e prindërve që shtyjnë në kohë apo edhe anullojnë vaksinën e fruthit.

“Fatkeqësisht kemi fëmijë që nuk vaksinohen. dhe ky është problemi që ne jemi sot në shpërthime të tilla për të cilat kemi kohë bëjmë apel. Shikojmë nga ana e prindërve, por edhe nga ana e mjekut që është përgjegjës që ka tendencë për ta spostuar si vaksinë. Të mos themi pastaj që kemi raste fare të pavaksinuar dhe fëmija regjistrohet në shkollë e kopsht dhe bëhet kontigjent për përhapjen e infeksionit.

Pas shpërthimit të infeksionit shihet një interesim më i madh dhe shpresojmë që viti 2024 të shoqërohet me një mbulesë vaksinale më të mirë të fruthit, pra të kemi përmirësim të situatës. Sepse të jemi të sinqertë kemi pas një ulje të vaksinimit në vitet 2022-2023”, tha mjekja epidemiologe, Erleta Hila.

Në raste të identifikimit të të prekurve nga fruthi mjekët këshillojnë izolim të rastit dhe konsultë të menjëhershme të të gjithë familjes.

“Rastet që identifikohen duhet të izolohen. Të kontrollohet nga mjeku jo vetëm fëmija por edhe gjithë familja. Nëse familjarët rezultojnë të pavaksinuar është e nevojshme të bëhet një dozë vaksine”, tha mjekja.

Sipas specialistëve, fruthi është një infeksion i cili mund të shkaktojë pasoja të rënda në shëndet, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë të studiuar dhe faktuar që ta lidhë vaksinën e fruthit me autizmin.

The post Fruthi, shkak të pavaksinuarit/ Mjekët kanë konstatuar raste kur prindërit shtyjnë vaksinimin e fëmijëve appeared first on Albeu.com.

“Mund të çojë në infeksion truri dhe vdekje”/ Shpërthimi i fruthit në vendin tonë, apeli i mjekut: E vetmja mënyrë për shmangien e tij është vaksinimi
Ditët e fundit Europa është duke u përballur me përhapjen e fruthit, ku raste të shumta janë regjistruar edhe në vendin tonë.

Mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi në një intervistë për median, tha se fruthi mund të shmanget përmes kryerjes së vaksinës, e cila sipas tij shpesh herë shmanget nga prindërit e fëmijëve me frikën se ajo mund të shkaktojë autizëm.

Më tej mjeku ka theksuar se fruthi mund të fatal, pasi mund të sjellë komplikacione tepër të rënda që mund të shkojnë deri në infeksion truri ose vdekje dhe vaksinimi ajo është e vetmja mënyrë për shmangien e virusit dhe garantimin e shëndetit të fëmijëve.

“Ka mjaft refuzime të bërjes së vaksinës së fruthit me aludimin se ajo mund të shkaktojë autizëm, por kjo nuk është e provuar. Çdo fëmije i vaksinuar është i mbrojtur përjetë nga fruthi. Fëmijët e pavaksinuar rrezikojnë të përballen me komplikimet e fruthit, që janë tepër të rënda.

Jemi përballur me situata shumë të vështira, ka pasur infeksion të trurit që është edhe rasti më i rëndë që shkakton vdekje ose probleme të rënda neurologjike. Ky virus përhapet përmes pështymës, ajrit dhe kjo ndodh kur këta fëmijë shkojnë në vende me grumbullime njerëzish.

Të gjitha statistikat tregojnë se të sëmurët me fruth janë të pavaksinuar. Vaksina e mbron fëmijën nga këto komplikime. Që të gjithë ata që nuk kanë bërë vaksinën e fruthit duhet ta bëjnë atë”, u shpreh ai.

The post “Mund të çojë në infeksion truri dhe vdekje”/ Shpërthimi i fruthit në vendin tonë, apeli i mjekut: E vetmja mënyrë për shmangien e tij është vaksinimi appeared first on Albeu.com.

OBSH ngre alarmin: 30 herë më shumë raste të fruthit në Evropë në 2023
Tridhjetë herë më shumë raste të fruthit janë regjistruar në Evropë midis janarit dhe tetorit 2023 në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2022, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke bërë thirrje për një fushatë të intensifikuar vaksinimi.

“Midis janarit dhe tetorit 2023, më shumë se 30,000 raste u regjistruan në 40 nga 53 vendet në rajon”, i cili shtrihet në Azinë Qendrore, tha agjencia e OKB-së.

Në vitin 2022 janë regjistruar 941 raste.

Kazakistani dhe Rusia janë vendet më të prekura me më shumë se 10,000 raste secila. Me 183 raste, Britania e Madhe është vendi i Evropës Perëndimore ku rishfaqja e sëmundjes, e cila mendohej se ishte çrrënjosur në vitin 2021, është më e madhja.

“Ne gjetëm në rajon jo vetëm një rritje 30-fish të rasteve të fruthit, por edhe gati 21,000 shtrime në spital dhe pesë vdekje për shkak të fruthit. Është alarmante”, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, cituar në njoftim.

“Duhen përpjekje urgjente vaksinimi për të ndaluar transmetimin dhe për të parandaluar përhapjen.”

Rishfaqja e kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime kërcënuese për jetën dhe është e transmetuar nga ajri, i atribuohet rënies së mbulimit të vaksinimit gjatë viteve të Covid.

“Pandemia Covid-19 pati një ndikim të rëndësishëm në performancën e sistemit të vaksinimit gjatë kësaj periudhe, duke çuar në një grumbullim të fëmijëve të pavaksinuar ose të vaksinuar në mënyrë joadekuate”.

Më shumë se 1.8 milionë foshnja nuk u vaksinuan kundër fruthit midis viteve 2020 dhe 2022, sipas OBSH-së, e cila po bën thirrje për intensifikimin e fushatave ndërgjegjësuese në komunitetet e pavaksinuara.

Në nivel lokal, është e rëndësishme që të paktën 95% e fëmijëve të vaksinohen për të shmangur shpërthimet e mundshme kur të futet virusi. Në vitin 2022, vetëm 92% e fëmijëve në Evropë kishin marrë dozën e dytë të vaksinës.

The post OBSH ngre alarmin: 30 herë më shumë raste të fruthit në Evropë në 2023 appeared first on Albeu.com.

Fruthi shumë pranë, mjeku Alimehmeti thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët
Që nga 5 dhjetori, ka pasur një rritje të madhe të fëmijëve të prekur nga fruthi, duke u kthyer në një alarm në Europë dhe Azi, ndërkohë që numrat vijojnë të rriten, mjeku Ilir Alimehmeti, ka bërë thirrje që të gjithë t’i kushtojnë rëndësi.

Në një intervistë televizive, ai ka thënë se prindërit duhet t’ia bëjnë fëmijëve dhe të mos ndikohen nga fjalët që qarkullojnë se mund të shkaktojë autizëm.

Mjeku mori shembull brezin e vjetër, i cili e kishte të detyrueshëm që të vaksinohej në shkolla, ndërkohë numri i të prekurve me spektin autik ishte më i ulët.

Sakaq, Alimehmeti theksoi se periudha që përhapet fruthi më shpejt është dimri, prandaj të gjithë duhet të bëjnë kujdes.

“Në radhë të parë ajo ka qene një vaksinë e detyrueshme. Brezi ynë e ka bërë në shkollë, vinin dhe na e bënin. Mirëpo, tani fëmijë ka shumë më pak sepse ka shumë më pak lindje.

Kjo vaksina e fruthit u lidh me autizmin në atë kohë. Një paper që u hodh poshtë, u rrëzua. Nuk po i hyj anës teknike. E provoi Danimarka. Në 40 vjet më pas janë bërë studime në çdo shtet të mundshëm dhe nuk u gjet gjë. Brezi jonë e kanë bërë të gjithë. Sa ke parë persona të spektit autik te ne? Ne kemi një rritje së fundmi. Ndërkohë, nga krahu tjetër kemi një zbritje drastike të numrit të vaksinimit. E thënë ndryshe nga ç’mund të pritej. Qyteti ka më shumë se fshati, ndërkohë fshati e bën më shumë vaksinën. Me një logjikë të thjeshtë e kupton. Ndotja ambientale duket se është  problematika më e madhe. Mund të ketë dhe problematika të tjera, por ne kemi 40 vjet dhe nuk po e gjejmë. Rumani para dy javësh shpalli dy mijë raste.

E vetmja rrugë për t’u përballur me fruthin, është të përballesh me vaksinimin. Deri më thotë fruthi është virusi më i transmetueshëm dhe këtë e ka thënë shkenca.

Në dimër është koha ku mund të shpërthejë fruthi. Ne nuk jemi akoma shumë në të ftohtë, por dimri është periudha që mund të përhapet më shumë”, shprehet mjeku Aliahmeti.

The post Fruthi shumë pranë, mjeku Alimehmeti thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët appeared first on Albeu.com.

OBSH: Kërcënim i përhapjes së fruthit në botë, 40 milionë fëmijë të pavaksinuar
Mbulimi i vaksinimit kundër fruthit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Në vitin 2021, një rekord prej afro 40 milionë fëmijëve humbën një dozë të vaksinës së fruthit: 25 milionë fëmijë humbën dozën e parë dhe 14.7 milionë fëmijë të tjerë humbën dozën e dytë, shkruhet në një botim të përbashkët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Shtetet e Bashkuara. Raportet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Kjo rënie është një pengesë e rëndësishme në progresin global drejt arritjes dhe ruajtjes së eliminimit të fruthit dhe lë miliona fëmijë të ndjeshëm ndaj infeksionit.

Në vitin 2021, në mbarë botën kishte rreth 9 milionë raste dhe 128 000 vdekje nga fruthi. Njëzet e dy vende përjetuan shpërthime të mëdha dhe shkatërruese. Rënia e mbulimit të vaksinave, mbikëqyrja e dobësuar e fruthit dhe ndërprerjet dhe vonesat e vazhdueshme në aktivitetet e imunizimit për shkak të COVID-19, si dhe shpërthimet e vazhdueshme të mëdha në vitin 2022, nënkuptojnë se fruthi është një kërcënim i menjëhershëm në çdo rajon të botës.

“Paradoksi i pandemisë është se ndërsa vaksinat kundër COVID-19 u zhvilluan në kohë rekord dhe u vendosën në fushatën më të madhe të vaksinimit në histori, programet rutinë të imunizimit u ndërprenë keq, dhe miliona fëmijë humbën vaksinat që shpëtonin jetë kundër sëmundjeve vdekjeprurëse. si fruthi”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Rikthimi në rrugën e duhur të programeve të imunizimit është absolutisht kritik. Pas çdo statistike në këtë raport është një fëmijë në rrezik nga një sëmundje e parandalueshme,”- shtoi ai.

Situata është e rëndë, fruthi është një nga viruset më ngjitëse njerëzore, por është pothuajse tërësisht i parandalueshëm nëpërmjet vaksinimit. Mbulimi prej 95% ose më shumë i 2 dozave të vaksinës që përmban fruthin nevojitet për të krijuar imunitet të tufës në mënyrë që të mbrohen komunitetet dhe të arrihet dhe ruhet eliminimi i fruthit. Bota është shumë nën këtë, me vetëm 81% të fëmijëve që marrin dozën e parë të vaksinës që përmban fruthin dhe vetëm 71% e fëmijëve marrin dozën e dytë të vaksinës që përmban fruthin. Këto janë normat më të ulëta të mbulimit global të dozës së parë të vaksinimit të fruthit që nga viti 2008, megjithëse mbulimi ndryshon sipas vendit.

Fruthi kudo është një kërcënim, pasi virusi mund të përhapet shpejt në shumë komunitete dhe përtej kufijve ndërkombëtarë. Asnjë rajon i OBSH-së nuk ka arritur dhe ka mbajtur eleminimin e fruthit. Që nga viti 2016, 10 vende që kishin eliminuar më parë fruthin përjetuan shpërthime dhe rivendosën transmetimin.

“Numri rekord i fëmijëve të nën-imunizuar dhe të ndjeshëm ndaj fruthit tregon dëmin e thellë që kanë pësuar sistemet e imunizimit gjatë pandemisë COVID-19,” tha Drejtoresha e CDC, Dr. Rochelle P. Walensky. “Shpërthimet e fruthit ilustrojnë dobësitë në programet e imunizimit, por zyrtarët e shëndetit publik mund të përdorin reagimin ndaj shpërthimit për të identifikuar komunitetet në rrezik, për të kuptuar shkaqet e nënvaksinimit dhe për të ndihmuar në ofrimin e zgjidhjeve të përshtatura në nivel lokal për të siguruar që vaksinimet janë të disponueshme për të gjithë.”

Në vitin 2021, afro 61 milionë doza të vaksinës së fruthit u shtynë ose u humbën për shkak të vonesave të lidhura me COVID-19 në fushatat e imunizimit në 18 vende. Vonesat rrisin rrezikun e shpërthimit të fruthit, kështu që është koha që zyrtarët e shëndetit publik të përshpejtojnë përpjekjet e vaksinimit dhe të forcojnë mbikëqyrjen. CDC dhe OBSH nxisin veprime të koordinuara dhe bashkëpunuese nga të gjithë partnerët në nivel global, rajonal, kombëtar dhe lokal për t’i dhënë përparësi përpjekjeve për të gjetur dhe imunizuar të gjithë fëmijët e pambrojtur, përfshirë ata që u munguan gjatë dy viteve të fundit.

Shpërthimet e fruthit ilustrojnë dobësitë në programet e imunizimit dhe shërbimet e tjera thelbësore shëndetësore. Për të zbutur rrezikun e shpërthimeve, vendet dhe palët globale të interesit duhet të investojnë në sisteme të fuqishme mbikëqyrjeje. Sipas Agjendës së Imunizimit 2030, strategjia globale e imunizimit, partnerët globalë të imunizimit mbeten të përkushtuar për të mbështetur investimet në forcimin e mbikëqyrjes si një mjet për të zbuluar shpejt shpërthimet, për t’u përgjigjur me urgjencë dhe për të imunizuar të gjithë fëmijët që nuk janë ende të mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina.

The post OBSH: Kërcënim i përhapjes së fruthit në botë, 40 milionë fëmijë të pavaksinuar appeared first on Albeu.com.

Fruthi te fëmijët; simptomat që nuk duhet të anashkaloni
Fruthi është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus. Haset më shpesh te fëmijët dhe përhapet nëpërmjet kollitjes, teshtitjes e ndonjëherë edhe puthjes. Pasi personi është infektuar nga virusi, sëmundja zakonisht merr 10 deri në 12 ditë (ndonjëherë mbi 21 ditë) që të zhvillohet.

Simptomat:

-Temperaturë

-Dobësi ose lodhje

-Bllokim ose rrjedhje e hundëve

-Dhembje e fytit

-Humbje e oreksit

-Lodhje ose kruarje e syve

-Kollë e thatë

-Ndjeshmëri ndaj dritës

Komplikacionet

Fruthi është një sëmundje serioze, që mund të sjellë komplikacione për një të tretën e njerëzve të prekur. Komplikacionet mund të përfshijnë infeksionet e veshit, pneumoni dhe fryrje të trurit.

Ndonjëherë mund të jetë fatal duke shkaktuar një dëmtim të përhershëm të trurit.

Sipas mjekëve, nuk ka një trajtim specifik për fruthin (përveç lehtësuesve të simptomave), ndaj dhe parandalimi i tij nëpërmjet imunizimit është shumë i rendësishëm.

The post Fruthi te fëmijët; simptomat që nuk duhet të anashkaloni appeared first on Albeu.com.

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti, alarmi që ngre për fruthin
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli për rrezikun që paraqet lija e majmunëve, virusi që ka prekur shumë persona në disa vende të botës. Epidemiologu tha se është një virus që nuk paraqet rrezikshmëri.

“Është një sëmundje shumë e rrallë. Por kemi dhe një ndërgjegjësim më të lartë nga viruset. Nuk ka nevojë për vaksinim sepse nuk është aq shqetësuese. Në 2020, Republika e Kongos ka deklaruar 4600 raste por nuk ia vuri njeri veshin. Në 2022 kaloi Covidi dhe çdo lloj virusi përbën lajm.

Sigurisht që duhet parë, sistemi duhet ta ndjekë por është sëmundje ngjitëse që ka transmetueshmëri të ulët. Megjithatë është e mundur që nëse qëndrojmë pranë një personi që ka linë. Lija duket, shumica dërrmuese shfaqet në fytyrë.”, tha epidemiologu.

Mes të tjerash, Alimehmeti foli dhe për fruthin, teksa tha se është ulur ndjeshëm shifra e vaksinimit të fëmijëve. Sipas tij, është një virus që paraqet rrezikshmëri ndërsa sqaroi dhe teoritë konspirative që e lidhin vaksinën e fruthit me autizmin.

“Fruthi është sëmundje serioze, vaksinimi në Shqipëri ka rënë goxha. Ka një diskutim 40 vjeçar pavarësisht se studimet kanë treguar të kundërtën. Kjo ka bërë një dëm të madh, mbulimi jonë është 92 përqind dhe ne na duhet 95 përqind e lart. Në 2020 dhe 2022 ishte pandemia dhe mund të ketë rënë. Te 91 përqind jemi në alarm. Kemi çdo vit 30 mijë bebe.”, tha mjeku.

Epidemiologu theksoi se prindërit duhet të jenë më të ndërgjegjshëm nëse vënë re simptoma te fëmijët e tyre. “Duhet kontakt shumë i shpejtë me mjekun pediatër. Është një sëmundje serioze. Duhen monitoruar fëmijët për shkak se kanë peshë trupore të vogël dhe kompenson shumë shpejt”, tha Alimehmeti. /abcnews.al

The post Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti, alarmi që ngre për fruthin appeared first on Albeu.com.