fruth Archives - Albeu.com

Rritja e rasteve me fruth: Ekspertja apelon për vaksinimin e fëmijëve
Fruthi, një sëmundje shumë ngjitëse që mund të shkaktojë komplikacione serioze si pneumonia dhe encefalopatia, ka shënuar një rritje të rasteve në Shqipëri dhe Evropë.

Ekspertja e Shëndetit Publik, Rovena Daja, thekson se për të parandaluar shpërthimet e fruthit, është e domosdoshme një mbulesë vaksinale mbi 95%.

“Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet. Rastet e rritura në Shqipëri dhe Europë me fruthin lidhen me mungesën e vaksinimit. Prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autorizimit. këto janë teori të gabuara dhe kanë rënë poshtë nga të gjitha studimet në të gjithë botën. Vaksina ndaj fruth rubeolës është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe është shumë efektive”.

Daja u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre në kohën e duhur, duke kujtuar se vaksina aplikohet në dy doza: e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjeç.

“Vaksinoni fëmijët tuaj se fruthi është shumë ngjitëse jep pneumoni, encefalopati dhe shkon deri në humbje jete vaksina aplikohet në dy doza; e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjec. Vaksinoni fëmijët tuaj! vaksinoni duke besuar!”

The post Rritja e rasteve me fruth: Ekspertja apelon për vaksinimin e fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Fier, shtohen rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi, mjekët: Vaksinoni fëmijët, nuk shkakton autizëm
Rastet e infektimit të fëmijëve me virusin e fruthit muajt e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme. Në Fier vetëm gjatë muajit mars janë evidentuar 9 fëmijë të prekur, pjesa më e madhe e së cilëve nuk e kanë kryer vaksinën kundër këtij virusi.

Mjekja epidemiologe Anila Moçi ben te ditur se një vatër infeksioni ka shpërthyer në një nga kopshtet e qytetit, ndërsa u bën apel prindërve të vaksinojnë fëmijët.

Dyshimet e prindërve se vaksina e fruthit mund të shkaktojë çrregullime në spektrin e autizmit te fëmijët, sipas mjekes janë te pabazuara shkencërisht.

Mjekja Anila Moçi u bën apel të gjitha institucioneve arsimore të mos regjistrojnë fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, pasi bëhen faktor në transmetimin e viruseve të ndryshme te fëmijët e tjerë.

The post Fier, shtohen rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi, mjekët: Vaksinoni fëmijët, nuk shkakton autizëm appeared first on Albeu.com.

Hera e parë pas 11 vitesh, humb jetën 5-vjeçari me fruth në Kanada
Një fëmijë në moshën pesë vjeç ka humbur jetën nga fruthi në Ontario në Kanada.

Raportohet se ky është rasti i parë me fruth që ka humbur jetën në 11 vite. Fëmija duhej të shtrohej në spital dhe nuk ishte vaksinuar kundër fruthit.

Që nga 1 janari 2013 deri në këtë javë nuk ka pasur asnjë vdekje të vetme nga fruthi në Ontario. Fruthi është një infeksion shumë ngjitës i shkaktuar nga një virus i ajrit që prek kryesisht fëmijët nën 5 vjeç. Mund të parandalohet me dy doza të një vaksine. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 50 milionë vdekje janë shmangur që nga viti 2000.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka fajësuar “ngurrimin në rritje të vaksinave” gjatë dekadës së fundit në Amerikën e Veriut dhe vende të tjera anembanë botës për disa shpërthime të sëmundjeve të parandalueshme të fëmijërisë.

“Këshilla ime për të gjitha familjet është, dëgjoni mjekët tuaj, flisni me mjekët se cilat vaksina janë të përshtatshme për fëmijët (…) kjo është një tragjedi që askush nuk dëshiron ta përjetojë . Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalon familja tani”, tha ai.

Në shkurt, OBSH paralajmëroi se më shumë se gjysma e vendeve të botës do të ishin në rrezik të lartë të një shpërthimi të fruthit deri në fund të vitit nëse nuk ndërmerren veprime urgjente. Në Ontario, provinca më e populluar e Kanadasë, këtë vit janë raportuar 22 raste, 15 prej tyre në udhëtarë. Nga viti 2013 deri në vitin 2023 rastet ishin vetëm 101. Kanadaja eliminoi fruthin në vitin 1998 falë vaksinimit të përhapur. Si rezultat, rastet në Ontario zakonisht shoqërohen me udhëtime jashtë vendit dhe shpesh quhen “fruthi i importuar”.

The post Hera e parë pas 11 vitesh, humb jetën 5-vjeçari me fruth në Kanada appeared first on Albeu.com.

Konfirmohen 6 raste me fruth në Durrës, apeli i institucioneve shëndetësore: Vaksinohuni
Ditën e sotme, drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Aurora Hyka, ka folur rreth rasteve të  prekur nga fruthi në  Durrë s.

Aurora Hyka, ka bërë  apel për t’u vaksinuar, sepse situata është shumë shqetësuese. Sipas saj, aktualisht kanë një gjendje të stabilizuar mjekësore në banesë, ku janë izoluar për të evituar kontaktet e vazhdueshme me persona të tjerë.

Ka arritur në gjashtë numri i rasteve të diagnosfikuara me fruth në Durrës. Raportohet se bëhet fjalë për persona me lidhje të ngushtë familjare, kryesisht të grupmoshave të vogla.

“Më së shumti pacientët e prekur janë fëmijë. Ajo që konfirmohet është lidhja e ngushtë familjare mes të gjithë pacientëve. Ajo që është shumë shqetësuese është se janë të gjithë të pavaksinuar. Aktualisht kanë një gjendje të stabilizuar mjekësore në banesë, ku janë izoluar për të evituar kontaktet e vazhdueshme me persona të tjerë”,–thotë drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Aurora Hyka.

Në këto raste nevojitet një bashkëpunim i ngushtë i të gjitha strukturave shëndetësorë, por edhe familjarëve të pacientëve të sëmurë, për të zbuluar të gjithë zinxhirin e kontakteve që ata kanë pasur.

Sipas drejtoreshës Hyka, është kryer i gjithë hetimi epidemiologjik.

“Kemi pritur një bashkëpunim edhe më të plotë me familjarët, por me këmbënguljen e të gjitha strukturave shëndetësore kemi arritur që ta marrim të gjithë informacionin, të bëjmë ndjekjen e tyre, të dërgohen në ISHP mostrat e gjakut si dhe tamponët nazofaringalë për të bërë një vlerësim dhe diagnostikim të plotë të situates”.

Të 6 rastet e prekura nga fruthi në Durrës kanë lënë mjediset spitalore.

11 rastet e prekura me fruth në Durrës dhe Tiranë u konfirmuan një ditë më parë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Rastet me këtë virus në vendin tonë konfirmohen pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, se në gjithë Evropën po rriten rastet me fruth. OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi. I njëjti apel bëhet edhe nga autoritetet shëndetësore në Durrës.

“Nevojitet bashkëpunim dhe respektim i aplikimit të vaksinave të cilat janë absolutisht shumë të detyrueshme dhe të nevojshme për të gjithë ne”,– thotë Hyka.

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator dhe një nga sëmundjet më ngjitëse në botë.

Ai përhapet nga kollitja dhe teshtitja, si dhe kontakti i afërt ose i drejtpërdrejtë.

Virusi shkakton temperaturë të lartë, ethe, rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur dhe të përlotur dhe njolla të vogla të bardha në mukozën që vesh zgavrën e gojës.

The post Konfirmohen 6 raste me fruth në Durrës, apeli i institucioneve shëndetësore: Vaksinohuni appeared first on Albeu.com.

Mbi 90% shkalla e vaksinimit: Kosova pa raste të fruthit
Në Kosovë, aktualisht, nuk ka asnjë rast të fruthit, edhe pse numri i rasteve në vende të tjera të Evropës ka qenë në rritje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thonë se “nuk pritet të ketë ndonjë shpërthim të sëmundjes”, pasi shkalla e vaksinimit të fëmijëve kundër saj “është e lartë”.

“Kosova duhet të vazhdojë ta zbatojë suksesshëm Programin e Zgjeruar të Imunizimit, duke i vaksinuar fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit sikurse deri më tani”, thanë nga IKSHPK-ja për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë është fruthi?

Fruthi është një infeksion i shkaktuar nga një virus dhe, sipas OBSH-së, është një prej sëmundjeve më ngjitëse.

Ai shfaqet me skuqje në lëkurë – fillimisht me njolla në fytyrë dhe pas veshëve, që më pas përhapen në gjoks dhe shpinë dhe në fund në këmbë.

Simptomat tjera që e shoqërojnë fruthin, përfshijnë: temperaturë, koll të thatë, rrjedhje nga hunda, dhimbje të fytit e të tjera.

Infeksioni ndodh në faza, nga dy deri në tri javë.

Fruthi mund të parandalohet me vaksinim, por, në raste të caktuara, mund të jetë edhe sëmundje serioze ose fatale.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës konfirmojnë se nuk kanë asnjë rast të evidentuar me fruth.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se raste të tilla në këtë institucion nuk ka pasur që tre vjet.

Megjithatë, ai kujton se, vitin e kaluar, është regjistruar një rast i importuar, i cili është izoluar menjëherë.

“Masa më e mirë për parandalimin e fruthit është vaksinimi”, thotë Vishaj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron, po ashtu, se “vaksinimi është mënyra e vetme për t’i mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme”.

Vaksina kundër fruthit, e njohur si MMR, jepet në dy doza – e para rreth moshës njëvjeçare dhe e dyta kur fëmija është rreth tre vjeç e katër muajsh.

Nga IKSHPK-ja thonë se shkalla e vaksinimit kundër fruthit në Kosovë është mbi 90%.

“Gjatë pandemisë COVID-19 [2020/2021] ka pasur rënie të shkallës së vaksinimit sikurse në shtetet e tjera, por ajo është duke u rikuperuar”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së, pa u dhënë detaje të tjera.

Në Prishtinë, sipas të dhënave nga Qendra Kryesore e Vaksinimit, shkalla e vaksinimit në vitin 2022 ka qenë 76%, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 87%.

Doktoresha Florina Grezda, e cila punon në këtë qendër, thotë se interesimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët e tyre, është i kënaqshëm.

“Ka raste sporadike që hezitojnë, mirëpo me një edukim të mirë shëndetësor, duke shpjeguar efektin e vaksinës, ne kemi arritur t’i bindim… Unë mendoj se jemi mirë sa i takon vaksinimit kundër virusit të fruthit”, thotë Grezda.

Në opinion kanë qarkulluar teori se vaksina MMR mund ta shkaktojë sëmundjen e autizmit, por institute të ndryshme ndërkombëtare, bazuar në studimet e veta, konfirmojnë se këto teori nuk qëndrojnë.

Elektra Abazi, nënë e një fëmije të moshës dy vjet e gjysmë, thotë se teoritë e tilla kanë ndikuar që ajo ta shtyjë vaksinimin e fëmijës.

“E kam pasur një dyshim të vogël… Djali para një viti ka nisur të flasë shumë mirë dhe ka kundërvepruar shumë mirë, por unë si nënë e kam pasur atë merakun… Kështu që do ta bëjmë [vaksinën]”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Nga të dhënat që arriti t’i sigurojë Radio Evropa e Lirë për vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka 11 raste me fruth, Bosnje e Hercegovina tri, Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë asnjë.

Si është situata në Evropë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e fruthit në Evropë, vitin e kaluar, kanë shënuar rritje alarmante për gati 45-fish.

Sipas OBSH-së, rreth 42.200 njerëz janë infektuar në vitin 2023, krahasuar me 941 gjatë gjithë vitit 2022.

OBSH-ja tha se beson se situata është rezultat i më pak fëmijëve të vaksinuar kundër sëmundjes gjatë pandemisë COVID-19.

Të gjitha vendeve në rajonin evropian iu kërkua t’i zbulojnë dhe t’u përgjigjen shpejt rasteve të fruthit, si dhe të vaksinojnë sa më shumë njerëz.

Normat e vaksinimit me dozën e parë të vaksinës MMR ranë nga 96% në vitin 2019 në 93% në vitin 2022 në të gjithë Evropën. Marrja e dozës së dytë, ndërkaq, ra nga 92% në 91%.

Sipas OBSH-së, pandemia COVID-19 “ndikoi ndjeshëm në performancën e sistemit të imunizimit në këtë periudhë”.

The post Mbi 90% shkalla e vaksinimit: Kosova pa raste të fruthit appeared first on Albeu.com.

Fruthi vjen në Shqipëri, konfirmohen 11 rastet e para
Fruthi ka mbërritur në Shqipëri. ISHP ka konfirmuar 11 rastet e para.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, shprehet se fëmijët e infektuar janë nga Tirana, Kruja dhe Durrësi.

“10 raste të konfirmuara me fruth janë Durrës, Krujë dhe Tiranë. Ndërkohë 1 rast është i konfirmuar në laboratorët jo publik më Tiranë”, tha Tomini.

Që në identifikimin e rasteve të para ka nisur hetimi epidemiologjik.

“Sigurisht që situata po monitorohet dhe hetimi epidemiologjik ka nisur që në momentin e identifikimit të 3 rasteve të para”, tha ajo për Report tv.

Fruthi është një sëmundje me transmetueshmëri të lartë dhe sidomos për subjekte të cilët nuk janë të vaksinuar.

Aktualisht nga rastet e konfirmuara asnjë rast nuk është i hospitalizuar, në të dyja spitalet, në Durrës dhe në QSUT.

Tomini shtoi se 6 prej rasteve kanë lidhje familjare me njëri tjetrin.

Sakaq, grupmoshat e fëmijëve të prekur janë nga 1 deri në 13 vjeç./albeu.com

The post Fruthi vjen në Shqipëri, konfirmohen 11 rastet e para appeared first on Albeu.com.

Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon
Shpejt shkoni para pasqyrës dhe me kujdes shikoni gjuhën tuaj, sepse ky organ është radar i vërtetë për zbulim të hershëm të sëmundjeve. Madje edhe kur ndiheni mirë në mëngjes, nuk do të thotë që disa sëmundje të fshehura nuk kanë filluar në organizmin tuaj

Nëse nuk keni kohë të shkoni në kontrollim mjekësor sistematik, kjo është diçka që mund ta bëni vetë. Thjesht, shikoni mirë gjuhën tuaj.

Pra, në qoftë se vëreni se ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, më së miri është që të këshilloheni me mjekun., transmeton Telegrafi.

Njolla të bardha

Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të qumështit, e cila hiqet lehtë me lugë: fjala është për infeksion. Më së shpeshti paraqitet te fëmijët e vegjël apo te personat e moshuar, ndërkaq e shkakton Candida albicans.

Mund të paraqitet në situata të ndryshme: me rastin e marrjes së antibiotikëve apo të kortizonëve, sëmundjeve siç janë diabeti, sëmundjet e gjakut dhe mungesa mbrojtjes imunologjike. Shërohet në mënyrë lokale, ndërsa në rastet serioze me barna.

Gjuha e bardhë

Shtresa e bardhë në të përhimët në sipërfaqen e gjuhës mund të tregojë problemet me lukthin dhe me zorrët dhe me tretjen e vështirësuar për shkak të prodhimit të zvogëluar të lëngjeve të lukthit. Shërohet me antimikoticinë.

Gjuha e bardhë mund të bëhet edhe te leukoplakia – gjendje tek e cila vjen deri te krijimi i njollave të bardha në gavrën e gojës. Fjala është për lezionet të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillimin e karcinomeve.

Gjuha ngjyrë gështenje dhe “me qime”

Në majën e gjuhës paraqiten fije ngjyrë gështenje, ngjashëm me qimet, në gjatësi prej disa milimetrash. Ndryshimet e tilla mund t’i shkaktojnë pirja e duhanit, mirëpo edhe Candida albicans ose Aspergillus nigera, gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë.

Shërohet me barna, për përdorim lokal dhe oral, mirëpo në qoftë se ndryshimet janë të vogla, mjafton lyerja me thartinë retine (thartinë e vitaminës A) në një koncentrim të ulët. Si preventivë është mirë fërkimi çdo ditë me brushën e dhëmbëve.

Nëse në gjuhë shfaqen njolla ngjyrë të gështenjtë apo të errët, patjetër shkoni të bëni një kontroll mjekësor, sepse mund të jetë fjala për ndonjë formë të kancerit të lëkurës – melanomë.

Gjuha sikur dredhëza

Mund të jetë fjala për fruthin e keq – infeksion streptokok me ngritje të temperaturës së trupit.

Gjuha e kuqe e purpurt

Ngjyra e kuqe e purpurt është tipike për mungesën e vitaminës B2, si pasojë e absorbimit të dobët në zorrë, për shkak të ndryshimeve të florës bakteriale, të shkaktuar gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Majat janë të ënjtura, andaj gjuha ka pamjen sikur të jetë e mbushur me zallë.

Gjuha e vijëzuar

Fjala është për anomalinë e lindur, ndërsa gjuha është më e madhe se normalja, me një vijë të thellë në sipërfaqe. Nuk ka shërim, por vetëm duhet të sforcohet higjiena e gojës, përkatësisht shpëlarja me ujë të rrjedhshëm menjëherë pas ngrënies, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i ushqimit në rrudhat e gjuhës.

Gjuha e zverdhur

Gjuha e verdhë: kjo simbolizon keqfunksionimin e mëlçisë ose probleme me tretjen. Mungesa e vitaminës B12 është shkaktare e gjuhës së zverdhur, të lëmuar dhe të shkëlqyer. Shkaktarë janë mungesa e ushqimit, posaçërisht te personat të cilët hanë pak mish dhe te vegjetarianët.

Në raste të tilla duhet të merren si shtesë vitamina B12 dhe vitamina B9, të cilat gjenden në spinaq, në sallatë të gjelbër, në pjepër, banane, limon, mish dhe në mëlçi. Vitamina B12 më së shumti gjendet në mish, në qumësht dhe në vezë.

Gjuha e ënjtur

Gjuha e ënjtur më së shpeshti është pasojë e reaksionit alergjik – urtikaria e fuqishme e mukozës së gjuhës dhe të gojës. Është e rrezikshme, sepse po nuk u shërua me kohë, mund të shkaktojë ngufatjen.

Kjo sëmundje është trashëguese, ndërsa e shkakton mungesa e enzimave, ose mund ta shkaktojë edhe thumbimi i insekteve.

The post Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon appeared first on Albeu.com.