fronti Archives - Albeu.com

FOTO/ Shpërthen në frontin ukrainas epidemia e epokës së Luftërave Botërore
Nga Judith Goers, BILD

Në Evropë, sëmundja konsiderohej pothuajse e zhdukur – por tani ka raportime për raste të reja të gangrenës së gazit në frontin ukrainas.

Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, që i referohet të dhënave nga mjekë ushtarakë ukrainas, tashmë janë regjistruar disa raste të kësaj infeksioni bakterial, i njohur kryesisht që nga Lufta e Parë Botërore.

Sipas mjekëve, sëmundja mund të përhapet me shpejtësi, sepse evakuimi i ushtarëve të plagosur po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Arsyeja: ushtria ruse po përdor në mënyrë të qëllimshme dronë (për shembull në rajonin e Zaporizhjës), të cilët sulmojnë këdo që guxon të dalë në terren të hapur.

Kjo e zgjat jashtëzakonisht shumë kohën e evakuimit – shpeshherë për disa javë – duke e bërë shumë të vështirë sigurimin e kujdesit mjekësor të duhur për të plagosurit.

Gangrena e gazit është një infeksion i plagëve që mund të jetë vdekjeprurës, i cili shkatërron indet e trupit dhe shkakton dhimbje të forta.

Bakteri shkaktar, Clostridium perfringens, gjendet pothuajse kudo – sidomos në tokë – dhe hyn në trup përmes plagëve të ndotura. Nën lëkurë formohen flluska gazi që shkaktojnë një tingull si “kërcitje” kur preken.

Veçanërisht gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo sëmundje ishte shumë e frikshme në llogore. Sipas vlerësimeve, mbi 100.000 ushtarë gjermanë kanë vdekur prej saj. Sot në Gjermani regjistrohen vetëm rreth 100 raste të gangrenës së gazit në vit.

Megjithatë, sipas “Telegraph”, sanitarët në Ukrainë po përballen gjithnjë e më shpesh me këtë infeksion, por në qendrat e stabilizimit nën tokë (shpesh në bunkerë ose në bodrume të ndërtesave të braktisura) mund të bëjnë shumë pak për ta trajtuar. Arsyeja nuk është vetëm mungesa e kushteve higjienike, por edhe mungesa e materialeve mjekësore – sepse ushtria ruse sulmon rregullisht autokolonat e furnizimeve mjekësore.

Koha është një faktor vendimtar në trajtimin e gangrenës së gazit: personi që prekët nga kjo sëmundje duhet zakonisht të dërgohet menjëherë në spital, ku trajtohet me antibiotikë të fuqishëm përmes serumit – dhe shpesh duhet të hiqet i gjithë indi i infektuar.

Por, përveç vështirësive të mëdha që sjell evakuimi i rrezikshëm, sanitarët ukrainas po përballen edhe me një problem tjetër serioz: rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve tek ushtarët – një pasojë e drejtpërdrejtë e luftës. Arsyeja: për shkak të vështirësive në furnizime, po përdoren masivisht antibiotikë me spektër të gjerë (që veprojnë kundër më shumë se një lloj bakteri).

Pasojë tragjike: ushtarë të plagosur, të cilët normalisht mund të kishin shpëtuar (p.sh. përmes një amputimi), po vdesin ende në fushëbetejë. Se aa ukrainas kanë humbur jetën në luftë që nga fillimi i saj, kjo mbetet e paqartë. Së fundmi, në shkurt, presidenti Volodymyr Zelensky kishte deklaruar për 45.000 të rënë dhe 390.000 të plagosur.

The post FOTO/ Shpërthen në frontin ukrainas epidemia e epokës së Luftërave Botërore appeared first on Albeu.com.

Nuk donte të shkonte në front, rusi i vë flakën vetes (VIDEO)
Një burrë tentoi t’i vinte flakën vetes në stacionin qendror të autobusëve. Nuk dihet se në çfarë gjendje është ky person. Sipas mediave të huaja, burri ka marrë “lëndime të lehta”, por edicioni Ryazan i Novaya Gazeta shkruan se ai ka djegie në 90% të sipërfaqes së trupit.

Në videon e publikuar nga Novaya Gazeta, një video nga një kamera vëzhgimi tregon se një burrë ka dalë në rrugë, është lyer me një lloj lëngu, më pas ka marrë flakë dhe ka vrapuar.  Sipas burimit të Novaya Gazeta, ai bërtiti se nuk donte të shkonte në front.

The post Nuk donte të shkonte në front, rusi i vë flakën vetes (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ushtarët rebelim kundër Putinit: Na dërguan në front pa pajisje, ilaçe apo ushqime
Agjencitë ukrainase të inteligjencës në vijimësi kanë raportuar pakënaqësi në radhët e ushtrisë ruse, por se një gjë e tillë është mohuar apo është lënë në heshtje nga Kremlini.

Megjithatë një video e publikuar së fundmi nuk lë më vend për dyshime.

Në pamjet e publikuara në Telegram, disa ushtarë të cilët pretendojnë se janë rekrutuar për të luftuar në radhët e ushtrisë ruse, dhe se janë pjesë e regjimentit të 113-të të Republikës Popullore të Donetskut.

Ushtarët pretendojnë se janë dërguar të luftojnë në vijën e parë të frontit pa pajisje, ilaçe apo ushqime.

Ata pretendojnë se kanë luftuar për muaj të tërë në mungesë të ushqimit dhe në të ftohtë, pa pajisjen e duhur ose kujdesin mjekësor.

Komandanti i tyre thotë se burrat me sëmundje kronike mjekësore, të cilët duhet të ishin përjashtuar rerutimi, në vend të kësaj janë dërguar në mes të luftimeve.

“Komandantët e niveleve të larta i interpreton ankesat tona si sabotim. Por çfarë mund të përfitohet nga dërgimi i ushtarëve në front ndërkohë që është thuajse e sigurt vdekja e tyre, për sa kohë nuk janë në kushtet shëndetësore për të luftuar?”, thotë ai.

Videoja u shfaq ndërkohë që luftimet në Donbas janë goxha intensive.

Në pamjet, komandanti mund të dëgjohet duke thënë:

“Kompania jonë, e përbërë nga Batalioni i 5-të i Këmbësorisë i Regjimentit të 113-të të Këmbësorisë, ishte në vijën e frontit në rajonin Kherson të Ukrainës. Për atë kohë personeli është përballur me të ftohtin dhe urinë dhe për një periudhë të konsiderueshme e kemi bërë këtë pa mbështetje materiale, pajisje mjekësore apo ushqime.

Mobilizimi i njësisë sonë u zhvillua pa asnjë ekzaminim mjekësor dhe ka nga njësitë tona që në përputhje me ligjet e Republikës Popullore të Donetskut nuk duhet të mobilizohen. Ka anëtarë të personelit tonë që vuajnë nga sëmundje kronike dhe të tjerë që janë kujdestarë të njerëzve me sëmundje mendore.

Për ata që janë baballarët e fëmijëve dhe duke marrë parasysh kohëzgjatjen e pranisë sonë të vazhdueshme në vijën e frontit, lindin shumë pyetje që injorohen nga komanda”, është shprehur ajo.

Më pas ai flet veçmas se trupat që shprehin shqetësimet e tyre, injorohen nga komandantët e tyre.

“Komanda më e lartë i interpreton ankesat tona si sabotim. Tregoni respekt për oficerët tuaj. Çfarë mund të përfitoni nga dërgimi i ushtarëve tuaj për të vdekur?”, thotë ai.

The post Ushtarët rebelim kundër Putinit: Na dërguan në front pa pajisje, ilaçe apo ushqime appeared first on Albeu.com.