Frika me e madhe Archives - Albeu.com

Kjo është frika juaj më e madhe, sipas shenjës së Horoskopit
Edhe sikur të jeni guximtarë dhe të fortë, nga diçka me siguri keni frikë.

Dashi: Frikë nga humbja e personit të dashur. Qoftë një ndarje apo një vdekje, dashët nuk duan kurrë të përballen me fundin e një lidhjeje të gjatë. Në fakt jeta është ë tillë dhe ata duhet të mundohen ta pranojnë realitetin.

Demi: Frikë nga kaosi. Personat e shenjës së demit janë ndër më të qëndrueshmit e zodiakut, prandaj kur diçka nuk ju shkon si duhet stresohen pafund, Kaosi i frikëson më shumë se çdo gjë tjetër në këtë jetë.

Binjakët: Frikë nga humbja. Binjakët kanë tendencë të jenë perfeksionistë, prandaj as që e mendojnë dhe as nuk mund ta pranojnë humbjen. Kjo lloj frike mund t’i bëjë ata edhe më të përkushtuar, por edhe mund t’iu trazojë shpirtin.

Gaforrja: Frikë nga të qenit të përjashtuar. Ndjeshmëria dhe përkujdesi i bën gaforret ndër më të butët dhe të ëmblit në botë. Edhe pse këto janë cilësi, ndonjëherë mund t’i mbajnë të tjerët larg. Pikërisht të ndjerit të përjashtuar dhe të lënë mënjanë i frikëson më shumë personat e kësaj shenje.

Luani: Frikë nga mediokriteti. Duke qenë se punojnë shumë luanët duan të arrijnë përtej asaj që të gjithë presin. Në momentet e shkëlqimit ata duan që miqtë dhe të afërmit t’i dallojnë e t’i përgëzojnë pasi kur nuk e marrin këtë ata lëndohen. në njëfarë mënyre frika nga mediokriteti i shoqëron ata gjithë kohës.

Virgjëresha: Frika nga të qenit i varur prej dikujt tjetër. Mbështetja tek tjetri është më shumë paqëndrueshmëri në jetën e virgjëreshave. Të qenit pranë personave të paorganizuar është ajo që i tremb më shumë ata.

Peshorja: Frikë nga shkaktimi i dhimbjes. Personat e shenjës së peshores\s janë shumë të dashur dhe përkujdesen përherë për tjetrin. Frika e tyre më ë madhe është të shkaktojnë dhimbje tek dikush pa e menduar dhe pa dashje.

Akrepi: Frikë nga intimiteti. Personat e shenjës së akrepit duken të parrëzueshëm dhe sikur nuk mund të lëndohen asnjëherë, por në fakt nuk është ashtu. Për këtë arsye ata kanë frikë t’i hapen dikujt dhe të afrohen shumë.

Shigjetari: Frikë nga humbja e pavarësisë. Shpirti i lirë dhe spontan i shigjetarëve është ai që i veçon nga të tjerët. Një shef kontrollues apo një partner dominues s\dhe kufizues është makthi i tyre.

Bricjapi: Frikë nga gjykimi publik. Personat e shenjës së bricjapit luftojnë fort për të realizuar ëndrrat e tyre dhe duan që të tjerët t’i vlerësojnë. Frika më e madhe e tyre është mospranimi dhe gjykimi i rezultateve që kanë arritur.

Ujori: Frikë nga dobësia. Personat e shenjës së ujorit duan t’i mbrojnë gjithmonë të tjerët dhe të jenë të fortë. Ata janë krenarë që e bëjnë këtë gjë dhe nga ana tjetër janë të besueshëm. Frika e tyre më ë madhe është të mos kenë kurajën dhe forcën për t’iu bërë ballë kundërshtarëve.

Peshqit: Frikë nga braktisja. Personat e shenjës së peshqve duan të jene gjithë kohës në komunikim me të tjerët dhe vetëm ideja se mund të lihen pas dore e të braktisen i tmerron.

The post Kjo është frika juaj më e madhe, sipas shenjës së Horoskopit appeared first on Albeu.com.

U bë pjesë e Inteligjencës shqiptare, e reja tregon përvojën në SHISH: Frika ime ishte e madhe, aty mëson të njohësh njerëzit
Një nga angjentet e Shërbimit Informativ Shqiptar, ka bërë publik rrëfimin e saj në raportin vjetor të vitit 2021, ku ka treguar se si u bë agjente në SHISH.

Ajo shpjegoi se në fillesat e saj të punës e kishte shumë të vështirë dhe me frikë një profesion të tillë, pasi mendonte se nuk ishte për vajza. Më vonë ajo tha se kuptoi se si të njihte njerëz të ndryshëm në bazë të sekreteve që ata fshehin.

Agjentja ka treguar se pjesë e SHISH janë edhe shumë vajza të tjera, të cilat tashmë kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe sot kanë arritur të jenë në pozicione drejtuese.

E reja ka shpjeguar se fillimisht kishte punuar në sektorin privat dhe më vonë më pas ishte përzgjedhur duke nisur së pari trajnimin. Ajo tregon se pasi pa se në SHISH ishin shumë gra dhe vajza të punësuara, bëri betimin e saj dhe nisi punën.

“Rrugëtimi për t’u bërë pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë një nga rrugëtimet më emocionuese të jetës sime. Gjithçka filloi kur lexova njoftimin se ishin hapur aplikimet e reja për punë pranë këtij institucioni. Kjo ishte mundësia që kisha pritur prej një kohe të gjatë!

Në atë periudhë, punoja në sektorin privat, por nuk isha e kënaqur me veten. Gjithmonë kisha ëndërruar të isha pjesë e një institucioni ku impakti i punës sime do të ndihej jo vetëm brenda tij, por në rang më të gjerë, në rang kombëtar. Edhe familja më mbështeti në këtë zgjedhje. Procesi i rekrutimit zgjati disa muaj. Pati edhe shumë intervista dhe verifikime të tjera, derisa, më në fund, më njoftuan se isha përzgjedhur për të qenë një prej personave që do të merrja pjesë në një trajnim profesional disamujor. Trajnimi ishte intensiv dhe sfidues. Kursantët e përzgjedhur ishin me sfonde të ndryshme profesionale dhe kjo larmi e ndihmoi secilin prej nesh të mësonte më shumë, duke shkëmbyer përvoja e duke u njohur me perspektiva të reja. Instruktorët e trajnimit ishin shumë të përgatitur, me përvojë të gjerë pranë SHISH-it. Pas përfundimit të muajve dinamikë të trajnimit, ku çdo ditë gërshetoheshin shembuj teorikë me ushtrime praktike, iu nënshtruam një provimi ku testoheshin njohuritë e marra gjatë kursit

Ky rrugëtim i lodhshëm, por shumë i bukur, u finalizua me organizimin e Ceremonisë së Diplomimit dhe Betimit, ku festuam të gjithë së bashku nisjen e një etape të re në jetën tonë. “Betohem solemnisht se do t’i shërbej me përkushtim e ndershmëri Republikës së Shqipërisë për forcimin e sigurisë kombëtare, do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, do të kryej me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm detyrat që do të më ngarkohen, do të ruaj sekretin dhe do të jem besnik ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit në përmbushjen e misionit të tij. BETOHEM!” Me këto fjalë, u mbyll ceremonia zyrtare dhe tashmë ishim gati për të dhënë kontributin tonë për atdheun! Para se të filloja formalisht punën si punonjëse e Shërbimit Informativ të Shtetit, frika ime më e madhe ishte se mos ndoshta kjo nuk ishte punë e përshtatshme për vajza. Në një shoqëri me histori patriarkale si ajo e vendit tonë, mendoja se do të ishte shumë e vështirë për një vajzë të re, të punonte në sektorin operativ dhe të sillte impakt pozitiv në këtë vend. Por, sapo fillova punë, vura re se, pjesë e SHISH-it janë shumë gra dhe vajza, disa prej të cilave kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe sot janë në pozicione drejtuese, gjë që për mua është tepër motivuese.

Kolegët e rinj ishin mikpritës dhe të gatshëm të më orientonin e ndihmonin në çfarëdolloj kohe. Edhe mentori më shoqëronte në çdo hap, duke më shpjeguar me hollësi dhe durim çdo gjë në lidhje me punën. Në asnjë çast nuk jam ndier e diskriminuar apo inferiore ndaj kolegëve meshkuj, sepse këtu, secili merr atë që meriton, pavarësisht gjinisë. Këto elemente ma kanë thjeshtuar punën dhe më kanë nxitur të jap më të mirën e vetes. Sektori operativ ka vështirësitë e veta, por të rrit shumë si individ, profesionalisht dhe personalisht. Duke u hasur çdo ditë me njerëz të ndryshëm, zhvillon shumë aftësi dhe, mbi të gjitha, mëson të njohësh njerëzit jo vetëm në bazë të asaj që shfaqin, por edhe në bazë të asaj që fshehin. Për më tepër, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta mbyllësh një ditë pune duke e ditur që ke sjellë një ndikim pozitiv dhe ke dhënë kontributin tënd për realizimin e misionit kryesor: Garantimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare!”

SHISH në këtë raport ndan me publikun edhe një rast spiunazhi identifikuar nga agjentët në terren.

The post U bë pjesë e Inteligjencës shqiptare, e reja tregon përvojën në SHISH: Frika ime ishte e madhe, aty mëson të njohësh njerëzit appeared first on Albeu.com.