freerunning Archives - Albeu.com

RB organizon turneun e vrapit të lirë, adrenalinë dhe spektakël në “ajër” (FOTO LAJM)
Çatitë e shtëpive të qytetit, plazhi dhe kalaja madhështore e Lindos, ishin një terren imagjinativ për atletët Dimitris “DK” Kyrsanidis dhe Mimi Theodoridis.

Dimitris “DK” Kyrsanidis së bashku me Mimi Theodoridis u takuan në qytetin e Lindos, në Rodos, dhe  ofruan një turne unik duke bërë freerunning.

A mund të mendoni pse në Lindos? Sepse kombinon në mënyrë ideale dy faktorë të rëndësishëm të projektit, është një terren i përsosur freerunning, por në të njëjtën kohë përmbush një nga ëndrrat e para të Dimitris “DK” Kyrsanidis. DK ëndërronte të vraponte në një vend me një histori të pasur dhe bukuri të pakrahasueshme. Dhe Lindos, një nga vendet më të mira arkeologjike për t’u vizituar në Greqi, plot legjenda dhe tradita, është destinacioni i fundit për këtë ëndërr.

Çatitë e shtëpive të qytetit, plazhi dhe kështjella e mrekullueshme e Lindos, ishin një terren imagjinativ për dy atletët, të cilët provuan aftësitë e tyre si kurrë më parë, duke kryer truke dhe kërcime të mahnitshme, të tilla si kthesë ajrore e trefishtë, ‘tsukahara’ dhe kthim prapa 360 gradë.

Megjithatë, ky projekt arriti të nxjerrë në pah një aspekt të sportit të panjohur prej vitesh.

Freerunning, siç dihet, është kryesisht një sport individual, megjithatë dyshja greke kanë dashur të ndryshojnë pak frymën e tyre, duke i dhënë asaj një frymë më argëtuese dhe ekipore. Në fund të fundit, DK është gjithmonë në kërkim dhe dëshiron të ndihmojë talentet e reja, duke marrë shpesh rolin e mentorit, duke i udhëhequr dhe mësuar ata çfarë di për freerunning. Një talent i ri i tillë, pra, është Mimis Theodoridis, i cili stërvitet që në fëmijëri pranë DK.

Kështu, duke ndjekur atë që duan vërtet, ata të dy punuan së bashku si ekip dhe rezultati është magjepsës.

Red Bull Art of Motion do të zhvillohet me të njëjtën frymë ekipore këtë vit , i cili rikthehet më dinamik se kurrë dhe na prezanton me një parajsë të re të sportit, Astypalea e bukur. Për 4 ditë, nga data 9 deri në 12 qershor, pjesët më të bukura dhe piktoreske të Chorës së ishullit do të kthehen në “pista” të veçanta, ku do të garojnë 16 nga freerunnerët më të mirë në botë, por kryesisht do të festojnë sport spektakolar i vrapimit të lirë./ h.ll/albeu.com

The post RB organizon turneun e vrapit të lirë, adrenalinë dhe spektakël në “ajër” (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.