freedom house Archives - Albeu.com

Raporti i “Freedom House”: Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+
Raporti i sivjetëm i organizatës amerikane “Freedom House”  ka gjetur se pjesëmarrja e transgjinores Edona James në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ka pasur një ndikim pozitiv në perceptimin e njerëzve për kauzën e komunitetit LGBT+.

Sipas raportit, që ndërthuri progresin e Kosovës kundrejt kauzave të shumta, thuhet se transgjinorja kishte fituar mbështetje të konsiderueshme duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin publik.

“Në edicionin e fundit të reality show-t Big Brother të versionit kosovar, një grua transgjinore ka marrë mbështetje të konsiderueshme, duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut”, ka shkruar organizata amerikane.

Edona James, e cila para 10 vjetëve ishte bërë sensacion në medie për ndryshimin e gjinisë, këtë vit ishte njëra prej banoreve më të komentuara në spektaklin BBVK, duke qenë madje edhe njëra prej finalisteve.

Por, përkundër kësaj, “Freedom House” thotë se pavarësisht këtyre avancimeve, një emancipim i plotë ende nuk është arritur.

Sipas organizatës, Kosova ende ka ngecur në çështjet e shumta përfshirë edhe çështjen për të shtyrë përpara kodin civil lidhur me barazinë martesore dhe çështje të tjera të të drejtave.

The post Raporti i “Freedom House”: Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+ appeared first on Albeu.com.

Freedom House nxin Shqipërinë: Nga “Qyno” tek “Xama” përkeqësim i gjendjes së mediave, partitë s’janë në gjendje të përballen me korrupsionin në radhët e tyre
Organizata “Freedom House”, me seli në Uashington, në raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë” të publikuar të enjten, thekson se demokracia në Shqipëri u ndesh me një sërë sfidash, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të muajit maj, të cilat konsoliduan më tej pozitën dominuese të partisë në pushtet.

Në kapitullin për Shqipërinë, Freedom House po ashtu, vë në dukje përkeqësimin e gjendjes së mediave dhe zvogëlimin e hapësirës të shoqërisë civile.

Sipas organizatës, korrupsioni vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese në Shqipëri. Vlerësimi i përgjithshëm i organizatës për Shqipërinë mbetet i pandryshuar nga viti i kaluar, duke e cilësuar si një vend me sistem hibrid të qeverisjes.

“Freedom House” vlerëson përpjekjet e SPAK-ut, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe veçon rezultatet e hetimeve ndaj figurave politike.

“SPAK-u gradualisht përmirësoi rezultatet e hetimeve të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ngriti akuza kundër një numri politikanësh kryesorë në Shqipëri në vitin 2023, duke u bërë njëri nga institucionet e pakta funksionale të drejtësisë dhe prokurorisë në vend, ndërkohë që procesi i vetingut në Shqipëri vazhdoi edhe gjatë vitit 2023“, thuhet në raport.

Raporti i referohet hetimeve të SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për korrupsion, për të cilin ai është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe shton se krahu i tij politik “është shndërruar në një grup të dhunshëm, që duket se dëshiron të destabilizojë vendin, duke e bërë arrestimin e tij lajm të mirëpritur për shumë njerëz”.

Raporti po ashtu, citon edhe aktpadinë e SPAK-ut ndaj ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për korrupsion dhe lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar pasi ai u largua nga Shqipëria.

Sipas raportit, “pas hetimeve dhe akuzave të SPAK-ut ndaj Berishës dhe Ahmetajt, si dhe ekspozimit të lidhjeve ndërmjet disa grupeve të krimit të organizuar me biznese, politikanë dhe agjenci të rendit” është vënë re “një fushatë në rritje dezinformimi nga disa portale dhe nga figura të larta politike në qeveri dhe opozitë për të diskredituar punën e SPAK-ut”

Këto përpjekje të shtuara të SPAK-ut, për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, sipas ‘Freedom House’, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohen nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre.

“Reagimi negativ nënvizon realitetin se SPAK-u nuk mundet të luftojë korrupsionin në nivelet më të larta i vetëm dhe se është e rëndësisë jetike për demokracinë në Shqipëri, që partitë politike t’i largojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe që kanë një të kaluar që minon sundimin e ligjit dhe demokracinë“, thuhet në raport.

Sipas “Freedom House”, “partitë politike shqiptare vazhdojnë të mos jenë në gjendje të përballen me korrupsionin në radhët e tyre dhe duken të pavullnetshme për t’u distancuar nga udhëheqësit problematikë partiakë që janë sanksionuar jashtë vendit ose që ballafaqohen me akuza serioze nga SPAK-u”.

“Kjo dukuri pjesërisht ka të bëjë me mungesën e demokracisë së brendshme të partive politike dhe paaftësisë së tyre” për t’i dhënë përgjigje kësaj dukurie negative në radhët e tyre.

“Dështimet e brendshme partiake janë bartur në strukturat qeveritare – duke ngjallur armiqësi të shtuar ndaj kritikëve në sektorët e shoqërisë civile dhe mediave – dhe vazhdojnë të kenë një ndikim të pafavorshëm në gjendjen e përgjithshme të demokracisë në Shqipëri”, thuhet në raport.

Në kapitullin për Shqipërinë, organizata ‘Freedom House’, sjell një pasqyrë të zymtë edhe për skenën mediatike.

Sipas raportit, një pjesë e madhe e mediave u janë nënshtruar interesave të biznesit dhe atyre politike të pak familjeve, apo kontrollohen nga biznesmenë që blejnë aksione në media për të përfituar kontrata publike në këmbim të raportimit të favorshëm.

Raporti identifikon grupin Top Media, pronë e familjes Hoxha, grupin Klan, pronë e familjes Frangaj, Media Vizion, pronë e familjes Dulaku, G2 Media, pronë të vëllezërve Ulaj, familja Hysenbelliu dhe gazetari italian Carlo Bollino.

Sipas gjetjeve të raportit, kanalet televizive “në pronësi të familjeve Hoxha, Frangaj, Hysenbelliu dhe Bollino patën 86.94 për qind të audiencës televizive në pesë muajt e parë të vitit 2023″.

Disa nga këto kompani mediatike, sipas raportit që u referohet organizatave që identifikojnë pronarët e mediave, marrin subvencione nga qeveria qendrore dhe lokale në këmbim të një mbulimi të favorshëm.

Raporti thotë se “kur mediat bëhen kritike ndaj qeverisë, si në rastin e News 24 të familjes Hysenbelliu, ato përballen me masa ndëshkuese, kërcënime dhe në disa raste gjoba të larta”.

Raporti dokumenton disa raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve në Shqipëri, për raportimet e tyre rreth politikanëve të lartë dhe anëtarëve të dyja partive politike.

Raporti në veçanti vë në pah sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Elvis Hila, Afrovita Hysaj dhe Elton Qyno, si dhe sulmin verbal ndaj gazetares së ‘Balkan Insight’ Ola Xama nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili iu referua asaj si “vrasëse me pagesë” pas publikimit të një shkrimi për hetimin e korrupsionit për tenderin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas organizatës biznesmenë “paguajnë opinionistë dhe gazetarë dhe sponsorizojnë emisione kryesore televizive të debatit politik, të cilat ndikojnë në opinionin publik”.

Kjo sipas raportit bëhet “për të promovuar agjendat e partive politike në këmbim të përfitimit të kontratave për tendera publikë apo favoreve tjera”.

Në këtë formë, sipas raportit, këto media shpërfillin çështjet e rëndësishme me të cilat përballet Shqipëria.

Raporti vjetor i ‘Freedom House’ që trajton parametrat kryesorë demokratik të shteteve në tranzicion, bën përgjegjëse të dy anët e spektrit politik në Shqipëri që kanë çuar në dobësimin e pozitës së parlamentit për të mbikëqyrur punën e qeverisë.

“Përçarja e Partisë Demokratike pati efekt zinxhir tek roli që opozita luan për ta mbajtur përgjegjëse qeverinë dhe për të kontribuar në funksionimin bazë të parlamentit, duke çuar drejt përplasjeve të dhunshme në parlament në dy muajt e fundit të vitit 2023 që minuan rolin e rëndësishëm që legjislatura luan në demokracinë parlamentare”, thuhet në raport.

Qeveria, sipas raportit, i shfrytëzoi “përplasjet e dhunshme për të penguar edhe më tej autoritetin e parlamentit që të kërkojë llogaridhënie nga qeveria, duke miratuar një numër ligjesh të reja në dhjetor të vitit 2023 për dënime të ashpra ndaj anëtarëve të parlamentit që veprojnë në kundërshtim me rregullat, duke ia vështirësuar opozitës që të kërkojë hetime parlamentare për vendimet e qeverisë”.

Raporti gjithashtu thotë se “kryeministri Rama dhe Partia Socialiste shfrytëzuan përçarjet gjithnjë e më të dhunshme të opozitës për të konsoliduar pushtetin dhe dominuar zgjedhjet e mbajtura më 23 maj”.

“Vëzhguesit e zgjedhjeve dokumentuan shpërdorimin e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste për të rritur avantazhin politik në një mori komunash para zgjedhjeve, një strategji veçanërisht e dobishme në nivelin komunal ku shumë prej qeverive lokale nuk kanë financim të mjaftueshëm dhe varen nga qeveria qendrore”, thuhet në raport.

Kapitulli për Shqipërinë po ashtu vë në dukje se shoqërisë civile i është ngushtuar hapësira e veprimit, duke theksuar se gjatë vitin 2023 qeveria ka propozuar dhe parlamenti ka miratuar ligje “pa angazhimin e duhur të organizatave joqeveritare dhe grupeve të interesit”, që është detyrim ligjor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Qeveria dhe parlamenti kanë dështuar të angazhohen në një dialog konstruktiv me sektorin e shoqërisë civile, duke dëshmuar që kushtet për angazhimin e OJQ-ve dhe fuqizimi i tyre përmes konsultimit për hartimin e politikave mbetet një premtim bosh”, thekson organizata ‘Freedom House”.

The post Freedom House nxin Shqipërinë: Nga “Qyno” tek “Xama” përkeqësim i gjendjes së mediave, partitë s’janë në gjendje të përballen me korrupsionin në radhët e tyre appeared first on Albeu.com.

Freedom House: Shqipëria mbetet vend pjesërisht i lirë, mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale, shqetësim
Organizata “Freedom House” me seli në Uashington, ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira”, pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.

Në raportin mbi “Lirinë në Botë”, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar.

Në të kaluarën, organizata “Freedom House”, e ka cilësuar Kosovën si vend në tranzicion me një sistem hibrid qeverisjeje.

Ndërkaq, në indeksin e Lirisë Globale Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me vlerësimin e vitit të kaluar.

Shqipëria po ashtu, konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes.

Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, thotë për Zërin e Amerikës se situata në Kosovë nuk mund të shkëputet nga dinamika e zhvillimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vitet e fundit Kosova ka shënuar përparim, çka pasqyrohet tek rezultatet, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare, proceseve më të dobishme politike, që u kanë mundësuar qytetarëve pjesëmarrje më të lirë, dhe shoqërisë civile veprimtari më aktive. Këto gjëra gjithsesi kanë shënuar përparim vitet e fundit”, deklaroi zonja Karppi. Viti 2023, sipas saj, ishte i vështirë për Kosovën.

“Kemi parë rritje të dhunës në komunat veriore, çka mund të vërë në mëdyshje shumë procese, dhe mund shkaktojë trysni ndaj qeverisë që të sigurohet se po ofron mbrojtje për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi zonja Karppi. “Këto janë procese afatgjata. Kjo është një situatë e stërzgjatur sigurie.”

Sipas saj, “megjithëse ekzistojnë shqetësime për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve, janë bërë përparime të mëdha në respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave fetare”.

“Kosova mbetet një nga vendet udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor në disa nga shtyllat e rëndësishme dhe thelbësore të demokracisë”.

Lidhur me Shqipërinë, zonja Karppi theksoi si përmirësim procesin e vetingut, i cili, sipas saj, “ka filluar të shënojë përparim duke e detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë”.

Sipas zonjës Karppi, kjo do të thotë se në Shqipëri gjykatat tani janë në pozitë më të mirë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe janë më efikase.

“Kjo do të thotë se në Shqipëri po përmirësohet dukshëm qasja e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe ky përparim duhet të vlerësohet”, shtoi ajo.

Ekspertja Karppi thotë se mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale, vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri.

Ajo përmendi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, gjatë të cilave, sipas saj, “nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta”.

“Përgjithësisht Shqipëria ka përparuar këtë vit duke u dhënë mundësi qytetarëve që serish të marrin pjesë në proceset demokratike duke iu përmbajtur angazhimeve për reforma të marra para Bashkimit Evropian”.

Raporti që vlerëson përparimin e 195 shteteve dhe 15 territoreve gjatë vitit 2023, bazuar tek vlerësimet në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, e cilësoi gjendjen e përgjithshme globale të të drejtave politike dhe lirive të njeriut si, “një situatë të përshkallëzuar gjerësisht”.

Sipas organizatës “Freedom House”, të drejtat politike kanë shënuar rënie për të 18 vite me radhë.

Rënie është shënuar në 52 shtete, ndërkohë që vetëm 21 vende kanë shënuar përmirësim gjatë vitit 2023.

Aktualisht, nga 195 vendet dhe territoret e vlerësuara, sipas raportit, shumica e popullsisë së botës, rreth 80 për qind, jeton në vende që klasifikohen si pjesërisht të lira apo jo të lira.

Në veçanti, organizata nënvizoi se zgjedhjet e manipuluara, si ato në Ekuador, Kamboxhia Poloni, Turqi dhe vende të tjera, dhe konfliktet e armatosura, disa të nxitura nga regjimet autoritare, si në rastin e Azerbajxhanit ndaj Nagorno-Karabakut dhe Rusisë ndaj Ukrainës, apo lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që ka shkaktuar viktima të shumta civile, kanë kontribuar tek regresi i përgjithshëm gjatë vitit 2023.

Organizata “Freedom House”, thekson se Serbia ka shënuar rënien më të madhe në Evropë. Ajo është vlerësuar me 57 pikë, duke rënë tre pikë në kategorinë e të drejtave politike dhe lirive qytetare nga viti i kaluar.

Serbia është po ashtu në listën e shteteve që, sipas organizatës, shënuan rënien më të madhe të lirisë në dekadën e fundit, me 21 pikë.

Sipas ekspertes Karppi, zgjedhjet e mbajtura në Serbi në fund të vitit 2023, të sfiduara nga partitë opozitare “ishin vetëm një nga arsyet e rënies”.

Disa faktorë të tjerë, sipas zonjës Karppi, përfshijnë edhe mungesën e transparencës rreth prokurimit, projekteve në infrastrukturë dhe politikave të zhvillimit ekonomik, por edhe fushatat denigruese ndaj udhëheqësve opozitarë dhe kritikëve të regjimit të Beogradit.

“Aktualisht ekziston frika e ndonjë lloj hakmarrjeje nëse kritikoni ashpër këtë qeveri. Pra, përgjithësisht, një pamje e përkeqësuar”, shtoi ajo.

“Po shohim një hapësirë që sa vjen e ngushtohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe po ashtu një zbehje të funksionimit të institucioneve demokratike”.

Këtë vit, sipas raportit, rënien më të madhe e shënoi enklava e Nagorno-Karabaku-t, ku 120,000 banorë armenë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nën trysninë ushtarake të Azerbajxhanit.

“Shtrirja dhe shkalla e përshkallëzimit është e gjerë dhe prek një të pestën e popullsisë së botës”, thuhet në raportin e organizatës.

“Pothuajse kudo, zbehja e të drejtave është shkaktuar nga sulmet ndaj pluralizmit, bashkëjetesës paqësore të individëve me ide të ndryshme politike, fetare apo identitete etnike”.

Në krye të listës së organizatës “Freedom House”, renditet Finlanda me 100 pikë, pasuar nga Zelanda e Re dhe Suedia me 99 pikë.

The post Freedom House: Shqipëria mbetet vend pjesërisht i lirë, mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale, shqetësim appeared first on Albeu.com.

Vendet në Tranzicion: Shqipëria, Kosova përmirësim i lehtë, por problemet thelbësore vazhdojnë
Organizata Freedom House thotë se ndikimi i luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, u ndje gjatë vitit të kaluar në 29 vendet nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore që analizohen në raportin e saj “Vendet në Tranzicion”.

Në raportin e këtij viti titulluar “Lufta thellon ndasitë rajonale” që analizon zhvillimet e vitit 2022 dhe që u bë publik të mërkurën, thuhet se në vend që t’i forconin lidhjet në rajon,”kërcënimet e sigurisë, kriza historike e refugjatëve dhe problemet ekonomike të lidhura me konfliktin, kanë thelluar hendekun mes autokracive dhe demokracive dhe kanë shkaktuar ndryshime përçarëse në politikat e jashtme të qeverive të veçanta”.

“Megjithëse disa vende bënë zgjedhje të qarta në favor të një të ardhmeje më demokratike gjatë vitit 2022, rezultati i përgjithshëm ishte një vit i 19-të me radhë të rënies së demokracisë në rajon”, thuhet në raport.

Gjendja e demokracisë në Shqipëri

Edhe në vitin 2022, Shqipëria ishte në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion. Vlerësimi i përgjithshëm për Shqipërinë shënoi një përparim të lehtë në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, falë një rritjeje të vlerësimit në luftën kundër korrupsionit.

“Vlerësimi për luftën kundër korrupsionit u rrit nga 2.75 në 3.00 pikë, falë një sërë aktakuzash dhe dënimesh të profilit të lartë të ish-zyrtarëve nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe rolit të saj proaktiv në nxitje e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Kjo bëri që vlerësimi i përgjithshëm të rritet nga 3.75 në 3.79, në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti.

Megjithatë treguesit e tjerë të demokracisë mbetën të pandryshuar dhe raporti thotë se institucionet demokratike të Shqipërisë sfidohen nga politika partiake klienteliste, zvarritja e procesit të vetingut në drejtësi dhe korrupsioni i shfrenuar.

“Korrupsioni mbetet i përhapur, duke kontribuar në mosfunksionimin e institucionit publik dhe duke kufizuar aftësinë e tij për të ofruar shërbime efektive. Megjithëse agjencitë e reja ligjzbatuese si SPAK, krijuar në vitin 2019, tregojnë shenja premtuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta, ndikimi politik mbi gjyqësorin në rastet e korrupsionit vazhdojnë ende të jenë shqetësim”, thuhet në kapitullin për Shqipërisë të raportit “Vendet në Tranzicion 2023”, që e ka siguruar Zëri i Amerikës.

“Drejtësia bazë për shumë qytetarë shqiptarë vërtet mungon. Dhe është gjithashtu një mjedis, ashtu si pjesa më e madhe e rajonit, ku mediat e pavarura po tkurren, aktorët e shoqërisë civile janë në pozitë të vështirë, duke shtuar gjithnjë e më shumë pengesat dhe kërcënimet”, i thotë Zërit të Amerikës, Alexandra Karppi, një nga autoret e raportit.

Megjithë përmirësimin modest në treguesin e korrupsionit, raporti thotë se pati pak mundësi për reforma të mëtejshme para zgjedhjeve lokale të 14 majit këtë vit.

Zonja Karppi thotë për Zërin e Amerikës, se edhe zgjedhjet lokale të 14 majit përforcuan këtë prirje.

“Mendoj se zgjedhjet lokale që sapo u mbajtën në maj ishin një shembull tjetër që fatkeqësisht, për shkak të rrjeteve të kapjes së shtetit nga parti të caktuara, të bëjnë mendosh se do të shohim të njëjtën gjë. Mendoj se status quo-ja politike ka të ngjarë të vazhdojë”, thotë ajo.

Në kapitullin për Shqipërinë, thuhet se në vitin 2022, demokracia e Shqipërisë u rezistoi sfidave të shumta, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të posaçme vendore të marsit, si dhe riorganizimeve të brendshme të partive politike dhe bashkëpunimit ndërpartiak për zgjedhjen e Presidentit Bajram Begaj.

“Megjithatë, vendi bëri pak përparim të qëndrueshëm drejt shndërrimit në një demokraci liberale të vërtetë dhe ende klasifikohet si një demokraci hibride. Shumica e udhëheqësve politikë shqiptarë mbetën armiqësorë ndaj vlerave liberale demokratike dhe kanë treguar pak vlerësim për faktin se barazia nën ligj dhe respektimi i shtetit të së drejtës, janë vlera të rëndësishme demokratike”, thuhet në raport.

Sipas vlerësimi të Freedom House “shumica e partive politike mbizotërohen nga udhëheqës me grusht të hekurt dhe kjo mungesë e demokracisë së brendshme partiake u demonstrua në mënyrën se si u përzgjodhën kandidatët për zgjedhjet e posaçme lokale, drejtuesit e degëve të partive lokale dhe kandidatët për zgjedhjet lokale të majit 2023 (raporti përfshin vetëm zhvillimet e vitit 2022).

Sipas raportit, përplasjet politike në Partinë Demokratike (PD) që panë një rikthim të ish-kryeministrit Sali Berisha në skenën politike dhe largimin nga drejtimi i PD-së të Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit ku në pesë nga gjashtë garat fitoi Partia Socialiste (PS) në pushtet e kryeministrit Edi Rama, mbizotëruan skenën politike të Shqipërisë në vitin 2022 dhe çarjet e mëdha mes fraksioneve partiake përkatëse vazhdojnë.

“Debati publik dhe media u përqendruan më shumë në dinamikën e brendshme të PD-së sesa në problemet sociale dhe ekonomike me të cilat përballet vendi dhe nevojën për të kërkuar llogari nga qeveria e kryeministrit Rama”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë.

Gjatë vitit 2022, një numër gazetarësh të politikës u ndeshën me abuzime verbale, ndalim pjesëmarrjeje në konferencat për shtyp, frikësime, gjoba të mëdha dhe madje edhe padi, thotë raporti.

Në raport vlerësohet fakti që Bashkimi Evropian hapi bisedimet e pranimit me Shqipërinë në korrik 2022, të cilësuara nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si një “moment historik” dhe Shqipëria organizoi në dhjetor për herë të parë jashtë BE-së, takimin e nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor.

“Të dyja rastet përfaqësojnë suksese të rëndësishme të politikës së jashtme për Shqipërinë. Megjithatë, pavarësisht përparimit të bërë që nga rënia e komunizmit – përfshirë dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë për abuzim me pushtetin dhe korrupsion në vitin 2022, falë angazhimit të SPAK-ut, shumë institucione publike mbeten jofunksionale për shkak të korrupsionit të përhapur dhe kulturës së mosndëshkimit, duke minuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë të siguruar nga Zëri i Amerikës.

Sipas raportit, megjithëse Shqipëria në përgjithësi respekton instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, vendi ende nuk arrin të mbrojë të drejtat themelore si vlera thelbësore që mbështesin një shoqëri liberale demokratike, duke përmendur studimin e BIRN-it, sipas së cilit “rreth 320 raste të abuzimit seksual ndodhën në periudhën 2020-2022 dhe identitetet, familjet, informacionet personale dhe adresat e shtëpive të viktimave u publikuan gjerësisht në media” duke çuar në disa vetëvrasje dhe vënie në shënjestër nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Raporti përmend gjithashtu vrasjen e 10 grave nga partnerët e tyre dhe diskriminimin e individëve të komunitetit LGBT+, pakicave rome dhe egjiptiane.

“Në vend që të mbajnë përgjegjës abuzuesit, autoritetet publike dhe politikanët lokalë shpesh fajësojnë viktimat dhe madje zbulojnë emrat dhe identitetin e tyre në media, duke çuar në viktimizimin e tyre të dyfishtë. Si e tillë, Shqipëria deri më tani ka neglizhuar përgjegjësitë e saj institucionale për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut dhe liritë civile, vlera që janë themelore për një demokraci liberale të vërtetë”, thuhet në raport.

Qeverisja Kombëtare Demokratike dhe Procesi Zgjedhor

Duke pasur parasysh zgjedhjet dhe dinamikën brenda partive kryesore politike, përfshirë kthimin e zotit Berisha, mbarimin e mandatit të ish-presidentit Ilir Meta dhe kthimin e tij në politikë aktive, si edhe zgjedhjet në Partinë Socialiste, raporti vë në dukje rolin e udhëheqësve.

“Vëzhguesit pohojnë se këto zgjedhje të brendshme në tre partitë kryesore politike të Shqipërisë (PD, PL dhe PS) ishin të paracaktuara dhe të ndikuara shumë nga udhëheqësit e partive, në vend që të ishin rezultat i një konkurrence të vërtetë të brendshme partiake. Kjo nxjerr në pah demokracinë e kufizuar të brendshme partiake të Shqipërisë, ku udhëheqësit e partive ruajnë me grusht të hekurt kontrollin, me sundim autokratik”, thuhet në raport..

Përsa i takon zgjedhjes së Presidentit Bajram Begaj, raporti vë në dukje se megjithëse fillimisht u duk se pati përpjekje për një president konsensual, përfundisht “pavarësisht se (ai) u konsiderua si një kandidat apolitik, PS në pushtet e zgjodhi Begajn”, me votat e saj.

“Duke qenë se BE-ja i ka kërkuar Shqipërisë të tregojë më shumë përkushtim ndaj bashkëpunimit ndërpartiak, ekspertët argumentuan se të dyja palët humbën një mundësi për të demonstruar bashkëpunim në zgjedhjen e një kandidati të përbashkët për president”, thuhet në raport.

Kryeministri Rama bëri riorganizimin e kabinetit në korrik, duke zëvendësuar Arben Ahmetajn me Belinda Ballukun si zv.kryeministre. Shkarkimi i Ahmetajt ngjalli shqetësime në lidhje me procesin e qeverisë për dhënien e kontratave të prokurimit publik.

Duke folur për çështjen inceneratorëve, në raport thuhet se sipas vëzhguesve, nëse SPAK do të mund të provonte akuzat, ka të ngjarë të ekspozonte aktivitete korruptive të politikanëve të ndryshëm të lartë, përfshirë lidhjet me interesa të dyshimta dhe rrjete të krimit të organizuar.

Në raport thuhet se gara para që i parapriu zgjedhjes së Altin Dumanit si kryetar i ri i SPAK-ut, u karakterizua nga shqetësime për ndërhyrje të mundshme politike.

“Në prag të votimit, ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Yuri Kim shprehu shqetësimin për presionin politik në zgjedhjen e kreut të SPAK, të cilin qeveria shqiptare e hodhi poshtë”, thuhet në raport.

Korrupsioni dhe Pavarësia e Gjyqësorit

Falë aktivitetit të SPAK-ut, lufta kundër korrupsionit ishte i vetmi drejtim ku Shqipëria shënoi përmirësim të lehtë.

Në raport përmendet dënimi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri me tre vjet e gjysmë burg për shpërdorim detyre—çështja e profilit më të lartë që SPAK ka ndjekur me sukses që nga themelimi i tij në 2019.

Po ashtu përmendet arrestimi i deputetit të PS-së, Alqi Bllako, nën akuzën për marrjen e ryshfetit prej 120,000 € gjatë kohës që ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Ai akuzohet nga SPAK se ka ndihmuar një kompani për të fituar një kontratë publike për inceneratorët. Bllako u lirua nga burgu në tetor dhe ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa SPAK heton tre kontrata për inceneratorët.

Raporti përmed edhe arrestimin e disa zyrtarë publikë me lidhje me këto çështje në vazhdim, të cilët tashmë janë objekt i hetimeve të SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Mes të arrestuarve është edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

“Inceneratorët e mbetjeve ishin tema kryesore e akuzave për korrupsion në Shqipëri gjatë vitit”, thuhet në raport ku përmendet se akuzat u ngritën fillimisht nga Endri Shabani, i Nismës #Thurje, dhe më pas nga deputetja Monika Kryemadhi, ish-kryetare e LSI-së, tani Partia e Lirisë, si edhe Partia Demokratike e cila hapi edhe hetimin parlamentar në mars të kryesuar nga anëtarja e Kuvendit Jorida Tabaku.

Hetimi shqyrtoi procesin ligjor me të cilin qeveria kishte dhënë kontrata për ndërtimin e tre inceneratorëve të mbetjeve në bashkitë Elbasan (2014), Fier (2016) dhe Tiranë (2017) – me një vlerë totale prej 178 milionë euro.

“Gjatë seancës dëgjimore, një zëdhënës i qeverisë pranoi në mënyrë indirekte disa parregullsi në kriteret e dhënies së kontratave, ku kompanitë që morën kontratat ishin të vetmet që bënë oferta”, thuhet në raport.

“Duke qenë se kontratat e prokurimit publik shtrihen deri në 30 vjet, llogaritet se këto parregullsi u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 50 milionë euro. Shuma e saktë e parave të keqpërdorura të taksapaguesve mund të mos dihet kurrë, duke e bërë këtë skandal prokurimi një nga çështjet më të diskutueshme politike në vend”, thuhet në raportin e Freedom House.

Përsa i takon drejtësisë dhe gjyqësorit raporti përmend shqetësimet për zvarritjen e procesit të vetingut, duke shtuar se nën presionin e BE-së dhe SHBA-së, Kuvendi ra dakord për të zgjatur procesin e verifikimit deri më 31 dhjetor 2024.

“Presioni nga shoqëria civile dhe ai politik mbi procesin e vetingut gjyqësor është rritur pasi vonesat në sistemin e drejtësisë kanë shkaktuar sfida ligjore, sociale, ekonomike dhe politike në Shqipëri. Qasja në drejtësi është përkeqësuar dhe sipas ekspertëve tani duhen më shumë se tre vjet e gjysmë për të filluar ose përfunduar procedurat për shkak të mungesës së gjyqtarëve”, thuhet në raport, i cili vazhdon se “që nga reforma e vitit 2017, sistemi gjyqësor nuk ka arritur të tërheqë rekrutë të rinj dhe është në prag të kolapsit”.

Lidhur me hartën e re gjysqësore, Freedom House thotë se ndërsa aktorët ndërkombëtarë që mbrojtën reformën gjyqësore në Shqipëri e vlerësuan hartën, ajo është kritikuar ashpër nga shoqata të shumta avokatësh dhe shoqëria civile, të cilat thonë se “ulja e numrit të gjykatave do të dëmtojë qasjen e qytetarëve në drejtësi dhe do të rrisë koston e procesit gjyqësor pasi disa qytetarëve do të duhet të udhëtojnë mbi 200 kilometra për të arritur në gjykatë”.

Në shenjë proteste ndaj hartës së re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë Shqiptare udhëzoi anëtarët e saj të bojkotojnë të gjitha proceset gjyqësore në korrik 2022 dhe avokatët në të gjithë vendin kanë refuzuar të ofrojnë shërbime ligjore.

“Përkundër pretendimeve të qeverisë për rritjen e efektivitetit gjyqësor, vëzhguesit e shtetit ligjor argumentojnë se reformat i japin përparësi prakticiteti ndaj efektivitetit gjyqësor”, thuhet në raport.

Sipas Freedom House, të gjitha këto probleme “kanë krijuar mosbesim tek drejtësia”.

Gjendja e Medias dhe Shoqërisë Civile

Raporti shpreh shqetësimin për gjendjen e medias, duke përmendur presionin nga interesat politike për të frenuar mbikqyrjen nga media dhe manipuluar narrativën mediatike për t’u shërbyer agjendave partiake. Freedom House përmend rënien me disa pozicione të Shqipërisë në Indeksin e Gazetarëve pa Kufij.

“Shumica e mediave në Shqipëri zotërohen nga persona biznesi me lidhje të ngushta me politikanë dhe/ose rrjete të krimit të organizuar dhe shërbejnë si zëdhënëse për këto interesa”, thotë raporti.

Disa gazetarë u sulmuan verbalisht dhe/ose fizikisht për mbulimin e tyre. Sipas raportit, Drejtoria e Përgjithshme Shqiptare e Tatimeve vendosi gjoba të larta për rrjete dhe media të ndryshme televizive, si dhe kompanitë që i kanë ato në pronëseim për mbulim kritik ndaj qeverisë.

“Duke pasur parasysh natyrën e paqartë të pronësisë dhe financimit të medias në Shqipëri, është e vështirë të analizohen motivet e sakta prapa gjobave kaq të mëdha apo ndonjë lidhje të mundshme midis politikës dhe pronësisë së medias”, thuhet në raport.

Në raport përmendet padia për shpifje kundër gazetarit Isa Myzyraj, pasi ai raportoi për pasuri të pashpjegueshme të ish-prokurores Elizabeta Imeraj, dështimin e saj për të kaluar procesin e vetingut gjyqësor dhe shkarkimin e saj.

Elvis Hila u kërcënua për publikimin e lajmeve për dokumente të falsifikuara gjyqësore në Lezhë dhe ai dhe bashkëshortja e tij u sulmuan fizikisht një ditë pasi ai dha lajmin.

Unioni i Gazetarëve Shqiptar dhe Gazetarët pa Kufij konfirmuan se Myzyraj, Hila dhe gazetarë të tjerë kanë qenë në shënjestër të grupeve të krimit të organizuar, individëve të lidhur politikisht dhe oficerëve të korruptuar brenda sistemit të policisë dhe drejtësisë.

Organizata e Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) vë në dukje se Shqipëria po dështon të mbrojë gazetarët dhe shtypin e lirë.

Sipas raportit në vitin 2022, emisionet televizive të formatit të opinionit u bënë mjet kryesor për dezinformimin e nxitur nga interesat politike dhe lidhjet e pronarëve dhe jo nga faktet — “siç shihet në pasqyrimin e luftës për pushtet Basha-Berisha, akuzat për korrupsion kundër zyrtarëve qeveritarë për shpërdorim në menaxhimin e kontratave publike, dhe rolin e krimit të organizuar në trafikimin e qenieve njerëzore dhe migrimin e shqiptarëve në Britani.

Një shembull që përmend raporti është ai pas raportit të zbulimit amerikan për paratë ruse, ku përfshihej edhe rasti i 500 mijë dollarëve të PD-së të lidhur me Rusinë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme 2017.

“Gazetarët pyetën ish-kreun e PD-së Lulzim Basha nëse ai do të jepte dorëheqjen dhe do të merrte përgjegjësin për akuzat për paratë ruse. Basha u përgjigj me komente përçmuese dhe më pas disa gazetarë u ndaluan nga konferencat e ardhshme për shtyp”, thuhet në raport.

Gjithashtu, disa gazetarë janë sulmuar verbalisht gjatë pasqyrimit të protestave dhe përplasjeve të dhunshme jashtë selisë së PD-së dhe përçarjeve mes Bashës dhe Berishës për kryesinë e partisë.

“Anëtarët e lartë të qeverisë ndaluan gjithashtu disa gazetarë nga konferencat e tyre për shtyp kur pyetjet e tyre u konsideruan tepër të forta, siç ndodhi në një rast me pyetjet për ministren e Jashtme Olta Xhaçka”, thuhet në raport.

Në përgjigje të kësaj shtypjeje të lirisë së shtypit, gazetarët protestuan jashtë zyrës së kryeministrit në korrik duke kërkuar trajtim më të mirë të gazetarëve nga politikanët në të gjithë spektrin politik.

Përsa i takon shoqërisë civile, në vitin 2022, lëvizjet qytetare në Shqipëri u bënë më të organizuara në mbështetje të çështjeve që organizatat tradicionale joqeveritare dhe të shoqërisë civile, zakonisht i kanë injoruar.

Këtu përmendet rasti i “Diasporës për një Shqipëri të Lirë” e cila ngriti një çështje kundër Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar njohjen e së drejtës së shqiptarëve që banojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

“Në dhjetor, gjykata vendosi se parlamenti kishte shkelur kushtetutën duke mos lejuar shqiptarët që jetojnë jashtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe urdhëroi që diaspora të lejohet të votojë nga jashtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në kapitullin e Shqipërisë që e ka lexuar shërbimi shqip i Zërit të Amerikës.

Po ashtu, thuhet në raport, studiuesi Fabian Zhilla organizoi një peticion me mbi 10,000 nënshkrime duke i kërkuar Kuvendit të rregullojë programet “reality show” dhe të urdhërojë Autoritetin e Mediave Audiovizive të përforcojë dhe zbatojë legjislacionin aktual për programet televizive që përhapin gjuhën e urrejtjes.

“Këto lëvizje tregojnë se anëtarët e shoqërisë civile po bëhen më të organizuar pasi publiku shqiptar bëhet më i vetëdijshëm se si të përdorë mjetet demokratike, pjesërisht për shkak të platformave të mediave sociale dhe përparimeve teknologjike”, thotë raporti.

Sipas raportit, një nga parakushtet kyçe të anëtarësimit në BE për Shqipërinë është që Organizatat Joqeveritare dhe ato të Shoqërisë Civile të përfshihen në konsultime kur të hartohen ligjet.

Megjithatë, sipas raportit, shqetësimet e tyre për hartën e re gjyqësore edhe kur Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor më në fund i përfshiu pas neglizhimit fillestar, u hodhën poshtë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ekspozuar vazhdimisht se si Kuvendi dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i sapo reformuar nuk kanë marrë parasysh propozimet e OJQ-ve dhe shoqërisë civile, apo shqetësimet e qytetarëve për qasje në drejtësi, përfshirë kostot e larta dhe sfidat logjistike që rezultojnë nga riorganizimet e gjykatave.

Sipas vëzhguesve, këto dështime janë një temë e përsëritur në Shqipëri.

Kosova dhe Procesi i Negociatave

Kosova shënoi një përmirësim të lehtë nga 3.25 vitin e kaluar në 3.29 këtë vit.

“Marrëdhëniet e tensionuara prej kohësh mes Serbisë dhe Kosovës vazhduan të minojë përparimin demokratik në të dyja vendet, edhe pse në aspekte të ndryshme. Përpjekje të jashtëzakonshme nga shoqëria civile e Kosovës për të realizuar ndryshime pozitive të politikave mbi dhunën me bazë gjinore dhe ndarjet etnike u lanë nën hije gjatë vitit nga një rritje e dhunës në Veriun me shumicë serbe, ku ndikimi dhe veprimet e qeverisë serbe, vazhdojnë të cenojnë autoritetin e Kosovës mbi territorin e saj”, thuhet në raport.

“Na ka bërë përshtypje të madhe roli që ka luajtur shoqëria civile në Kosovë gjatë vitit të fundit”, tha zonja Karppi, duke shtuar se ajo mund të luajë një rol aktiv edhe në zgjidhjen e situatës me Serbinë.

“Shohim se janë dy persona që e drejtojnë këtë proces: Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër. Mendoj se BE-ja mund të bëjë shumë më tepër që në drejtimin e këtyre negociatave të sjellë në procesin e negociatave të sjellë zërat e shoqërisë civile dhe perspektivën e qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht atyre në Veri”, thotë zonja Karppi.

Raporti përmend edhe mungesën e suksesit në negociatat mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, megjithë përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Ballkani Perëndimor mes Shpresës dhe Zhgënjimit

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, joanëtare të BE-së ishin regjime hibride/demokraci në tranzicion dhe institucionet demokrative vazhduan të ishin të brishta në vitin 2022. Sipas raportit, në vendet e Ballkanit Perëndimor, zërat e shoqërisë civile dhe qytetarëve janë përjashtuar.

“Në gjithë Ballkanin Perëndimor, politika e përqendruar tek elitat dhe diplomacia, kanë përjashtuar zërat e shoqërisë civile dhe qytetarëve të thjeshtë, duke lejuar që udhëheqës anti-demokratikë dhe autoritarë kontrollojnë të ardhmen e vendit”, thuhet në raport.

Përmirësimet modeste në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ishin në barazpeshë me rëniet në Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa rezultati i Serbisë mbeti i pandryshuar.

Megjithëse rezultatet në raport e vendosin Shqipërinë pranë Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në aspektin e zhvillimit demokratik, sondazhet sugjerojnë se shqiptarët janë më shumë optimistë se anëtarësimi në BE, do të ofrojë jo vetëm mirëqenie ekonomike, por edhe përmirësim të standardeve demokratike.

Alexandra Karppi e organizatës Freedom House thotë se angazhimi i shtuar i BE-së dhe SHBA-së si në bisedimet Kosovë-Serbi, edhe më gjerë në rajon është është diçka pozitive.

“Megjithatë këto janë procese të drejtuara nga elita që mund të bëjnë më shumë për të pasqyruar perspektivën e qytetarëve dhe aktorëve joqeveritarë”, thotë ajo.

Qytetarët e vendeve kandidate të BE-së vazhduan të mbështesin në masën më të madhe anëtarësimin në bllok. Megjithatë ata dyshojnë se anëtarësimi do të vijë së shpejti.

Serbët janë një përjashtim i qartë, me skepticizmin më të lartë për të përfitimet nga anëtarësimi.

Sipas raportit, mungesa e shpresës ka kontribuuar në eksodin nga rajoni. Një e pesta e të lindurve në Ballkanin Perëndimor, janë larguar nga vendet e tyre.

Raporti sugjeron nevojën e një riangazhimi energjik nga BE-ja për integrimin dhe paralajmëron se braktisja nga Perëndimi hap rrugën për ndërhyrje dhe ndikim nga fuqitë autoritare.

“Kjo shihet nga përpjekjet e vazhdueshme të Moskës për të përhapur dezinformim dhe krijuar lidhje politike në rajon”, thuhet në raport.

Por Freedom House thekson se janë udhëheqësit e vendeve që duhet të sjellin përparimin demokratik për qytetarët e tyre. /VOA

The post Vendet në Tranzicion: Shqipëria, Kosova përmirësim i lehtë, por problemet thelbësore vazhdojnë appeared first on Albeu.com.

Freedom House: Maqedonia e Veriut “pjesërisht e lirë”
Maqedonia e Veriut vijon të cilësohet si shtet “pjesërisht i lirë” edhe në raportin e fundit të “Freedom House” ndërsa progres ka arritur vetëm për vetëm një pikë, edhe atë me 68 pikë nga gjithsej 100.

Ndërkaq sipas sektorëve, vendi ka gjithsej 29 pikë nga 40 të mundshme për të drejtat politike dhe 39 nga 60 pikë për liritë qytetare, në të cilën bën pjesë mbrojtja nga korrupsioni, transparenca e qeverisë, liritë e organizimit sindikal, pavarësisë së gjyqësorit, procese të drejta qytetare dhe penale, trajtim i barabartë i qytetarëve para ligjit si dhe të drejtat individuale dhe sociale.

Pikët më të larta në rajon në këtë raport të “Freedom House” i ka marrë Sllovenia ndërkaq më të ulëta Bosnja dhe Hercegovina. /Alsat.mk

The post Freedom House: Maqedonia e Veriut “pjesërisht e lirë” appeared first on Albeu.com.

Liria në botë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha
Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë në botë, Kosova renditet e treta në listë për përmirësimet e bëra në këtë fushë.

Edhe pse mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, Kosova vlerësohet me plus 4 pikë për përmirësimin e të drejtave politike dhe të lirive civile.

Raporti i publikuar më 9 mars vë në dukje se përmirësimet më të mëdha gjatë vitit 2022 janë bërë në Kolumbi, e cila vlerësohet me +6 pikë.

Pas saj renditet Sllovenia me +5 pikë, pasojnë Kosova, Kenia dhe San Marino me nga +4 pikë.

Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira janë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.

Freedom House vlerësoi 210 vende dhe territore në gjithë botën, prej të cilave 84 vende janë të lira, ashtu si edhe një territor, 54 vende dhe katër territore janë pjesërisht të lira dhe 57 vende dhe 10 territore janë jo të lira.

Burkina Faso, me dy grushtshtete në vitin 2022, pësoi rënien më të madhe të pikëve. Ajo humbi 23 pikë në shkallën 100-pikëshe të raportit, e ndjekur nga Ukraina, e cila humbi 11 pikë si rezultat i pushtimit rus.

Rënie pësuan edhe Tunizia, Nikaragua, Guinea, El Salvadori, Hungaria dhe Rusia.

“Hendeku midis numrit të vendeve që regjistruan përmirësime të përgjithshme në të drejtat politike dhe liritë civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme në vitin 2022, ishte më i ngushti që ka qenë ndonjëherë në 17 vjetët e fundit”, thuhet në raport.

Përmirësime bënë 34 vende, ndërsa rënie shënuan 35.

Sipas raportit, përmirësimet, mes tjerash, u nxitën nga zgjedhjet më konkurruese, si dhe nga heqja e kufizimeve që lidheshin me pandeminë e koronavirusit dhe që ndikuan në mënyrë joproporcionale lirinë e grumbullimit dhe lirinë e lëvizjes.

Pengesat më serioze për lirinë dhe demokracinë, sipas raportit, ishin rezultat i luftërave, grushtshteteve dhe sulmeve ndaj institucioneve demokratike nga pushtetarët joliberalë.

“Regjimi autoritar i Rusisë nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, në përpjekje për të shuar përparimin demokratik të atij vendi, të arritur me vështirësi”, thuhet në raport.

Sipas tij, “grushtshtetet dhe përpjekjet e tjera për t’i minuar qeveritë përfaqësuese, destabilizuan Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin”.

Freedom House kujton se regjimi taliban i Afganistanit i ndaloi vajzat të arsimoheshin, në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike dhe humanitare.

“Qeveritë dhe fuqitë okupuese përdorën dhunë dhe mjete të tjera për të shkatërruar kulturat dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të popullsive në 21 vende dhe territore, përfshirë Ukrainën, Etiopinë dhe Mianmarin”, thekson raporti i organizatës me seli në Nju Jork.

Aty thuhet se viti 2022 solli pak a shumë të njëjtën gjë në lidhje me lirinë e mediave, e cila u vu nën presion në së paku 157 vende dhe territore.

Liria e shprehjes personale, sipas raportit, pësoi gjithashtu, për shkak të shkeljeve të privatësisë, ngacmimeve dhe frikësimeve.

Megjithatë, bota është dukshëm më e lirë sot sesa ishte 50 vjet më parë, thekson Freedom House.

Në vitin 1973, kujton organizata, 44 nga 148 vende u vlerësuan si të lira. Sot, sipas saj, 84 nga 195 vende e kanë atë status – plus një territor.

“Protestat e vazhdueshme kundër represionit në Iran, Kubë, Kinë dhe vende të tjera autoritare sugjerojnë se dëshira e njerëzve për liri është e guximshme dhe se asnjë pengesë nuk duhet të konsiderohet si e përhershme”, thuhet në raport.

Nga 57 vendet që u cilësuan si jo të lira, në fund të listës janë: Sudani Jugor, Siria, Turkmenistani, Eritrea dhe Koreja e Veriut./REL/

The post Liria në botë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha appeared first on Albeu.com.

Raporti i Freedom House 2022: Thaçi dhe Haradinaj të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin
Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ka një referencë të rëndë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK’së Ramush Haradinaj. Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita.

Raporti i ri i “Freedom House” flet edhe për emra të përveçëm, konkretisht për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, personalitetet e të cilëve i lidh me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House.

“Freedom House” vlerëson se korrupsioni dhe klientelizmi shpesh bëjnë presion mbi votuesit gjatë zgjedhjeve. Duke theksuar se biznesmenët e fuqishëm në Kosovë mund të ndikojnë në zgjedhjet politike të punonjësve të tyre.

Gjithashtu thuhet se Serbia vazhdon të ushtrojë ndikim në Listën Serbe, si dhe në zgjedhjet politike të serbëve etnikë në përgjithësi./Express

The post Raporti i Freedom House 2022: Thaçi dhe Haradinaj të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin appeared first on Albeu.com.

Rritje e numrit të emisioneve dhe përkeqësim i përmbajtjes, “Freedom House” nxjerr raportin për Vendet në Tranzicion
Mediat në Shqipëri kontrollohen nga 8 persona, të cilët i shfrytëzojnë për të mbajtur lidhje me pushtetin.

Kështu bëhet e ditur në raportin e këtij viti të Freedom House.

Në raport pavarësia e shtypit vlerësohet me 3.5 pikë njësoj si në vitin 2021, një rënie krahasuar me të paktën dy vite pararendëse kur ky tregues vlerësohej me 3.75 pikë.

Viti 2021 ishte sfidues për gazetarët për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të tmerrshme të punës thotë “Freedom House”.

Sipas raportit, rreth tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar për interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike.

Ato (mediat) gjithashtu mbështeten në shantazhimin, ose diskreditimin e personave, që flasin kundër interesave të tyre, ose partive politike, që ato mbështesin.

“Përmbajtja e shtypit shqiptar vijoi të përkeqësohej në vitin 2021, me një rritje të numrit të emisioneve televizive, që kryesisht ndajnë opinione të pabazuar në prova, ose fakte të verifikueshme”, thuhet në raportin e këtij viti të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion.

The post Rritje e numrit të emisioneve dhe përkeqësim i përmbajtjes, “Freedom House” nxjerr raportin për Vendet në Tranzicion appeared first on Albeu.com.

“Asnjë ndryshim”, FH: Demokracia në Shqipëri e dominuar nga politika partiake klienteliste, korrupsioni ende prezent
Sipas raportit më të fundit të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim në pikë, krahasuar me një vit më parë, në të shtatë kriteret ku e bazon vlerësimin e saj kjo organizatë. Shqipëria vazhdon të përcaktohet në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, ku futen ato vende ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ku ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile.

Në raport thuhet, se në Shqipëri qeverisja në nivel kombëtar është demokratike, por e dominuar nga politika partiake klienteliste. Zgjedhjet janë përgjithësisht konkurruese, por ato shpesh dëmtohen nga blerja e votës, manipulimi me votat dhe mangësi të tjera. Po kështu, raporti vlerëson se shoqëria civile luan një rol disi aktiv në raport me debatin dhe interesat publike, por ajo vuan nga financimi i pamjaftueshëm dhe mospërfshirja e duhur në konsultimin e politikave, siç kërkohet me ligj.

Sipas “Freedom House”, media në Shqipëri është pjesërisht e pavarur dhe ofron njëfarë niveli vëzhgimi të kujdesshëm të punës së atyre që kanë poste publike, por shumica e pronarëve të medias, thuhet në raport, i përdorin platformat e tyre mediatike për të lobuar tek qeveria dhe partitë politike. Për sa i takon qeverisjes lokale, ajo shihet si demokratike, por seriozisht e pafinancuar dhe e pakualifikuar për të ofruar shërbimet adekuate për qytetarët.

Në raport vërehet se gjyqësori vijon të jetë nën një proces të vazhdueshëm verifikimi të pastërtisë së figurës së anëtarëve të tij deri në fund të vitit 2024, e për rrjedhojë funksionon vetëm pjesërisht. Prej fillimit të procesit të vetingut, janë rritur pritshmëritë, se sistemi i drejtësisë do të jetë më efektiv dhe më i pavarur, por në raport thuhet se ai ende nuk ka dhënë prova konkrete se po vepron lirisht.

Për sa i takon korrupsionit, në raport thuhet se ai vazhdon të jetë ende i përhapur, duke shkaktuar mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë. Por raporti vlerëson se agjencitë e reja të zbatimit të ligjit, të krijuara, që nga viti 2019 po tregojnë rezultate inkurajuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Që nga viti 1995, raporti i “Freedom House” për Vendet në Tranzicion ka vlerësuar gjendjen e demokracisë në 29 vende, që shtrihen nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore.

Organizata e bazon vlerësimin në shtatë kategori, siç janë procesi zgjedhor, shoqëria civile, pavarësia e medias, qeverisja demokratike në nivel kombëtar, qeverisja lokale, sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, si dhe korrupsioni. Vlerësimi bëhet nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë dhe me 7 vlerësohet niveli më i lartë i saj.

Si ka ndryshuar vlerësimi për Shqipërinë nga viti në vit

Qeverisja demokratike në nivel kombëtar mbetet në njëjtat nivele si dy vitet pararendëse, me 3.25 pikë (2020-2022), por megjithatë ky tregues ka shënuar ulje krahasuar me pesë vitet e tjera, prej 2015 deri 2019, kur llogaritej në 3.50 pikë.

Në treguesin e shoqërisë civile, Shqipëria vlerësohet me të njëjtën shifër si një vit më parë, 4.75 pikë, por kjo pasqyron një rënie në raport me 8 vitet pararendëse (2013-2020) kur ky tregues kishte ruajtur një konstante prej 5 pikësh.

Sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, sipas raportit ka mbetur në të njëjtat nivele prej vitit 2013, duke u vlerësuar me 3.25 pikë. Po kështu edhe korrupsioni që vlerësohet me 2.75 pikë prej vitit 2013.

Elementi i demokracisë për vitin 2022 vlerësohet në nivelet e vitit 2021, me 3.75 pikë, por që gjithsesi pasqyron një rënie krahasuar me një tendencë rritjeje, që u vu re prej vitit 2014 deri në vitin 2020.

Në raport thuhet se themelet e demokracisë në Shqipëri u vunë në provë në 2021, viti kur u mbajtën zgjedhjet e dhjeta parlamentare shumëpartiake, që nga rënia e komunizmit.

“Pjesa më e madhe e diskutimeve publike, para dhe pas zgjedhjeve, ishin të mbushura me akuza të ndërsjella dhe retorikë përçarëse nga udhëheqësit e partive kryesore politike dhe Presidenti, gjë që çoi në incidente të frikësimit publik, lëndimeve dhe madje edhe vdekjeve gjatë fushatave elektorale”.

Më pas në raport thuhet se në përgjithësi zgjedhjet parlamentare u administruan mirë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte në gjendje të ofronte mjete të reja teknologjike për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve dhe teknologjitë e reja të numërimit u përdorën në qendra të ndryshme votimi. Por megjithatë, sipas raportit, integriteti i zgjedhjeve nuk ishte plotësisht i paprekur, për shkak të pretendimeve të besueshme për blerje votash, frikësim dhe dhunë.

Në raport përmendet fakti se Partia Demokratike e opozitës krijoi një njësi të quajtur “Mbroni Votën”, me shumë gjasë e jashtëligjshme, por që tregon shkallën e mosbesimit të publikut ndaj institucioneve.

“Freedom House” përmend qëndrimet e presidentit në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se “Presidenti Ilir Meta bëri fushatë të hapur kundër Partisë Socialiste në pushtet dhe u bëri thirrje qytetarëve, që të përdorin dhunë, nëse vota e tyre cënohej”.

Pas këtyre komenteve, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u bënë thirrje udhëheqësve politikë të vendit që të “përmbahen” e “të refuzojnë qartë dhunën”, thuhet më tej në raport.

Vitet e fundit dhe veçanërisht gjatë vitit 2021, fraksione brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, e kanë shtuar retorikën e tyre të ashpër kundër SHBA-së dhe BE-së, duke pretenduar se ato po ndërhyjnë në sovranitetin dhe punët e brendshme të vendit.

Sipas raportit, kjo retorikë mosmiratimi ndaj SHBA-së dhe BE-së lidhet me investimin e huaj e të rëndësishëm politik dhe financiar në organet e ndryshme të reja të zbatimit të ligjit dhe në procesin e verifikimit të sistemit të drejtësisë, i cili ka krijuar pritshmëri të larta për hetime për abuzim me pushtetin dhe korrupsion nga zyrtarë aktualë e të mëparshëm.

Raporti trajton edhe çështjen e rrjedhjes së të dhënave personale të mijëra qytetarëve shqiptarë gjatë vitit 2021. Ai përmend publikimin në muajin prill nga faqja e lajme në internet Lapsi.al, të një artikulli ku flitej mbi një bazë të dhënash të ndjeshme personale të 910,000 qytetarëve shqiptarë, që dyshohej se ishin përdorur nga Partia Socialiste, e që ishin marrë nga një portal qeveritar, që ofron shërbime publike (e-Albania).

Siç konstatohet në raport, Partia Socialiste fillimisht e mohoi ekzistencën e kësaj baze të dhënash, por Kryeministri Rama më vonë e pranoi se partia e tij, që nga viti 2009, kishte mbajtur një bazë të dhënash të brendshme, duke mbledhur informacione derë më derë, në kuadër të të ashtuquajturit “sistem i patronazhit”. “Freedom House” thotë se mbi këtë çështje nuk u nis asnjë hetim, ose mbi mënyrën se si partitë politike i sigurojnë, apo trajtojnë të dhënat personale të qytetarëve.

Në raport thuhet se shkeljet në këtë drejtim dhe pasojat tregojnë se Shqipëria nuk i ka marrë ende seriozisht ligjet e saj për mbrojtjen e të dhënave personale.

Bashkimi Evropian, vijon më tej raporti, po financon një sërë projektesh për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve institucionale të Shqipërisë, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Por duke iu referuar një raportit të posaçëm të Gjykatës Evropiane të Audituesve të janarit 2022, mbi mbështetjen e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, Freedom House përmend gjetjet e tij se “një mbështetje dhe financim i tillë kanë pasur pak ndikim në avancimin e reformave themelore të sundimit të ligjit për shkak të vullnetit të pamjaftueshëm politik dhe mungesës së angazhimit”.

Në raport thuhet se “mbështetja e BE-së kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, si dhe përcaktimet publike të Departamentit amerikan të Shtetit, duhen kuptuar në një kontekst më të gjerë, të synimeve të politikës së jashtme ndërkombëtare ndaj Ballkanit Perëndimor.

Dëshira është që në Shqipëri ata të kenë “një partner, që u përmbahet normave demokratike dhe jo udhëheqës problematikë, që prodhojnë kriza politike artificiale për të cilat SHBA-ja dhe BE-ja thirren të ndërmjetësojnë”.

“Freedom House” thotë se nëse këto përpjekje ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe përcaktimeve publike merren më seriozisht nga Shqipëria, partitë politike, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe sistemin gjyqësor, ato mund të shërbejnë si shtysë për reforma të mëtejshme të brendshme.

Por në raport thuhet se inkurajimi i partive politike për të marrë përgjegjësinë për reformën brenda tyre si dhe për të trajtuar akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe korrupsion brenda radhëve të tyre, ka rezultuar të jetë një gjë shumë e vështirë.

Media sipas “Freedom House”

Në raport pavarësia e shtypit vlerësohet me 3.5 pikë njësoj si në vitin 2021, një rënie krahasuar me të paktën dy vite pararendëse kur ky tregues vlerësohej me 3.75 pikë.

Viti 2021 ishte sfidues për gazetarët për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të tmerrshme të punës thotë “Freedom House”.

Sipas raportit, rreth tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar për interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike.

Ato (mediat) gjithashtu mbështeten në shantazhimin, ose diskreditimin e personave, që flasin kundër interesave të tyre, ose partive politike, që ato mbështesin.

Përmbajtja e shtypit shqiptar vijoi të përkeqësohej në vitin 2021, me një rritje të numrit të emisioneve televizive, që kryesisht ndajnë opinione të pabazuar në prova, ose fakte të verifikueshme, thuhet në raportin e këtij viti të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion. /VOA/

The post “Asnjë ndryshim”, FH: Demokracia në Shqipëri e dominuar nga politika partiake klienteliste, korrupsioni ende prezent appeared first on Albeu.com.

Një tjetër Luftë e Ftohtë, me kompromise të reja
Vladimir Putin po provokon dhe ndërlikon luftën kundër autokracisë. Ashtu si në Luftën e Ftohtë të vjetër, përballjet e shëmtuara janë të pashmangshme, shkruan The Economist

Lufta midis autokracisë dhe demokracisë është “sfida vendimtare e kohës sonë” – deklaroi presidenti Joe Biden në dhjetor, në “Samitin për Demokracinë”. Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin dëshmon se ai kishte të drejtë. Duke përdorur raketa dhe tanke, një autokrat po përpiqet të shuajë një qeveri të tërë, të zgjedhur lirisht nga populli.

Thelbi i koalicionit kundër Putinit, i përbërë nga Amerika dhe pjesa më e madhe e Europës, është solidarisht demokratik. Reagimi kundër Putinit duket se i përshtatet kornizës së zotit Biden – një “betejë mes demokracisë dhe autokracisë”, siç tha ai në fjalimin e tij në State of the Union. Por gjeopolitika nuk është asnjëherë e rregullt.

Megjithëse mbështetësi më i rëndësishëm i Putinit, Kina, është një regjim autoritar, disa demokraci janë të ndara më dysh. India, një blerës i madh i armëve ruse, nuk e ka dënuar Rusinë.

Afrika e Jugut, partia në pushtet e së cilës kishte një miqësi të gjatë me ish-Bashkimin Sovjetik, fajëson NATO-n për luftën në Ukrainë. Presidenti i Brazilit, të cilin dikur Putini e ka lavdëruar për “cilësitë e tij mashkullore”, ka shprehur neutralitetin. Ndërsa Izraeli thotë se dëshiron të jetë ndërmjetës.

Zoti Biden po kërkon gjithashtu ndihmë nga regjimet autoritare, duke shkaktuar shqetësime se, ashtu si Perëndimi shpërfilli abuzimet nga aleatët antikomunistë gjatë Luftës së Ftohtë, ai do të bëjë sërish kompromise të shëmtuara për t’iu kundërvënë Putinit. Një veprim i tillë do të hapte sfida diplomatike dhe politike.

Ndryshe nga koha e Luftës së Ftohtë, kur mund të argumentohej se kompromisi ishte i nevojshëm për t’i bërë qëndresë përhapjes së komunizmit, në konfliktin e tanishëm, mund të jetë e vështirë të argumentosh në sytë e aleatëve dhe publikut vendas, se duhet fituar mbështetja e autokratëve të tjerë, për të mposhtur një autokrat të caktuar.

Marrim si shembull Turqinë, një vend me rëndësi të madhe strategjike, ku demokracia është në rrezik. Kritikat perëndimore ndaj shtetarit turk me prirje autokratike, Rexhep Tajip Erdogan, janë zbutur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Megjithëse ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës dhe i ka shitur asaj drone luftarake jashtëzakonisht efektive, Erdogani ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë dhe e ka mbajtur hapësirën ajrore të hapur për avionët rusë. Ai gjithashtu i ka hedhur Putinit një litar shpëtimi financiar, duke sugjeruar që tregtia midis Turqisë dhe Rusisë të kryhet në rubla, ose në ar.

Shumë rusë të zakonshëm që i arratisen persekutimit në atdhe, kanë gjetur strehë në Turqi. Megjithatë, kështu kanë vepruar edhe oligarkët rusë që u bëjnë bisht sanksioneve perëndimore. Dy superjahte që i përkasin Roman Abramovich-it, një miku miliarder të zotit Putin, janë ankoruar pikërisht atje.

Zyrtarët perëndimorë po i kërkojnë Turqisë që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë. Demokratët turq kanë frikë se Erdogani do të kërkojë një çmim të lartë, si për shembull, që Perëndimi të bëjë një sy qorr ndaj zakonit të Erdoganit për të mbyllur në qeli kritikët e tij dhe për të shtypur median.

Më 1 mars, Erdogani kërkoi që Turqisë t’i mundësohet një rrugë e shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Një javë më vonë, ai i kërkoi zotit Biden që të heqë sanksionet ndaj industrisë së mbrojtjes së Turqisë, që u vendosën pasi Erdogani bleu një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.

Amerika ka ofruar një rrugëdalje, duke sugjeruar që Turqia të dërgojë avionë S-400 në Ukrainë. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë për arsye teknike dhe politike, dhe nga frika e Turqisë për hakmarrje nga Rusia. Por Amerika ende mund të arrijë një marrëveshje me zotin Erdogan.

Në fund të fundit, Amerika toleroi një Turqi jodemokratike gjatë Luftës së Ftohtë, sepse ajo ishte aleate. Mund ta bëjë këtë edhe në luftën e ftohtë të tanishme.

Dilemat

Disa vende perëndimore liberale përballen me një version të kësaj dileme. Polonia është shumë më demokratike se Turqia, por në vitet e fundit, qeveria e saj ka ndërhyrë te gjyqtarët dhe ka ngacmuar mediat opozitare. Për shkak të kësaj, BE-ja ngriu shumën prej 36 miliardë eurosh (40 miliardë dollarë) nga fondet e rimëkëmbjes të destinuara për Poloninë.

Megjithatë, sot Polonia ka mirëpritur pjesën më të madhe të refugjatëve ukrainas dhe lejon që rezistenca ukrainase të kalojë armë në territorin e saj.

Duke u përballur me kërcënimin se Rusia, armiku i saj më i vjetër, mund të cenojë edhe territorin polak, vendi ka filluar të pajtohet me BE-në. Kjo mund të nxisë partinë në pushtet Ligj dhe Drejtësi, që të zbusë diskriminimin e shtypit dhe ngacmimin e gjyqtarëve. Por e kundërta është gjithashtu e mundur. Partnerët perëndimorë të Polonisë mund të anashkalojnë abuzimet në vend për shkak të rolit thelbësor që ai po luan në Ukrainë.

“Do të ishte shumë e çuditshme të bësh tani presion ndaj qeverisë polake për sundimin e ligjit” – thotë një analist në administratën Biden. “Por Varshava duhet të kuptojë se për t’ju kundërvënë autokratëve, duhet forcuar më parë demokracia në vend”.

Kritikët

Kritikët, nga ana tjetër, kanë frikë se Partia Ligj dhe Drejtësi, do të përdorë agresionin rus për të ndezur nacionalizmin në vend dhe për të forcuar kontrollin mbi institucionet polake, si dhe për të rritur sulmet ndaj “armiqve të brendshëm”, si liberalët, feministët dhe homoseksualët.

“Ndoshta duhet të ndryshojmë qasjen tonë edhe më rrënjësisht”, tha së fundmi një prezantues në televizionin shtetëror polak. “A mund t’i lejojë vetes një shtet që të tolerohen sulmet ndaj sistemit të tij të vlerave?”

Lufta ka bërë që çmimet e energjisë të rriten, duke e shtyrë Perëndimin të rishqyrtojë marrëdhëniet me petro-shtetet autokratike. (Nga 13 anëtarët e OPEC, një klub i eksportuesve të naftës, 11 vlerësohen si “jo të lirë” nga Freedom House, një mbikëqyrës amerikan; ndërsa dy janë vlerësuar si “pjesërisht të lirë”.)

Ndryshe nga paraardhësi i tij, zoti Biden ka zemëruar sundimtarët e Gjirit Persik, duke vënë theksin mbi të drejtat e njeriut. Ai dikur e ka kritikuar regjimin saudit si “një shtresë e ulët”. Tani po i kërkon vendit më shumë naftë. Biden mund të shkojë më tej për të përmirësuar lidhjet me Muhamed bin Salman-in, princin saudit, të cilin ai e ka akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e një gazetari të “Washington Post” në vitin 2018.

Ndërkohë, princi po rrit lidhjet me Kinën për të treguar se ka opsione. Ai ka menduar që të vendosë çmimin e shitjes së naftës në Kinë në juanë, në vend të dollarëve, raporton “Wall Street Journal”. Princi kërkon më shumë ndihmë me luftën e tij në Jemen dhe imunitet nga përndjekja penale në Amerikë.

Një tjetër autokraci me naftë, Venezuela, shpreson se lufta në Ukrainë do ta ndihmojë që t’i shpëtojë një embargoje. Shumë vende demokratike nuk pranojnë të njohin si president Nicolás Maduro-n, një despot manipulues i zgjedhjeve. Putini e ka mbështetur Maduron, duke dërguar avionë me armë dhe para, plus disa trupa ushtarake, kryesisht për të treguar se ai mund të ndërhyjë në oborrin e Amerikës. Por tani llogaritjet e të gjithëve po ndryshojnë.

Maduro nuk mund të mbështetet te Putini, i cili tani nuk e ka mendjen te Venezuela por është më i shqetësuar për pushtimin e Kievit. Zoti Biden është më i përqendruar në ndalimin e Putinit sesa në rrëzimin e Maduros. Prandaj, publiku venezuelas u shtang kur më 7 mars, zoti Maduro përshkroi takimin me një delegacion të Shtëpisë së Bardhë dy ditë më parë. “Dy flamujt dukeshin shumë të bukur, – tha ai – të bashkuar, siç duhet të jenë flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës”.

Administrata Biden thotë se qëllimi kryesor i vizitës ishte humanitar. Maduro liroi dy amerikanë të burgosur. Ai gjithashtu premtoi se do t’u rikthehet bisedimeve që braktisi vitin e kaluar me opozitën e persekutuar venezuelase. Por të dyja palët folën edhe për naftën.

Ato po tregohen të kujdesshme. Por një afrim me Amerikën do të forconte kontrollin e zotit Maduro në pushtet. Takimi me zyrtarët amerikanë ishte një “njohje de facto” se ai është udhëheqësi i vendit, thotë Temir Porras, një ish-shef i shtabit i Maduros.

Diktatori “ka marrë diçka që e ka dashur gjithmonë”. Republikanët e akuzojnë Biden se po tregon dobësi, duke kërkuar ndihmën e despotëve. Marco Rubio, senator nga Florida, tha se takimi “i bëri një dëm të jashtëzakonshëm” opozitës venezuelase.

Keqardhje për djallin

Demokracitë kanë një histori të gjatë marrëveshjesh me regjime të këqija. Disa ishin qartësisht të nevojshme.

Për shembull, për të mposhtur Gjermaninë naziste, Perëndimi bashkëpunoi me Stalinin, dhe Winston Churchill tha: “Nëse Hitleri do të pushtonte Ferrin, unë do të bëja një pakt me djallin”.

Ujdi të tjera janë më të pamoralshme. Mbështetja e Amerikës në Luftën e Ftohtë për kleptokratët antikomunistë në vende strategjike periferike, si për Mobutu Sese Seko-n në Zaire (tani Kongo), sot ka pak mbrojtës.

Lufta kundër Putinit do ta detyrojë Perëndimin të rishqyrtojë shumë nga lidhjet e tij me keqbërës më të vegjël. Por lufta e re e ftohtë është e ndryshme nga ajo e vjetra. Komunizmi ishte një ideologji universale që frymëzoi revolucione në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Ndërsa “putinizmi” është një ulërimë zemërimi nacionalist dhe reaksionar. As Rusia dhe as Kina nuk zotërojnë “një botëkuptim bindës, të aftë për të tërhequr mbështetje masive popullore në mbarë botën”, vëren Stewart Patrick nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kjo i bën ata një kërcënim më të vogël ekzistencial për botën e lirë, sesa ishte Bashkimi Sovjetik, dhe për rrjedhojë, ul nxitjen për të bërë pazare të pakëndshme si ato për të mbajtur komunizmin larg.

Ndërsa sanksionet shtypin ekonominë ruse, mbështetja e Kremlinit për klientët e vet autokratë mund të zbehet. Diktatorët në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore mund të mbijetojnë, pasi operacionet mercenare ruse që i mbrojnë ata, duket se janë të vetëfinancuara.

Por Bashar al-Assad në Siri dhe Alexander Lukashenko në Bjellorusi, mund të jenë më të lëkundur. Putini i ka shpëtuar të dy tiranët në të kaluarën, duke dërguar trupa për të shtypur rebelët sirianë në vitin 2015 dhe për të ndihmuar Lukashenkon të shtypte protestat kundër zgjedhjeve të vjedhura në vitin 2020.

Të dy burrat duan të kenë mbështetjen e Putinit. Assad, i cili po kërkon t’i japë fund izolimit nga arabët, thuhet se ka dërguar “vullnetarë” sirianë për të ndihmuar Rusinë në Ukrainë.

Lukashenko e ndihmoi Putinin duke e lënë Rusinë të zhvillonte luftën nga jugu drejt Kievit, nga toka bjelloruse. Trupat bjelloruse duhej të bashkoheshin me ato ruse, por opozita bjelloruse thotë se ata nuk duan të ndjekin urdhrat e një despoti jopopullor, për të sulmuar sllavë të pafajshëm. Punëtorët bjellorusë të hekurudhave thuhet se kanë sabotuar lidhjet hekurudhore me Ukrainën, për të ndaluar që furnizimet të mbërrinin tek pushtuesit.

Deri tani, vetë lufta po vë në dukje disa nga pikat e forta të demokracisë dhe të metat e autokracisë. Luftëtarët e Ukrainës i kanë habitur kundërshtarët e tyre dhe përkushtimi i popullit ukrainas për lirinë, ka frymëzuar gjithë botën.

Duket qartë se Putini kishte menduar me gjithë mend se shumë ukrainas do të mirëprisnin trupat e tij. Dhe regjimi i tij, si shumica e autokracive, është i korruptuar, duke e bërë ushtrinë e vet më të dobët në terren, sesa në teori. Ushtria ruse po vuan nga mungesat e mirëmbajtjes së makinerive.

Megjithatë, rezultati i luftës është i paparashikueshëm dhe po kështu do të jetë edhe efekti i saj në demokracinë globale. Nëse Putini arrin diçka që i përngjan një fitoreje, kjo mund të frymëzojë autokratët gjetiu. Nëse ai humbet, kjo mund të frymëzojë ata që u bëjnë ballë atyre.

Kur Biden të mbledhë sërish samitin e tij të demokracisë këtë vit, shumë rezultate do të varen nga guximi i ukrainasve dhe mbështetja që ata marrin nga demokracitë, me gjithë të metat e tyre./monitor

The post Një tjetër Luftë e Ftohtë, me kompromise të reja appeared first on Albeu.com.