fred beleri Archives - Albeu.com

Fredi Beleri merr sot lejen për të shkuar në Strasburg, do të betohet si eurodeputet! S’ka pengesa ligjore
Fredi Beleri i dënuar në Shqipëri për blerje votash, do të marrë lejen për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më datë 16 korrik, ku dhe do të bëhet betimi si eurodeputet.

Tashmë që dënimi ka marrë formë të prerë dhe Beleri ka kryer më shumë se 5/6  e masës së dënimit të caktuar nuk ka ndonjë pengesë ligjore për ta marrë lejen për të qenë që në sesionin parlamentar që zhvillohet në Strasburg, Francë në datat 15-20 Korrik 2024.

Ndërkohë Komisioni i lejeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do të mblidhet sot për procedurat dhe për modalitetet e sigurisë të udhëtimit.

Report Tv ka siguruar edhe shkresën që Beleri i ka drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për të marrë leje 7 ditore.

Bazuar në nenin 72 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, kërkuesi plotëson kushtet për të përfituar leje shpërblyese deri në 20 ditë në vit, të drejtë të cilën nuk e ka ushtruar asnjëherë.

Gjithashtu si anëtar i Parlamentit Europian, i gjykuari Dhionisios Alfred Beleri është njoftuar nga Parlamenti Europian se duhet të jetë i pranishëm në Sesionin që zhvillohet në Strasburg, Francë në datat 15-20 Korrik 2024.

“Kërkuesi ka kryer më shumë se 5/6 e masës së dënimit të caktuar, sipas nenit 72/2 të ligjit nr. 81/2020, plotëson kushtet e nenit 72/1 të ligjit nr. 81/2020, nuk ka marrë asnjëherë leje shpërblyese, dhe duke qënë se bazuar në këtë nen, Ju, me cilësine e drejtuesit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, keni kompetencën e shqyrtimit, Ju drejtohet me kërkesë për dhënien e Lejes Shperblyese, me kohëzgjatje deri në 7 ditë, me qëllim që të kryejë angazhimet e detyrueshme të tij me cilësine e Anëtarit të Parlamentit Europian, të marrjes pjesë në Asamblenë e Parlamentit Europian në Strasburg Francë nga datat 15-20 korrik 2020″ thuhet në kërkesën e Fredi Belerit.

Në kërkesën e tij Beleri thotë se aktualisht i kanë mbetur pa kryer 3 muaj e 14 ditë nga masa e dënimit të caktuar, pra ka kryer më shumë se 5/6  e masës së dënimit të caktuar. Gjithashtu thuhet se ka zbatuar rregulloren e brendshme të institucionit, ka qenë i motivuar për të marrë pjesë në në programet rehabilituese si dhe ka kërkuar të kryejë punë sipas kushteve të IEVP-së.

Mediat greke shkruajnë se Beleri do të fluturojë të hënën në mëngjes (15 korrik) për në Athinë dhe më pas do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare që do të mbahet më 16 korrik.

Më 10 qershor Fredi Beleri, u zgjodh si  eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Më 5 mars 2024 GJKKO vendosi dënimin e tij me 2 vite burg. Vuajtja e dënimit ka filluar më 12 maj 2023, diten kur u arrestua.

Beleri u shpall kandidat fitues i zgjedhjeve në Himarë por nuk mundi të bëjë betimin dhe të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje pasi procesi gjyqësor ende nuk kishte përfunduar.

The post Fredi Beleri merr sot lejen për të shkuar në Strasburg, do të betohet si eurodeputet! S’ka pengesa ligjore appeared first on Albeu.com.

I arrestuan kandidatin për bashkinë e Himarës, reagon Berisha: Ndalimi i Fred Belerit hakmarrje politike nga Edi Rama
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e kandidatit të të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar për b;erje votash.

Nëpërmjet një komunikimi për mediet, Berisha u shpreh se arrestimi i Belerit është qartë një hakmarrje politike nga Edi Rama.

Sali Berisha: Një veprim i verbër politik, hakmarje e verbër politike e Ramës ndaj një kandidati të opoztës, me angazhim të manipulatoirit, Ermal Muça bashkëpunëtor me bandën e e Shullazit që është në policinë e Vlorës. Dhunoj aktin, dhunën ndaj Belerit. Dënoj çdo akt shit-blerje vote kudo që të jetë ndodhur. Janë pasionet mafioze të Ramës ndaj trojeve të Himarës, shtytës i vërtetë i këtyre akteve që ndodhin në Himarë. Përdorimi dhunës është akt për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet.

Ndalimi i Belerit vjen disa ditë pas debateve politike në lidhje me një deklaratë të tij në një intervistë në mediat greke.

Sipas kryeministrit Edi Rama, kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, ka deklaruar në mediat greke se “Beleri ka premtuar helenizimin e Himarës,

Duke dënuar këtë deklaratë, kryeministri i kërkoi drejtuesve të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Sali Berisha dhe Ilir Meta të tërheqë kandidaturën e Belerit. Vetë kandidati opozitar reagoi duke thënë se nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë. Pas ndalimit të Belerit, Ministria e Jashtme greke reagoi duke deklaruar se ka udhëzuar ambasadoren e Greqisë në Tiranë të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për të kërkuar informacione për këtë ngjarje.

Përballë Belerit në Himarë garon kandidati i Partisë Socialiste, Gjergji Goro, kryetari aktual i kësaj bashkie në jug të Shqipërisë. Beleri kishte njoftuar në rrjetet sociale një takim pasditen e sotme për të përmbyllkur fushatën zgjedhore.

/albeu.com/

The post I arrestuan kandidatin për bashkinë e Himarës, reagon Berisha: Ndalimi i Fred Belerit hakmarrje politike nga Edi Rama appeared first on Albeu.com.