francesco beccheti Archives - Albeu.com

Becchetti konfiskon 20 milionë eurot e para nga Shqipëria
Nga Klodian Tomorri

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti, konfiskoi 20 milionë eurot e para nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Përkundër zotimeve publike të kryeministrit Edi Rama se Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, një gjykatë në Bruksel i ka dhënë të drejtë ish-pronarit të Agon Channel të konfiskojë të gjitha të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore.

Vendimi që mban datën 23 mars u publikua fillimisht në portalin Hashtag.al. Në të, gjykatësi Philip Badeux ka konkluduar se të ardhurat e Shqipërisë në Eurocontrol nuk gëzojnë imunitet duke i dhënë të drejtë Francesco Becchettit që t’i konfiskojë ato.

Tarifat e përdorimit të hapësirës ajrore paguhen nga shoqëritë e fluturimit dhe mblidhen nga Eurocontrol. Më pas, Eurocontrol i derdh ato në agjencitë ajrore të secilit shtet, në varësi të trafikut të fluturimit. Në rastin e Shqipërisë, paratë derdhen në llogarinë e Albcontrol dhe ato janë instrumenti i vetëm që financon këtë institucion.

Llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol është bllokuar nga biznesmeni italian që në datën 1 dhjetor të vitit 2020. Qeveria shqiptare e ankimoi bllokimin në gjykatën belge. Procesi zgjati më shumë se 15 muaj dhe në fund gjykata ka vendosur në favor të biznesmenit italian duke i dhënë atij të drejtë të konfiskojë paratë që mbahen të bllokuara që prej 1 dhjetorit të vitit 2020.

Ndonëse institucionet shtetërore kanë një heshtje hermetike në lidhje me këtë çështje, MCN publikon dokumentin zyrtar që tregon se për vitin 2021 Eurocontrol ka derdhur 18.7 milionë euro në llogarinë e bllokuar të Albcontrolit. Këto para se bashku me të ardhurat e tjera që janë derdhur për tre muajt e parë të këtij viti, tashmë janë konfiskuar nga biznesmeni italian. Pra minimalisht 20 milionë euro.

Por nuk mbaron me kaq. Vendimi i jep të drejtë biznesmenit italian që të vazhdojë të marrë paratë e Shqipërisë në Eurocontrol deri në kompensimin e plotë të shumës së dënimit, që tashmë së bashku me interesat ka arritur në mbi 125 milionë euro.

Kjo do të thotë se hapësira ajrore e Shqipërisë do të punojë vetëm për Francescho Becchetin, ndërsa qytetarët shqiptarë do të paguajnë nga taksat e tyre miliona euro të tjera për të financuar Albcontrolin dhe shërbimin e navigimit ajror në Shqipëri, pasi të ardhurat nga tarifa e hapësirës ajrore janë burimi i vetëm i financimit për Albcontrol.

Një haraç rreth 130 milionë euro, për të cilin qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë përgjegjësi, por që janë ata që do ta paguajnë. Sipas vendimit të gjykatës së Arbitrazhit në Uashington, ky dënim ka tre shkaktarë kryesorë, duke filluar nga vetë kryeministri, sekretari i tij i përgjithshëm, Engjëll Agaçi, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Këta morën valët e një televizioni të dështuar nga një biznesmen kontrovers dhe lanë peng hapësirën ajrore të Shqipërisë./mcn

The post Becchetti konfiskon 20 milionë eurot e para nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Rama flet për dënimin e Becchettit: Sa të jem unë kryeministër ai nuk merr asnjë lekë nga shteti shqiptar
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Komisioni Hetimor për Inceneratorët në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për të dënuar me 17 vjet burg bizmesmenin italian Francesco Becchetti.

Rama tha se sa të jetë ai kryeministër, Beccheti nuk do të marrë asnjë lekë nga shteti shqiptar.

“Unë nuk kam pasur nevojë të jap gatrancira të kësaj natyre më parë. Ajo qё kam thënë unë për atë zotëri (Beccheti) nga një Gjykatë që ka dënuar dhe të tjerë gjë që tregon se drejtësia e re po vepron,  kam thënë që sa të jem kryeministër, nuk shoh sesi mund të marrë ndonjë lekë nga shteti shqiptar. Deri tani ka marrë zero lekë. Lufta vazhdon”, tha Rama.

Pjesë nga debati

A mendoni ju që duhet të forconi procedurat e kontrollit ndaj ministrave apo doni të mbani moton tuaj ça më duhet mua ça bëj vetë?

Rama: E thashë unë?! Unë bëra gjithë atë shkëmbim intensive me zonjën Tabaku në fillim pikërisht për këtë. Unë nuk e thashë atë. Mua më duhet shumë jo vetëm çfarë bëj unë. Ju Saimir Tahirin po e përmendni përsëri. Nuk e kam problem fare. Përmendeni.

Nuk e përmenda si emër por si problem.

Rama: Çfarë të them unë. Përmendeni. Ju e përmendët. U morët përsëri me të dhe kërkoni të bëni. Unë nuk do ju them juve atë që i thashë zonjës Tabaku. Në qoftë se unë jam vënë në dispozicion të të gjithëve këtu. Dua t’i jap anëtarëve të Komisionit hapësirën që iu dhashë juve. Kuadrin e përgjigjes e përcakton anëtari. Unë dëgjova këtu për kanabisin. Këtu po mundohem të komentoj. Helidon të lutem mos e përsërit. Mos më vër në gojë mua gjëra që nuk them. Lëri gjërat për të tjerët që nuk janë fare të pranishëm.

A garantoni qytetarët shqiptarë që nuk do përballemi në arbitrazh me subjektin që do kërkojë fitimin e munguar?

Rama: Unë nuk kam pasur nevojë të jap garancira të kësaj natyre përpara. Ajo që kam thënë për këtë zotërinë që sot u dënua me 17 vite burg nga ajo gjykatë që ka dënuar edhe njerëz të tjerë. Sa të jem unë kryeministër nuk shoh si mund të marrë ndonjë lekë ai nga shteti shqiptar. Ka marrë zero lekë. Lufta vazhdon por deri tani nuk ka marrë asnjë qindarkë. Beteja vazhdon. Unë i dal për zot vendimet të qeverisë së Shqipërisë. Këto nuk janë vendime personale. Edhe përpara the 17 për njëherë. Krijoni një pamje sikur nesër do mbledhim çanta. Nuk mund të bëhen dot 17 procedura brenda ditës sepse nuk ndodh dot. Vijnë në një moment të caktuar të gjitha bashkë. Çfarë rëndësie ka që u bë atë të mërkurë apo do bëhej të mërkurën tjetër.

Unë i dal për zot të gjithë punëve të jashtëzakonshme që kam bërë me Saimir Tahirin. Nëse pastaj cilido qoftë pas kurrizit tim ka dhe një axhendë tjetër nuk është puna ime por puna e tij me drejtësinë. Unë i dal për zot atij vendimi. Nuk ka arsye pse të mendojmë se këtu mund të ketë arbitrazh./albeu.com.

The post Rama flet për dënimin e Becchettit: Sa të jem unë kryeministër ai nuk merr asnjë lekë nga shteti shqiptar appeared first on Albeu.com.

REAGIMI/ 17 vite burg për Francesco Becchettin, Rama mëson lajmin live para Komisionit Hetimor
Pak minuta më parë Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Ai akuzohet për një sërë veprasah penale, kryesisht për pastrim parash dhe mashtrim me TVSH.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe kryeministri Rama i cili ndodhet përpara Komisionit Hetimor.

“Më erdhi një lajm që Becheti është dënuar me 17 vjet burg. Ma çuan tani. Shpresoj të mos jetë fake neës si këto tuajat”, tha Rama.

“Nuk është objektivi ynë. Jemi mbledhur për tjetër gjë”, u shpreh Tabaku./albeu.com/

The post REAGIMI/ 17 vite burg për Francesco Becchettin, Rama mëson lajmin live para Komisionit Hetimor appeared first on Albeu.com.