foshnjet Archives - Albeu.com

Mjekët në Gaza: Nënat nuk kanë qumësht për t’i ushqyer foshnjet
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 20 fëmijë në Gaza, kanë vdekur nga uria dhe mjekët thonë se një numër i shtuar i tyre, po vuajnë nga sëmundje të rënda fizike dhe mendore.

Korrespondentët e Zërit të Amerikës nga Stambolli dhe Rafah në Rripin e Gazës, përgatitën materialin.

Fëmijët në Gaza, nuk kanë shkuar dot në shkollë që kur filloi lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, por prindërit këto thonë se aktualisht ky është problemi më i vogël me të cilin përballen.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mbi 12 mijë fëmijë kanë vdekur gjatë luftës dhe 20 të tjerë nga uria javët e fundit.

Mbi 17,000 të tjerë kanë humbur, ose janë ndarë nga prindërit.

Pothuaj se të gjithë fëmijët në Gaza, janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe prindërit thonë se edhe ata fëmijë që janë në mesin e tyre për të cilët është ofruar kujdes i shtuar, janë të traumatizuar.

“Djali im është gjithmonë zgjuar gjatë natës, duke qarë. Më thotë se i mungon babai, se dëshiron të kthehet në shtëpi. Më thotë se dëshiron të jetojmë një jetë normale siç e kishim”, thotë Hekmat Almasri, një nënë në Gazë.

Shumica e popullatës 2 milionëshe të Gazës tani po strehohet në strehimoret e Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Në këtë spital, mjekët pediatër thonë se secili fëmijë që e kontrollojnë po vuan nga ndonjë traumë psikologjike, ose fizike dhe nga pasojat e urisë.

“Secili prej tyre ka një frenim në rritje. Të gjithë janë të sëmurë. As nënat nuk kanë qumësht t’i ushqejnë foshnjet. Thonë që nuk po arrijnë të kenë qumësht dhe nuk kanë mundësi ta blejnë”, thotë doktor Saeed Abdulrahman Mahmour Marouf.

Disa fëmijë, thotë ai, mund t’i identifikojnë bombat, aeroplanët dhe kush nga familjarët e fqinjët e tyre kanë vdekur.

“Disa fëmijë vajtojnë dhe mbahen për prindërit e tyre pothuaj se gjatë tërë kohës. Shumë prej tyre kanë filluar të kenë halucinacione”.

Por ka ende fëmijë që shpresojnë se do të ribashkohen me të dashurit e tyre.

“Dua të kthehem në shtëpi”, thotë Abed Alrazeq Almasri, 12-vjeç.

Prindërit thonë se po u thyhet zemra, ndërkohë që shohin vuajtjen e fëmijëve të tyre.

“Nënat nuk mund t’iu përgjigjen pyetjeve të fëmijëve. Nuk mund t’i përmbushin nevojat e tyre, as për ushqim. Fëmijët kërkojnë mish, apo peshk, apo çokollatë e ëmbëlsirat që i kanë ngrënë dikur. Por tani nuk mund t’ua sigurojmë”, thotë Hekmat Almasri, një nënë në Gaza.

Izraeli thotë se nuk ka vendosur kufizime mbi sasinë e ndihmës që mund të futet në Gazë, ndonëse këmbëngul që të inspektojë të gjitha dërgesat për t’u siguruar që nuk po transportohen armë për Hamasin.

Izraeli po ashtu, akuzon Hamasin se po i ndryshon qëllimin e ndihmës për ta shfrytëzuar për pjesëtarët e vet.

Por organizata Amnesty International, akuzon ushtrinë izraelite se po zbaton kufizime të ashpra në futjen e ndihmës në këtë territor.

Kombet e Bashkuara, thonë se njerëzit kërcënohen nga uria gjithëpërfshirëse nëse procesi i futjes së ndihmës në Gaza nuk përmirësohet rrënjësisht.

Sipas tyre, përpjekjet për të futur ndihmë përmes ajrit apo detit, janë të mirëseardhura por nuk mund të zëvendësojnë fluksin e gjerë të ndihmës që duhet të bëhet përmes rrugës tokësore.

The post Mjekët në Gaza: Nënat nuk kanë qumësht për t’i ushqyer foshnjet appeared first on Albeu.com.

LUFTA/ OKB: 32 foshja nuk janë evakuuar nga spitali Shifa
Ekipi i Kombeve të Bashkuara tha më 19 nëntor se 291 pacientë kanë mbetur në spitalin më të madh në Gazë, pasi trupat izraelite evakuuan pacientët e tjerë. Në mesin e atyre që kanë mbetur në spital janë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht kritike, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin.

Ekipi i OKB-së ishte në gjendje të qëndronte në spitalin Shifa për një orë pasi pothuajse 2.500 persona të zhvendosur, pacientë që mund të lëviznin dhe stafi mjekësor u larguan nga ndërtesa e spitalit mëngjesin e së shtunës, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, që udhëhoqi këtë mision. OBSH tha se 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor janë ende në spital, së bashku me pacientët. “Pacientët dhe stafi mjekësor, me të cilët kemi biseduar, ishin të tmerruar për sigurinë dhe shëndetin e tyre dhe na u lutën për evakuim”, tha agjencia, duke e përshkruar Shifan si zonë të vdekjes. Kjo agjenci tha se edhe më shumë ekipe do të tentojnë të shkojnë në Shifa në ditët në vijim, në tentim për të evakuuar pacientët në jug të Gazës, ku spitalet po ashtu janë të mbingarkuara.

Izraeli për një kohë të gjatë ka pretenduar se Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka një qendër komanduese brenda dhe nën Shifa. Izraeli e ka përshkruar spitalin si cak kyç të luftës së tij për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gazë, pas sulmeve të grupit ekstremist në jug të Izraelit gjashtë javë më parë, sulme që nxitën luftën. Hamasi dhe stafi i spitalit mohojnë këto pretendime. Trupat izraelite që gjenden në spital, për ditë të tëra po kryejnë bastisje në ndërtesë. Trupat kanë pretenduar se kanë gjetur pistoleta dhe armë të tjera dhe u kanë treguar gazetarëve hyrjen e një tuneli. Por, këto pretendime të ushtrisë izraelite nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Largimet masive të shtunën nga spitali nga Izraeli u përshkruan si largime vullnetare. Por, OBSH-ja tha se ushtria kishte lëshuar urdhër për evakuim dhe disa prej të larguarve e përshkruan situatën si eksod me forcë.

Gjetkë në veri të Gazës, dhjetëra persona janë vrarë në kampin e refugjatëve Xhabalija, ku sipas dëshmitarëve një sulm izraelit godit vendstrehimin e OKB-së të shtunën. Si pasojë e sulmit ajror u shkatërrua një shkollë në këtë kamp, thanë të mbijetuarit. Ushtria izraelite, që vazhdimisht u ka bërë thirrje palestinezëve që të largohen nga veriu i Gazës, tha se trupat e saj ishin aktive në këtë zonë “me synim për të shënjestruar terroristët”.

Në jug të Gazës, një sulm ajror izraelit goditi një kompleks banimi në Han Junis të shtunën, duke lënë të vrarë të paktën 26 palestinezë, sipas mjekëve në spitalin ku u dërguan viktimat. Mbi 11.500 palestinezë janë vrarë, sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe të cilët besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Në shifrat e viktimave, të paraqitura nga autoritetet shëndetësore në Gazë, nuk bëhet dallimi midis civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit.

Ndërkaq, afër 1.200 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të 7 tetorit të Hamasit. Hamasi po ashtu ka kapur pengje afër 240 persona. Ushtria izraelite ka thënë se gjatë luftës i janë vrarë 52 ushtarë. Deri më tani, Hamasi ka liruar katër pengje, Izraeli ka shpëtuar një dhe trupat e pajetë të dy pengjeve janë gjetur afër spitalit Shifa, zonë ku ka pasur luftime të ashpra. Izraeli, SHBA-ja dhe Katari, i cili ndërmjetëson me Hamasin, kanë negociuar për javë të tëra për lirimin e pengjeve. Të shtunën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë sugjeroi se lirimi i pengjeve duhet të përfundojë përpara se në Gazën e rrethuar nga Izraeli të hyjë ndihma humanitare për 2.3 milionë palestinezët që jetojnë në këtë territor.

The post LUFTA/ OKB: 32 foshja nuk janë evakuuar nga spitali Shifa appeared first on Albeu.com.