forcat wagner Archives - Albeu.com

Tre leksionet nga rebelimi i Wagner, dhe asnjëri nuk është një lajm i mirë për “Carin”
Nga Pierre Haski “Worldcrunch”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Ngjarjet dramatike që tronditën pushtetin e presidentit rus Vladimir Putin për disa orë gjatë fundjavës që shkoi, kanë ende më shumë sekrete për të na zbuluar. Vala e tyre tronditëse mund të ndihet për javët dhe muajt në vazhdim në mënyra të papritura.

Në këtë pikë, ne mund të nxjerrim të paktën 3 mësime nga ngjarjet që e kanë futur Rusinë në një epokë të re. Së pari, duhet të ndalemi pak tek kreu i forcave mercenare Wagner Group, Yevgeny Prigozhin, anti-heroi i këtij episodi.

Ndërsa historianët mund ta kenë të vështirë për ta përkufizuar figurën e tij, ata të paktën do të bien dakord se ai është një krijesë e vetë Vladimir Putin, dhe se i shpëtoi kontrollit të presidentit rus duke synuar të bëhej vetë një mjeshtër në fushën e lojës.

Kur Putin foli hapur për një “thikë pas shpine” në fjalimin e tij të ashpër publikuar mëngjesin e të shtunës, ai po përshkruante tradhtinë e një njeriu që i detyrohej atij për gjithçka që ka arritur deri më sot, por që kishte shkelur rregullin e artë të marrëdhënies me liderin rus.

Prigozhin e fitoi besimin duke i ofruar Putinit fitoren e tij të vetme të vitit në Bakhmut të Ukrainës, edhe pse me një kosto njerëzore të tmerrshme. Por Prigozhin u përfshi në një luftë për pushtet me udhëheqësit ushtarakë të Moskës dhe humbi.

Në këto kushte, çfarë do të mbetet nga Prigozhin dhe Wagner kur të qetësohen disi ujërat? Nuk është e sigurt se do të ketë më shumë peshë në të ardhmen. Askush nuk e sfidon Carin pa qenë i sigurt se do të fitojë. Ky është mësimi i parë i kësaj ngjarje të jashtëzakonshme.

Një “Fitore si e Pirros” për Putinin

Po me Putinin çfarë do të ndodhë tani? Kjo mbetet pyetja më vendimtare. Nuk ka asnjë dyshim se presidenti rus del i dobësuar nga kjo krizë. Është e vërtetë që ai e mbajti pushtetin, se nuk pati luftë civile dhe që Moska mbetet ende nën kontrollin e tij. Por kjo është vetëm një “Fitore si e Pirros”, pra shumë e kushtueshme.

Për më shumë se 20 vjet, fuqia e Putinit është ndërtuar duke u bazuar mbi mitin e të fortit. Ai nuk krijoi një shtet modern. Përkundrazi ndërtoi një “sistem” të bazuar në rishpërndarjen e të ardhurave, një aparat sigurie të shumanshëm dhe një shtet autoritar që lejon pak hapësirë ​​për shprehjen e kundërshtimeve.

Dhe çfarë ka mbetur prej tij sot? Duke e sfiduar atë, Prigozhin – njeriu që bën punët e pista, udhëheqësi mercenar dhe organizatori i fermave të trollëve që përhapin dezinformata – tregoi se perandori ishte lakuriq.

Duke luajtur midis mercenarëve të Wagnerit, çeçenëve dhe fraksioneve të tjera brenda ushtrisë së tij, Putini e ka humbur qartazi kontrollin e situatës. Kjo dobësi i shtohet dështimeve të tij të shumta gjatë luftës në Ukrainë, dhe nxjerr në pah para publikut një Putin të pambrojtur, të detyruar të fshihet pas barrikadave që ka ngritur në Kremlin, dhe këto jo kundër NATO-s, por kundër krijesës së tij. Kjo krizë do t’i shkaktojë me siguri plagë, ndoshta edhe fatale.

Çfarë do të thonë këto zhvillime për Ukrainën

Çfarë ndikimi do të ketë e gjitha kjo që ndodhi në luftën në Ukrainë? Këtu mbërrijmë tek leksioni i tretë:për një moment, ukrainasit besuan se kishte ndodhur një mrekulli, se një luftë civile në Moskë do ta devijonte gjetkë ushtrinë ruse. Në fakt nuk ishte kështu.

Megjithatë, ndikimi i kësaj krize në ushtri mbetet i dukshëm, pavarësisht se nuk mund të flitet më saktësi për përmasat. Çfarë ka ndodhur me Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov, të cilët kanë qenë kryesisht jashtë vëmendjes së publikut muajt e fundit?

Cili do të jetë ndikimi i akuzave të Prigozhin, që pretendoi së fundmi se nuk ishte kërcënimi i NATO-s ai që shkaktoi pushtimin e Ukrainës, por më tepër lakmia e gjeneralëve rusë? Është shumë herët për ta thënë këtë, por e gjitha kjo konfirmon edhe një herë, se kjo luftë ishte gabimi më i rëndë i sundimit të Putinit dhe e përforcon vendimin e Perëndimit për të mbështetur Ukrainën. Ajo që ndodhi fundjavën e kaluar, ishte kriza më e keqe e Rusisë në 30 vitet e fundit dhe që ende nuk ka përfunduar. /albeu.com

The post Tre leksionet nga rebelimi i Wagner, dhe asnjëri nuk është një lajm i mirë për “Carin” appeared first on Albeu.com.

LIVE/ Luftë civile në Rusi, Wagner drejt Moskës: Putini i drejtohet popullit, ministria ruse paralajmëron Perëndimin
Prej mbrëmjes së djeshme, mercenarët e Wagner janë duke udhëtuar në drejtim të Moskës me qëllim ndryshimin e regjimit në Rusi pasi u larguan disa javë më parë me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes nga fronti në Ukrainë.

Putini i ka bërë thirrje ushtrisë që të mos lejojë këtë rebelim, kurse kreu i Wagner tha se ai kishte bërë zgjedhjen e gabuar dhe tashmë ishte momenti që Rusia të kishte President të ri.

Wagner kanë marrë qytetet e Rostovit dhe Voronjezhit dhe tani janë duke shkuar në drejtim të Moskës, ndërkohë që në kryeqytet është dhënë alarmi.

Marrja e Shtabit të Ushtrisë ruse në Rostov, ku bëhej edhe koordinimi për luftën në Ukrainë i ka lënë pa komandë edhe forcat ruse në Ukrainë.

AlbEu po ndjek zhvillimet në Rusi, të cilat kanë tërhequr vëmendjen edhe nga lufta në Ukrainë. Ju ftojmë të na ndiqni minut pas minuti në LIVE e mëposhtëm:

16: 55 – Ministria ruse paralajmëron Perëndimin kundër përdorimit të Wagnerit për qëllimet e tyre

Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate se i ka paralajmëruar shtetet e Perëndimit kundër përdorimit të veprimeve të grupit Wagner “për t’i arritur synimet rusofobike”.

16: 32  – Zhvillimet e fundit në Rusi, Kievi: 48 orët e ardhshme do të përcaktojnë situatën e re

Sytë e komunitetit ndërkombëtar janë përqendruar te Rusia me skenat e shpalosura që të kujtojnë një luftë civile.

Lufta e hapur që shpërtheu mbrëmë midis kompanisë ushtarake private ëagner dhe udhëheqjes ushtarake dhe politike ruse po çon në ujëra të paeksploruara.

Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar të shtypë një rebelim të armatosur pasi shefi i ëagner-it Yevgeny Prigozhin hyri në Rusi me trupat e tij për të përmbysur hierarkinë ushtarake, duke thënë se ai ishte “gati të vdiste” me 25,000 njerëzit e tij për “të çliruar popullin rus ” .

Guvernatori i rajonit fqinj të Ukrainës, Rostov, po u bën thirrje banorëve që në orët e para të mëngjesit të qëndrojnë të qetë dhe të “qëndrojnë në shtëpi” pasi bëhet e qartë se forcat e Wagner kanë marrë kontrollin e qytetit të Rostovit.

Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi një deklaratë duke u bërë thirrje luftëtarëve të Wagner që të braktisin Prigozhin, duke thënë se ata ishin “mashtruar dhe joshur në një aventurë kriminale”.

Një burim i sigurisë ruse tha për Reuters se luftëtarët Wagner kanë marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin e Voronezh, rreth 500 kilometra në jug të Moskës.

Putin bën një fjalim televiziv duke u zotuar të shtypë atë që ai e quan një kryengritje të armatosur. Ai e akuzon Prigozhin për “tradhti” dhe “thikë pas shpine”.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev u bën thirrje rusëve të mblidhen rreth Presidentit Putin.

Lundrimi në lumin Moskva, i cili përshkon kryeqytetin rus Moskë, është pezulluar.

Helikopterët ushtarakë rusë hapin zjarr ndaj një kolone ushtarake Wagner në autostradën M-4 jashtë qytetit rus të Voronezh.

Udhëheqësi çeçen Ramzhan Kadyrov, një aleat i Putinit, thotë se forcat e tij janë të gatshme të ndihmojnë në shtypjen e rebelimit të Prigozhin dhe të përdorin metoda të ashpra nëse është e nevojshme. Më vonë ai përmend se po i dërgon njerëzit e tij në “zona të tensionuara” në Rusi.

Prigozhin deklaron se luftëtarët e tij nuk duhej të gjuanin asnjë plumb për të marrë kontrollin e selisë së ushtrisë ruse në qytetin e Rostovit.

Ushtarët rusë thuhet se kanë ngritur një vend automatik në skajin jugperëndimor të Moskës, sipas të përditshmes ruse të biznesit Vedomosti.

Autoritetet në rajonin e Lipetsk të Rusisë, që ndodhet 420 km në jug të Moskës, sot u kanë bërë thirrje banorëve të rajonit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre përballë një rebelimi nga mercenarët Wagner.

Sergei Naryskin, kreu i agjencisë ruse të spiunazhit të huaj, SVR, tha se ishte e qartë se ajo që ai e përshkroi si një përpjekje për të destabilizuar shoqërinë dhe për të ndezur një luftë civile vëllavrasëse kishte dështuar.

Qeveritë evropiane, duke përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë lëshuan deklarata duke thënë se po monitoronin nga afër zhvillimet në Rusi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell thotë se ka qenë në kontakt me ministrat e jashtëm të G7.

Putin ka një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili shpreh mbështetjen e tij për lidershipin rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskythotë se “dobësia e Rusisë është e dukshme” dhe se sa më gjatë që Moska të mbajë trupat dhe mercenarët e saj në Ukrainë, aq më shumë kaos do të shkaktohet në Rusi.

” 48 orët e ardhshme do të përcaktojnë situatën e re në Rusi ,” shkruan Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidencës ukrainase.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se ai do të mbetet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e SHBA ndërsa situata në Rusi evoluon.

15:40 – Çfarë e shtyu Prigozhinin t’i hapte luftë ushtrisë ruse?

Nga John Simpson -BBC

Nuk ishte vërtet veprim i zgjuar nga presidenti Putin që të lejonte liderin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, të hynte në një konflikt me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreun e ushtrisë Valery Gerasimov.

Siç duken gjërat, Putini po i bashkohet rreshtit të personave me të cilët është i tërbuar shefi i Wagner, por Prigozhin po e kufizon për momentin ezëmërimin tek Shoigu dhe Gerasimov.

Faza tjetër e konfliktit mund të jetë midis Prigozhin dhe Putin.

Prigozhin mendon se Rusia e ka organizuar keq operacionin ushtarak në Ukrainë. Ai ka ende një marrëdhënie me Putinin, të cilën unë imagjinoj se nuk dëshiron ta shkatërrojë në këtë fazë.

Prigozhin ka kaluar shumë kohë në vijën e front – ai është një lider i frontit. Ai nuk rri duarkryq, siç bën Shoigu duke dhënë vetëm urdhra. Udhëheqësit Wagner i pëlqen të jetë pikërisht atje në vijën e parë me njerëzit e tij.

Ai identifikohet shumë ngushtë me ta – edhe pse i kërcënon dhe ndonjëherë i vret.

Sulmet e gabuara, ose të qëllimshme, gjatë muajve të fundit nga ushtarët rusë në Grupin Wagner e shtynë Prigozhin në skaj.

14:50 – Wagner i afrohet Moskës, BBC nxjerr pamjet. Raportime për largimin e Putinit nga Kremlini, oligarkët i hipin avionëve

Mercenarët e Wagner janë duke iu afruar Moskës nga ora në orë në tentativën e tyre për të “ndëshkuar lidershipin ushtarak për tradhtinë që u bëri në fushën e betejës”.

Wagner convoy now moving north towards Moscow on the M4 in Horse-Kolodezsky, Lipetsk Oblast, T-90S and BMP-2 on heavy equipment transporters. pic.twitter.com/lnFF0S4R3i

— OSINTtechnical (@Osinttechnical) June 24, 2023

Në fakt, kjo ishte një betejë mes liderit të Wagner Yevgeny Prigozhin dhe drejtuesve të lartë të ushtrisë ruse, megjithatë në orët e fundit duket se është kthyer edhe kundër Putinit, për të cilin Wagner tha se ka ardhur koha që vendi të ketë një President të ri, raporton AlbEu.com.

Avioni i qeverise ruse duke u larguar nga Moska. Nuk dihet ende nese Putini eshte brenda

BBC raporton se ekipi i tyre ka evidentuar një autokolonë të Wagner në autostradën që lidh Voronjezhin me Moskën, pikërisht në rajonin e Lipetskut.

Duket se forcat Wagner janë vetëm 4-5 orë larg Moskës, ndërkohë që ka raportime se Putini është larguar nga kryeqytetin për në një bazë më të sigurt. Vetë zyrtarët e Moskës thanë se në fakt Putini po qëndron në kryeqytet dhe nuk ka ndërmend të largohet.

BREAKING:

The Wagner Group has now reached the Lipetsk region.

Moscow is only 4 hours away by car.

The Battle of Moscow could start this evening. pic.twitter.com/SBISoA56OK

— Visegrád 24 (@visegrad24) June 24, 2023

Sa i përket përparimit të Wagner, guvernatori i rajonit të Lipetsk u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete publike apo me transport publik.

Autoritetet rajonale në Lipetsk kanë thënë se të gjitha shërbimet e autobusëve në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër.

Voronezh është një nga dy qytetet – tjetri është Rostov-on-Don, më në jug – të cilin mercenarët e Wagner thuhet se e kanë nën kontroll teksa përparojnë drejt Moskës.

Ngjarjat në Rusi janë shumë të vrullshme. AlbEu do të ndjekë hap pas hapi këto zhvillime, të cilat duket se kanë tërhequr edhe vëmendjen nga lufta në Ukrainë, edhe pse lidhen drejtpërdrejt me të.

Çfarë po ndodh në Rusi?

Prej muajsh shefi i Wagner Prigozhin ka akuzuar drejtuesit e ushtrisë ruse për tradhti pasi nuk furnizonin forcat e tij me municione dhe armë. Gjithçka doli në publik pas Wagner morën Bakhmutin dhe pastaj u detyruan të tërhiqeshin duke ia dorëzuar atë forcave ruse.

This Russian Air Force Tupolev Tu-214 flying from Moscow to St. Petersburg is currently the most tracked flight on Flightradar24. Although in the past this aircraft has been used several times by #Putin at the moment there is no proof that he is on board#Russia #Wagner pic.twitter.com/mx1YCBNRwU

— Itamilradar (@ItaMilRadar) June 24, 2023

Në këto momente pati disa bombardime të ushtrisë ruse ndaj tyre për të cilat Prigozhin akuzoi ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjthshëm të ushtrisë ruse.

Pas kësaj ata u detyruan të tërhiqeshin në prapavijë, por mbrëmë pati një sulm tjetër ndaj bazave të tyre duke bërë që Prigozhin të urdhëronte avancimin drejt Moskës.

A ka gjasa të fitojë Wagner ndaj Putinit?

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh realisht në Rusi dhe cilat forca të ushtrisë ruse mbështesin Wagner dhe cilat Putinin. Fakt është se Prigozhin po avancon i pashqetësuar drejt Moskës dhe nuk ka kryesisht rezistencë përveç disa bombardimeve sporadike nga aviacioni rus. Thembra e Akilit për Wagner është pikërisht qielli ku nëse nuk kanë forcë ajrore, gjasat për të patur sukses janë të pakta.

Më shumë se sa forca e Wagner, ajo që do të vendosë fundin e kësaj që po ndodh është pozicionimi që do të ketë pjesa tjetër e ushtrisë ruse.

Një pjesë e mirë e saj ësht e angazhuar në Ukrainë, prandaj ekspertët vlerësojnë se ka pak ushtri mes Voronjezhit ku janë Wagner dhe Moskës ku po kërkojnë të shkojnë.

Ndërkohë ka raportime se oligarkët rus po largohen nga Moska ose në drejtim të Stambollit ose në drejtim të Shën Petersburgut.

14:31 – Çfarë duhet të dini për Grupin Wagner dhe sa real është kërcënimi për të lëvizur drejt Moskës?

Emrin Wagner ka gjasë që do ta dëgjoni më shpesh këto ditë.

Më poshtë po ju sjellim disa informacione që duhet t’i dini për të.

Grupi Wagner, i njohur zyrtarisht si PMC Wagner , e cilëson veten si “kompani private ushtarake”.

Grupi është identifikuar për herë të parë më 2014, kur i ka mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Prej atëherë është rritur vazhdimisht.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se Wagneri ka nisur të rekrutojë numër të madh ushtarësh më 2022, sepse Rusia e ka pasur problem që të gjejë njerëz për ushtrinë e saj të rregullt.

Rreth 80 për qind e trupave të Wagnerit, që kanë luftuar në Ukrainë, janë nxjerrë prej burgjeve, ka thënë Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare, më herët gjatë këtij viti.

Në Ukrainë,Wagneri ka zhvilluar luftë të gjatë dhe shumë të kushtueshme, për të marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit.

Sa real është kërcënimi i Wagner-it për të lëvizur drejt Moskës?

Më herët të shtunën, u shfaqën video që supozohej se tregonin shefin e Wagner Group Yevgeny Prigozhin duke kërcënuar se do të marshonte drejt Moskës nga qyteti jugor i Rostov-on-Don, për të cilin ai pretendon se tani është nën kontrollin e tij, shkruan BBC.

Por, teorikisht, a do të mund të arrinte ai në kryeqytet, apo është thjesht një shantazh i madh?

Pra, Prigozhin pretendon se ka 25,000 luftëtarë të armatosur nën komandën e tij. Shumica prej tyre janë përfshirë për muaj të tërë në luftime të ashpra në Ukrainën lindore.

Ditët e fundit, Prigozhin ka tërhequr trupat e tij në rajonet kufitare të Rusisë, duke përfshirë Rostovin dhe Belgorodin.

Por pjesa më e madhe e këtyre luftëtarëve janë aktualisht larg kryeqytetit rus.

Për të lëvizur atje, Prigozhin dhe njerëzit e tij do të duhet të përshkojnë qindra milje, duke kaluar rajonet ruse ku ekziston një regjim i veçantë “kundër-terrorizmi”

Raporte të pakonfirmuara thonë se një kolonë Wagner u godit të shtunën nga sulmet ajrore ruse në rajonin Voronezh, në gjysmë të rrugës për në Moskë.

Si Prigozhin ashtu edhe ministria ruse e mbrojtjes tani po u bëjnë thirrje në mënyrë aktive burrave të armatosur në palën kundërshtare që të ndryshojnë besnikërinë, por në këtë fazë është e paqartë se kush do të ketë një avantazh.

Megjithatë, tashmë flitet për një luftë të re civile në Rusi.

12:58 – VIDEO/ Dalin pamjet e luftës me Wagner brenda Rusisë, bomba dhe zjarr nëpër rrugë: Kërkohet koka e Putinit

Forcat ruse janë duke u përballur me rebelët e Wagner në qytetin Voronjezh, teksa këta të funidt janë nisur në drejtim të Moskës për të rrëzuar Putinin nga pushteti. Në minutat e fundit kanë qarkulluar në rrjetet sociale video nga momenti i bombardimeve të aviacionit rus ndaj forcave Wagner në autostradën që çon në drejtim të Moskës, raporton AlbEu.com.

⚡️Russian airforce targeting a convoy of Wagner equipment on the M-4 highway in Voronezh region this morning pic.twitter.com/4tpgVqjYmx

— War Monitor (@WarMonitors) June 24, 2023

Forca të shumta Wagner janë nisur drejt kryeqytetit pasi kanë marrë nën kontroll disa qendra të rendësishme në jug të vendit siç janë Rostovi dhe Voronjezhi.

Duket se situata është bërë shumë serioze për Putinin dhe ushtrinë ruse teksa mercenarët e Wagner kanë marrë tashmë edhe kontrollin në jug dhe mund ta përmbysin atë nëse veprojnë shpejt për aq kohë sa ushtria ruse gjendet e ngecur në Ukrainë.

“We will only move towards Moscow. We ask the Armed Forces not to resist us” – Wagner PMC pic.twitter.com/2ZodCwkdMY

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 24, 2023

Putini e cilësoi këtë rebelim si një thikë pas shpine për shtetin rus duke thënë se të gjithë ata që kanë ngritur krye do të marrin ndëshkimin e duhur, ndërsa forcat ruse kanë planifikuar edhe shkatërrimin e tre urave të rendësishme që lidhin kryeqytetin me pjesën jugore të vendit me qëllim ndalimin e futjes së forcave Wagner në veri.

Më shumë se një grusht shteti i mirëoganizuar, ky duket si një rebelim i Yevgeniy Prigozhin, ndaj ushtrisë ruse, të cilët i akuzon për vdekjen e qindra luftëtarëve të tij.

Wagner convoy now moving north towards Moscow on the M4 in Horse-Kolodezsky, Lipetsk Oblast, T-90S and BMP-2 on heavy equipment transporters. pic.twitter.com/lnFF0S4R3i

— OSINTtechnical (@Osinttechnical) June 24, 2023

Mediat e huaja raportojnë se një numër i madh ushtarësh rusë janë duke dorëzuar garnizonet e tyre te Wagner, ndërsa pikëpyetja më e madhe tani lidhet me frontin në Ukrainë, pasi furnizimet e rusëve mund të mbarojnë për çështje ditësh duke bërë që ukrainasit të fitojnë avantazhin në front.

Gjithçka nisi disa javë më parë teksa drejtuesi i Wagner Yevgeny Prigozhin akuzoi fillimisht shefin e Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë ruse se nuk po i furnizonin me armatimin e duhur për të luftuar ukrainasit.

Më pas, kur morën Bakhmutin, Wagnerat u urdhëruan që të tërhiqeshin na kazerma pasi qyteti ukrainas do të kalonte nën kontrollin e ushtrisë së rregullt ruse. Ndërkohë që tërhiqeshin, forcat Wagner u bombarduan me në rrugën e kthimit, gjëpër të cilën Prigozhin akuzoi ushtrinë ruse.

Këtu nisi edhe rrebelimi i Wagner kundër ushtrisë ruse.

Kush janë forcat Wagner

Wagner është një grup mercenarësh me bazë në Rusi, i cili deri më tani ka luftuar luftrat e Putinit në Afrikën e Veriut si edhe Siri. Ata u thirrën në Ukrainë pasi ushtria e rregullt ruse dështoi në frontin e Kievit.

Ata luftuan krah Rusisë, por u panë si faktor i rendësishëm i pushtetit duke bërë që Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të mos i dërgonte më armatime, ndërsa sëfundmi edhe i bombardoi me raketa duke shkaktuar këtë që po ndodh tani.

12:10 – Kaos në Rusi, ushtria bombardon qytetet e veta: Frikë, zjarr dhe tym pas rebelimit nga Wagner

Situata është bërë shumë serioze për Putinin dhe ushtrinë ruse teksa mercenarët e Wagner kanë marrë tashmë edhe kontrollin e qytetit të rendësishëm Voronjezh duke iu drejtuar Moskës.

Pak minuta më parë, aviacioni rus bombardoi një depo karburanti në Voronjezh me qëllimin që ajo të mos binte nën kontrollin e Wagner, për ta përdorur më pas kundër forcave ruse.

Seems a RuAf helicopter bombed the fuel base at Voronezh. pic.twitter.com/Sc4mc9j0Oz

— Christo Grozev (@christogrozev) June 24, 2023

Ka raportime se pas marrjes së këtij qyteti nën kontroll, Wagner po nisen në veri në drejtim të Moskës.

Putini e cilësoi këtë rrebelim si një thikë pas shpine për shtetin rus duke thënë se të gjithë ata që kanë ngritur krye do të marrin ndëshkimin e duhur, ndërsa forcat ruse kanë planifikuar edhe shkatërrimin e tre urave të rendësishme që lidhin kryeqytetin me pjesën jugore të vendit me qëllim ndalimin e futjes së forcave Wagner në veri.

Tanks being transported on trucks from Voronezh to Moscow. pic.twitter.com/bK1nVkbyHb

— Christo Grozev (@christogrozev) June 24, 2023

Raportohet se aviacioni rus po bombardon autokolonat e Wagner qëjanë nisur drejt Moskës pasi morën kontrollin e rajonit të Rostov dhe Voronjezh.

Më shumë se një grusht shteti i mirëoganizuar, ky duket si një rrebelim i Yevgeniy Prigozhin, ndaj ushtrisë ruse, të cilët i akuzon për vdekjen e qindra luftëtarëve të tij.

Pse?

Mediat e huaja raportojnë se një numër i madh ushtarësh rusë janë duke dorëzuar garnizonet e tyre te Wagner, ndërsa pikëpyetja më e madhe tani lidhet me frontin në Ukrainë, pasi furnizimet e rusëve mund të mbarojnë për çështje ditësh duke bërë që ukrainasit të fitojnë avantazhin në front.

Russian media report that the bridge in the south of Moscow region over the Oka River is blocked. The strategic crossing was closed with dump trucks full of sand and sprinklers filled with water. pic.twitter.com/gNbt5rpWfo

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 24, 2023

Gjithçka nisi disa javë më parë teksa drejtuesi i Wagner Yevgeny Prigozhgin akuzoi fillimisht shefin e Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë ruse se nuk po i furnizonin me armatimin e duhur për të luftuar ukrainasit.

A Russian Ka-52 reportedly hit an oil tank farm in a newly Wagner occupied Voronezh pic.twitter.com/4b7Uz3EIV9

— OSINTtechnical (@Osinttechnical) June 24, 2023

Më pas, kur morën Bakhmutin, Wagnerat u urdhëruan që të tërhiqeshin na kazerma pasi qyteti ukrainas do të kalonte nën kontrollin e ushtrisë së rregullt ruse. Ndërkohë që tërhiqeshin, forcat Wagner u bombarduan me në rrugën e kthimit, gjëpër të cilën Prigozhin akuzoi ushtrinë ruse.

Këtu nisi edhe rrebelimi i Wagner kundër ushtrisë ruse.

07:30  “Tërmet” në regjimin e Putinit, Wagner hyn në Rostov, Prigozhin: Gjysma e ushtrisë ruse gati të bashkohet me ne

Një tërmet në regjimin e Putinit është shkaktuar orët e fundit nga një krizë e madhe ushtarake që po zhvillohet në Rusi, pasi kreu i kompanisë private mercenare Wagner dhe miku i ngushtë i Presidentit rus deri vonë, Yevgeny Prigozhin “i shpalli luftë” Ministrisë së Mbrojtjes, duke e vënë atë në trajektore të destabilizimit të brendshëm.

Rebelimi u shkaktua nga pretendimi i oligarkut të Wagnerit se zyrtarët e Kremlinit shkaktuan vdekjen e mijëra ushtarëve të tij, duke kërkuar ndëshkim.

Njerëzit e Wagner-it të udhëhequr nga Prigozhin kanë qenë tashmë në Rostov që nga fillimi i së shtunës, me raporte që thonë se ata kanë marrë tashmë ndërtesën e qeverisë ushtarake dhe ministrisë së Brendshme në qytetin rus.

Në të njëjtën kohë, ata kanë vënë nën kontrollin e tyre aeroportin ushtarak të qytetit, duke lejuar megjithatë nisjen e avionëve të destinuar për në fushën e Ukrainës.

Seizure of a building of the Russian Ministry of Defense in Rostov-on-Don. pic.twitter.com/9GEbCOvIxm

— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023

Në mesazhin e tij të mëngjesit, Prigozhin ndër të tjera tha se “kur mbërritëm këtu, gjetëm gjëra të reja. Ka humbur shumë territor, numri i ushtarëve të vrarë është 3 deri në 4 herë më shumë se sa na deklarojnë. Luftimet zhvillohen në ato vende ku udhëheqja ushtarake u jep luftëtarëve informacione të rreme dhe për rrjedhojë ndodhin përleshje. Kur na takojnë ushtarët, nga Garda Kombëtare dhe nga policia, tundin duart me gëzim dhe shumë prej tyre thonë: “Duam të vijmë me ju”. Tashmë janë 60-70 persona që na janë bashkuar, megjithëse kemi ende një distancë të shkurtër. Mendoj se gjysma e ushtrisë është gati të bashkohet me ne”.

? Prigozhin issued his first public address from the headquarters of the Southern Military District in Rostov-on-Don, a city with a population of 1.1 million, which Wagner PMC now fully control.

English subtitles. pic.twitter.com/SDg4astcaY

— Igor Sushko (@igorsushko) June 24, 2023

The Chronicle

Pretendimet e djeshme të Prigozhin nxitën ndërhyrjen e FSB-së ruse, e cila njoftoi mbrëmë se “procedimi penal është nisur ligjërisht dhe në mënyrë të arsyeshme” kundër “komandantit të luftës” të Wagner “për organizimin e një rebelimi të armatosur”.

Nga ana e tij, Prigozhin tha se ai ka tërhequr trupat e tij nga Ukraina dhe deklaroi në mënyrë karakteristike, nga Rostovi i Rusisë, se “nëse dikush na pengon, ne do të shkatërrojmë gjithçka!”.

Sipas Politico, pretendimi i liderit Wagner se trupat e tij hynë në Rostov nuk mund të verifikohet ende, por në orët e para të ditës së sotme, videot në mediat sociale treguan burra të armatosur dhe të kamufluar që hynin në Rostov-on-Don, qendra administrative e rajonit të Rostovit, shkruan Albeu.com.

Nga ana e tij, Guvernatori i Rostovit paralajmëroi banorët e qytetit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Përçarja

Që në muajt e parë të pushtimit rus të Ukrainës, sa herë që mercenarët e Wagner u thirrën për të luftuar përkrah ushtrisë së rregullt ruse, fërkimi midis krerëve të forcave të armatosura ka qenë një dukuri pothuajse e përditshme, por kriza e spikatur duket se ka qenë më e thellë.

Si lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin , ashtu edhe “kryetari i luftës” çeçen Ramzan Kadyrov u vunë frontalisht gjithë këta muaj kundër udhëheqjes politike të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, duke e “akuzuar” për humbje të shumta, mungesë koordinimi dhe mungesë logjistike.

Sipas “komandantëve të luftës”, pamundësia për t’u modernizuar, strategjia e dobët dhe organizimi i vjetëruar i ushtrisë ruse rezultuan në humbjen e numrit shumëfish të pritshëm të ushtarëve rusë, si dhe në një sërë gabimesh të dukshme, të cilat dyshja Kadyrov- Prygozin i ka theksuar vazhdimisht publikisht .

Linja e mbrojtjes

Në të njëjtën kohë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase po “përfitonin nga provokimi i Prigozhin” në vijën e parë të Bakhmutit, duke ekspozuar Wagnerin dhe shefin e saj në sytë e opinionit publik rus, kur ky i fundit pretendoi se rreth 100,000 ushtarë rusë u vranë në luftën kundër Ukrainës.

Në fakt, viktimave të fundit ai i shtoi mijëra njerëzit e tij që ranë të vdekur, sipas tij, për shkak të ndërhyrjes së zyrtarëve të Kremlinit.

#Rostov wakes up. pic.twitter.com/Vo1q7rd7Yj

— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023

Ankthi i Putinit

Me regjimin ushtarak të presidentit rus Vladimir Putin i ndërtuar, ndër të tjera, mbi fuqinë e institucionit ushtarak rus, por edhe mbi aftësinë e Wagner -it në terren, një përhapje e mundshme e krizës ushtarake në territorin rus mund të ketë qenë e paparashikuar.

Pasojat do të jenë të rënda për presidentin rus, duke shkuar deri në zhytjen e vendit në një luftë civile.

Në këtë drejtim, presidenti Putin është informuar për situatën që po evoluon me shpejtësi dhe se “po merren të gjitha masat e nevojshme”, tha dje zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas mediave shtetërore ruse, shkruan Albeu.com.

“Deklaratat dhe veprimet e Prigozhin në fakt janë thirrje për fillimin e një konflikti të armatosur civil në territorin e Rusisë dhe janë një “thikë pas shpine” për ushtrinë ruse,” komentuan në mënyrë anonime zyrtarët e Kremlinit.

Pika e vlimit

Megjithatë, “shpërthimi” i Prigozhin pasoi akuzat që ai hodhi ndaj ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu se ai po mbulonte dështimet “kolosale” në fushën e betejës nga Presidenti Putin, duke pretenduar se 2,000 nga njerëzit e tij ishin vrarë si rezultat i sulmeve që urdhëroi Rusia.

Në një mesazh të regjistruar të postuar pak pas orës 5 të mëngjesit, siç raportohet nga Politico , Prigozhin përsëriti kërcënimin e tij se trupat e tij do të shkatërronin çdo gjë që do t’u dilnin në rrugën e tyre.

“Edhe një herë i paralajmëroj të gjithë: ne do të … shkatërrojmë gjithçka rreth nesh. Ju nuk mund të na shkatërroni. Ne kemi synime. Të gjithë jemi gati të vdesim. Ne të gjithë 25,000”, deklaroi ai.

“Grusht shteti”

Në një apel video, gjenerali Vladimir Alekseev, zëvendës shefi i parë i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, tha se Prigozhin nuk kishte autoritetin për të lëshuar urdhra.

“Ky është një grusht shteti ,” këmbënguli ai, “ejani në vete!”

Edhe më me peshë ishin fjalët e zëvendëskomandantit të forcave ruse në Ukrainë, Sergei Surovykin, i njohur si “Gjenerali Armageddon “, i cili i kërkoi Wagnerit të qëndronte në këmbë dhe të mos kthehej kundër aleatëve të tij, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka lëshuar një deklaratë në orët e para të ditës së sotme, duke paralajmëruar se forcat ukrainase “kanë përfituar nga provokimi i Prigozhinit” në vijën e frontit rreth qytetit kyç të fushëbetejës së Bahmutit, i mbajtur më parë nga trupat e Wagner.

Grupi më i lartë i Moskës tha gjithashtu se brigadat e 35-të dhe 36-të të Korpusit të Marinës të Ukrainës “janë në vijat e fillimit për operacionet sulmuese”.

Gjithashtu, në një postim në Twitter në fillim të ditës së sotme, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës komentoi se “Jemi mjaft të befasuar nga zhvillimet e shpejta të brendshme në Rusi.”

PHOTOS: Wagner PMC forces in Rostov, Russia#aamajnews pic.twitter.com/5SexiThDiP

— Aamaj News English (@aamajnews_EN) June 24, 2023

Nën kritika

Në frontin politik, më herët dje, themeluesi i Grupit Wagner vuri hapur në dyshim arsyetimin e Moskës për fillimin e pushtimit të saj në Ukrainë, duke thënë se “Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk do të sulmonin Rusinë me NATO-n”.

Në të njëjtin kontekst, në një deklaratë të regjistruar në video, ai e quajti “të keqe” udhëheqjen ushtarake ruse dhe u zotua të marshonte për “drejtësi”, duke kërcënuar këdo që i dilte në rrugën e tij, shkruan Albeu.com.

Megjithatë, duke ndërhyrë në llogarinë e tij në Telegram, Vasily Golubev, guvernatori i Rostovit, deklaroi se “Situata aktuale kërkon përqendrimin maksimal të të gjitha forcave për të ruajtur rendin. Forcat e rendit po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur banorët e zonës të sigurt. I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpia nëse nuk kanë nevojë”.

Masat urgjente në të gjithë Rusinë

Sipas mediave shtetërore ruse, pika kontrolli janë ngritur në Rostov-on-Don, pranë kufirit jugor me Ukrainën. Në të njëjtën kohë, zyrtarë të paidentifikuar i thanë agjencisë së lajmeve TASS se masat e sigurisë ishin shtuar në Moskë me njësi të gardës kombëtare të vendosura për të ruajtur paqen, ndërsa videot në mediat sociale supozohej se shfaqnin automjete të blinduara të parkuara në rrugët e kryeqytetit.

Mediat ruse njoftuan gjithashtu se Sheshi i Kuq i Moskës do të qëndrojë i mbyllur për publikun sot, duke pretenduar se arsyeja e mbylljes ishte për shkak se aty do të mbahej një ngjarje. Megjithatë, “masa anti-terroriste” janë marrë tashmë në shumë pjesë të kryeqytetit rus./Albeu.com/

The post LIVE/ Luftë civile në Rusi, Wagner drejt Moskës: Putini i drejtohet popullit, ministria ruse paralajmëron Perëndimin appeared first on Albeu.com.

Kush është Yevgeny Prigozhin?
Yevgeny Prigozhin, ish i burgosur dhe udhëheqës i një rrjeti të restoranteve, e ka rritur kompaninë private mercenare Wagner dhe është bërë figurë kyçe në Rusi – pas nisjes së luftës në Ukrainë – por edhe kritik i palodhshëm i komandës ushtarake ruse.

Ai tani ka nisur rebelim të hapur ushtarak kundër shtetit rus.

Prigozhin ka lindur më 1961 në atë që atëherë është quajtur Leningrad.

Si adoleshent ai është zënë dhe dënuar për vjedhje – një prej plot krimeve më serioze që ka kryer më vonë, përfshirë vjedhje të armatosur dhe trafikim të fëmijëve, për çka është dënuar me mbi nëntë vjet burgim.

Ai është liruar nga burgu më 1990, në kohën kur Bashkimi Sovjetik ka qenë duke u përballur me ndryshime të mëdha, nën udhëheqësin e Mikhail Gorbachevit.

Bashkë me burrin e dytë të nënës së tij, Prigozhin e ka hapur një rrjet dyqanesh të salsiçeve dhe biznesi ka qenë goxha i suksesshëm.

Ende është e paqartë se kur janë krijuar lidhjet e para mes Prigozhinit dhe Putinit, ndonëse si sipërmarrës në Shën Petersburg, ai ka pasur shumë gjasa të jetë takuar me Putinin, i cili e ka nisur karrierën politike si kryetar i atij qyteti më 1990.

Prigozhin më vonë është angazhuar në hapje të restoranteve. Lokalet e tij në Shën Petersburg kanë qenë luksoze dhe janë frekuentuar nga elita dhe njerëz me ndikim.

Ai më vonë e ka zgjeruar biznesin e ushqimeve dhe ka nënshkruar kontrata të majme për të përgatitur ushqime për shkolla, spitale, burgje dhe më pas për organizime të rëndësishme qeveritare.

Pas nënshkrimit të një kontrate për Kremlinin dhe elitat tjera ruse, ai është njohur me nofkën “Kuzhinieri i Putinit”.

Më 2006, kur ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka udhëtuar në Shën Petersburg, ai dhe gruaja e tij Laura janë shërbyer me verë nga dora e Prigozhinit, në një darkë të shtruar nga Putini.

Më 2012, kompanitë e Prigozhinit i kanë nënshkruar disa kontrata tjera të majme me agjenci të Ministrisë ruse të Mbrojtjes për të përgatitur ushqim për ushtrinë ruse.

Kontrata ka skaduar disa vjet më vonë, pasi Sergei Shoigu, ministër për Situata Emergjente dhe besnik i Putinit, është emëruar ministër i Mbrojtjes – një vendim që më vonë mund të ketë nxitur armiqësi mes Prigozhinit dhe atij.

Mercenarë dhe fabrikime

Koha e saktë e përfshirjes së Prigozhonit në botën e turbullt të kompanive ushtarake private nuk dihet saktë, mirëpo vëzhguesit e drejtojnë gishtin te konflikti në Siri – atëherë kur ka ndodhur ndërhyrja e suksesshme e Rusisë në emër të Qeverisë siriane.

Për grupin Wagner është dëgjuar më pas më 2014, kur Rusia e ka nxitur dhe financuar një konflikt në lindje të Ukrainës.

Prigozhin besohet se e ka financuar Wagnerin me vite, mirëpo në shtator të vitit 2022, pak muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, e ka pranuar hapur pronësinë mbi grupin.

Në Siri, luftëtarët e Wagnerit janë akuzuar për mizori lufte dhe për mundësi të kryerjes së krimeve të luftës.

Për mizori dhe shkelje të ngjashme, luftëtarë të Wagnerit janë akuzuar edhe në Republikën e Afrikës Qendrore, ku kompanitë e Prigozhinit kanë nënshkruar kontrata për nxjerrjen e arit dhe mineraleve tjera.

Në shtator të vitit 2013, gazetarët rusë kanë nisur të hulumtojnë për një kompani që është themeluar në paralagje të Shën Petersburgut, e quajtur Agjencia për Kërkime në internet, dhe më vonë e ka marrë namin si fabrika e lajmeve të rreme në Rusi.

Duke qenë në pronësi të rrjetit biznesor të Prigozhinit, biznesi ka punësuar njerëz për të krijuar llogari nëpër rrjete sociale dhe për të shpërndarë lajme dhe komente nxitëse.

Më 2018, dy vjet pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara është zgjedhur Donald Trump, Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka paditur Prigozhinin dhe 13 rusë tjerë, si dhe ka lëshuar fletarrestime për ta, duke i akuzuar për komplot për të kryer mashtrime zgjedhore.

Ndonëse hulumtuesit kanë debatuar se sa kanë pasur ndikim lajmet e rreme që janë shpërndarë nga biznesi i Prigozhinit te votuesit amerikanë, këto përpjekje janë parë si sukses nga vetë ai, pasi i kanë dhënë famë më të madhe.

Gjeneralët rusë dhe dhuna

Zyrtarët rusë dhe komandantët ushtarakë kanë vlerësuar se lufta e nisur në Ukrainë, më 24 shkurt 2022, do të përfundonte shpejt, me dorëzim të forcave ushtarake dhe Qeverisë në Kiev.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur, dhe pas shpërfaqjes së problemeve brenda ushtrisë ruse, luftëtarët e Wagnerit kanë dalë në pah, duke marrë rol të rëndësishëm në luftë.

Mercenarët e Wagnerit kanë luajtur rol kyç në betejat në Mariupol dhe më pas në Severodonjeck, Lisiçansk dhe Bahmut.

Pas disa muajsh lufte, Prigozhin ka nisur të rekrutojë edhe të burgosur.

Me kalimin e kohës, ai e ka kritikuar Shoigun dhe e ka sfiduar atë dhe Putinin që të urdhërojnë mobilizim të përgjithshëm ushtarak.

Ai është ankuar vazhdimisht që ushtria nuk u ka ofruar pjesëtarëve të Wagnerit municionet e nevojshme.

Prigozhin ka qenë vazhdimisht edhe ithtar i përdorimit të dhunës për të instaluar disiplinë.

Në rastet më famëkeqe në Siri, ushtarët e Wagnerit janë parë duke torturuar njerëz, dhe duke u goditur edhe me çekiç .

Çekiçi më pas është bërë simbol grotesk për Prigozhinin.

Në nëntor të vitit 2022, në Telegram është publikuar një video që kishte lidhje me Wagnerin.

Në të, një ushtar rus, që dyshohej të kishte dezertuar në Ukrainë, por më pas ishte zënë sërish nga Rusia, shihej duke u vrarë me çekiç.

Prigozhini e ka përkrahur kryerjen e atij akti.

Sa I përket luftës në Ukrainë, ndonëse trupat e Wagnerit me raste janë treguar më efektivë sesa trupat e rregullta ruse, mercenarët e grupit janë përballur me numër të madh viktimash, sidomos në Bahmut.

Zyrtarët perëndimorë kanë përmendur valë të mëdha këmbësorish së ushtarëve – shumë prej të cilëve kanë qenë ish të burgosur – që janë dërguar nëpër pozicione në Ukrainë.

Më 20 maj, pas gati 10 muajve të pushtimit të Bahmutit, forcat e Wagnerit kanë pretenduar fitore në qytet.

Putin e ka pranuar rolin e luftëtarëve në luftë, por nuk ia ka përmendur emrin, as grupit, as Prigozhinit.

Nuk ka kaluar shumë dhe Prigozhini ka nisur t’i kritikojë hapur figurat e larta ushtarake në Rusi.

Në një interviste me personalitetin televiziv pro Kremlinit, Konstantin Dolgov, ai nuk është tallur vetëm me Shoigun, por edhe me fëmijët e tij.

Ai ka sugjeruar se lufta në Ukrainë ka dështuar, ka bërë thirrje për shpallje të gjendjes së luftës dhe ka paralajmëruar për rreziqet e një puçi, duke e përmendur kryengritjen bolshevike të vitit 1917 për të rrëzuar nga pushteti carin rus.

“Fëmijët e elitës e mbyllin gojën dhe disa dalin në publik, të trashë dhe me jetë pa brenga”, ka thënë Prigozhin.

“Këto ndasi mund të përfundojnë sikurse më 1917, me revolucion – kur ushtarët e parë marrin guximin dhe të dashurit e tyre u shkojnë mbrapa”.

Në një fjalim të mbajtur disa orë pasi luftëtarët e Wagnerit kanë thënë se janë pozicionuar në qytetin rus Rostov-on-Don, vetë Putin e ka përmendur vitin 1917 – një sinjal i qartë se rebelimi i Prigozhinit mund të kthehet në sfidën e tij më madhe që e ka përjetuar përgjatë 23 vjetëve në pushtet./rel

The post Kush është Yevgeny Prigozhin? appeared first on Albeu.com.

Çfarë e shtyu Prigozhinin t’i hapte luftë ushtrisë ruse?
Nga John Simpson -BBC

Nuk ishte vërtet veprim i zgjuar nga presidenti Putin që të lejonte liderin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, të hynte në një konflikt me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreun e ushtrisë Valery Gerasimov.

Siç duken gjërat, Putini po i bashkohet rreshtit të personave me të cilët është i tërbuar shefi i Wagner, por Prigozhin po e kufizon për momentin ezëmërimin tek Shoigu dhe Gerasimov.

Faza tjetër e konfliktit mund të jetë midis Prigozhin dhe Putin.

Prigozhin mendon se Rusia e ka organizuar keq operacionin ushtarak në Ukrainë. Ai ka ende një marrëdhënie me Putinin, të cilën unë imagjinoj se nuk dëshiron ta shkatërrojë në këtë fazë.

Prigozhin ka kaluar shumë kohë në vijën e front – ai është një lider i frontit. Ai nuk rri duarkryq, siç bën Shoigu duke dhënë vetëm urdhra. Udhëheqësit Wagner i pëlqen të jetë pikërisht atje në vijën e parë me njerëzit e tij.

Ai identifikohet shumë ngushtë me ta – edhe pse i kërcënon dhe ndonjëherë i vret.

Sulmet e gabuara, ose të qëllimshme, gjatë muajve të fundit nga ushtarët rusë në Grupin Wagner e shtynë Prigozhin në skaj.

Ç’po ndodh?

Prej mbrëmjes së djeshme, mercenarët e Wagner janë duke udhëtuar në drejtim të Moskës me qëllim ndryshimin e regjimit në Rusi pasi u larguan disa javë më parë me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes nga fronti në Ukrainë.

Putini i ka bërë thirrje ushtrisë që të mos lejojë këtë rebelim, kurse kreu i Wagner tha se ai kishte bërë zgjedhjen e gabuar dhe tashmë ishte momenti që Rusia të kishte President të ri.

Wagner kanë marrë qytetet e Rostovit dhe Voronjezhit dhe tani janë duke shkuar në drejtim të Moskës, ndërkohë që në kryeqytet është dhënë alarmi.

The post Çfarë e shtyu Prigozhinin t’i hapte luftë ushtrisë ruse? appeared first on Albeu.com.

Wagner i afrohet Moskës, BBC nxjerr pamjet. Raportime për largimin e Putinit nga Kremlini, oligarkët i hipin avionëve
Mercenarët e Wagner janë duke iu afruar Moskës nga ora në orë në tentativën e tyre për të “ndëshkuar lidershipin ushtarak për tradhtinë që u bëri në fushën e betejës”.

Në fakt, kjo ishte një betejë mes liderit të Wagner Yevgeny Prigozhin dhe drejtuesve të lartë të ushtrisë ruse, megjithatë në orët e fundit duket se është kthyer edhe kundër Putinit, për të cilin Wagner tha se ka ardhur koha që vendi të ketë një President të ri, raporton AlbEu.com.

Avioni i qeverise ruse duke u larguar nga Moska. Nuk dihet ende nese Putini eshte brenda

BBC raporton se ekipi i tyre ka evidentuar një autokolonë të Wagner në autostradën që lidh Voronjezhin me Moskën, pikërisht në rajonin e Lipetskut.

Duket se forcat Wagner janë vetëm 4-5 orë larg Moskës, ndërkohë që ka raportime se Putini është larguar nga kryeqytetin për në një bazë më të sigurt. Vetë zyrtarët e Moskës thanë se në fakt Putini po qëndron në kryeqytet dhe nuk ka ndërmend të largohet.

BREAKING:

The Wagner Group has now reached the Lipetsk region.

Moscow is only 4 hours away by car.

The Battle of Moscow could start this evening. pic.twitter.com/SBISoA56OK

— Visegrád 24 (@visegrad24) June 24, 2023

Sa i përket përparimit të Wagner, guvernatori i rajonit të Lipetsk u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete publike apo me transport publik.

Autoritetet rajonale në Lipetsk kanë thënë se të gjitha shërbimet e autobusëve në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër.

Voronezh është një nga dy qytetet – tjetri është Rostov-on-Don, më në jug – të cilin mercenarët e Wagner thuhet se e kanë nën kontroll teksa përparojnë drejt Moskës.

Ngjarjat në Rusi janë shumë të vrullshme. AlbEu do të ndjekë hap pas hapi këto zhvillime, të cilat duket se kanë tërhequr edhe vëmendjen nga lufta në Ukrainë, edhe pse lidhen drejtpërdrejt me të.

Çfarë po ndodh në Rusi?

Prej muajsh shefi i Wagner Prigozhin ka akuzuar drejtuesit e ushtrisë ruse për tradhti pasi nuk furnizonin forcat e tij me municione dhe armë. Gjithçka doli në publik pas Wagner morën Bakhmutin dhe pastaj u detyruan të tërhiqeshin duke ia dorëzuar atë forcave ruse.

This Russian Air Force Tupolev Tu-214 flying from Moscow to St. Petersburg is currently the most tracked flight on Flightradar24. Although in the past this aircraft has been used several times by #Putin at the moment there is no proof that he is on board#Russia #Wagner pic.twitter.com/mx1YCBNRwU

— Itamilradar (@ItaMilRadar) June 24, 2023

Në këto momente pati disa bombardime të ushtrisë ruse ndaj tyre për të cilat Prigozhin akuzoi ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjthshëm të ushtrisë ruse.

Pas kësaj ata u detyruan të tërhiqeshin në prapavijë, por mbrëmë pati një sulm tjetër ndaj bazave të tyre duke bërë që Prigozhin të urdhëronte avancimin drejt Moskës.

A ka gjasa të fitojë Wagner ndaj Putinit?

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh realisht në Rusi dhe cilat forca të ushtrisë ruse mbështesin Wagner dhe cilat Putinin. Fakt është se Prigozhin po avancon i pashqetësuar drejt Moskës dhe nuk ka kryesisht rezistencë përveç disa bombardimeve sporadike nga aviacioni rus. Thembra e Akilit për Wagner është pikërisht qielli ku nëse nuk kanë forcë ajrore, gjasat për të patur sukses janë të pakta.

Më shumë se sa forca e Wagner, ajo që do të vendosë fundin e kësaj që po ndodh është pozicionimi që do të ketë pjesa tjetër e ushtrisë ruse.

Një pjesë e mirë e saj ësht e angazhuar në Ukrainë, prandaj ekspertët vlerësojnë se ka pak ushtri mes Voronjezhit ku janë Wagner dhe Moskës ku po kërkojnë të shkojnë.

Ndërkohë ka raportime se oligarkët rus po largohen nga Moska ose në drejtim të Stambollit ose në drejtim të Shën Petersburgut. /albeu.com

The post Wagner i afrohet Moskës, BBC nxjerr pamjet. Raportime për largimin e Putinit nga Kremlini, oligarkët i hipin avionëve appeared first on Albeu.com.

Kaos në Rusi, ushtria bombardon qytetet e veta: Frikë, zjarr dhe tym pas rebelimit nga Wagner
Situata është bërë shumë serioze për Putinin dhe ushtrinë ruse teksa mercenarët e Wagner kanë marrë tashmë edhe kontrollin e qytetit të rendësishëm Voronjezh duke iu drejtuar Moskës.

Pak minuta më parë, aviacioni rus bombardoi një depo karburanti në Voronjezh me qëllimin që ajo të mos binte nën kontrollin e Wagner, për ta përdorur më pas kundër forcave ruse.

Seems a RuAf helicopter bombed the fuel base at Voronezh. pic.twitter.com/Sc4mc9j0Oz

— Christo Grozev (@christogrozev) June 24, 2023

Ka raportime se pas marrjes së këtij qyteti nën kontroll, Wagner po nisen në veri në drejtim të Moskës.

Putini e cilësoi këtë rrebelim si një thikë pas shpine për shtetin rus duke thënë se të gjithë ata që kanë ngritur krye do të marrin ndëshkimin e duhur, ndërsa forcat ruse kanë planifikuar edhe shkatërrimin e tre urave të rendësishme që lidhin kryeqytetin me pjesën jugore të vendit me qëllim ndalimin e futjes së forcave Wagner në veri.

Tanks being transported on trucks from Voronezh to Moscow. pic.twitter.com/bK1nVkbyHb

— Christo Grozev (@christogrozev) June 24, 2023

Raportohet se aviacioni rus po bombardon autokolonat e Wagner qëjanë nisur drejt Moskës pasi morën kontrollin e rajonit të Rostov dhe Voronjezh.

Më shumë se një grusht shteti i mirëoganizuar, ky duket si një rrebelim i Yevgeniy Prigozhin, ndaj ushtrisë ruse, të cilët i akuzon për vdekjen e qindra luftëtarëve të tij.

Pse?

Mediat e huaja raportojnë se një numër i madh ushtarësh rusë janë duke dorëzuar garnizonet e tyre te Wagner, ndërsa pikëpyetja më e madhe tani lidhet me frontin në Ukrainë, pasi furnizimet e rusëve mund të mbarojnë për çështje ditësh duke bërë që ukrainasit të fitojnë avantazhin në front.

Russian media report that the bridge in the south of Moscow region over the Oka River is blocked. The strategic crossing was closed with dump trucks full of sand and sprinklers filled with water. pic.twitter.com/gNbt5rpWfo

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 24, 2023

Gjithçka nisi disa javë më parë teksa drejtuesi i Wagner Yevgeny Prigozhgin akuzoi fillimisht shefin e Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë ruse se nuk po i furnizonin me armatimin e duhur për të luftuar ukrainasit.

A Russian Ka-52 reportedly hit an oil tank farm in a newly Wagner occupied Voronezh pic.twitter.com/4b7Uz3EIV9

— OSINTtechnical (@Osinttechnical) June 24, 2023

Më pas, kur morën Bakhmutin, Wagnerat u urdhëruan që të tërhiqeshin na kazerma pasi qyteti ukrainas do të kalonte nën kontrollin e ushtrisë së rregullt ruse. Ndërkohë që tërhiqeshin, forcat Wagner u bombarduan me në rrugën e kthimit, gjëpër të cilën Prigozhin akuzoi ushtrinë ruse.

Këtu nisi edhe rrebelimi i Wagner kundër ushtrisë ruse.

/Albeu.com

The post Kaos në Rusi, ushtria bombardon qytetet e veta: Frikë, zjarr dhe tym pas rebelimit nga Wagner appeared first on Albeu.com.