forca ushtarake Archives - Albeu.com

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane, dhe tha se kontinenti nuk duhet të bëhet një vasal i Shteteve të Bashkuara, pasi ai përshkroi vizionin e tij për një Bashkim Evropian më të sigurt në skenën globale, shkruan Reuters.

Me vetëm tre vjet të mbetur nga mandati i tij i dytë dhe i fundit në detyrë, dhe pasi humbi shumicën e tij parlamentare në 2022, Macron, 46 vjeç, dëshiron t’u tregojë kritikëve të tij se ruan energjinë dhe mendimin e freskët që e ndihmuan ta shtynte atë në presidencë në vitin 2017 dhe se nuk është bërë prijës i çalë.

“Ekziston rreziku që Evropa jonë të vdesë. Ne nuk jemi të pajisur për t’u përballur me rreziqet”, tha Macron në fjalimin e tij në Universitetin e Sorbonës në Paris, duke paralajmëruar se presionet ushtarake, ekonomike dhe të tjera mund të dobësojnë dhe copëtojnë BE-në prej 27-vendesh.

Macron tha se Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë në Ukrainë dhe bëri thirrje për një rritje të kapacitetit të sigurisë kibernetike të Evropës, lidhje më të ngushta të mbrojtjes me Britaninë pas Brexit dhe krijimin e një akademie evropiane për të trajnuar personelin ushtarak të rangut të lartë.

“Nuk ka mbrojtje pa një industri të mbrojtjes… ne kemi pasur dekada nën-investime”, tha ai, duke shtuar se evropianët duhet t’i japin përparësi blerjes së pajisjeve ushtarake evropiane.

“Ne duhet të prodhojmë më shumë, duhet të prodhojmë më shpejt dhe duhet të prodhojmë si evropianë”, tha Macron.

Evropa “duhet të tregojë se nuk është kurrë një vasal i Shteteve të Bashkuara dhe se di gjithashtu të flasë me të gjitha rajonet e tjera të botës”, theksoi presidenti francez.

Macron ka bërë thirrje prej kohësh për “autonomi strategjike” evropiane që përfshin më pak mbështetje në Shtetet e Bashkuara, një qëndrim që ka fituar rezonancë më të madhe përballë ofertës së ripërtërirë të Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë. Trump ka akuzuar shpesh Evropën për ngarkim të lirë të mbrojtjes në kurriz të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, shumë zyrtarë të BE-së besojnë se aktualisht nuk ka asnjë alternativë të besueshme ndaj ombrellës ushtarake të SHBA-së dhe disa dyshojnë se Macron po shtyn interesat industriale franceze.

The post Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara appeared first on Albeu.com.

Ukraina duhet ta shfrytëzojë pauzën e dimrit për t’u përgatitur mbi ofensivat vendimtare në pranverë
Nga Mark T.Kimmitt “Wall Street Journal”

Dimri po mbërrin, dhe ai do ta bëjë më të vështirë që Ukraina të vazhdojë përparimet e saj në fushën e betejës kundër Rusisë. Muajt e ardhshëm – të njohur nga historianët me termin ‘rasputitsa’, ose moçalishte – kanë qenë armiku i madh i ushtrive euroaziatike për shekuj me radhë.

Ushtarët e quajnë këtë periudhë si “Gjeneral Balta”, për të përshkruar kushtet e vështira mjedisore që i gjunjëzuan pushtuesit francezë dhe gjermanë të Rusisë në vitet 1812 dhe 1943.

Por moti i ashpër i dimrit duhet parë si një kohë shumë e vlefshme për të bërë përgatitjet e duhura për pranverën,dhe jo për të ndaluar të gjitha operacionet në terren.

Ukraina duhet të vazhdojë sulmet e saj me rreze të gjatë kundër depove ruse me municione,  qendrave të komandës dhe linjave të furnizimit. Po ashtu, me ndihmën e NATO-s, Kievi duhet të nisë një përpjekje të qëllimshme për të rindërtuar forcën e tij ushtarake në kohë për kundërsulmet e pranverës së vitit 2023.

Përgatitjet që duhet të bëjë Ukraina janë të dukshme: Forcim i pozicioneve mbrojtëse përgjatë vijës aktuale të frontit, integrimi i trupave zëvendësuese në njësitë e rregullta, dhe pajisja e ushtarëve me veshjet dhe pajisjet dimërore. Ky është lajtmotivi i çdo ushtaraku pas një fushate të gjatë, por do të ishte një mundësi e humbur nëse do të ndaleshin deri këtu.

Sepse Ukraina ka nevojë për një qasje më gjithëpërfshirëse, e cila duhet të përshpejtojë shpërndarjen e stoqeve ende të mëdha ushtarake dhe kapaciteteve stërvitore të vendeve të NATO-s për të rigjeneruar ushtrinë e saj, ndërsa kundërshtari i saj po përpiqet të ri-furnizojë trupat e veta dhe të përfshijë në luftime rezervat e saj të sapo-mobilizuara.

Sipas kësaj strategjie të re, aleatët nuk duhet vetëm të vazhdojnë të ri-furnizojnë me pajisje dhe municione, me raketat HIMARS dhe me mjete të mbrojtjes ajrore. Ata duhet edhe të  zhvillojnë konsultime të vazhdueshme me ushtrinë ukrainase, për planifikimin në detajetë operacioneve të ardhshme të cilat duhet të bazohen në mësimet e nxjerra nga fushatat e këtij viti, për të qenë më të përgatitur për atë që pritet të ndodhë në vitin 2023.

Po ashtu, NATO i ka mundësitë  të dyfishojë përpjekjet e saj për të trajnuar udhëheqësit kryesorë dhe njësitë ushtarake jashtë Ukrainës, për të pasur një nivel ekspertize shtesë mbi operacionet dhe riparimin e pajisjeve perëndimore.

Në fushën e betejës, Perëndimi duhet të forcojë mbështetjen e tij për fushatën e bombardimeve të ushtrisë ukrainase kundër depove të furnizimit, rrugëve logjistike, qendrave të komandës dhe njësive të mbështetjes së nivelit të dytë shumë përtej vijave të frontit rus.

Ajo do të pengojë përpjekjen e Rusisë për të rigjeneruar fuqinë e saj luftarake, pavarësisht mbërritjes së trupave të sapo-mobilizuara dhe dronëve iranianë. Këto përpjekje mund të plotësohen me sulme lokale kundër forcave ruse sa herë që krijohet mundësia.

Mbajtja e angazhuar e rusëve me ruajtjen e fuqisë së tyre luftarake, dhe parandalimi i aftësisë së tyre për të kryer operacione tokësore, do të jetë siguria më e mirë për të parandaluar çdo lloj kundërsulmi nga lindja gjatë stinës së dimrit. Këto aktivitete ushtarake duhet të mbështeten nga një fushatë të fuqishme diplomatike dhe informative.

NATO ka treguar një unitet të jashtëzakonshëm, por mbështetja e saj ndaj Ukrainës nuk mund të merret si e mirëqenë. Në kushtet e një inflacioni vazhdimisht të lartë, rritjes së kostove të karburantit dhe progresit të ngadalshëm në terren, udhëheqësit mund të presin edhe një rënie të mbështetjes publike të vendeve të tyre për këtë luftë, sidomos nëse qytetarët nuk shohin një arsye bindëse se pse duhet të vazhdojë mbështetja ndaj Ukrainës.

Ndërkohë duhet të vazhdojnë përpjekjet diplomatike për ta izoluar Rusinë nga komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi, si dhe nga dërgesat e armëve nga vende si Bjellorusia, Koreja e Veriut dhe Irani. Perëndimi duhet të ushtrojë presion ndaj aleatëve që janë neutralë në raport me këtë konflikt, përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që të mbajnë një qëndrim të vendosur ndaj luftës në vend dhe jo të përpiqen të bëjnë biznes me të dyja palët.

Këto përpjekje diplomatike duhet të vazhdojnë jo vetëm për ta ndëshkuar Vladimir Putinin, por edhe për të nisur hedhjen e themeleve për negociatat e ardhshme – perspektivat e të cilave nuk duhet të shpërfillen ose nënçmohen në mënyrë të njëanshme, duke pasur parasysh se shanset e humbjes apo tërheqjes së Rusisë nga Ukraina, përfshirë Krimenë, janë larg nga të qenit të sigurta.

Ushtria ruse, që vepron si brenda edhe jashtë Ukrainës, ka të ngjarë ta vazhdojë fushatën e saj të qëllimshme të bombardimeve kundër qyteteve dhe infrastrukturës kritike. Por forcat e saj tokësore duket se nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë më shumë se të kryejnë kundërsulme lokale, të forcojnë linjat e saj të mbrojtjes, dhe të fillojnë integrimin e rezervistëve të sapo-mobilizuar.

Për të hartuar një plan mbi një fushatë re ushtarake, planifikuesve ushtarakë dhe atyre të logjistikës u duhen qindra faqe për udhëzimet dhe afatet kohore të nevojshme. Megjithatë komandantët pritet të japin me sa më pak fjalë qëllimin e tyre, që shërben si një element kyç i fushatës.

Gjenerali amerikan, Dwight Eisenhower, ua paraqiti shumë thjesht vartësve qëllimin e tij për të mposhtur ushtrinë e Hitlerit: “Ju do të zbarkoni në Evropë, dhe bashkë me vendet e tjera aleate, do të kryeni operacione që synojnë depërtimin në qendër të Gjermanisë dhe shkatërrimin e forcave të saj të armatosura”.

Edhe synimi i zotit Zelensky këtë dimër duhet të jetë po aq i thjeshtë: “Ju do të përforconi dhe rigjeneroni ushtrinë në bashkëpunim me NATO-n për ta dëbuar ushtrinë ruse nga Ukraina, për të pranuar dorëzimin e saj ose për të përfunduar shkatërrimin e saj në fushën e betejës”.

Forcat ruse ka të ngjarë të mos rikthehen në kufijtë para pushtimit deri në fund të këtij viti. As Krimea nuk do të jetë çliruar brenda këtij dimri. Por me rindërtimin, planifikimin dhe stërvitjen e duhur këtë dimër, përveç rifillimit të ofensivave të Ukrainës menjëherë pas shkrirjes së dëborës në pranverë, këto nuk janë synime të paarsyeshme apo të paarritshme për vitin 2023.

Shënim:Mark Kimmitt, gjeneral brigade në pension i ushtrisë amerikane. Gjatë viteve 2008-2009 ka qenë ndihmës/sekretar i shtetit për çështjet politiko-ushtarake.

/albeu.com

The post Ukraina duhet ta shfrytëzojë pauzën e dimrit për t’u përgatitur mbi ofensivat vendimtare në pranverë appeared first on Albeu.com.

Ukraina ka një rezistencë sekrete që vepron prapa linjave ruse
Nga Norma Costello & Vera Mironova “Foreign Policy”

Kiev, Ukrainë – Në një rrugë të frekuentuar në qendër të Kievit, një burrë i gjatë me kapuç të zi qëndron jashtë një kafeneje duke pirë cigare. Burri në mesin e të 40-ave nuk është intervistuar kurrë më parë, dhe kjo për arsye të forta.

Posti i tij zyrtar, kreu i Komitetit të Veteranëve, mund të tingëllojë si roli i një nëpunësi publik të mirë, por Mykhailo – një pseudonim i zgjedhur enkas për këtë artikull për të garantuar sigurinë e tij – është shumë larg paradave dhe punëve normale.

Detyra e tij është të bashkëpunojë me ata që luftojnë fshehurazi për Ukrainën prapa linjave të armikut. Mykhailo është një nga strategët dhe organizatorët kryesorë të partizanëve të Ukrainës brenda territorit të pushtuar nga Rusia. “Nëse më vrasin, ka shumë të tjerë që mund të më zëvendësojnë. Na është dashur që t’i përshtatemi rrethanave dhe të bëhemi më kreativë. Ata mund të jenë të fortë, por ne e përdorim mendjen tonë”- na thotë ai.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, shoqatat e “veteranëve të fjetur” u bënë protagonistët kryesorë të rezistencës ukrainase brenda territorit të pushtuar. Rrjetet e tyre mbështeteshin shumë tek vullnetarët e përkushtuar, të cilët sipas Mykhailos, ishin atje disa muaj përpara ofensivës në shkallë të plotë që nisi Rusia në shkurt.

“Ne thamë që në vitin 2014 se rusët nuk do të ndaleshin në ato rajone. Pra, në një farë mënyre, vendi po përgatitej. Veteranët e vitit 2014 kanë qenë pjesë e këtij plani dhe tani gati të gjithë janë kthyer në ushtri. Ne kemi trajnuar njerëz në zonat që e dinim se do të goditeshin herët. Edhe në shkolla i përgatitëm psikologjikisht fëmijët tanë”- nënvizon ai.

Mykhailo thotë se në fillim politikanët e shpërfillën alarmin që dhanë shumë nga pjesëtarët e ushtrisë dhe shërbimet e sigurisë së Ukrainës, duke preferuar qasjen “prit, shih dhe bëj” ndaj sulmeve të afërta ruse. Gjithsesi, pas disa lobimeve të suksesshme nga njerëz si Mykhailo, në korrikun e vitit 2021 Ukraina miratoi Ligjin për Bazat e Rezistencës Kombëtare, që synonte të maksimizonte rolin e civilëve në mbrojtjen e Ukrainës.

Ai ligj ndihmoi në krijimin e grupeve të mbrojtjes territoriale në lagje, dhe lidhjen e këtyre grupeve me aparatin më të gjerë të sigurisë dhe atë  ushtarak të Ukrainës. Deri në shkurt, u krijuan qendra të improvizuara të shpërndarjes për ata që nuk kishin armë dhe as ishin trajnuar, në mënyrë që civilët të mbronin lagjet e tyre në të gjithë vendin.

Mykhailo tha se pas tronditjes fillestare që shkaktoi sulmi i 24 shkurtit, këto rrjete lokale të mbrojtjes civile filluan të ndërlidhen me njëri-tjetrin. Në fillim, organizatorë si Mykhailo, shumë prej të cilëve janë veteranë ushtarakë me përvojë në luftime në rajonet Donetsk dhe Luhansk, dhe që tani punojnë në bashkëpunim me ushtrinë e ukrainës dhe shërbimin e sigurisë në Kiev, filluan të fokusohen në koordinimin e rrjedhës së informacionit.

Ata kishin për detyrë të kuptonin se çfarë po sulmohej, ku kërkoheshin armë, dhe si t’i çonin ato atje. Në vendet e pushtuara si Sumy dhe Kharkiv, ku shpërthyen luftimet urbane kundër forcave ruse, rrjetet e mbrojtjes mbështeteshin kryesisht tek ish-ushtarët, të cilët ndonjëherë ishin të plagosur nga shërbimi i tyre i mëparshëm në front.

“Këta burra dinë të përdorin armë. Ata u stërvitën në kohën e ushtrisë sovjetike, ndaj i njohin taktikat e Rusisë. Ne krijuam rrjete dhe në këtë skemë u përfshinë familje të tëra. Por lëvizjet guerile nuk përbëheshin vetëm nga ish-ushtarë. Mykhailo tha se nëpunësit civilë, punonjësit e postës, madje edhe gjuetarët luajtën një rol vendimtar në lëvizjen partizane të Ukrainës.

“Njerëzit që i njihnin mirë pyjet donin të na ndihmonin. Disa punonin në sektorin e pyjores, të tjerët ishin gjuetarë pa leje. Njohuritë e tyre territoriale ishin shumë më vlerë. Ndaj ne bashkëpunuam me ta për të përdorur rrugë të reja për gjetjen e të dhënave mbi lëvizjen e trupave ruse, dhe për të parë nëse veprimet tona brenda zonës së tyre kishin qenë të suksesshme”- tha ai.

Një histori e habitshme ka të bëjë me Kaban, një qen gjuetie i përdorur në një mision me rëndësi. Kur Rusia filloi të sulmonte Kievin, ushtria filloi të kuptonte se ishte në një pozicion shumë të dobët, prandaj filloi të përdorte burimet natyrore.

Në rajonin e Kievit, u hartuan plane se si të përmbyteshin lumenjtë në mënyrë që të pengoheshin rusët të ndërtonin ura të përkohshme. Në një rast, kur duhej të ngrihej ndjeshëm nivelin e një lumi, u godit një digë, por nuk kishte asnjë mënyrë për të kontrolluar nëse sulmi kishte dhënë rezultatet e dëshiruara.

Një gjuetar vendas ofroi qenin e tij Kaban, që u pajis me një kamera GoPro, i cili udhëtoi brenda territorit të pushtuar nga Rusia për të sjellë pamjet e vlefshme, që më pas u dërguan përmes rrjetit partizan klandestin në Kiev. Por si arriti pronari i tij të tërhiqte Kaban nga territori i armikut?

“Pronari i tij i fishkëlleu”- na tregon duke qeshur Mykhailo. Falë veprimeve të Kaban, shërbimet ukrainase të sigurisë, ishin në gjendje të konfirmonin se misioni i tyre ishte i suksesshëm. Partizanët përdorën çdo burim që kishin në dispozicion në territorin e pushtuar.

Ndërkohë, gratë që shpërndanin pensionet brenda territoreve të pushtuara, filluan të mbledhin informacione për lëvizjet e rusëve. Edhe pas shpërndarjes së parave, ato vazhduan të udhëtonin shtëpi më shtëpi nën pretendimin e shpërndarjes së pensioneve.

“Ato kanë  dhënë një ndihmë të paçmuar”- thotë Mykhailo, që flet mbi këto mënyra për shkak se tashmë ato janë demaskuar nga rusët. Ndërkohë çdo ditë po përdoren shumë metoda të reja. “Shumë prej partizanëve tanë janë vrarë ose torturuar, por ata vazhdojnë të jenë vullnetarë, gjyshe, motra dhe nëna”- deklaron ai.

Igor, një 46-vjeçar nga rajoni Kherson i çliruar së fundmi, ishte pjesë e rrjetit partizan të Mykhailo, derisa misioni i tij që ishte filmimi i lëvizjeve të rusëve, e çoi në prag të arrestimit, ndërsa në fund arriti të largohet.

“Nisa të filmoj lëvizjen e trupave dhe armëve rusëve me telefonin tim celular. Më në fund ata e kuptuan se dikush nga fshati im po filmonte, ndaj mbyllën postblloqet dhe filluan të kontrollojnë telefonat tanë. Unë i fshiva fotot nga arkivi por jo nga koshi. Kur i gjetën fotot dhe u përpoqën të më arrestonin, shumë njerëz i rrethuan, dhe disa nga të afërmit e mi u dhanë para dhe cigare”- tha ai.

Mykhailo punon ngushtësisht me shërbimin e sigurisë të Ukrainës, SBU, që merret me lëvizjet kryengritëse brenda Ukrainës. “Nga zbulimi i një depoje ruse me armë brenda Kievit deri tek zbulimi i një kuzhinieri ukrainas që shiste koordinatat dhe oraret e vakteve në një kazermë ushtarake në Rivne për 300 dollarë, shërbimet e sigurisë të Ukrainës janë vazhdimisht në gatishmëri për të dhënat që na japin njerëzit tani në zonat e pushtuara. Ndonjëherë e bëjnë këtë shërbim për para, por shuma është e papërfillshme, në krahasim me përfitimet”- thotë Olek, një oficer i SBU-së.

Ndërsa SBU-ja dhe oficerët e saj kanë nisur përgatitjet kundër rebelimeve të mundshme në Kherson-in e çliruar së fundmi, Mykhailo vazhdon të punojë me partizanët brenda territorit të pushtuar nga Rusia. Ata i përshtatin vazhdimisht taktikat e tyre për të përballuar sfidat e reja dhe për të shfrytëzuar dobësitë ruse. “Duket që Putin nuk i ka lexuar librat e tij të historisë, përndryshe do të kishte mësuar mbi partizanët tanë. Stalini i njohu shumë mirë ata”- thotë ai.

/albeu.com

The post Ukraina ka një rezistencë sekrete që vepron prapa linjave ruse appeared first on Albeu.com.

DW/ Gjermania rikthehet plotësisht në vëmendjen ushtarake të SHBA, çfarë pritet të ndodhë
SHBA do të investojnë vitin e ardhshëm një gjysmë miliardë dollarë në bazat amerikane në Gjermani. Me luftën në Ukrainë Gjermania rikthehet plotësisht në vëmendjen ushtarake të SHBA , shkruan Auron Dodi.

Për opinionin publik në Gjermani lajmi erdhi papritur. Në buxhetin e qeverisë së SHBA për vitin 2023 janë caktuar 506 milionë dollarë për bazat ushtarake në Gjermani, në landin federal jugperëndimor të Rheinland-Pfalzit. Mbi gjysmë miliardi dollarë do të investohen tani në bazat ushtarake amerikane në këtë land, Baumholder dhe Weilerbach.

Në atmosferën e luftës në Evropë, ky lajm u mirëprit nga shumë njerëz në Gjermani. SWR1, radioja kryesore publike e landit federal të Rheinland-Pfalzit, i hapi disa emisione radhazi lajmesh pikërisht me lajmin e investimeve amerikane.

Ministri i Brendshëm i këtij landi, Roger Lewentz, deklaroi pas udhëtimit për këtë shkak në SHBA se “ky është projekti më i madh ushtarak jashtë SHBA.”

Për se do të përdoren mjetet? Me 207 milionë dollarë, në bazën e Baumholderit do të ndërtohet një seli e re për stacionimin e trupave shtesë amerikane. Veç kësaj do të ndërtohen edhe shtëpi dhe shkolla për amerikanët. Ndërsa 299 milionë dollarë do të përdoren për të ndërtuar një spital të ri amerikan në Weilersbach.

Ndërtimi do të fillojë këtë vit, në tremujorin e tretë.Investimet e reja ushtarake amerikane në Gjermani dhe shkaqet

Bazat ushtarake amerikane në Gjermani do të kenë një “rritje të jashtëzakonshme të rëndësisë” si qendra për krahun lindor të NATO-s. Ky është mesazhi që solli nga bisedimet në SHBA, ministri i brendshëm i landit të Rheinland-Pfalzit, Lewenz.

SHBA kanë pasur gjithmonë shumë trupa të stacionuara në Evropë: jo vetëm në Gjermani, por edhe në Itali, në Spanjë, në Belgjikë dhe së fundi dhe në Poloni. Në Poloni shkuan shumica e ushtarëve amerikanë që erdhën së fundi në Evropë: 7.000 ushtarë të rinj amerikanë duke e çuar në mbi 10.500, numrin e ushtarëve amerikanë atje.

Njëkohësisht: SHBA mbështesin ndërtimin e bazave të NATO-s në shtetet e Lindjes të Evropës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA, gjenerali Mike Milley u shpreh para Komisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve për ndërtimin e bazave të reja të NATO-s, p.sh. në Poloni apo në Shtetet Baltike. Por Milley propozoi që personeli i këtyre bazave të jetë me rotacion. Kështu do të kurseheshin shpenzimet për familjet dhe shkollat e ushtarëve amerikanë në shtetet lindore evropiane.

Gjermania – e rëndësishme si në “luftën e ftohtë” për amerikanët?

Në fundin e luftës së ftohtë në vitin 1991, në Gjermani ndodheshin të stacionuar pjesa më e madhe e ushtarëve të SHBA në Evropë: 224.000 ushtarë, nga 305.000 ushtarë amerikanë, që ndodheshin gjithsej në Evropë. Aktualisht në Gjermani janë rreth 35.000 ushtarë amerikanë. Por kemi një kthim në parimin bazë të mbrojtjes kolektive, nga NATO-ja. Kemi përfundimisht një kthim të madh të amerikanëve në Evropë.

Ky kthim nisi me aneksimin e Krimesë nga Rusia, në vitin 2014. Deri në këtë vit, prania amerikane në Evropë ishte e përqendruar në forcimin e strukturave të NATO-s. Me këmbëngulje SHBA kërkonin që aleatët të shtonin investimet për mbrojtjen.

Tani, brenda dy muajsh, numri i ushtarëve amerikanë në Evropë u rrit në 100.000 ushtarë, nga 80.000 ushtarë më parë. Ushtarët e rinj amerikanë vijnë jo vetëm nga forcat ajrore, por edhe nga Divizioni i Parë i Këmbësorisë, që ka luftuar së fundi edhe në Irak. Një pjesë tjetër e madhe e trupave të reja amerikane janë nga divizioni i 82-të ajror, i parashutistëve. Këta janë ushtarë që mund të ndërhyjnë në rast nevoje shumë shpejt në një zonë konflikti.

Për SHBA, Gjermania rifiton interes edhe për një arsye tjetër: me kthesën historike në Gjermani për të investuar më shumë se 2% të PBB gjerman për mbrojtjen, SHBA mund ta ndajnë më mirë me Gjermaninë barrën financiare dhe logjistike të NATO-s.

SHBA me vëmendje në Azi dhe në Evropë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA, Mark Milley deklaroi në Uashington se “tani kemi të bëjmë me dy fuqi botërore, Kinën dhe Rusinë, të dyja kanë kapacitete të konsiderueshme ushtarake dhe synojnë të ndryshojnë rrënjësisht rregullat e rendit aktual botëror”.

Milley tha se bota përballet me një konflikt që do të zgjasë “të paktën me vite”, për të mos folur me dekada. Ky konflikt i kalon kufijtë e Ukrainës. Gjenerali i lartë amerikan foli për “rrezikun më të madh për paqen dhe sigurinë në Evropë dhe ndoshta në të gjithë botën”, që kishte përjetuar ai në 42 vitet e shërbimit si ushtarak.

Në këto kushte kemi një rikthim të detyruar të amerikanëve në Evropë. SHBA shfrytëzojnë në këtë kuadër investimet ushtarake të bëra prej dekadash në Gjermani dhe bëjnë investime të reja. Jo vetëm kaq: pas vitit 2023, amerikanët pritet të bëjnë në Gjermani investime të tjera ushtarake, në shumën mbi një miliardë dollarë, bëri të ditur ministri i Brendshëm i Rheinland-Pfalzit, Lewenz. Të detyruara nga sulmi rus kundër Ukrainës, SHBA po e riorientojnë mbrojtjen amerikane në Evropë./DW

The post DW/ Gjermania rikthehet plotësisht në vëmendjen ushtarake të SHBA,  çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Zyrtari amerikan: Nuk kemi parë forca Bjelloruse të luftojnë në Ukrainë
Zyrtarët amerikanë nuk i kanë parë trupat bjelloruse të jenë gati për të lëvizur në Ukrainë ose që po lëvizin ose janë në Ukrainë, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Forcat brenda Ukrainës janë ruse. Presidenti rus Vladimir Putin ka pak më pak se 75% të fuqisë luftarake që ai kishte mbledhur për këtë pushtim brenda Ukrainës tani”, tha zyrtari.

CNN raportoi më herët se inteligjenca ukrainase tregon  gatishmërinë e bjellorusisë që ndoshta të marrë pjesë drejtpërdrejt në pushtimin e Ukrainës, përveç lejimit të rusëve të përdorin territorin e tyre si dhe lejimin e tyre të kalojnë kufirin.

Një burim i dytë i afërt me qeverinë ukrainase i tha CNN se përveç inteligjencës ukrainase, administrata e Biden i ka përcjellë gjithashtu qeverisë ukrainase se Bjellorusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën.

The post Zyrtari amerikan: Nuk kemi parë forca Bjelloruse të luftojnë në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Gjermania e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Lituani
Gjermania mund të dërgojë më shumë trupa në Lituani, pasi Rusia njohu dy rajonet në lindje të Ukrainës si të pavarura, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes.

“Është e qartë se ne duhet të zbatojmë masa më të rrepta parandaluese”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë një konference të përbashkët për media në Vilnius me homologun e saj lituanez.

Lituania është shtet anëtar i NATO-s dhe në jugperëndim kufizohet me Rusinë.

“Dua të theksoj se ne jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa ajrore dhe tokësore. Ne jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa në Lituani si shenjë se jemi së bashku me partnerët tanë dhe se jemi partner të besueshëm në kriza”, tha ajo.

Më 21 shkurt presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai do të njohë kërkesën e liderëve separatistë për pavarësim të të dyja rajoneve që ata kontrollojnë në Ukrainë.

Ai po ashtu ka thënë se do të dërgojë trupa ruse për të shërbyer si, siç i ka quajtur ai “paqeruajtës” – deklaratë të cilën Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar të “pakuptimtë”.

The post Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Gjermania e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Lituani appeared first on Albeu.com.

Kroacia dërgon ushtarë në Kosovë, presidenti kroat dhe ministri i Mbrojtjes përplasen për organizimin
Në kazermën e Brigadës 132 të Ushtrisë Kroate në Nashice është mbajtur lamtumira ceremoniale e Kontingjentit të 36-të Kroat për operacionin e KFOR-it në Republikën e Kosovës. 130 anëtarë të Ushtrisë Kroate, përfshirë gjashtë gra, po dërgohen në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Mënyra e organizimit të kësaj ngjarjeje i ka përplasur presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozhiq.

Gazetarët nuk u lejuan të merrnin pjesë në ceremoninë në kazermë në kohën kur u paralajmërua ngjarja me ftesë të Ministrisë kroate të Mbrojtjes dhe në hyrje u tha se mediat nuk mund të hyjnë.

Në ceremoni mori pjesë vetëm presidenti i Kroacisë dhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Kroacisë, Zoran Milanoviq.

I pranishëm është dashur të ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Mario Banozhiq, por në momentin e fundit ai e ka anuluar pjesëmarrjen, raporton N1.

Me të mbërritur para kazermës, shoferi i ministrit të Mbrojtjes e ktheu veturën dhe u kthye. Ministri kroat i Mbrojtjes ka njoftuar në Facebook se ka anuluar vizitën e tij në kazermë.

“Ushtria kroate është mbi të gjithë ne politikanët. Ne jemi të gjithë kalimtarë… Unë nuk shkova në kazermën Nashice ”132. Brigada HV” për ta përcjellur kontingjentin e 36-të kroat në operacionin e NATO-s – KFOR-it sepse nuk dua të marr pjesë në lojën e një zotërie që fatkeqësisht nuk i kupton dy fjalitë e para të këtij njoftimi. U uroj anëtarëve të kontingjentit të 36-të kroat rrugëtim të mbarë dhe mision të suksesshëm. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ministri kroat, Mario Banozhiq në Facebook.

Dje, Ministria kroate e Mbrojtjes u dërgoi ftesë mediave që të shkonin në kazermë dhe ta ndiqinin ngjarjen.

Një orë më vonë, mediat morën njoftim nga Zyra e Presidentit kroat se në kazermën e “Brigadës 132” në Nashice do të vinte komandanti suprem Zoran Milanoviq, duke theksuar se “pjesëmarrja e mediave në ceremoninë e lamtumirës nuk është planifikuar”, shkruan gazeta kroate, Jutarnji.

“Për ngjarjen do ta informojmë opinionin me një komunikatë për media dhe foto”, u tha në njoftimin zyrtar të Zyrës së Presidentit kroat.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, duke iu drejtuar mediave jashtë kazermës, tregoi një arsye që s’u lejua të futen brenda gazetarët.

“Pse e bëra këtë? Për shkak se pas eksperiencës kam vendosur që nuk do të bëhet më asnjë deklaratë në rrethin e kazermës, dua që ajo të mbrohet nga politika ditore”, tha Milanoviq, shkruan mediumi kroat, Dnevno./Express

The post Kroacia dërgon ushtarë në Kosovë, presidenti kroat dhe ministri i Mbrojtjes përplasen për organizimin appeared first on Albeu.com.