#football #recizem #skandal Archives - Albeu.com

Kurti: Nuk mund të dështojmë sërish në reciprocitetin me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendosja e reciprocitetit me Serbinë, por për ta bërë këtë veprim ai tha, se duhet përgatitje e mirë në mënyrë që mos të dështojë. Çështjen e reciprocitetit me Serbinë Kurti tha se e ka diskutuar edhe në Bruksel gjatë takimeve që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto komente kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri gjatë një seance parlamentare, ku u diskutua për 100 ditëshin e qeverisë së tij.

“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje”

“Në këto 100 ditët e para të qeverisjes sime ne kemi pasur drejtor të ri të Doganave dhe duhet të përgatitemi mirë, sepse nuk mund të dështojmë sërish. Ju e dini, në qeverinë Kurti 1, ne e vendosëm reciprocitetin dhe qeveria e pastajme e hoqi reciprocitetin. Nëse ne nuk arrijmë ta zbatojmë në plotni reciprocitetin sërish, atëherë ai vdes edhe si koncept”, tha Albin Kurti, duke ju përgjigjur kritikave të opozitës se ai ka shkelur premtimin e tij elektoral duke mos e vendosur reciprocitetin me Serbinë. Kurti tha se qeveria e tij dëshiron që reciprociteti i plotë me Serbinë të bëhet në atë mënyrë që të mos zhbëhet më.

“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, besojmë që është një parim i shëndoshë i marrëdhënieve midis shteteve, që derivon nga koncepti i barazisë. Përveç kësaj, reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera, por për t’i hequr ato ekzistuese dhe duam ta bëjmë në mënyrën në të cilën nuk zhbëhet më”, tha kryeministri Kurti.

Petkoviq: “Kurti po minon drejtpërdrejt dialogun”

Kosova në vitin 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, ndërsa qeveria Kurti 1, e zëvendësoi atë me reciprocitet, ku u përfshin një sërë masash tregtare. Qeveria pasuese e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin, që u mbështet edhe nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarimet e fundit të kryeministrit, Albin Kurti se ai po përgatitet që ta vendosë reciprocitetin me Serbinë në atë mënyrë që mos të dështojë sollën reagimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Sipas tij, “me kërcënimet se do të vendosë masa reciprociteti ndaj Serbisë, Kurti po minon drejtpërdrejt dialogun dhe gjithçka që është rënë dakord deri tash”. “Çështja e reciprocitetit është një eufemizëm për ngritjen e barrierave të reja ekonomike, ndaj të cilave serbët në Kosovë dhe Beogradi u ekspozuan gjatë kohëzgjatjes së taksave kundër civilizimit prej 100 për qind. Prandaj do të ishte më mirë që Kurti t’i përkushtohej zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, në vend të njoftimeve të tilla të lëvizjeve të njëanshme që prishin drejtpërdrejt dialogun”, tha Petkoviq, në një deklaratë për mediat të lëshuar nga zyra e tij. Sipas tij, deklaratat e Kurtit përfaqësojnë një vazhdim të “pengimit të hapur ndaj dialogut dhe zyrtarëve nga Brukseli”.

Wilson: Të riformulohet një dialog mes palëve të barabarta

Takimi i radhësndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiq i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, pritet të ndodhë në muajin shtator. E ky dialog sipas një raporti të qendrës amerikane Wilson, me titull (Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës), që merret me analiza politike për Ballkanin, thuhet se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të riformulohet në dialog mes palëve të barabarta, dhe të bazuar mbi parimin “njerëzit të parët, jo territori”. Sipas këtij raporti, Kosova dhe Serbia kanë një mundësi unike që të zgjidhin një prej burimeve kryesore të tensioneve ndërshtetërore në Ballkanin Perëndimor, problemin mbi sovranitetin e Kosovës.

“Duke mos vepruar në mënyrë më strategjike për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, BE-ja ka kontribuar në situatën aktuale, ku i gjithë rajoni është në një gjendje tensioni, duke lejuar ndërhyrjen nga Rusia, Kina dhe të tjerët”, thuhet në raport. Aty shtohet se “statusi neutral rrjedh nga pesë shtetet mosnjohëse brenda BE-së, ndërkaq administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, duhet të fokusohet në përpjekjet që këto shtete të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës”.

“Nëse BE-ja nuk arrin të unifikojë pozicionin karshi Kosovës dhe të fusë Ballkanin Perëndimor në procesin e zgjerimit, ku do t’u lejohej shteteve anëtare që të vendosin veto mbi bisedimet për anëtarësim dhe për liberalizimin e vizave për shtetet aspiruese, ndikimi i saj do të zbehet, përfshirë edhe kapacitetin e saj për të përdorur kushtëzimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet, për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar reformat”, thuhet në raportin e Qendrës amerikane Wilson. Raporti i rekomandon Kosovës dhe Serbisë që të “vendosin njerëzit para territorit, duke bërë prioritet çështjet kyçe që prekin jetën e njerëzve”./DW

The post Kurti: Nuk mund të dështojmë sërish në reciprocitetin me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Gjiknuri “kërcënon” Metën: Kujdes, mos i shiko vlonjatët si mish për top!
“Unë i bëj thirrje Presidentit të mos i ngacmojë qytetarët vlonjat. Mos i shiko vlonjatët si mish për top, mos i shiko si një fuçi baruti që dikush do ti hedhi shkrepsen dhe ata do të dalin…”

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës , Damian Gjiknuri, i është përgjigjur Presidentit Meta për deklaratat e këtij të fundit nga Vlora në lidhje pezullimin e punës së kontrollorëve të AlbControll dhe ironisë me aeroportin e Vlorës.

Gjiknuri shprehet se presidenti i ka shpeshtuar vizitat në Vlorë kohët e fundit, por mos t’i konsiderojë vlonjatët si fuci baruti që presidenti të hedhë shkrepsen dhe qytetarët të ndizen.

Deklarata e Gjiknurit:

Presidenti i Republikës, siç duket nga halli që nuk po gjen dot veten LSI në Vlorë, po i shpeshton vizitat e tij, ditën dhe natën. E di vet ai shumë mirë me kë takohet. Edhe ne e dimë shumë mirë. Më vjen keq sepse unë kam respekt për institucionin e Presidentit dhe nuk mund të ulet deri në këtë nivel për të kërkuar vota. Vlonjatët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Sa për aeroportin, Presidenti si një qytetar i lirë nesër do ketë mundësi të zbresë në aeroportin e ri të Vlorës. Them si qytetar i lirë sepse atëherë nuk do të jetë më President. Përsa i përket deklaratave të tjera, unë i bëj thirrje Presidentit të mos i ngacmojë qytetarët vlonjat. Mos i shiko vlonjatët si mish për top, mos i shiko si një fuçi baruti që dikush do ti hedhi shkrepsen dhe ata do të dalin.

Ai mendon se vlonjatët janë njerëz të ashpër dhe mezi presin të bëjnë ndonjë rrëmujë. Vlonjatët në fakt janë njerëz që duan qetësi, duan qytetari. Edhe po të shikoni fushatën ne nuk shajmë njëri-tjetrin, ne kemi një klimë të qetë dhe nuk na duhen këta që vijnë nga Tirana dhe hedhin zjarr këtu sepse nuk kemi nevojë. Presidenti le të gjejë veten e tij. Kur të jetë si qytetar i lirë pastaj le të vijë të hajë dhe një drekë Kuzbaba. Pas zgjedhjeve le të vijë në Kuzumbaba tek miku i tij Çim Selami, se dikur e ka patur mik dhe do ti ofroj një drekë aty. /albeu.com/

The post Gjiknuri “kërcënon” Metën: Kujdes, mos i shiko vlonjatët si mish për top! appeared first on Albeu.com.

Ndodh për herë të parë, ZAHA nuk ulet në gjunjë
Futbollisti i Crystal Palace, Wilfred Zaha ka thyer rregullin e FIFA-s,  duke mos u ulur në gjunjë në fillimin e ndeshjes.

“Rregulli” i ri për hirë të racizmit u aplikua në sezonin e kaluar dhe kjo për Zahan duket e tepruar.

Zaha bëhet lojtari i parë në Premierligë që refuzon të ulët në gjunjë për t’i respektuar të gjithë ata që përjetojnë racizmin.

“Është bërë diçka që ne vetëm po e bëjmë, pa domethënie. Kjo nuk është e mjaftueshme për mua”, ka thënë Zaha. /albeu.com/

The post Ndodh për herë të parë, ZAHA nuk ulet në gjunjë appeared first on Albeu.com.