fondi monetar nderkombetar Archives - Albeu.com

Shefja e FMN-së: Rritja ekonomike do të jetë e ngadalshme jashtë Indisë dhe Kinës
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret vetëm rritje të ngadalshme ekonomike në vitet në vijim, pavarësisht tregjeve të punës, ka thënë shefja e kësaj organizate, Kristalina Georgieva.

“Rritja vazhdon të jetë e ngadalshme, në nivele historike, tani, dhe në periudhë afatmesme”, ka thënë Georgieva, duke shtuar se India dhe Kina kanë kontribuuar në gjysmën e rritjes ekonomike globale këtë vit.

Rritja është duke u ngadalësuar në 90 për qind të shteteve të industrializuara, përfshirë Eurozonën, ku sipas FMN-së, normat e larta të interesit do të rëndojnë mbi kërkesën.

FMN-ja do të prezantojë gjetjet e reja javën e ardhme, në takimin pranveror në Uashington.

Në janar, kjo organizatë pati parashikuar rritje ekonomike globale vetëm 2.9 për qind për këtë vit, për shkak të pasojave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe inflacionit të lartë.

Mirëpo tani pamja është edhe më e “zbehtë” sesa në tetor, ka thënë FMN-ja.

“Duke marrë parasysh tensioenet gjeopolitike në rritje dhe inflacionin ende të lartë, rimëkëmbja e fuqishme është pak e mundshme”, ka theksuar Georgieva, e cila i ka përgëzuar bankat qendrore për politikat e tyre strikte monetare.

Sipas saj, bankat duhet të vazhdojnë të luftojnë kundër inflacionit të lartë./rel

The post Shefja e FMN-së: Rritja ekonomike do të jetë e ngadalshme jashtë Indisë dhe Kinës appeared first on Albeu.com.

FMN: Buxheti do përballet me kosto të larta, të rritet ndihma për shtresat në nevojë, shtrëngoni politikën monetare
Ekonomia e Shqipërisë po përballet me presionet që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, përmes rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe shtrëngimit të mëtejshëm të kushteve financiare globale.

Me gjasë, sektori publik do të përballet me kosto më të larta të financimit të huaj për një kohë të gjatë. Ky është një nga mesazhet kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në përmbyllje të vizitës në Shqipëri.

Fondi tha se është e nevojshme të jepet më shumë mbështetje e drejtuar për shtresat në nevojë dhe për ata që janë më të ekspozuar për t’i mbrojtur nga inflacioni. Kjo duhet mundësuar brenda nivelit të shpenzimeve ekzistuese të buxhetit për vitin 2022, përmes rishpërndarjes.

Kursimi i të ardhurave të mundshme të mbledhura mbi planin, si dhe konsolidimi i besueshëm nga kahu i të ardhurave në periudhën afatmesme, janë thelbësore për rikrijimin e hapësirave të nevojshme për politikën fiskale.

Fondi sugjeroi se politika monetare duhet të shtrëngohet më shumë dhe në kohë, për të frenuar trysnitë inflacioniste dhe për të orientuar sërish pritshmëritë për inflacionin brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

“Rritja e theksuar e ҫmimit të energjisë dhe ushqimeve, si dhe rritja e kostove të financimit të jashtëm për shkak të luftës në Ukrainë, përfaqësojnë goditjen e tretë për ekonominë e Shqipërisë në vitet e fundit. Rritja ekonomike në vitin 2022 parashikohet të jetë rreth 3 për qind, e mbështetur nga turizmi dhe ndërtimi, por e zbehur nga ndikimi i çmimeve në rritje.

Inflacioni është rritur ndjeshëm mbi objektivin prej 3 për qind të bankës qendrore, duke u kthyer në inflacion me bazë të gjerë. Pritet që inflacioni të mbetet në nivele të larta gjatë muajve në vijim—nxitur nga çmimet e importit—përpara se të kthehet sërish brenda objektivit në fillim të vitit 2024, duke pasqyruar ndikimin e shtrëngimit të politikës monetare.

“Autoritetet kanë reaguar shpejt ndaj goditjes së fundit dhe disa prej masave mbështetëse të marra janë të mirëorientuara dhe të kufizuara në kohë. Autoritetet kanë marrë një vendim të drejtë që kanë shmangur uljet e përkohshme të taksave, të cilat i sjellin përfitime në mënyrë të zhdrejtë atyre që janë më mirë ekonomikisht, mund të shtrembërojnë sinjalet e çmimeve, janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u zhbërë.

Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Për këtë arsye, pëpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal.

“Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë. Prandaj, çdo e ardhur shtesë përtej ҫfarë parashikohet në buxhet, duhet kursyer për të rikrijuar hapësirat e nevojshme për ushtrimin e politikës fiskale. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi kostot e financimit të jashtëm janë rritur ndjeshëm dhe mund të jenë për gjatë të larta.

Sektori publik duhet të përgatitet të veprojë në kushte të jashtme më të shtrënguara. Shtesa në mbështetjen e përkohshme për shtresat në nevojë, si dhe kostot e rritura për prokurimet ose punët publike, për shkak të ngritjes së çmimeve, duhen mbajtur brenda nivelit ekzistues të shpenzimeve të buxhetit përmes rishpërndarjeve.

“Një konsolidim i besueshëm afatmesëm që bazohet në kahun e të ardhurave është tashmë edhe më i rëndësishëm për rindërtimin e hapësirave fiskale që praktikisht janë shfrytëzuar në pjesën më të madhe. Borxhi publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim duhet të ulen për aq kohë sa ekonomia vazhdon të shënojë rritje. Ne e mirëpresim angazhimin e qeverisë për zbatimin e rregullave aktuale fiskale, përfshi këtu dhe arritjen e një bilanci primar të paktën zero deri në vitin 2024.

Në këtë kuadër, puna për përgatitjen dhe zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) duhet të vaz+hdojë. Ne përgëzojmë nismën e ndërmarrë nga qeveria me mbështetjen e FMN-së, për forcimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, që synon thjeshtimin, rritjen e efikasitetit dhe barazi më të madhe mes tatimpaguesve të cilët fitojnë lloje të ndryshme të ardhurash. Përpjekjet e qeverisë për forcimin e administrimit të të ardhurave duhet të vijojnë pa asnjë vonesë. Ne ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, duke pasur parasysh shqetësimet për ndikimin e saj në përmbushjen tatimore, si dhe rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor.

“Trazirat në tregjet energjetike globale kanë rënduar më tej barrën fiskale që vjen prej sektorit të energjisë elektrike dhe theksojnë nevojën urgjente për reforma vendimtare për t’i kthyer qëndrueshmërinë financiare ndërmarrjeve shtetërore. Përveç kësaj, nevojiten ndryshime graduale të tarifave, të cilat duhet të shoqërohen me masa që mbrojnë shtresat e varfëra dhe në nevojë.

“Ne e mbështesim vendimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare dhe vëmë re se ajo mbetet lehtësuese, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit në mars. Për të frenuar trysnitë e brendshme inflacioniste dhe për të kthyer pritshmëritë për inflacionin sërish drejt objektivit, nevojiten rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit.

Kërkohet vigjilencë, pasi vonesa e tepruar në shtrëngimin e politikës monetare mund të kërkojë më vonë rritje më të larta të normës bazë për të kthyer inflacionin në objektiv. Strategjia mbi kohën dhe masën e shtrëngimit të politikës monetare duhet të komunikohet qartë në mënyrë që të ruhet besueshmëria e bankës qendrore dhe që të ankorohen pritshmëritë për inflacionin.

Sistemi financiar deri tani ka reaguar mirë ndaj goditjeve, i mbështetur nga këmbëngulja e Bankës së Shqipërisë në forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikqyrës.

Ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen, vigjilenca e vazhdueshme do të jetë thelbësore për të monitoruar ndjeshmërinë e bilanceve të bankave ndaj kredive me norma interesi variabël, si dhe ndryshimit të çmimit të letrave me vlerë të qeverisë. Ne përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për të forcuar rezervat e kapitalit./monitor

The post FMN: Buxheti do përballet me kosto të larta, të rritet ndihma për shtresat në nevojë, shtrëngoni politikën monetare appeared first on Albeu.com.

Goditja e radhës Rusisë i vjen nga FMN
Rusia ka marrë një tjetër goditje si kundërpërgjigje të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka pezulluar një rol nderi që i është dhënë anëtarit më jetëgjatë të trupit huadhënës, sepse ai është rus.

Aleksei Mozhin, drejtori ekzekutiv për Rusinë në organizmin global të huadhënies, mbante rolin e nderit të dekanit që nga viti 2015.

Një zëdhënës i FMN tha se ka pezulluar përkohësisht Mozhin “duke pasur parasysh rolin e Rusisë në luftën e vazhdueshme në Ukrainë” dhe ndikimin e saj të mundshëm në kryerjen e punës.

Vendimi vjen pas presionit nga vendet e tjera aksionere, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, raportoi Financial Times.

The post Goditja e radhës Rusisë i vjen nga FMN appeared first on Albeu.com.

“Të ulet borxhi publik”, FMN për ekonominë shqiptare: Tregoi qëndrueshmëri ndaj tërmetit dhe pandemisë por ka dy sfida përpara
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha sot se ekonomia e Shqipërisë tregoi qëndrueshmëri ndaj dy goditjeve të mëdha, atë tërmetit të fundvitit 2019 dhe pandemisë.

Por ndërsa vihet re një rimëkëmbje e fortë, dhe një rritje që parashikohet në 7.8 përqind për vitin 2021, Fondi monetar vlerëson si sfida kryesore investimet me efikasitet te njerëzit dhe ekonomia si dhe uljen e deficitit të lartë fiskal dhe borxhit publik. Fondi rekomandon që Qeveria të heqë dorë nga ndërhyrjet e shpeshta me akte normative si dhe të moderojë investimet publike tejet ambicioze

Si Fondi Monetar Ndërkombëtar, ashtu dhe autoritetet shqiptare, Ministria e Financave nga njëra anë dhe Banka e Shqipërisë nga ana tjetër, janë të të njejtit mendim se ekonomia shqiptare pati një rigjallërim të fortë pas goditjeve të marra vitin e kaluar.“Pas një periudhe kontraktimi me 4 për qind në vitin 2020, ekonomia po ngrihet fuqishëm me rritje të parashikuar prej 7.8 për qind në vitin 2021, nxitur nga mbështetja e vazhdueshme e politikave monetare dhe fiskale, nga rindërtimi, pakësimi i kufizimeve të lëvizjes, prodhimi i lartë të energjisë elektrike falë kushteve të favorshme të motit në pjesën e parë të vitit, si dhe një sezoni turistik relativisht të mirë“, deklaroi drejtuesja e misionit te FMN-së, Yan Sun..

Qeveria shqiptare nga ana e saj parashikonte fillimisht një rritje prej 5.5 përqind. “Momentalisht ne parashikojmë një rritje prej rreth 7.6% për këtë vit. Ndërsa për periudhën afatmesme parashikojme që ajo të konvergojë dhe stabilizohet rreth nivelit 4%.Ne parashikojmë se një rritje e tillë në periudhën afatmesme do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet“, u shpreh ministra e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Nga ana e saj FMN parashikon që në vitin 2022 rritja të zbresë në 3.8 përqind. ​Për Bankën e Shqipërisë “ndonëse ritmi i rritjes ekonomike pritet të vijë në ngadalësim, ai do të jetë i qëndrueshëm dhe i mjaftueshëm për të gjeneruar një shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve prodhuese, rritje të punësimit e të pagave,si dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022.”, deklaroi guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko.

Ekonomia shqiptare pritet të përballet me një tjetër kërcënim, atë të një krize energjitike, për shkak të rritjes së fortë të cmimeve të importit. Ndërkphë që rritje kanë pësuar dhe cmimet e produkteve të tera në tregjet botërore. Por për ministren Ibrahimaj, ecuria e mirë ekonomike do të shërbejë si kundër peshë ndaj këtyre rreziqeve potenciale, ndonëse ato sipas saj nuk përbëjnë ndonjë kërcënim serioz dhe se me gjasë efektet e tyre do të jenë të moderuara.

Edhe FMN parashikon se rritja globale e cmimemeve do të jetë kalimtare. Sipas Fondit, “sfidat kryesore tani janë të dyfishta: Së pari, investimi me efikasitet tek njerëzit dhe ekonomia për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të vendit; së dyti, rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës fiskale, për të ulur defiçitin shumë të lartë fiskal dhe raportin e borxhit publik. Mënyra për të kapërcyer këto dy sfida është ndërtimi i një strategjie ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore dhe përmirësimi i transparences dhe cilësisë së investimeve publike”.

Shqipëria ka të ardhurat tatimore më të ulta në rajon dhe politikat e saj tatimore vlerësohen nga Fondi Monetar si “të fragmentarizuara, se kanë hendeqe, përjashtime dhe ndryshime të shpeshta që minojnë stabilitetin”. Fondi i rekomandoi qeverisë të heqë dorë nga ndërhyrjet e shpeshta përmes akteve normative, ndërsa sa i përket shpenzimeve është i mendimit se “investimet publike tejet ambicioze duhen moderuar. Sfidat kryesore përfshijnë mungesën e transparencës mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë këtu kur PPP-të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme“, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar./ VOA

The post “Të ulet borxhi publik”, FMN për ekonominë shqiptare: Tregoi qëndrueshmëri ndaj tërmetit dhe pandemisë por ka dy sfida përpara appeared first on Albeu.com.