Fondi i BE Archives - Albeu.com

Pezullimi i fondeve të BE përplas Korreshin me Krifcën në Kuvend, ndërhyn Garda (FOTO LAJM)
Seanca e sotme në Kuvend ka qenë shumë e tensionuar pasi opozita kërkonte kryeministrin Edi Rama në Kuvend për interpelacë, për të dhënë llogari në lidhje me skandalet e fundit në qeveri.

Ndër më të fundit është pezullimi i fondeve të BE për bujqësinë shqiptare.

Vendimi i Komisionit Europian të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural është bërë objekt debati mes deputetit Korreshi dhe minsitres Krifca.

Siç shihet dhe nga fotot më poshtë ata janë përplasur me fjalë.

The post Pezullimi i fondeve të BE përplas Korreshin me Krifcën në Kuvend, ndërhyn Garda (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Shqipëria merr vetëm 80 mln euro nga paketa 1 mld euro e BE-së, asgjë nga fondi i investimeve për energjinë
Bashkimi Europian akordoi në samitin e Tiranës të mbajtur pak ditë më parë një paketë ndihme për energjinë me vlerë 1 miliardë euro për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.

Sipas deklaratës zyrtare që lëshoi Brukseli menjëherë pas takimit paketa synon në adresimin e nevojave të menjëhershme, afatshkurtra dhe afatmesme në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e krizës së vazhdueshme energjetike.

Me këtë mbështetje Komisioni Europian synon të ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor që të ulin varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, dekarbonizimi dhe të përmirësojnë sigurinë energjetike. Nga granti 500 milionë euro Shqipëria përfiton 80 milionë euro.

Pjesa e dyte e paketës prej 500 milionë eurosh do të ndahet në tre drejtime, 170 mln euro investime (në te cilat Shqipëria nuk është kualifikuar me asnjë projekt) 100 milionë euro për eficencën e energjisë dhe 230 milionë euro garanci për sektorin privat.

Gjyma e parë 500 mln grant, Shqipëria merr 80 mln euro

Paketa për energjinë është e ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro grant për të përballuar emergjencën që ka krijuar lufta në Ukrainë në tregun e energjisë dhe 500 milionë euro të tjera do të jepen për financimin e projekteve, në të cilat Shqipëria nuk është përfituese.

Nga 500 milionë eurot grant, Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, Shqipëria me 80 milonë euro, Maqedonia me 80 milionë euro, Kosova me 75 milionë euro, Bonja 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro. Këto fonde do të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Mbrojtjen e familjeve në nevojë nga rritja e çmimeve. 90% e këtyre shumave do të alokohen nga janari 2023.

Gjysma e dytë 500 mln euro, 170 mln euro investime, Shqipëria nuk përfiton

Në gjysmën e dytë të paketës, prej 500 milionë eurosh rreth 170 milionë euro do të alokohen për investime në sektorin rajonal të energjisë. Në këtë paketë Shqipëria nuk ka asnjë projekt.

Përfituesit kryesorë janë Kosova dhe Serbia dhe Maqedonia. Komisioni Europian njoftoi se kjo paketë do të gjenerojë investime që shkojnë gjithsej në 1.4 miliardë euro, ku 419 milionë euro do të mbulohen me garancitë e BE.

Projekti i parë është, impianti totovoltaik në Kosovë me një investim gjithsej 104.7 milionë euro, ku BE do të mbulojë 33.1 milionë euro, dhe pjesa tjetër me kredi nga Bankat e Zhvillimit. Punimet në këtë impiant do të përfundojnë në vitin 2027, që synon të prodhojë 110.1 MW.

Projekti i dytë është Solar Kosova, që synon ngrohjen Qendrore në Prishtinë. Në këtë projekt granti i BE do të mbulojë 31.6 milionë euro, ndërsa i gjithë invetsimi kushton 77 milionë euro dhe përfundon në vitin 2027.

Projekti i tretë është “Rehabilitimi i Gjashtë Hidrocentraleve” Faza 3, në Maqedoni. Granti i BE-së në këtë projekt është 11.2 milion euro, teksa e gjithë vlera e investimit është vlerësuar me 36.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025. investimet do të zgjasin jetëgjatësinë e impianteve dhe do të rrisin kapacitetin e tyre gjenerues me 13.5 MW.

Projekti i katërt është parku i prodhimit të energjisë nga Era në Maqedoninë e Veriut në Bogdanc. Granti i BE -së në këtë projekt është 9.3 milionë euro dhe e gjithë kosto e invetsimit vlerësohet 30.4 milionë euro. Projekti përfundon në vitin 2025 me kapacitet të instaluar 36.8 MW. Në total do të furnizohen mbi 22,000 familje me energji elektrike.

Projekti i pestë është rindërtimi i hidrocentralit të Vlasinës, ku BE do të kontribuojë me një grant 16.1 milionë euro, teksa kosto e përgjithshme e investimit është 77,9 milionë euro.

Ky projekt do të zëvendësojë të gjitha njësitë gjeneruese, sistemet elektromekanike dhe hidromekanike dhe pajisjet e kontrollit. Këto investime do të sigurojnë një funksionim e sigurt të kaskadës gjatë 30 viteve të ardhshme, me një prodhim prej 136 MW. Do të plotësohet kërkesa për energji e 93,000 familjeve.

Projekti i gjashtë është parku i prodhimit të energjisë nga era në Kostolac të Serbisë. Në këtë projekt që kushton gjithsej 145 milionë euro Granti i BE-së është 31.2 milionë euro. Ky projekt do të instalojë një një prodhim 66 MW të mjaftueshme për 45,000 familje.

100 mln euro për eficencën rajonale të energjisë

Nga gjysma e dytë e grantit 500 mln euro, 100 milionë euro do të përdoren për të nxitur projekte që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë. Kjo shumë ende nuk ka ndarje rajonale sipas shteteve por do të përdoret për projekte që nxisin kursimin e energjisë, reduktimin e ndotjes nga prodhimi i energjisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë.

230 mln euro garanci për sektorin privat, nuk ka ndarje sipas shteteve

Nga gjysma e dytë e paketës së energjisë prej 500 milionë eurosh 230 mln euro do të përdoren si garanci për sektorin privat. Përfituesit do të jenë SME të cilat do të mbështetën financiarisht nga BE për prodhimin e energjisë së pastër. Ky grant do të shpërndahet nëpërmjet 6 thirrjeve dhe do të ndahet në bazë të kritereve që do të plotësojnë bizneset e në të gjithë Rajonin. /Monitor

The post Shqipëria merr vetëm 80 mln euro nga paketa 1 mld euro e BE-së, asgjë nga fondi i investimeve për energjinë appeared first on Albeu.com.

BE do të ndërtojë 123 km autostradë në Ballkan për 1.2 mld euro
Bashkimi Europian nëpërmjet WBIF (një platformë e përbashkët financiare e Komisionit Europian, organizatave financiare, shteteve anëtare të BE-së, që synon investimet e sektorëve publikë dhe privatë në rajonin e Ballkanit) ka publikuar së fundmi një listë projektesh prioritare që janë miratuar për financim në Ballkan, ndër të cilat 6 projekte autostradash të përqendruara kryesisht në segmentet e Autostradës së Mesdheut (adriatiko-joniane) ku përfshihet edhe Shqipëria dhe një projekt tjetër që ka të bëjë me vijimësinë  e rrugës së Kombit nga Prishtina në Merdarë (Serbi) e pagëzuar si Autostrada e Paqes, (shiko tabelen bashkengjitur).

Sipas dokumentit ne linkun https://www.wbif.eu/storage/app/media/News/2022%20Endorsed%20flagships%20February/WBIF%202022%20Endorsed%20Flagship%20Projects%2024.02.22.pdf) gjatësia e autostradave që do të financohen nga BE në Ballkan është gjithsej 123 kilometër, ndërsa kosto totale e ndërtimit është 1,2 miliardë euro ose rreth 10 mln euro për kilometër.  Një nga këto segmente është në Shqipëri pjesë e “Autostradës Adriatiko Joniane”.

Bëhet fjalë për by-passin e Tiranës i cili ka një gjatësi 21.5 kilometër dhe do financohet me 190.6 milionë euro ose mesatarisht 8.9 milionë euro për kilometër.

Sakaq qeveria shqiptare mori përsipër të riaktivizojë koncesionin Milot -Kashar me gjatësi 20 kilometra me një vlerë totale që parashikon edhe mirëmbajtjen 35 vite me rreth 1.3 miliardë euro. Kontrata ndërmjet qeverisë dhe kocensionarit “ Gener 2 sh.p.k dhe G2 infra sh.p.k”, nuk e ka ndarë koston e punimeve nga kostoja e mirëmbajtjes.

Financimi do të kryhet nga kompania ndërsa duket se shlyerja do të bëhet nga taksat që do të paguajnë përdoruesit e rrugës.

Por në vitin 2019 ku kontrata e parë konsensionare ishte në fuqi ministria e Financave në tabelat e buxhetit të shtetit e kontabilizoi ndërtimin e këtij segmenti me 45 miliardë lekë ose 372 milionë euro ose 18.6 milionë euro për kilometër.

Ndërsa një projekt i ngjashëm nga Prishtina në Merdarë do të kushtojë vetëm 7 milionë euro me fondet e BE. Studimi i fisibilitetit për Autostradën Adriatiko- Joniane që u porosit nga qeveria shqiptare nxori një kosto 160 milionë euro për ndërtimin e segmentit Thumanë -Kashar.

Kontrata koncensionare, Thumanë -Kashar siguron ndërtimin dhe mirëmbajtjen e  20 kilometrave në 36 vitet në vijim me vlerë 1,3 miliardë euro.

Sakaq qeveria shqiptare për mirëmbajtjen e akseve kombëtare të rrugëve harxhon një shumë prej rreth  1.5-2.5 mld lekë (12-20 mln euro)në vit. Psh Gjatë vitit 2019, buxheti i ARRSH-së për mirëmbajtjen ekzekutoi 20.6 milionë euro, për afro 2.200 km rrugë.

Sikur i gjithë ky fond të përdorej për mirëmbajtjen e vetëm 20 kilometrat e Thumanë Kashar, do të duhej një fond rreth 600 milionë euro për 35 vitet e kontratës. Vlera e lartë e ndërtimit dhe mirëmbajtjes do të përkthehet si një vlerë e lartë pagesë në tarifat e kalimit të rrugës, që do të vendosen në aks.

Kosto e një km rrugë për kontratën koncensionare, Thumanë -Kashar, përfshirë dhe mirëmbajtjen, do tu kushtojë qytetarëve shqiptarë 60 milionë euro për një km. Ndërkohë, qeveria njoftoi dje se një urë me vlerë 9 milionë euro,, e gjatë 310 metra do të shkurtojë distancën mes Vleipojës dhe Ulqinit!

Kostot për njësi me fonde të huaja, shumë pak se me fonde buxhetore

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe ajo e infrastrukturës tregojnë se, ndër vite ka një diferencë të lartë të kostove të punimeve në rrugë me financim të huaj, në krahasim me financimet e brendshme.

Në mënyrë sistematike, kostot për njësi (kilometër) me fonde të huaja janë shumë më të ulëta se ato me fonde buxhetore të brendshme. Kjo tendencë vlejti edhe për vitet 2019 dhe 2020.

Një kilometër rrugë e kategorisë B, me financim të brendshëm, kushtoi në vitin 2020 mesatarisht 555 milionë lekë, ndërsa një kategori e tillë me financim të huaj, kushtoi 347 milionë lekë, ose 37% më pak.

Diferenca të mëdha u vunë re edhe në kategorinë C, ku kostoja e një kilometri me financim të brendshëm në vitin 2020 arriti në 667 milionë lekë, ndërsa me financim të huaj, ishte 111 milionë lekë, ose 6 herë më pak.

Të dhënat mbi kostot për kilometër u dhanë në raportin e Monitorimit të Ministrisë së infrastrukturës.

Krahasimet nuk janë strikte, pasi përfaqësojnë punime në segmente, ose vepra arti që shpesh prodhojnë kosto që ndryshojnë nga viti në vit, për të njëjtën kategori rruge.

Por të dhënat tregojnë një diferencë lineare, gjatë 10 viteve të fundit ku, kosto për njësi me financim të huaj është shumë më e ulët se kosto për njësi me financim të brendshëm.

Sipas të dhënave të Ministrisë së infrastrukturës në “Raportin e Monitorimit 2018”, shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë, nga të cilat rreth 9 miliardë lekë financimin i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë financim i huaj. Për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja.

Nga financimi i brendshëm u harxhuan 4.2 miliardë lekë, me të cilat u ndërtuan 28.7 kilometër rrugë të kategorisë C. Kosto për kilometër me fondet e brendshme ishte 146 milionë lekë, ose 1.1 milion euro me kursin aktual të këmbimit. Po për kategorinë C, me fonde të huaja, u harxhuan 205 milionë lekë dhe u ndërtuan 12 kilometra. Kosto për kilometër ishte 17.1 milionë lekë, 136 mijë euro, ose 10 herë më e ulët se me financim të brendshëm.

E njëjta diferencë vlen edhe për kategorinë B. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018 u investuan 1.7 miliardë lekë, me të cilat u ndërtuan 6.7 kilometra rrugë. Kosto për kilometër ishte 262 milionë lekë, ose 2 milionë euro për kilometër. Kosto për kilometër për të njëjtën kategori rruge me fonde të huaja kushtoi shumë herë më pak. Gjatë vitit 2018 u ndërtuan 89 kilometra rrugë të kategorisë B, me një shumë prej 3.2 miliardë lekësh. Kosto për kilometër ishte 36 milionë lekë ose 294 mijë euro për kilometër./Monitor

The post BE do të ndërtojë 123 km autostradë në Ballkan për 1.2 mld euro appeared first on Albeu.com.