fondet e be Archives - Albeu.com

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Gjykata e Posaçme zbut masën e sigurisë për biznesmenin Gazmend Haxhia
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Gazment Haxhia, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.  Ai u arrestua pak ditë më parë, teksa po kthehej nga Italia, duke u ndaluar sapo zbriti nga avioni.

Haxhia ishte bashkëpunëtor me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa akuzohen për abuzim me fondet e SASPAC në BE.

SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë euro kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 milionë lekë, dhe nga mbi 500 mijë euro tenderë, u shpenzuan 4.2 milionë lekë për një darke te “Gzona”.

The post Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Gjykata e Posaçme zbut masën e sigurisë për biznesmenin Gazmend Haxhia appeared first on Albeu.com.

BE mund të zhbllokojë miliarda euro për Hungarinë, në këmbim të mbështetjes për Ukrainën
Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e zhbllokimit të miliarda eurove për Hungarinë, që ishin ngrirë për shkak të shqetësimeve për funksionimin e shtetit ligjor, ndërsa synon të marrë mbështetjen e Budapestit për ndihmën për Ukrainën, përfshirë një fillim të bisedimeve për anëtarësimin për Kievin, thanë zyrtarë të lartë evropianë.

Krahasuar me të gjitha vendet e tjera të BE-së, Hungaria ka marrëdhënien më të afërt me Rusinë dhe mendohet se do të jetë kundërshtarja kryesore ndaj një vendimi që pritet të merret në dhjetor për hapjen e mundshme të bisedimeve për anëtarësimin me Kievin, që do të kërkonte mbështetjen unanime të 27 vendeve anëtare.

Pritet të vendoset gjithashtu edhe për kërkesën e Komisionit Evropian që vendet anëtare të rrisin kontributin për buxhetin e përbashkët, për të shtuar ndihmën për Ukrainën. Edhe për këtë vendim që pritet të merret këtë vit, do të duhet miratim unanim.

Një zyrtar i lartë i BE-së i tha agjencisë së lajmeve Reuters se që të fitojë votën e Hungarisë, BE-ja pritet të shqyrtojë statusin e miliarda eurove që u ngrinë për shkak të shqetësimeve se Kryeministri Viktor Orban ka kufizuar pavarësinë e gjykatave.

“Nuk mund ta imagjinoj Hungarinë të bjerë dakort pa i dhënë një zgjidhje fillimisht fondeve të bllokuara”, tha zyrtari.

Një zyrtar i dytë i BE-së konfirmoi se ekziston një lidhje mes zhbllokimit të fondeve për Hungarinë dhe planeve të BE-së që kërkojnë miratim unanim, përfshirë për zgjerimin dhe për bisedimet për buxhetin.

Zyrtarët theksojnë megjithatë se marrëveshja nuk mund të konsiderohet e lehtë pasi shumë varet nga zoti Orban, i cili po përballet me stanjacionin ekonomik dhe rritje të defiçitit buxhetor të Hungarisë.

“Hungarisë i duhen fondet urgjentisht, dhe kjo është një shtysë për reforma. Komisionit i duhet Hungaria, që në këmbim të heqë veton për një sërë çështjesh”, tha një diplomat evropian. “Por nuk mendoj se Komisioni se mund të veprojë pa patur një ndryshim të qëndrimit për reformat nga Budapesti”.

ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME

Zyrtarët e BE-së i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ligjet e miratuara këtë verë nga Hungaria për rritjen e pavarësisë së gjyqësorit, patën afruar mundësinë e një marrëveshjeje për zhbllokimin e një pjese të 22 miliardë eurove të destinuara për zhvillimin ekonomik. Javën e kaluar, Komisioni i drejtoi një letër Budapestit duke kërkuar më shumë detaje për zbatimin e legjislacionit të ri.

Duke folur në Budapest të martën, ministri i Hungarisë për çështjet evropiane tha se mendon se do të arrihet një marrëveshje me BE-në për fondet e ngrira “deri në fund të vitit”.

Duke u përpjekur të arrijë marrëveshjen me Hungarinë, BE-ja përballet me tensionin ndërmjet dy objektivave të saj kryesore – mbrojtjen e standarteve demokratike në vendet e saj anëtare dhe mbështetjen për Ukrainën, e cila përpiqet të zmbrapsë sulmin e forcave ruse dhe të integrohet në strukturat e Perëndimit.

Ukraina aplikoi për anëtarësimin në BE vetëm pak ditë pasi Rusia filloi sulmin ushtarak në shkurt të vitit të kaluar. Mbështetja e Perëndimit është ekzistenciale për Ukrainën dhe anëtarësimi në BE është një nga objektivat më parësorë të vendit.

Përpara se udhëheqësit e BE-së të votojnë në dhjetor, komisioni do të paraqesë një vlerësim në javët në vazhdim për progresin e Ukrainës drejt përmbushjes së kushteve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Zoti Orban ka thënë se “pyetje shumë të vështira” duhet të marrin përgjigje përpara se BE-ja të fillojë bisedimet për anëtarësimin me Ukrainën, një proces që mund të dojë vite të tëra deri në një anëtarësim të mundshëm. Duke folur në parlamentin hungarez javën e kaluar, ai i përkufizoi si dy çështje të veçuara mbështetjen për Ukrainën dhe zhbllokimin e fondeve të BE-së.

“Brukseli… dëshiron që ne të biem dakort për një ndryshim në buxhetin e Bashkimit Evropian, për të cilin duhet unanimitet”, tha ai. “Po na kërkojnë që të japim edhe më shumë para për Ukrainën”.

“Brukseli duhet të na japë paratë që u takojnë hungarezëve dhe kështu do të përmirësohet gjendja e financave publike… Shuma që na kanë borxh, jam i bindur se do ta balancojë buxhetin”, tha zoti Orban./VOA

The post BE mund të zhbllokojë miliarda euro për Hungarinë, në këmbim të mbështetjes për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

“Rruga e korrupsionit”: Prokuroria dremiti mbi dosjen e fondeve të BE për bujqësinë
Nga Klodiana Lala

Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi me fondet e programit të ndihmës për bujqësinë, IPARD II dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR.

Në njërën anë të kompjuterit gjendej Romeo Nazarko, 43 vjeç, inxhinier gjeodet në profesion dhe ekspert pronash në Tiranë, ndërsa në anën tjetër dy hetues të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF – institucion i vetëm i mandatuar për të hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian.

Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë – ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës. Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR.

Me një dosje voluminoze mbi tavolinën e zyrës, Nazarko i tha BIRN dy vjet më vonë se besonte që u skualifikua, pasi nuk ndoqi ‘rrugën e korrupsionit’.

“Unë ndoqa udhëzuesit e BE-së për aplikantët dhe bëra një dosje super të kompletuar. Por e kisha ndarë mendjen; zero bakshish,” tha ai.

Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Në një letër dërguar qeverisë shqiptare, të publikuar nga Oligarkia.al, Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural njoftonte se OLAF ka evidentuar parregullsi dhe mangësi serioze në dhënien dhe zbatimin e projekteve të IPARD II në Shqipëri, ndërsa AZHBR ka dështuar sipas tyre që të ushtrojë kontrollet e duhura.

“Disa projekte të financuara si pjesë e programit IPARD II u gjetën me parregullsi, të tilla si krijimi artificial i kushteve për të përfituar grante më të larta, lidhje të paligjshme ndërmjet ofertuesve, çmime të fryra, mosmbajtja e dokumentacionit origjinal, investime të ndërtuar në një vend të ndryshëm nga kontrata e grantit, oferta false etj,” shkruhet në letrën e Komisionit Europian për qeverinë shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila drejtoi AZHBR-në në vitet 2017-2021, e relativioi problemin gjatë një fjalimi në Kuvend, ku ndryshe nga letra e Komisionit Evropian, pretendoi se ishte pezulluar vetëm një pagesë.

“Janë kryer 3 vite hetime administrative, por nuk ka prodhuar ende sot një raport të gjetjeve. Kemi bashkëpunuar me OLAF në hetim dhe mirëpresim çdo rekomandim për korrigjim që ta zbatojmë për të përmirësuar më tej proceset,” tha Krifca, ndërsa hodhi poshtë dyshimet për korrupsion.

Hetimi shqiptar në vendnumëro

&nbsp Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, OLAF, nuk është i vetmi institucion që u përfshi në hetime për mënyrën se si janë menaxhuar fondet e programit IPARD II nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Në qershor 2020, OLAF angazhoi edhe prokurorinë shqiptare përmes një informacioni dhe kërkese për hetim të fondeve të AZHBR, por çështja mbeti në vendnumëro dhe nuk ka ende një rezultat.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se çështja për programin IPARD II u regjistrua fillimisht në SPAK dhe hetimet u ndoqën nga prokurori Klodian Braho.

Por dy vjet pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK shpalli moskompetencën dhe ia përcolli dosjen Prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria e Tiranës i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se bazuar mbi aktet e shpalljes së moskompetencës nga SPAK, kishte regjistruar një procedim penal në lidhje me programin IPARD II më 17 nëntor 2022.

“Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, moskompetenca është shpallur pasi kanë munguar elementët e veprave penale të korrupsionit pasiv, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,” deklaroi Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal. Por tetë muaj më pas, nuk ka ende persona përgjegjës.

“Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka persona të cilëve u është regjistruar emri në regjistrin e njoftimeve të veprës penale,” deklaroi Prokuroria e Tiranës.

I pyetur nga BIRN për arsyet e shpalljes së moskompetencës, prokurori i SPAK, Klodian Braho tha se nuk mund të komentonte pasi “procedurat ishin në proces”.

Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro, ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

Programi ofron kryesisht mbështetje për investimet në pasuritë fizike të fermave bujqësore, investimet në lidhje me përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe peshkimit si dhe diversifikimin e këtyre fermave.

Romeo Nazarko i tha BIRN se u ankua te Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, OLAF, pasi të gjitha përpjekjet për ta adresuar shqetësimin e tij në institucionet vendase dështuan. Ai pretendoi gjithashtu se gjatë këtij kalvari, persona të ndryshëm e kishin adresuar tek i njëjti zyrtar i AZHBR për ‘të zgjidhur problemin’.

Nazarko shtoi se para se aplikimi i tij të refuzohej, AZHBR i kishte kërkuar fillimisht të rifresonte dokumentacionin për 21 pika, përfshirë edhe kërkesën për një vërtetim nga Agjencia e Mjedisit që projekti i tij për mbjelljen e pemëve nuk do të shkaktonte dëme në mjedis – një kërkese që ndonëse e quajti absurde, e plotësoi.

Në një përgjigje të dytë, AZHBR ngriti pretendime për kontratën e qirasë së tokës me bashkinë e Ersekës dhe i kërkoi një kontratë nën-qiraje, që sipas tij nuk ishte në përputhje me udhëzimet e BE-së.

“Përgjatë kësaj kohe kisha pësuar një humbje prej 20 mijë eurosh,” tha Nazarko, ndërsa shtoi se i kishte paralajmëruar drejtuesit e AZHBR-së gjatë një takimi se do të bënte ankesë pranë OLAF.

I pyetur nëse ishte thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria shqiptare, Nazarko u përgjigj shkurt “JO”./reporter.al

The post “Rruga e korrupsionit”: Prokuroria dremiti mbi dosjen e fondeve të BE për bujqësinë appeared first on Albeu.com.

Zyra Europiane anti-mashtrim: Maqedonia e Veriut, e para në ballkan për fondet e hetura
Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila ka për detyrë auditimin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe vendeve të tjera përfituese të këtyre fondeve, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të publikara, vendi i cili mban numrin më të madh të hetimeve të nisura për Ballkanin Perëndimor është Maqedonia e Veriut. Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), mori vëmendje të shtuar ditët e fundit në Shqipëri, pas lajmit për anulimin e fondeve IPARD II

. Shteti i dytë me numrin më të lartë të hetimeve të nisura në rajon është Serbia, ndaj të cilës janë hapur nga OLAF 9 hetime dhe janë përpiluar 4 rekomandime.

Gjithashtu ekziston një korrelacion i qartë midis avancimit të kandidaturës europiane të një vendi dhe hetimeve të nisura. Sa më pranë anëtarësimit afrohet një vend, aq më shumë rriten fondet europiane dhe rrjedhimisht, zgjerohet edhe mundësia për abuzime./ina

The post Zyra Europiane anti-mashtrim: Maqedonia e Veriut, e para në ballkan për fondet e hetura appeared first on Albeu.com.