fondacioni shoqeria e hapur Archives - Albeu.com

Kurti takim me Sorosin, për çfarë është biseduar (FOTO LAJM)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskryetarin Alexander Soros, drejtoren ekzekutive të OSF-së për Evropë dhe Euroazi, Daniela Schëarzer, drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Kosovë, Luan Shllaku dhe drejtorin ekzekutiv të OSF-së në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Kryeministri Kurti foli për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe procesin e mirë të vaksinimit të popullatës, për të cilin Kosova tashmë po prinë në rajon, si edhe për rritjen ekonomike që Banka Qendrore e Kosovës e parasheh të arrijë 9,9%.

Në këtë drejtim u theksua kontributi i mërgatës në rritjen ekonomike dhe rëndësia e përfshirjes së saj në zhvillimin e mëtejshëm të vendit nëpërmjet Fondit të Ekselencës.

U bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian.

Në takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë, një bashkëpunim ky me kolegjin „Riinvest“, që ka për qëllim promovimin e agjendës së gjelbër nëpërmjet një qendreje e cila ofron edukim për administratë, për sektorin privat dhe shoqërinë civile, si edhe ligjërata dhe bashkëbisedime mbi temat më të rëndësishme për avokimin e politikave të gjelbërta.

Theks të veçantë pati nxitja e qeverisjes edhe më të mirë dhe kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e e-qeverisjes dhe të dhënave të hapura. Përfaqësuesit e OSF-së u shprehën shumë optimistë me programet që do t‘i implementojnë, nëpërmjet të cilave Qeveria e Kosovës do ta ketë potencialin që në dy vitet e ardhshme të jetë qeveria më transparente dhe më e hapur në rajon./Express

The post Kurti takim me Sorosin, për çfarë është biseduar (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Pendohet” Endri Shabani: Kam punuar për Sorosin, iu kërkoj ndjesë
Kryetari i Partisë Nisma Thurje që garoi në zgjedhjet e 25 prillit, Endri Shabani, ka shprehur “pendesë” që ka punuar për manjatin George Soros.

Shabani ka ironizuar me autokritikën e tij të gjithë ata që e akuzojnë për lidhje me Sorosin dhe shprehet po me ironi, se nuk zgjodhi ti bashkohej një partie politike apo të bëhej doganier.

Komenti i Endri Shabanit:

Autokritike!

Vertet e kam thene prej kohesh qe ne te shkuaren time kam punuar si studiues dhe menaxher programi per fondacionin Soros ne Shqiperi. Por deri me sot nuk kisha kerkuar ndjese publike per kete faj.

Tani e kuptoj qe te punosh ne Shqiperi eshte nje faj i rende.

Prandaj sot dua t’i kerkoj ndjese te gjithe militanteve qe jane kapur pas nje partie apo kryetari per tu bere drejtore apo ministra. Apo gjithe atyre te cileve partia u ka gjetur nje vend pune ne administrate, ne bashki, ne shkolle, universitet apo spital.

Me falni qe nuk zgjodha te behem edhe une nje militant partie, si gjithe njerezit me mend ne kete vend!

U kerkoj falje doganiereve dhe inspektoreve qe nuk zgjodha te pasurohem ne menyre te lehte, duke ngritur traun apo duke mbyllur syte.

Ne vecanti u kerkoj falje atyre qe aplikuan per kete pune apo pune te ngjashme, por nuk u pranuan. Jam i sigurte se ata nuk do kishin pranuar kurre te benin nje pune te tille.

Une e di qe kam gabuar.

E di se mund te kisha zgjedhur te punoja per ndonje oligark, dhe te menaxhoja parate qe ata iu vjedhin shqiptareve permes koncesioneve. Apo te isha marre me biznes dhe te kapja ndonje tender publik.

Une duhet te kisha zgjedhur te abuzoja me fondet publike dhe taksat e shqiptareve, ne vend qe te pranoja te paguhesha nga nje organizate nderkombetare.

Duhet te isha bere shef i vogel, dhe te vija gjoba per hesap te shefit te madh, qe pastaj t’ja dergoja parate ne shtepi me arka. Apo te kisha zgjedhur te punoja per ndonje pronar mediash dhe tu vija gjoba bizneseve, nese do te donin qe te mbyllja gojen.

Une mund te kisha zgjedhur te merresha me droge, me trafik vajzash apo afganesh. Apo te isha bere vrases me pagese, sekser prostitutash ose informator bandash. Jo vetem qe do isha bere i pasur, por do kisha fituar edhe nderimin e shoqerise. Per te mos thene qe do isha bere sot deputet.

Sigurisht qe mund te kisha zgjedhur te martohesha me vajzen e ndonjerit prej banoreve te Rolling Hills, apo te fshihja parate e ndonje ministri e ish kryeministri, dhe te mos kisha nevoje fare te punoja.

Në fakt mund edhe te kisha zgjedhur te mos punoja fare, duke sajuar letrat per ndonje pension special, ndonje KEMP, ndonje subvencion qiraje apo kredi te bute. Ose te kisha ikur nje here e pergjithmone nga ky vend, sic ka bere nje e treta e popullsise.

Por jo, une zgjodha rrugen e gabuar, ndryshe nga ata me siper, te cilet sot jane zhgenjyer nga zgjedhja ime.

Une hodha poshte gjithe ato alternativa qe te ofron ky vend, dhe zgjodha te punoja per nje organizate nderkombetare, e cila ofron ndihme ligjore falas per ata qe nuk kane para per te paguar nje avokat. Zgjodha te punoja per nje organizate qe ka ndertuar shkolla dhe kopshte per femijet, dhe qe ka ngritur shtepi per grate e dhunuara.

Turp te me vije!

Prandaj, me dore ne zemer, i penduar perballe shokeve dhe shoqeve militante, te cilet mbajne lart namuzin e shoqerise permes vigjilences se tyre ndaj armikut, une sot kerkoj ndjese permes kesaj autokritike./albeu.com/

The post “Pendohet” Endri Shabani: Kam punuar për Sorosin, iu kërkoj ndjesë appeared first on Albeu.com.