Fond Ndihme për Ukrainën Archives - Albeu.com

Kosova, Fond Ndihme për Ukrainën, strehim 5000 ukrainasve
Kuvendi i Kosovës përmes një Rezolute ka dënuar sot agresionin rus në Ukrainë, ndërsa ka ofruar mbështetje për qytetarët ukrainas.

Rezoluta u vota me 94 vota për, ndërsa shefat e grupeve parlamentare deklaruan se qytetarët e Kosovës i dinë më së miri pasojat e luftës prandaj bashkëndjejnë me qytetarët e Ukrainës.

Këto janë pikat e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës:

Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrë të ashpër agresionin dhe invazionin e paligjshëm të paprovokuar dhe pajustifikuar ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion.

Kuvendi i Republikës së Kosovës renditet krahas aleatëve perëndimor në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj dhe kundërshton fuqishëm qasjen dhe sjelljen e pak vendeve të rreshtuara krah agresionit dhe terrorit rus ndaj Ukrainës, nisur nga fqinji ynë verior Serbia.

Kuvendi i Republikës së Kosovës e mbështet popullin dhe institucionet e Ukrainës si dhe e dënon vrasjen e civilëve dhe fëmijëve. Gjithashtu, përshëndesim fillimin e hetimeve nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe mbështesim dërgimin e rastit nga Ukraina në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës e mbështet vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Kosovës ndaj Federatës së Rusisë në linjë me sanksionet e vendosura nga BE-ja, ShBA dhe gjitha vendet demokratike.

Kuvendi i kërkon Qeverisë që krahas gatishmërisë për strehimin e 20 gazetarëve ukrainase t’i koordinoj edhe të gjitha veprimet e mëtejshme me partnerët si dhe të shpreh gatishmërinë e strehimit eventual deri 5000 refugjatëve nga Ukraina.

Kuvendi i Kosovës i kërkon Qeverisë së Kosovës që të ndajë një fond të veçantë për ndihmë ndaj popullit të Ukrainës sipas koordinimit ndërmjet dy qeverive respektive.

Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që koordinim me partnerët ndërkombëtar të ndërmarrë veprimet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës për anëtarësim të Kosovës në NATO, BE, Këshill të Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës i bënë thirrje NATO-së, BE, Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare ta shqyrtojë kërkesën dhe ta konsiderojnë rëndësinë e anëtarësimit në to të Republikës sonë.

Kuvendi i Kosovës u bënë thirrje vendeve të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që në harmoni me vendimin e GJND-së ta ndërmarrin sa më parë këtë akt politik, pra njohjen e Republikës së Kosovës.

Kuvendi i kërkon Qeverisë që konsultim me misionin e NATO-së në Kosovë të rishikojë dhe t’i shkurtojë afatet e parapara të planit dhjetëvjeçar të vitit 2018 për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt, përfshirë këtu mbështetjen financiare për këtë qëllim.

Kuvendi i Kosovës e udhëzon kryetarin e Kuvendit që koordinim me qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtar që t’i drejtohen institucioneve më të larta shtetërore të Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Greqisë dhe Qipros me kërkesë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës duke marrë parasysh aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në BE dhe konsolidimin e demokracisë dhe sigurisë në rajon e fton Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, atë të Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës të bashkohen në këtë nismë dhe shprehin asaj mbështetje.

The post Kosova, Fond Ndihme për Ukrainën, strehim 5000 ukrainasve appeared first on Albeu.com.