fokus Archives - Albeu.com

Asgjësohen mbi 7 mijë bimë narkotike në veri të vendit, 3 persona në kërkim dhe një i proceduar
Më shumë se 7 mijë bimë narkotike janë asgjësuar në kuadër të operacionit “Fokus”.

Bimët janë gjetur në qarkun e Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës.

Tre nga autorët janë shpallur në kërkim, teksa ka nisur procedimi penal për 1 autor të kultivimit në Tropojë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit, në vijim të megaoperacioni të koduar “FOKUSI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike kanë asgjësuar nëpërmjet djegies 7287 bimë të tjera narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës, konkretisht: 5800 bimë në qarkun Shkodër, 670 në qarkun Lezhë, 410 në Tropojë dhe 407 në Krujë.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorë të kultivimit në Kurbin, si dhe ka iniciuar procedimin penal për 1 autor të kultivimit në Tropojë.

Gjithashtu, është iniciuar procedimi penal, për shpërdorim të detyrës, për 1 kryetar fshatrash dhe 1 inspektor pyjesh të rrethit Kurbin, si dhe për 1 kryetar fshati të rrethit Tropojë.

670 bimë u asgjësuan në territoret e 4 fshatrave të bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Imazhi”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar të kultivimit të 122 bimëve të asgjësuara në fshatin Gërnac, shtetasit J. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjec dhe L. H., 48 vjeç, të tre banues ne Milot. Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në 2 fshatra, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit I. B., 51 vjeç dhe M. Gj., 37 vjeç, përkatësisht kyetar fshatrash dhe inspektor pyjesh, në Gërnac dhe Vinjoll, rrethi Kurbin.

5800 bimë u asgjësuan në territoret e 7 fshatrave të qarkut Shkodër, si rezultat i fazës së 16 të operacionit “Alpe të pastra”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.

410 bimë u asgjësuan në 4 fshatra të rrethit Tropojë, si rezultat i fazës së 10 të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”.

Policia identifikoi dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kultivimit të 133 prej këtyre bimëve, në fshatin Curraj i Epërm, shtetasin M. N., 19 vjeç, banues në Shkodër. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, bashkautorët e kultivimit të këtyre bimëve.

Gjithashtu, për rastin e kultivimit të 32 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Breg Lum, Tropojë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e këtij fshati, shtetasin J. K., 68 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

407 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Territor i pastër”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.

Policia e Shtetit vijon me intensitet kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë ligjzbatuese, për të marrë informacion mbi rastet e kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tyre.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

The post Asgjësohen mbi 7 mijë bimë narkotike në veri të vendit, 3 persona në kërkim dhe një i proceduar appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Operacionet e policisë kundër kanabisit, 12 të arrestuar dhe mijëra bimë të asgjësuara
12 persona kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, per goditjen e kulitivimit të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Luan Kocaqi, Astrit Kocaqi, Arben Kocaqi,të tre vëllezër, Gramoz Mullai, Rustem Koçi, Gentian Zhurda (Tiranë) de Lorenc Kapaj (Vlorë). Tre nga të arrestuarit janë punonjës të repartit.

https://youtu.be/F-08MV_Rheg

Njoftimi i policisë:

Vijon në të gjithë vendin, megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI”.

Në këtë megaoperacion janë angazhuar drejtoritë vendore të Policisë në çdo qark, Policia Kufitare dhe FNSH-ja.

Megaoperacioni për kontrollin e territorit, i shtrirë në terrene fushore, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thellë të vendit.

Gjatë kësaj jave janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.

Si rezultat, janë asgjësuar rreth 17000 bimë cannabis sativa dhe 100 kubikë të kultivuar me fara të kësaj bime.

Gjithashtu, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme), një armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Për gjatë javës janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë.

Së fundi si rezultat i megaoperacionit, gjatë ditës së djeshme janë goditur, tre raste, konkretisht:

në Fier, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i kontrollit permanent të territorit, në kuadër të operacionit u arrestuan 3 vëllezër, shtetasit L. K., 45 vjeç, A. K., 51 vjeç dhe A. K., 49 vjeç, dhe u proceduan penalisht babai i tyre dhe djali i njërit prej tyre, shtetasit A. K., 80 vjeç dhe U. K., 18 vjeç, pasi pas banesave kishin kultivuar në tokë, 300 bimë narkotike cannabis sativa. Përveç asgjësimit të bimëve narkotike, Policia e Fierit sekuestroi 1 armë gjahu, 2300 euro dhe rreth 500 000 lekë të rinj që këta shtetas i kishin përfituar nga shitja e drogës.

në fshatin Zall Herr, Tiranë, në kuadër të operacionit gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– G. M., 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– R. K., 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– G. Zh., 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.

Në Selenicë , Vlorë, Shërbimet e Policisë bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat I kontrollit të territorit, arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 29 vjec, banues në Selenicë, pasi gjatë kontrollit të territorit të banesës së tij, Policia gjeti e sekuestroi 80 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis “FOKUSI” vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, pasi vetëm bashkërisht mund të ndërtojmë një ambient të sigurtë.

The post EMRAT/ Operacionet e policisë kundër kanabisit, 12 të arrestuar dhe mijëra bimë të asgjësuara appeared first on Albeu.com.

Pengoi hetimin? Çfarë ka në fokus hetimi i dokumenteve të marra në rezidencën e Trump?
Hetimi i FBI-së mbi informacionet ‘top-sekret’ të qeverisë të zbuluara në Mar-a-Lago po përqendrohet në pyetjen nëse ekipi i ish-presidentit Donald Trump pengoi hetimin në mënyrë kriminale. Një dokument i ri pretendon se të dhënat e qeverisë ishin fshehur dhe hequr dhe se zyrtarët e zbatimit të ligjit ishin mashtruar për dokumentat që ishin ende atje.

Pretendimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se zoti Trump ose dikush tjetër do të përballet përfundimisht me akuza. Por mund të përbëjë kërcënimin ligjor më të drejtpërdrejtë për ish presidentin Trump dhe ata në orbitën e tij të afërt, pjesërisht sepse Departamenti i Drejtësisë e ka konsideruar historikisht pengimin si një faktor me peshë që anon në favor të ngritjes së akuzave penale që përfshijnë keqpërdorimin e informacionit të klasifikuar.

“Kjo shkon në zemër të përpjekjes për të korruptuar vetë integritetin e sistemit tonë të drejtësisë penale”, tha David Laufman, i cili dikur mbikëqyrte të njëjtin seksion të kundërzbulimit në Departamentin e Drejtësisë tani përgjegjës për hetimin në Mar-a-Lago.

Mocioni i fundit i Departamentit të Drejtësisë në këtë rast është përqëndruar më pak në heqjen e informacionit të klasifikuar vitin e kaluar nga Shtëpia e Bardhë për në Mar-a-Lago dhe më shumë në ngjarjet e pranverës dhe verës së kaluar. Kjo ishte periudha kur zyrtarët e zbatimit të ligjit u përpoqën – pa sukses – të merrnin të gjitha dokumentet dhe u siguruan, në mënyrë të rreme, se gjithçka ishte dorëzuar pas një “kërkimi të zellshëm”.

Departamenti i Drejtësisë lëshoi një thirrje me detyrim ligjor në maj për dokumentat dhe zyrtarët vizituan Mar-a-Lagon më 3 qershor për t’i mbledhur ato. Kur arritën atje, thuhet në një dokument të Departamentit të Drejtësisë të publikuar të martën, atyre iu dorëzua nga një avokat i zotit Trump një “zarf i vetëm i mbështjellë dy herë ” që përmbante dokumenta.

Një avokat i Trump tha se të gjitha të dhënat që kishin ardhur nga Shtëpia e Bardhë ishin mbajtur në një vend – në një depo – dhe nuk kishte asnjë document tjetër në ndonjë hapësirë private apo vend tjetër në shtëpi.

Por FBI-ja dyshoi në vërtetësinë e këtyre deklaratave dhe mori një urdhër kërkimi për t’u kthyer në Mar-a-Lago më 8 gusht.

Zyrtarët kishin “gjetur prova se të dhënat e qeverisë ishin fshehur dhe hequr nga dhoma e depos dhe se ka të ngjarë të jenë bërë përpjekje për të penguar hetimin e qeverisë”, thuhet në dosjen e re të Departamentit të Drejtësisë.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, në kërkimin e tyre në gusht, agjentët gjetën dokumente të klasifikuara jo vetëm në dhomën e depos, por edhe në zyrën e ish-presidentit – duke përfshirë tre dokumente të klasifikuara të gjetura jo në kuti, por në tavolina zyre. Në disa raste, agjentët dhe avokatët që kryen shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara kërkuan leje shtesë pasi materiali ishte shumë i klasifikuar.

“Që FBI-ja, brenda pak orësh, gjeti dy herë më shumë dokumenta të klasifikuara sesa ‘kërkimi i zellshëm’ që këshilltari i ish-presidentit dhe përfaqësuesit e tjerë kishin kryer për disa javë, vë në pikëpyetje serioze deklaratat e bëra në dorëzimin e dokumentave në 3 qershor dhe vë në dyshim shkallën e bashkëpunimit në këtë çështje”, thuhet në dokument.

Departamenti i Drejtësisë ka deklaruar në dosjet gjyqësore se, përveç hetimit të krimeve që lidhen me keqpërdorimin e informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe dokumenteve të tjera, po shqyrton gjithashtu mundësinë nëse dikush ka kryer pengesa.

Nga depozitimi i çështjes nuk është e qartë se sa pjesë nga ky hetim mund të përqendrohet tek zoti Trump, i cili ka këmbëngulur vazhdimisht se ekipi i tij ishte bashkëpunues me FBI-në, apo tek ndonjë prej avokatëve ose përfaqësuesve të tij të përfshirë në dorëzimin e dokumentave në departament.

Pengimi ka rëndësi sepse është një nga faktorët që kërkojnë hetuesit për të vendosur nëse do të ngrenë akuza. Për shembull, në njoftimin e tij të korrikut 2016 se FBI-ja nuk do të rekomandonte akuza penale kundër Hillary Clinton-it në një hetim që përfshin trajtimin e emaileve të saj, drejtori i FBI-së James Comey përmendi mungesën e pengimit si një nga arsyet.

Kur Departamenti i Drejtësisë akuzoi ish-drejtorin e CIA-s, David Petraeus në vitin 2015 për ndarjen e informacionit të klasifikuar me biografen e tij, ai vendosi të përfshijë në dokumentet e gjykatës hollësi rreth deklaratave të rreme që prokurorët thanë se ai kishte bërë gjatë një interviste të FBI-së.

Nuk është hera e parë që një hetim për pengimin e drejtësisë është zhvilluar në lidhje me zotin Trump. Prokurori i posaçëm Robert Mueller hetoi nëse zoti Trump kishte penguar një hetim nëse fushata e tij presidenciale e vitit 2016 kishte bashkëpunuar me Rusinë, dhe megjithëse zoti Mueller nuk rekomandoi akuza kundër presidentit të atëhershëm, ai gjithashtu refuzoi ta shfajësonte atë.

Në rastin aktual, hetuesit federalë ka të ngjarë të vlerësojnë arsyet përse përfaqësuesit e zotit Trump dhanë deklarata në lidhje me statusin e informacionit të klasifikuar në Mar-a-Lago që rezultuan lehtësisht të kundërshtuara nga provat, si dhe se cilët individë ishin të përfshirë në heqjen e kutive dhe pse.

Sarah Krissoff, një avokate në Nju Jork dhe ish-prokurore federale, tha se hollësitë e informacionit në dosjen e kësaj jave tregojnë historinë e vet.

“Duke lexuar mes rreshtave të asaj që ata thonë, duket se kishin informacion shumë të drejtpërdrejtë nga një burim në lidhje me vendndodhjen e dokumenteve të klasifikuara brenda Mar-a-Lagos dhe në thelb fshehjen ose mungesën e bashkëpunimit në përpjekjet e mëparshme për të rimarrë ato dokumente,” tha ajo.

Qëllimi i depozitimit të së martës mbrëma ishte të kundërshtonte një kërkesë nga ekipi ligjor i zotit Trump për caktuar një ekspert të posaçëm për të shqyrtuar dokumentet e sekuestruara gjatë kontrollit të këtij muaji dhe për t’i kthyer zotit Trump disa pasuri të sekuestruara. Gjyqtarja e qarkut të Floridas, Aileen Cannon do të dëgjojë argumentet mbi këtë çështje të enjten./VOA

The post Pengoi hetimin? Çfarë ka në fokus hetimi i dokumenteve të marra në rezidencën e Trump? appeared first on Albeu.com.