fobi Archives - Albeu.com

LISTA/ Fobitë më të zakonshme te femrat
Fobia është diçka që prek në mënyrë të barabartë si meshkujt, ashtu edhe femrat.

Si burrat ashtu edhe gratë luftojnë kundër tyre në mënyrë të barabartë. Megjithatë, ka disa frika që janë më dominuese te femrat, ndërsa disa janë më dominuese te meshkujt.

Frika nga errësira

Femrat kanë frikë nga errësira dhe sigurisht që nuk është vetëm një fobi femërore, megjithatë të dhënat tregojnë se femrat ende kanë më shumë frikë nga errësira sesa meshkujt.

Disa femra e kapërcejnë lehtësisht atë frikë apo fobi, e lënë dritën ndezur ndërsa flenë, nuk ecin të vetme në rrugë të errëta, kërkojnë gjithmonë dikë që t’i përcjellë etj.

Megjithatë, ndonjëherë kjo frikë nga errësira na paralizon dhe shpesh femrat shmangin daljet në mbrëmje, sepse nuk duan të jenë në një hapësirë të errët.

Frika nga merimangat

Femrat në përgjithësi kanë më shumë frikë nga merimangat sesa meshkujt, të cilët e përdorin gjithmonë këtë situatë për të treguar se sa të guximshme janë duke e nxjerrë merimangën nga shtëpia dhe duke “shpëtuar” gjysmën e tyre më të mirë. Ky mund të jetë një problem serioz, sepse ne e dimë që merimangat shfaqen edhe në zyra super të rregullta dhe ai person që ka fobi nga merimangat, mund të futet në një situatë ku nuk mund të përmbahet dhe të fillojë të bjerë në panik para të gjithëve. në një takim, për shembull.

Frika nga hapësirat e mbyllur

Kjo është një frikë serioze, e cila shpesh mund të na paralizojë, pra të na ndalojë të bëjmë shumë aktivitete. Gratë që kanë frikë nga hapësirat e mbyllura shpesh kanë frikë nga ashensorët. Ky është një problem i madh, sepse atëherë ata janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm për të shmangur ashensorin, madje edhe të ngjiten në katin e njëzetë në këmbë.

Frika nga lindja

Kjo është sigurisht një frikë me të cilën mund të përballen vetëm gratë. Mund të jetë një frikë e justifikuar, por shpesh nuk është sepse gratë para lindjes lexojnë shumë për lindjen, duke menduar se kështu do ta kenë më të lehtë. Pastaj mësojnë për të gjitha përjashtimet që u kanë ndodhur grave të tjera dhe zhvillojnë frikën se do t’u ndodhë edhe atyre. Prandaj, nëse ju kapërcen frika e lindjes, përpara se të lindni, bisedoni me mjekun tuaj.

The post LISTA/ Fobitë më të zakonshme te femrat appeared first on Albeu.com.

Gruaja e Charles III, Camilla ka një fobi, nuk do e ndryshojë pavarësisht titullit të ri
Gruaja e Charles III, Queen Consort Camilla, dëshiron të mos i shpojë veshët, kështu që mban vetëm vathë me kapëse.

Shumë nuk e kanë vënë re këtë gjë interesante tek Camila derisa ajo vetë tërhoqi vëmendjen ndaj saj. Dhe tani që vendimi i saj “i çuditshëm” u bë i ditur, në mendje na vijnë të gjitha bizhuteritë e mrekullueshme nga koleksioni mbretëror që mund të vishte.

“Me siguri nuk do t’i shpoj veshët dhe askush nuk mund të më detyrojë. E kam refuzuar deri tani, e refuzoj akoma. Jam e sigurt që nuk do të ndryshoj mendje tani në moshën 75-vjeçare,”- tha Camila për Vogue.

Vendimi në vetvete është i rrallë, por jo aq i pazakontë sa arsyeja e saj. Siç ka deklaruar, ajo nuk pranon t’i shpojë veshët sepse e konsideron përdhosje të trupit të njeriut.

The post Gruaja e Charles III, Camilla ka një fobi, nuk do e ndryshojë pavarësisht titullit të ri appeared first on Albeu.com.

Fobitë: Si ta kuptoni që keni nevojë për terapi dhe ç’lloj terapie të zgjidhni
Fobia është një frikë e fortë, por irracionale ndaj diçkaje specifike – zakonisht një objekt, një situatë, një person ose një përvojë. Të kesh një fobi të caktuar nuk është diçka e pazakontë.

Si të kuptoni kur keni nevojë për terapi

Shumë njerëz kanë të paktën një frikë të pazakontë. Merimangat mund t’ju shkaktojnë ankth. Mund t’ju duket sikur do t’ju pushojë zemra teksa avioni është duke u nisur. Ndonjëherë, përvoja të tilla shoqërohen me një mori simptomash ankthi, si:

– pëllëmbë të djersitura

– rrahje të forta zemre

– frymëmarrje e shpejtë

Kur keni fobi, simptomat janë më të rënda se këto. Rreth gjysma e njerëzve që kanë fobi specifike i përshkruajnë simptomat si të buta. Gjysma tjetër thotë se simptomat janë mesatare deri në të rënda. Ndonjëherë, thjesht duke menduar për fobinë mund të përjetoni ankth.

Nëse shmangni disa aktivitete ose konstatoni se simptomat fizike të frikës po ndërhyjnë në jetën tuaj të përditshme, ndoshta është nevoja të konsideroni terapinë.

Llojet e terapisë

Terapia e ekspozimit

Terapia e ekspozimit është një lloj i terapisë së sjelljes. Me këtë lloj trajtimi, një terapist zakonisht fillon duke ju trajnuar me teknikat e relaksimit që mund t’ju qetësojnë kur përjetoni shumë stres.

Një qasje tjetër ndaj terapisë së ekspozimit është procesi i ekspozimit gradualisht ndaj situatave frikësuese nga më pak e frikshme te më e frikshmja. Terapia e ekspozimit është një mënyrë për t’ju afruar gradualisht ndaj diçkaje që keni frikë.

Terapia njohëse e sjelljes

Terapia njohëse e sjelljes (CBT) shpesh përfshin të njëjtat metoda sistematike të përdorura në terapinë e ekspozimit. CBT përqendrohet te mendimet dhe besimet specifike që keni shoqëruar me fobitë.

Shpesh, njerëzit me fobi zhvillojnë modele mendimi rreth fobisë të cilat nuk bazohen në realitet.

Trajnimi i mendjes

Teknikat e mendjes mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit që ndjeni. Kjo teknikë mund të mos ndalojë vrullin fillestar të ankthit, por mund t’ju ndihmojë të zvogëloni ashpërsinë e frikës. Disa teknika janë:

– meditimi

– frymëmarrja e thellë

– relaksimi progresiv i muskujve

Zgjedhja e llojit të terapisë është një çështje personale. Nëse mendoni se situatën mund ta mbani nën kontroll, teknikat e mendjes lehtësojnë punë. Në të kundërt, duhet të konsultoheni me një terapist të certifikuar. Kini parasysh që trajtimi i një fobie kërkon kohë, ndaj jini të gatshëm t’i dedikoni disa javë ose muaj procesit.

The post Fobitë: Si ta kuptoni që keni nevojë për terapi dhe ç’lloj terapie të zgjidhni appeared first on Albeu.com.