FMN Archives - Albeu.com

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.

Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë.

Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova (8033 USD për frymë). Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.

Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi (14.9 mijë), që për shumë vjet kishte mbajtur kryesimin.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Europës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian (46,804 USD).

Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.

Në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, që matet në dollarë ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet pas Maqedonisë së Veriut, në një tregues se paraja në vend ka më pak vlerë se në shtetin fqinjë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës, ndonëse të ardhurat janë më të larta.

Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.

Ky tregues, i prodhimit të brendshëm për frymë (PBB) sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tregon sa prodhim ekonomik i takon mesatarisht çdo banori në një vend, duke marrë parasysh edhe sa shtrenjtë apo lirë janë mallrat dhe shërbimet aty.

Ndryshe nga PBB-ja për frymë e llogaritur vetëm me kurs këmbimi, PPP korrigjon për diferencat e çmimeve mes vendeve, duke e kthyer të ardhurën në atë që quhet “dollar ndërkombëtar”, që përfaqëson të njëjtën fuqi blerëse kudo.

Me fjalë të thjeshta, ky tregues tregon jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mund të blejë realisht një person me ato para në vendin e vet, ndaj përdoret për të krahasuar standardin e jetesës mes vendeve./Monitor

The post FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës appeared first on Albeu.com.

Tregu i punës dobësi për të ofruar mundësi/ FMN: Emigrimi i lartë, mungesë besimi te perspektiva ekonomike
Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi do të përforcohet më shumë lajmëroi Fondi Monetar e Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.

Fondi vuri në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të individëve në Rajon, që deklarojnë se kanë gjasa të emigrojnë në dekadën e ardhshme ose që synojnë të largohen brenda 12 muajve.

“Ky nivel i lartë i gatishmërisë për emigrim, krahasuar me vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, sugjeron një mungesë besimi në perspektivat ekonomike dhe sociale në vend, si dhe dobësi të tregut të punës për të ofruar mundësi cilësore dhe të qëndrueshme”, referoi FMN.

Në të kundërt duke rritur vlerën e punës, integrimi i vendit tonë në BE do të sillte rritje të fortë të prodhimit për frymë dhe ulje të papunësisë, e për rrjedhojë do të zbuste valën e emigrimit, sugjeron Fondi.

Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares së BE-së, një hendek shumë i thellë. Sipas Fondit Shqipëria përveç hendekut në të ardhura shfaq një prapambetje strukturore, që nuk lidhet vetëm me nivelin e investimeve, por edhe me efikasitetin e përdorimit të punës dhe kapitalit.

Kjo tregon se rritja ekonomike ka qenë më tepër e bazuar në faktorë sasiorë sesa në përmirësim real të produktivitetit.

Sipas FMN zhvillimet demografike në vend me emigrim të fortë te të rinjve dhe rënien të forcës së punës janë duke ndikuar negativisht perspektiven ekonomike të vendit.

Shqipëria ka përjetuar një rënie të ndjeshme të popullsisë në moshë pune, ç`ka reflekton tkurrjen demografike dhe emigracionin masiv.

Në krahasim me disa vende të tjera të rajonit, rënia popullsisë në Shqipëri është më e theksuar, duke sinjalizuar presion të vazhdueshëm mbi ofertën e punës dhe potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike.

Shqipëria ka prodhim për orë pune dukshëm më të ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që informaliteti mbetet i lartë.

Edhe pse normat e punësimit dhe pjesëmarrjes në forcën e punës janë përmirësuar në vitet e fundit, ato nuk përkthehen në produktivitet të lartë, ndërsa përqindja e të rinjve as në punë dhe as në shkollë mbetet problematike. Kjo tregon se ekonomia po krijon vende pune, por jo vende pune me vlerë të shtuar të lartë.

Pagat më të larta në vendet e BE-së përbëjnë një faktor të fortë tërheqës, duke qenë se Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave ndër vendet Europiane.

Hendeku më i madh i pagave vërehet te punonjësit me arsim të lartë, ku pagat janë mbi trefish më të larta në ekonomitë e avancuara të BE-së dhe bëhen shkak për rritje të emigrimit.

Anketat tregojnë se mangësitë në qeverisje dhe në sundimin e ligjit, janë gjithashtu ndër nxitësit kryesorë të emigrimit, veçanërisht te punonjësit e kualifikuar.

Analizat e stafit e stafit të FMN tregojnë se një paketë gjithëpërfshirëse reformash që rrit produktivitetin është kyçe për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe zbutjen e efekteve negative të migracionit.

Ndërsa përpjekjet e qeverisë për rritjen e pagave përmes rritjeve të përsëritura të pagës minimale mund të ofrojnë lehtësim afatshkurtër, ato nuk janë të qëndrueshme pa rritje përkatëse të produktivitetit./Monitor

The post Tregu i punës dobësi për të ofruar mundësi/ FMN: Emigrimi i lartë, mungesë besimi te perspektiva ekonomike appeared first on Albeu.com.

Raporti për Shqipërinë/ FMN paralajmëron: Paqja Fiskale rrezikon të minojë progresin në administrimin tatimor
Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Europë, e mbështetur nga turizmi, inflacioni i ulët, borxhi publik në rënie dhe rezerva të forta valutore.

Sipas FMN rritja ekonomike pritet të mbetet e qëndrueshme në nivelin 3,5% në vitin 2025 dhe 3,6% në vitin 2026, e nxitur kryesisht nga konsumi privat dhe mbështetja e vazhdueshme e sektorit të turizmit.

FMN thekson se ekonomia shqiptare ka tejkaluar tashmë nivelin e saj para pandemisë, falë një kombinimi të përshtatshëm të politikave fiskale dhe monetare.

Inflacioni parashikohet të rritet gradualisht nga 2,2% në vitin 2025 drejt objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2026, në kushtet e një tregu pune të shtrënguar dhe rritjes së pagave.

Ndërkohë, deficiti i llogarisë korrente pritet të jetë 2,8% e PBB-së në vitin 2025 dhe të zgjerohet gradualisht në rreth 3,5% të PBB-së në afatin e mesëm, si pasojë e rritjes së importeve të nxitura nga të ardhurat më të larta dhe investimet publike kapitale.

FMN vlerëson se disiplina fiskale ka çuar në një ulje të ndjeshme të borxhit publik, i cili pritet të bjerë nën 50% të PBB-së, ndërsa rezervat e forta valutore kanë përmirësuar ndjeshëm pozicionin e jashtëm të vendit.

Në këtë kontekst, qeveria shqiptare po avancon reforma të guximshme me synimin për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Megjithatë, FMN paralajmëron se rreziqet për perspektivën ekonomike janë zhvendosur drejt kahut negativ, për shkak të një mjedisi të jashtëm më të paqëndrueshëm.

Tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, luhatjet e çmimeve të mallrave dhe paqëndrueshmëria në tregjet financiare globale mund të ndikojnë negativisht te partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe kërkesa e jashtme.

Në planin e brendshëm, rënia e popullsisë në moshë pune mund të thellojë mungesat në tregun e punës dhe të ushtrojë presione inflacioniste.

Për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të mbyllur boshllëqet e reformave me Bashkimin Evropian, FMN thekson se reformat e brendshme në kohë janë thelbësore.

Prioritet mbetet ruajtja e rezervave fiskale përmes mobilizimit të qëndrueshëm të të ardhurave, përmirësimit të administrimit tatimor dhe modernizimit të sistemit të taksës së pronës, si dhe rritja e transparencës dhe cilësisë së shpenzimeve publike.

Në lidhje me politikat fiskale, FMN vlerëson se rritja e presioneve mbi shpenzimet, nëse nuk adresohen në kohë, mund të rrezikojë qëndrueshmërinë fiskale, veçanërisht përtej vitit 2030, për shkak të ndryshimeve demografike, detyrimeve për mbrojtjen dhe shpenzimeve që lidhen me klimën.

Për të ruajtur rezervat fiskale, FMN rekomandon reforma të favorshme për rritjen në anën e të ardhurave, përmirësim të cilësisë së shpenzimeve dhe rritje të transparencës fiskale.

Në këtë kuadër, FMN komenton edhe nismën e “Paqes Fiskale”.

“Marrëveshja ‘Paqja Fiskale’, e cila ofron falje borxhesh dhe rivlerësim preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore”, thuhet në deklaratëne Bordit të FMN-së.

Në fushën e politikës monetare, FMN vlerëson se qëndrimi aktual i Bankës së Shqipërisë është i përshtatshëm, por thekson se banka qendrore duhet të jetë e gatshme të reagojë shpejt ndaj zhvillimeve të tregut, veçanërisht nëse efektet dytësore nga rritja e pagave rezultojnë më të forta se sa pritej.

FMN rekomandon gjithashtu fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe mbështetje më të madhe te normat e interesit për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Sa i përket sektorit financiar, FMN nënvizon nevojën për monitorim të kujdesshëm të rreziqeve që lidhen me kreditimin në pasuri të paluajtshme, ekspozimet ndaj valutës së huaj dhe borxhin sovran, si dhe forcimin e kuadrit prudencial dhe të mbikëqyrjes bankare.

Në planin afatmesëm, FMN thekson se arritja e konvergjencës së të ardhurave me Bashkimin Evropian kërkon reforma të thella strukturore, veçanërisht në rritjen e produktivitetit, zhvillimin e kapitalit njerëzor, përmirësimin e tregut të punës, forcimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit.

Konsultimi i ardhshëm sipas Nenit IV pritet të zhvillohet sipas ciklit standard 12-mujor.

The post Raporti për Shqipërinë/ FMN paralajmëron: Paqja Fiskale rrezikon të minojë progresin në administrimin tatimor appeared first on Albeu.com.

FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë: Ja sfidat kryesore
Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me një periudhë ngadalësimi.

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic Outlook for Europe, October 2025” sinjalizon se pas kulmit të rikuperimit post-pandemik, kërkesa e brendshme po zbehet, investimet po frenohen nga kostot e larta të financimit, ndërsa kërkesa nga tregjet e BE-së mbetet e dobët.

Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndjen efektet e këtij ngadalësimi: FMN ka ulur parashikimin e rritjes së saj për vitin 2025 nga 3.8 % në 3.4 %, duke reflektuar zbehjen e vrullit të sektorëve që udhëhoqën zgjerimin në vitet e fundit. në vitin 2024 rritja ishte 4%.

Sipas FMN-së, rritja në Europën Juglindore jashtë BE-së pritet të zbutet në 2025, pasi efektet e rimëkëmbjes së fortë në turizëm dhe ndërtim po veniten, ndërkohë që kushtet më të shtrënguara të financimit dhe kërkesa më e dobët e jashtme po kufizojnë investimet.

FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.

Në tërësi, grupi i vendeve të Europës Juglindore jashtë BE-së, pritet të rritet me rreth 2.8 % në 2025, nga 3.4 % që ishte parashikuar më herët.

Ky është një nga rishikimet më të forta në kontinent, krahas uljeve që FMN ka bërë për Rumaninë, Serbinë, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.

Ndërkohë, disa vende të BE-së të Europës Qendrore – si Polonia e Bullgaria – pritet të ruajnë ritme më të qëndrueshme rritjeje, ndërsa Hungaria dhe Moldavia mbeten të ndjeshme ndaj inflacionit dhe politikave fiskale të brishta.

FMN përshkruan rajonin si “zonë me rritje të pabarabartë dhe me vonesë në reformat strukturore”, duke theksuar se ekonomitë e Ballkanit mbështeten ende në konsum dhe remitanca, ndërsa eksportet me vlerë të shtuar dhe investimet produktive mbeten të ulëta.

Përtej 2025-s, FMN parashikon që rritja e Shqipërisë të stabilizohet në 3.5–3.6 % në vitet 2026–2027, në përputhje me mesataren historike të dekadës së fundit.

Sfidat kryesore të evidentuara për vendin dhe për rajonin janë:

-produktiviteti i ulët dhe emigracioni i lartë i fuqisë punëtore;

-vonesat në reformat institucionale dhe administrative;

-varësia e tepruar nga turizmi dhe ndërtimi;

-dhe kapaciteti ende i kufizuar për të tërhequr investime të mëdha prodhuese.

Ashtu si rajoni, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tregjeve të Bashkimit Europian, që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj presioneve globale.

Ngadalësimi i rritjes në BE, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike po kufizojnë perspektivat e rritjes përmes eksporteve dhe remitancave.

Raporti thekson se një nga pengesat për rritje më të fortë është vonesa në reformimin struktural të institucioneve, tregut të punës, dhe integrimit më të thellë të tregjeve kapitale dhe punës.

FMN nënvizon se për të shmangur ngadalësimin afatgjatë, vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen në rritjen e produktivitetit, forcimin e qeverisjes dhe diversifikimin e burimeve të rritjes përtej sektorëve të konsumit dhe ndërtimit.

Në përmbyllje, FMN e formulon mesazhin për rajonin me frazën: “Europa Juglindore duhet të kalojë nga njohja e problemeve në veprim konkret”. Sipas Fondit, kjo kërkon politika fiskale më të disiplinuara, nxitje të investimeve në sektorë eksportues dhe masa për përmirësimin e klimës së biznesit./Monitor

The post FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë: Ja sfidat kryesore appeared first on Albeu.com.

FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2025-n
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka rishikuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2025.

Sipas raportit më të fundit të Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, të sapopublikuar, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës.

Në të kundërt, është rishikuar me rritje të lehtë pritshmëria për vitin 2026, ku ekonomia vendase parashikohet tashmë të zgjerohet me 3.6%, nga 3.5% në raportin e pranverës.

Inflacioni mesatar vjetor pritet të rritet lehtë në 2.3%, nga 2.2% që ishte në 2024-n dhe të kërcejë në 2.8% në 2026-n.

Në rajon, rritjen më të lartë pritet ta ketë Kosova, me 3.9% në 2025-n dhe 4% në 2026-n.

Maqedonia e veriut pritet të ketë të njëjtën rritje si Shqipëria me 3.4% në 2025-n. Në Mal të Zi performanca pritet në 3.2% në 2025-n.

Ekonomia e Bosnjë Hercegovinës do të zgjerohet me 2.4% në 2025 dhe 2.7% në 2026. Në të njëjtat nivele prej 2.4% në 2025-n pritet edhe Serbia.

FMN: Ekonomia botërore po tregon qëndrueshmëri përballë tarifave të Trump, por perspektiva mbetet “e zymtë”

Fondi Monetar Ndërkombëtar, paralajmëroi se ekonomia botërore po tregon shenja presioni nga tarifat e gjera amerikane dhe proteksionizmi, edhe pse deri tani ka rezistuar më mirë se pritej.

Sipas raportit të fundit World Economic Outlook, publikuar të martën nga institucioni me qendër në Uashington, ekonomia botërore pritet të rritet me 3.2% këtë vit, nga 3% që ishte parashikimi në korrik.

Në vitin 2026, rritja parashikohet të ulet lehtë në 3.1%.

FMN tha se përmirësimi i parashikimit për këtë vit vjen kryesisht nga faktorë të përkohshëm, si një rritje e aktivitetit ekonomik, ndërsa kompanitë dhe familjet u nxitën të furnizohen përpara tarifave të larta, si dhe një dobësim i dollarit që ka ndihmuar tregtinë globale.

Megjithatë, perspektiva përpara mbetet me “pritshmëri të zbehta”, si në afat të shkurtër ashtu edhe të gjatë.

“Nuk është aq keq sa kishim frikë, por është më keq se sa prisnim një vit më parë — dhe më keq se sa do të duhej”, tha kryeekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, në një deklaratë për mediat.

Ministrat e Financave dhe drejtuesit e bankave qendrore po mblidhen këtë javë në Uashington për takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, nën kërcënimin e rinovuar të një lufte tregtare mes ekonomive më të mëdha të botës.

Pas një periudhe relative qetësie në muajt e fundit, tensionet janë rritur sërish, me presidentin amerikan Donald Trump që tha javën e kaluar se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% ndaj Kinës, duke filluar nga 1 nëntori — një përgjigje ndaj kufizimeve të fundit të Pekinit për eksportet e elementeve të rralla.

Që atëherë, të dyja palët kanë sinjalizuar se bisedimet mbeten të mundshme për të shmangur çdo përshkallëzim.

Në SHBA, rritja ekonomike do të ngadalësohet në 2% këtë vit, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin 2024, dhe pritet të mbetet e qëndrueshme në 2.1% në vitin 2026, sipas FMN-së.

Në zonën e euros, rritja pritet të rritet në 1.2% këtë vit dhe në 1.1% vitin e ardhshëm, ndërsa zgjerimi i Kinës parashikohet të ulet në 4.8% në 2025 dhe në 4.2% në 2026.

Për të shmangur luhatjet në parashikimet e këtij viti dhe për të eliminuar shtrembërimet e shkaktuara nga importet e parakohshme që nxitën aktivitetin në gjysmën e parë të vitit, FMN analizoi rritjen e njëpasnjëshme nga gjysma e dytë e vitit 2025 deri në 2026.

Kjo analizë parashikon që ekonomia botërore të rritet me një mesatare vjetore të përafërt prej 3% gjatë kësaj periudhe 18-mujore — një ulje prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me normën mesatare 3.6% të vitit 2024.

FMN shton se inflacioni po stabilizohet mbi objektivat e bankave qendrore në disa vende të tjera, ndërsa perspektiva për çmimet mbetet e pasigurt, duke e vështirësuar punën e politikëbërësve monetarë.

Një tjetër arsye shqetësimi është rritja e huamarrjes. Qeveritë do të duhet të shkurtojnë shpenzimet, veçanërisht në Europë, për shkak të kostove shtesë të lidhura me plakjen e popullsisë, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe sigurinë energjetike./Monitor

The post FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2025-n appeared first on Albeu.com.

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro
Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.

Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën.

Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.

Në vitin 2015 nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në vitin 2017 u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën.

Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në vitin 2018 u dha me koncesion Rruga e Arbrit.

U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit. Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.

Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik – Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Kufiri, deri tani, nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.

Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017 – 2024, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se në shtatë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 84 miliardë lekë (rreth 840 milionë euro) për 12 koncesione: Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot – Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum – Dukat; Inceneratori i Elbasanit.

Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (19.3 miliardë lekë), sterilizimin (13 miliardë lekë), skanimin (12.3 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (7.4 miliardë lekë) – shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017 – 2024.

Nga këto 12 koncesione, për gjashtë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi e laboratorët – është hapur hetim zyrtar ose kanë filluar procedurat nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.

Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto gjashtë koncesione për periudhën 2017 – 2024 është 39 miliardë lekë (rreth 400 milionë euro), që përbën 46% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!! Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme./ Monitor

The post Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i FMN: Rivlerësimi i Euros, rrezik i lartë për ekonominë
Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022, atëherë kjo ngjarje do të ketë me ndikim të lartë dhe të menjëhershëm sidomos në sektorin financiar, familjet dhe bizneset, vëren Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në konsultimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërisë.

Fondi vëren se rreziku për rivlerësimin e euros është mesatar, por nëse ndodh, rreziku është i lartë. Në raportin e fundit Fondi i kushtoi më shumë vëmendje zhvillimeve të kursit të këmbimit dhe rëndësinë që ka mbajtja e regjimit fleksibël.

Në vitin 2022 euro u këmbye mesatarisht mbi 120 lekë, ndërsa në korrik të këtij viti euro u këmbye për herë të parë nën 100 lekë.

“Nëse kursi i këmbimit mund të marrë një kthese të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit 2022 do të ndikonte negativisht sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë”, vë në dukje FMN.

Fondi analizoi se zhvlerësimi i euros u nxit nga prurjet në rritje të turizmit, emigrantëve dhe investimeve të huaja, por kishte disa momente kur nënçmimi i nxit nga faktorë jo themelore (spekulime).

Kursi real efektiv i këmbimit i Shqipërisë mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm në 10 muajt e parë të 2024, pasi regjistroi një vlerësim prej 11 për qind në 2023. Vlerësimi kumulativ në dekadën e kaluar është rreth 35 pike për qind.

Ndërsa Shqipëria mbetet konkurruese si destinacion turistik, presionet për ta pozicionuar Shqipërinë si konkurrente në afatgjatë do të shtohen nëse rritja e pagave vazhdon të tejkalojë rritjen e produktivitetit të punës”, vlerëson FMN.

Në vitin 2024, hyrjet financiare neto u nxitën kryesisht nga flukset hyrëse të IHD-ve, të cilat përbënin rreth 7 për qind e PBB-së. FMN analizon se investimet e huaja janë të përqendruara kryesisht në turizëm dhe sektorët e ndërtimit dhe tani mund të rriten me ritme më të ngadalta pasi flukset e turizmit stabilizohen.

Banka e Shqipërisë, i shtoi ndërhyrjet në kursin e këmbimit gjatë vitit 2024. Injektimi total në vlerë vitin e kaluar ishte rreth 3 për qind e PBB-së. FMN rekomandon se Banka e Shqipërisë, duhet të lejojë që kursi i këmbimit të përshtatet në mënyrë më fleksibël, ku ndërhyrja do të shërbejë vetëm si një mjet plotësues në adresimin e luhatjeve jothemelore.

Analiza e FMN konstaton ka pasur disa episode të kufizuara edhe vitin 2024, në të cilin presionet themelore të vlerësimit të lekut u nxiten nga forca jo-themelore. Në të tilla rrethana, ndërhyrjet ne kursin e këmbimit mund të shërbejnë si një mjet plotësues për të thyer vrullin spekulativ, por të tilla ndërhyrja duhet të jenë në shkallë të kufizuar analizon Fondi./ Monitor

The post Paralajmërimi i FMN: Rivlerësimi i Euros, rrezik i lartë për ekonominë appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i FMN: Rritja e shpejtë e kredisë për ndërtimin në Shqipëri rrezikon sistemin financiar
Fondi Momenatar Ndërkombëtar, paralajmëroi se rritja e shpejtë e kredisë për pasuritë e patundshme, përbën risk për sistemin financiar të Shqipërisë.

“Dobësitë sistemike në sistemin financiar duken gjerësisht të përmbajtura. Sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid me raporte mesatare prudenciale shumë mbi kërkesat rregullatore. Megjithatë, ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe letrave me vlerë përfaqësojnë burime rreziku, ashtu si zgjerimi i shpejtë i kreditimit të bankave për sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka parë rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përbën dy të tretat e kredive të pambrojtura në valutë”, paralajmëroi FMN.

Drejtorët e bordit të FMN, theksojnë se vigjilenca e vazhdueshme mbikëqyrëse është jetike, duke pasur parasysh xhepat e dobësisë në sektorin financiar lidhur me rritjen e kredisë në sektorin e pasurive të paluajtshme, si dhe me ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhënj dhe borxhit sovran.

Ata inkurajojnë autoritetet të sigurojnë pajtueshmëri të rreptë rregullatore dhe përafrim më të madh me standardet e BE-së dhe të përmirësojnë paketën e mjeteve makroprudenciale.

“Thellimi i tregjeve financiare dhe përmirësimi i mbikëqyrjes së institucioneve financiare jobankare janë çelësi për rritjen e elasticitetit dhe ruajtjen e integritetit”, thekson FMN.

Megjithatë, vlerësimet e FMN për ecurinë e ekonomisë shqiptare ishin përgjithësisht pozitive.

“Ekonomia shqiptare ka shënuar në një ecuri të fortë gjatë viteve të fundit, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike. Prodhimi tani është shumë më i lartë se para pandemisë falë një sektori turistik në lulëzim. Politikat e kujdesshme fiskale kontribuan në një reduktim të dukshëm të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe mbiçmimi i lekut kanë lehtësuar disinflacionin. Disbalancat e jashtme janë tkurrur ndjeshëm”, vëren FMN.

Sipas ekspertëve të Fondit, edhe prespektiva për të ardhmen mbetet e qëndrueshme.

“Pas një zgjerimi prej 3.9 përqind në vitin 2023, rritja reale e PBB-së parashikohet të jetë mesatarisht rreth 3½ përqind në 2024–2029, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit”, parashikojnë ata.

Kjo situatë pozitive e ekonomisë e shoqëruar me mosrealizimin e investimeve publike, ka kontribuar në një ulje më të shpejtë të borxhit publik.

“Autoritetet pritet të tejkalojnë objektivin e tyre buxhetor për vitin 2024. Me të ardhurat në rrugën e duhur, falë konjukturës së favorshme dhe mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, suficiti primar parashikohet në rreth 0.5 për qind të PBB-së në vitin 2024, pak më i lartë se sa 0.3 për qind e objektivit buxhetor. Raporti i borxhit publik, i parashikuar në rreth 56 për qind në fund të vitit 2024, pritet të bjerë në rreth 50 për qind në vitin 2029 dhe vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme”, vlerëson FMN.

Megjithatë, pavarësisht nga tabloja optimiste makroekonomike, FMN thotë se vendi përballet me sfida të konsiderueshme strukturore. Të ardhurat për frymë qëndrojnë në rreth një të katërtën e niveleve të SHBA-së dhe BE-15, në mes të plakjes së shpejtë dhe emigrimit.

Reforma të gjera, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe kornizave të menaxhimit të financave publike, rritjen e kapitalit njerëzor dhe produktivitetit, nevojiten për të katalizuar një rritje dhe konvergjencë më të qëndrueshme afatgjatë./Oranews

The post Paralajmërimi i FMN: Rritja e shpejtë e kredisë për ndërtimin në Shqipëri rrezikon sistemin financiar appeared first on Albeu.com.

FMN: Inteligjenca Artificiale rrezikon 26-40% të vendeve të punës në vendet në zhvillim si Shqipëria
Inteligjenca Artificiale, do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës në mbarë botën, duke zëvendësuar disa dhe duke plotësuar të tjerat.

Ne kemi nevojë për një ekuilibër të politikave për të shfrytëzuar potencialin e ri, u shpreh nëpërmjet në blogu, Kristalina Georgieva, Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo tha se bota është në prag të një revolucioni teknologjik që mund të nxisë produktivitetin, rritjen globale dhe të rrisë të ardhurat në mbarë botën.

Megjithatë, mund të zëvendësojë vendet e punës dhe të thellojë pabarazinë.

Përparimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale ka mahnitur botën, duke ngritur pyetje të rëndësishme në lidhje me ndikimin e mundshëm në ekonominë globale.

Efekti neto është i vështirë për t’u parashikuar, pasi IA do t’i prekë ekonomitë në mënyra komplekse.

FMN sugjeron se shtetet duhet të krijojmë një seri politikash, për të shfrytëzuar në mënyrë të sigurt potencialin e madh të IA në dobi të njerëzimit.

Shumë studime kanë parashikuar gjasat që vendet e punës të zëvendësohen nga IA. Megjithatë në shumë raste, IA ka të ngjarë të plotësojë punën e njerëzve. Gjetjet e analizës së FMN janë befasuese.

E para, pothuajse 40% e punësimit global është e ekspozuar ndaj IA.

Historikisht, automatizimi dhe teknologjia e informacionit kanë tendencë të ndikojnë në detyrat rutinë, por një nga gjërat që e veçon IA është aftësia për të ndikuar në punë me aftësi të larta.

Si rezultat, ekonomitë e përparuara përballen me rreziqe më të mëdha nga IA, por edhe më shumë mundësi për të shfrytëzuar përfitimet e saj, krahasuar me tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim.

Në ekonomitë e përparuara, rreth 60% e vendeve të punës mund të ndikohen nga IA. Përafërsisht gjysma e punëve të ekspozuara mund të përfitojnë nga integrimi i IA, duke rritur produktivitetin.

Për gjysmën tjetër, aplikacionet e IA mund të ekzekutojnë detyra kyçe të kryera aktualisht nga njerëzit, të cilat mund të ulin kërkesën për punë, duke çuar në paga më të ulëta dhe reduktim të punësimit.

Në rastet më ekstreme, disa nga këto punë mund të zhduken.

Në tregjet në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta, ekspozimi i IA pritet të jetë përkatësisht 40% dhe 26%.

Këto gjetje sugjerojnë se tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, përballen me më pak ndërprerje të menjëhershme nga IA.

Në të njëjtën kohë, shumë prej këtyre vendeve nuk kanë infrastrukturën ose fuqinë punëtore të aftë për të shfrytëzuar përfitimet e IA, duke rritur rrezikun që me kalimin e kohës teknologjia mund të përkeqësojë pabarazinë midis kombeve.

Inteligjenca Artificiale, mund të ndikojë gjithashtu në pabarazinë e të ardhurave dhe pasurisë brenda vendeve. Do të krijohet polarizimin brenda grupeve të të ardhurave, me punonjësit që mund të shfrytëzojnë IA duke parë një rritje në produktivitetin dhe pagat e tyre.

Hulumtimet tregojnë se IA mund të ndihmojë punëtorët me më pak përvojë të rrisin produktivitetin e tyre më shpejt.

Punëtorët e rinj mund ta kenë më të lehtë të shfrytëzojnë mundësitë, ndërsa punëtorët e moshuar mund të luftojnë për t’u përshtatur.

Efekti në të ardhurat nga puna, do të varet kryesisht nga shkalla në të cilën IA do të plotësojë punëtorët me të ardhura të larta.

Nëse IA plotëson ndjeshëm punëtorët me të ardhura më të larta, mund të çojë në një rritje jo të barabartë të të ardhurave të tyre nga puna.

Për më tepër, përfitimet në produktivitet nga bizneset që aplikojnë IA ka të ngjarë të rrisë kthimet e kapitalit, të cilat gjithashtu mund të favorizojnë ata që ftojnë më shumë. Të dyja këto dukuri mund të përkeqësojnë pabarazinë.

Në shumicën e skenarëve, IA ka të ngjarë të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme, një prirje shqetësuese që politikëbërësit duhet ta trajtojnë në mënyrë proaktive, për të parandaluar që teknologjia të nxisë më tej tensionet sociale.

Është thelbësore që vendet të krijojnë rrjete gjithëpërfshirëse të sigurisë sociale dhe të ofrojnë programe rikualifikimi për punëtorët e cenueshëm. Duke vepruar kështu, tranzicioni i IA mund të bëhet më gjithëpërfshirës.

Për të ndihmuar vendet të hartojnë politikat e duhura, FMN ka zhvilluar një indeks të Përgatitjes së IA, që mat gatishmërinë në fusha të tilla si infrastruktura dixhitale, politikat e kapitalit njerëzor dhe të tregut të punës, inovacioni dhe integrimi ekonomik.

Komponenti i politikave të kapitalit njerëzor dhe të tregut të punës, për shembull, vlerëson elemente të tilla si vitet e shkollimit dhe lëvizshmërinë në tregun e punës, si dhe përqindjen e popullsisë që mbulohet nga rrjetet e sigurisë sociale.

Komponenti i rregullores dhe etikës vlerëson përshtatshmërinë ndaj modeleve dixhitale të biznesit të kuadrit ligjor të një vendi dhe praninë e një qeverisjeje të fortë për zbatimin efektiv.

Duke përdorur indeksin, stafi i FMN-së vlerësoi gatishmërinë e 125 vendeve. Gjetjet zbulojnë se ekonomitë më të pasura, duke përfshirë ekonomitë e përparuara dhe disa ekonomi të tregut në zhvillim, priren të jenë më të pajisura për adoptimin e IA sesa vendet me të ardhura të ulëta, megjithëse ka ndryshime të konsiderueshme midis vendeve.

Singapori, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka treguan rezultate më të larta në indeks, bazuar në katër kategoritë e gjurmuara.

FMN këshillon që ekonomitë e përparuara duhet t’i japin përparësi inovacionit dhe integrimit të IA, ndërsa zhvillojnë korniza të fuqishme rregullatorë.

Për tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, prioriteti duhet të jetë vendosja e një themeli të fortë nëpërmjet investimeve në infrastrukturën digjitale dhe një fuqie punëtore kompetente digjitale.

Epoka e Inteligjencës Artificiale, është pranë nesh dhe është ende në dorën tonë për të siguruar që ajo të sjellë prosperitet për të gjithë, evidentoi analiza e FMN./Monitor

The post FMN: Inteligjenca Artificiale rrezikon 26-40% të vendeve të punës në vendet në zhvillim si Shqipëria appeared first on Albeu.com.

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024
Këtë vit, lulëzimi turistik i Shqipërisë nuk duket se e ka “bindur” Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që të jetë optimist për ekonominë shqiptare.

Në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, të publikuar në prill, FMN ka rishikuar me ulje ecurinë ekonomike të vendit për këtë vit.

Fondi pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.1% në vitin 2024, nga 3.3% që kishte qenë vlerësimi fillestar në raportin e tetorit 2023.

Shqipëria renditet në këtë mënyrë ndër vendet që do të kenë rritjen më të ulët, e katërta nga gjashtë shtete gjithsej.

Rritjen më të lartë pritet që ta ketë Kosova, me 3.8%. Edhe për Kosovën, FMN ka bërë një rishikim të lehtë në ulje, nga 4% që ishte vlerësimi i tetorit.

Mali i Zi pritet të ketë një ecuri prej 3.7%, i njëjtë me tetorin. Rishikimi më i ndjeshëm në rritje është për Serbinë, që tashmë pritet të zgjerohet me 3.5%, nga 3% që ishte vlerësimi fillestar.

Për Maqedoninë e Veriut pritet rritje prej 2.7% (0.2 pikë përqindje më shumë) dhe për Bosnjë-Hercegovinën është bërë rishikimi më i fortë në ulje, nga 3% në 2.4%.

FMN pret që inflacioni të ulet në 3.5%, pas një mesatareje prej 4.8% në 2023, për të zbritur pas vitit 2025 në 3%, që është dhe objektivi i Bankës së Shqipërisë.

Deficiti i llogarisë korente (që mat transaksionet e mallrave dhe shërbimeve me vendet e tjera), pritet të përkeqësohet lehtë në -3.8% të prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), nga 3.7% në 2023.

Për vitin 2023, rritja ekonomike e vendit shënoi një rritje me bazë vjetore prej 3,44%, sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT.

Në krahasim me vitin 2022, kur PBB-ja u rrit me 4.85% u shënua një ngadalësim, ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe administrata publike kanë qenë kontribuesit më të mëdhenj të rritjes në 2023, ndërsa industria dhe bujqësia shënuan tendencë negative.

Ndonëse Shqipëria shënoi vitin më të mirë turistik në 2023, me më shumë se 10 milionë shtetas të huaj që hynë në vend, konsumi ishte mjaft i dobët.

Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 2.96% në 2023, nga 7.37% vitin e mëparshëm, duke shënuar nivelet më të ulëta që nga koha e pandemisë.

Madje në gjysmën e dytë të vitit, kur kulmon turizmi, konsumi u rrit me ritme shumë të ngadalta (2.21% në tremujorin e tretë dhe 1.55% në të katërtin).

Vlerësohet se niveli i lartë i emigracionit, sidomos i të rinjve dhe shtrenjtimi i çmimeve kanë ulur konsumin vendas, që nuk është arritur të kompensohet nga turistët e huaj, që qëndrojnë në Shqipëri për pak ditë dhe janë të prirur të shpenzojnë pak./Monitor

The post FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024 appeared first on Albeu.com.