fmiljet shqiptare Archives - Albeu.com

Shqipëria me përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë
Si para dhe pas pandemisë Shqipëria paraqitet me numrin më të lartë të familjeve në 9 vendet e Rajonit të Europës Juglindore që nuk kanë mundësi të kursejnë sipas anketës së Bankës Qendrore të Austrisë të vjeshtës 2021 (shih grafikun bashkëngjitur).

Siç tregojnë të dhënat e anketës, rreth 75 për qind e familjeve në Shqipëri nuk kanë plane për të kursyer pas krizës pandemike. Kjo tendencë mund të thellohet nga çmimet e larta pas luftës në Ukrainë. Gjithashtu Serbia dhe Bullgaria kishin një përqindje të konsiderueshme të familjeve që nuk kishin mundësi të kursenin pas pandemisë.

Por rreth 10 për qind e familjeve në Shqipëri kanë deklaruar se kanë plan të kursejnë më shumë se para pandemisë. Niveli i familjeve që kanë në plan të kursejnë më shumë është i krahasueshëm me atë të vendeve të tjera. Madje përqindja e familjeve që kanë në plan ti rrisin kursimet në Shqipëri është sa dyfishi i familjeve në Bullgari dhe më i lartë se në Hungari dhe gati në nivel të njëjtë me Serbinë.

Përqindjet e larta të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë dhe atyre që do të kursejnë më shumë tregojnë për një polarizim të shoqërisë në Shqipëri.

Sipas statistikave monetare për nëntë vendet e Europës Juglindore (CESE) norma e rritjes e depozitave të individëve mbeti pozitive gjatë rrjedhës së pandemisë COVID-19. Në Çeki dhe Rumani, rritja e depozitave të individëve u përshpejtua gjatë viteve pandemike 2020 dhe 2021, ndërsa në Bullgari, Kroaci, Hungari, Shqipëri dhe Serbi, filloi përshpejtohet në vitin 2021.

Në Poloni, norma e rritjes së depozitave ishte përshpejtuar në 2019 dhe u ngadalësua disi gjatë pandemisë, por mbeti më lart se nivelet e para krizës. Vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë rritja e depozitave u ngadalësua, por u kthye në nivelet e para krizës në vitin 2021.

Rritja e depozitave të familjeve gjatë pandemisë kryesisht reflekton kursimin e detyruar për shkak të kufizimeve në lëvizje.

Ndërsa disa familje mund kanë rritur kursimet e tyre, shumica nuk kishin mundësi për kursime.

Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në vendet e CESE u bë vjeshtën e vitit 2021, pasi e para, se të fillonte kriza e çmimeve të energjisë, rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe lufta në Ukrainë, ku pasojat e saj do të vënë më shumë nën presion familjet në Rajon.

Mesatarisht në të gjithë Rajonin 12 % e familjeve pohuan se kursimet e tyre ishin rritur gjatë pandemisë, ndërsa 33% thanë se kursimet e tyre ishin ulur. /MONITOR

The post Shqipëria me përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë appeared first on Albeu.com.