Flote Archives - Albeu.com

Kina, Rusia stërvitje të përbashkëta detare dhe ajrore në Detin e Japonisë
Një flotë e marinës ushtarake kineze u nis të dielën për t’iu bashkuar forcave detare dhe ajrore të Rusisë në Detin e Japonisë në një stërvitje që synon “ruajtjen e sigurisë së linjave strategjike detare”, njoftoi ministria kineze e mbrojtjes.

Manovrat, e emërtuara “Northern/Interaction-2023”, janë një tregues i rritjes së bashkëpunimit ushtarak mes Kinës dhe Rusisë, që nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukranë. Ato po zhvillohen ndërsa Pekini vazhdon të refuzojë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për rivendosjen e komunikimit ushtarak.

Flota kineze, e përbërë nga pesë luftanije dhe katër helikopterë, u nis nga porti lindor Qingdao dhe do të takohet me forcat ruse në një “zonë të paracaktuar”, njoftoi ministria kineze të dielën në llogarinë e saj zyrtare në WeChat.

Të shtunën, ministria kineze e mbrojtjes kishte njoftuar se forcat detare dhe ajrore të Rusisë do të merrnin pjesë në një stërvitje në Detin e Japonisë.

Sipas gazetës shtetërore kineze Global Times, e cila citonte ekspertë ushtarakë, kjo do të jetë hera e parë që marrin pjesë në stërvitje njëkohësisht forca ruse të detit dhe të ajrit.

Dy nga anijet ruse që marrin pjesë në stërvitjet në Detin e Japonisë, “Gromkiy” dhe “Sovershenniy”, kishin marrë pjesë më herët këtë muaj në një tjetër stërvitje me marinën ushtarake kineze në Shanghai, të përqëndruar tek lëvizja e formacioneve, komunikimi dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Përpara se të ankoroheshin në portin e qytetit të rëndësishëm financiar Shanghai, anijet kishin lundruar përgjatë Tajvanit dhe Japonisë, duke i detyruar kështu Taipein dhe Tokion që të monitoronin nga afër lëvizjet e këtyre mjeteve detare ruse.

Disa ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën në shkurt 2022, Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti kinez Xi Jinping shpallën partneritetin “pa kufij”, që ata thanë se synon t’i kundërvihet influencës së Shteteve të Bashkuara.

Një ndër fushat më të rëndësishme të këtij partneriteti është bashkëpunimi ushtarak.

Kur Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Li Shangfu, u takua më herët këtë muaj në Pekin me drejtuesin e marinës ushtarake ruse, Admiralin Nikolai Yevmenov, të dyja palët përsëritën zotimin për të forcuar marrëdhëniet ushtarake.

Shefi i shtabit kinez Liu Zhenli dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov përsëritën të njëjtin zotim në muajin qershor./voa

The post Kina, Rusia stërvitje të përbashkëta detare dhe ajrore në Detin e Japonisë appeared first on Albeu.com.

Sulm “masiv” me dronë në Flotën e Detit të Zi
Ukraina ka kryer një sulm “masiv” me dronë në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, duke dëmtuar një anije luftarake, thotë Rusia.

Sipas saj, janë përdorur nëntë dronë, por Ukraina ende nuk i ka komentuar këto pretendime.

Pa dhënë prova, Rusia akuzoi trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës – dhe në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar.

Në përgjigjen e saj, ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia “po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike”.

Sulmi i së shtunës vjen pasi trupat ukrainase rimorrën me sukses territorin e pushtuar nga trupat ruse që kur nisën pushtimin e tyre më 24 shkurt.

Rusia është përgjigjur duke nisur sulme në shkallë të gjerë në infrastrukturën ukrainase, veçanërisht në rrjetin energjetik të vendit.

Sevastopol është qyteti më i madh në atë rajon dhe shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi.

Në prill, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u mbyt pranë Krimesë. Rusia tha se një shpërthim municioni shkaktoi dëmin që fundosi anijen, ndërsa Ukraina pretendoi se e kishte fundosur anijen me një sulm raketash.

Më 9 gusht, një bazë ajrore ushtarake ruse në Krime u trondit nga disa shpërthime që shkatërruan të paktën nëntë avionë ushtarakë. Agjencia gjermane e lajmeve DPA më 19 gusht, duke cituar zyrtarë ushtarakë perëndimorë tha se sulmi në bazën ajrore Saky kishte nxjerrë jashtë funksionit më shumë se gjysmën e avionëve të Flotës së Detit të Zi dhe e detyroi flotën të ndërmerrte një pozicion mbrojtës./REL

The post Sulm “masiv” me dronë në Flotën e Detit të Zi appeared first on Albeu.com.