Florian Shurdhi Archives - Albeu.com

Qëlloi mbi policinë në 2014-tën në Lazarat, prangoset i riu në Fier
Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme 38-vjeçarin Florian Shurdhi.

Ai është një emër i njohur për policinë, për shkak të përfshirjes së tij në aktivitete kriminale ka rënë sot në prangat e policisë pasi u arrestua në flagrancë në Bypass-in e Fierit pasi qarkullonte me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike në makinë.

Në momentin e arrestimin atij iu gjetën një sasi lënde narkotike kanabis si dhe një armë e ftohtë (thikë) ndërkohë që pas kontrollit në banesë iu gjetën dhe fara kanabisi.

38- vjeçari Florjan Shurdhi, banues në Lazarat është një emër i njohur për forcat blu pasi në vitin 2014 ishte pjesë e grupit që qëlluan mbi forcat e rëndit në momentin kur këta po futeshin për të kryer opoeracionin anti-kanabis në Lazarat.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bypass”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari, me precedent të mëparshëm për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, dhe veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, fara kanabisi dhe 1 armë e ftohtë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, finalizuan operacionin policor të koduar “Bypass”.

Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. Sh., 38 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër,  me precedent të mëparshëm për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas dhe kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, doza me kanabis, fara kanabisi, si dhe 1 thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Qëlloi mbi policinë në 2014-tën në Lazarat, prangoset i riu në Fier appeared first on Albeu.com.