Florian Paluçit Archives - Albeu.com

Vrasja e Florian Paluçit për një kafe, Daniel Pepa zbulon arsyen e krimit
Autori i vrasjes së Florian Paluçit, Daniel Pepa, ka pretenduar se ka qëlluar me armë në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme, pasi Florin Paluçi, ishte personi i parë që ka qëlluar me pistoletë duke vrarë shokun e tij, Aranit Kurti.

Këtë qëndrim, autori i krimit e ka mbajtur pas dorëzimit në ambjentet e prokurorisë së Durrësit, e cila po ndjek rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në mesnatën e 22 Tetorit 2025.

I riu më pas është shoqëruar në ambjentet e policisë së Durrësit, ku gjatë marjes në pyetje, ka pretenduar se nëse nuk do qëllonte drejt Florin Paluçit, ai do e vriste siç vrau shokun e tij Aranit Kurti.

Të dyja palët atë natë ishin të armatosur, ndërsa u konfliktuan fillimisht për ekspresin që ishte i fikur dhe kamarieri nuk mund ti shërbente kafen.

Daniel Pepa, në prezencë të avokatit të tij dhe oficerit të policisë gjyqësore, ka argumentuar se ka qëlluar nga tronditja e fortë psikike dhe vetëmbrojtjes së nevojshme, pasi Paluçi i vrau i pari shokun dhe më pas rrezikoi të qëllonte edhe mbi Daniel Pepën.

Por pavarësisht kësaj dëshmie, në këtë ngjarje kriminale prova më e fortë janë pamjet filmike të cilat kanë dokumentuar të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë.

Gjithmonë duke ju referuar pamjeve filmike, policia thotë se i pari që ka qëllua është Flori Paluçi, i cili ka qëlluar njëherë në tokë.

Më pas ka drejtuar armën drejt Daniel Pepës dhe ka hapur zjarr ndaj tij, por pa mundur të vrasë.

Miku i Danielit, Aranit Kurti, që ndodhej shumë pranë Florian Paluçit, ka qëlluar me grusht në fytyrë Florian Paluçin, dhe vrapon të largohet prej tij.

Por Paluçi qëllon një herë me pistoletë drejt Aranit Kurtit, ku plumbi i ka depërtuar trupin pas shpine dhe i ka prekur zemrën, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mes kësaj vorbulle të shtënash, Daniel Pepa, ka hapur zjarr vetëm 1 herë dhe ka qëlluar pas shpine Flori Paluçin, i cili pasi ka kryer disa lëvizje të pavetëdijshme është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen.

Pas këtyre veprimeve Daniel Pepa, së bashku me Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë larguar nga vendi i ngjarjes, për tu kthyer pas disa minutash sërish në vendngjarje.

Pepa më tej është larguar përfundimisht duke mos arritur të kapet nga policia. Por pas disa ditësh ai është vetëdorëzuar në prokurorinë e Durrësit dhe se pritet që sot ose nesër të dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”./ Elton Qyno, Syritv

The post Vrasja e Florian Paluçit për një kafe, Daniel Pepa zbulon arsyen e krimit appeared first on Albeu.com.