florent muslija Archives - Albeu.com

Kosova luan katër herë brenda 10 ditësh, Foda përballet me disa mungesa para grumbullimit
<html><head></head><body>

Kosova do ta hapë më 24 shtator ciklin kualifikues në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke e pritur Irlandën në Prishtinë.

Tri ditë më vonë, më 27 shtator, “Dardanët” do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me kombëtaren vendase. Më 1 tetor është planifikuar ndeshja kundër Izraelit në Hungari, ndërsa seria prej katër takimesh do të përfundojë më 4 tetor në Prishtinë, ku Kosova do të luajë sërish ndaj Austrisë.

Ky kalendar i ngjeshur, me katër ndeshje brenda dhjetë ditësh në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, e bën gjendjen fizike të futbollistëve një element të rëndësishëm në përzgjedhjet e Franco Fodës.

Përzgjedhësi i Kosovës pritet të përballet me disa mungesa gjatë këtij grumbullimi. Amir Rrahmani nuk do të jetë në dispozicion, pasi ka vendosur ta pezullojë angazhimin me kombëtaren pas mosmarrëveshjeve me FFK-në, të cilën edhe e ka paditur.

Rrahmani nuk është problemi i vetëm në repartin defensiv. Kreshnik Hajrizi gjithashtu pritet të mungojë me siguri, pasi u dëmtua në maj dhe më pas iu nënshtrua një operacioni.

Hajrizi nuk është rikuperuar ende plotësisht dhe, sipas Telegrafit, pritet të mos luajë në asnjërën prej katër ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Edhe Elvis Rexhbeçaj pritet të mbetet jashtë listës. Mesfushori pësoi një lëndim disa muaj më parë gjatë një seance stërvitore me Wolfsburgun dhe ende nuk është kthyer plotësisht në dispozicion.

Një tjetër mungesë me peshë mund të jetë ajo e Florent Muslijës. Mesfushori vazhdon rikuperimin nga dëmtimi në gju dhe nuk ka luajtur që prej 24 prillit.

Disponueshmëria e tij për këto takime do të varet nga ecuria e gjendjes së tij fizike.

Pikëpyetje ka edhe rreth Fisnik Asllanit, i cili vetëm së fundmi është kthyer pas lëndimit. Sulmuesi u aktivizua për disa minuta në ndeshjen e fundit të Hoffenheimit kundër Stuttgartit, por pas dëmtimit në gju mund të mos ketë arritur ende formën optimale për ta përballuar ngarkesën e katër ndeshjeve.

Një situatë më vete paraqet edhe Milot Rashica. Sulmuesi ka luajtur shumë pak minuta gjatë këtij sezoni, për shkak se te Besiktasi nuk po e gjen hapësirën që dëshiron.

Për rrjedhojë, mbetet e paqartë nëse Rashica do të përfshihet në listën e Kosovës për grumbullimin e ardhshëm.

Lista e futbollistëve do të bëhet publike të premten.

</body></html>

The post Kosova luan katër herë brenda 10 ditësh, Foda përballet me disa mungesa para grumbullimit appeared first on Albeu.com.

Florent Muslija mohon bojkotin: Të luaj për Kosovën është krenaria ime më e madhe
<html><head></head><body>

Florent Muslija ka hedhur poshtë zërat se mund t’i bashkohej një bojkoti të Kombëtares së Kosovës, pas vendimit të kapitenit Amir Rrahmani për të mos luajtur më me “Dardanët”.

Rrahmani kishte bërë të ditur disa ditë më parë se po tërhiqej nga përfaqësuesja, duke shprehur pakënaqësi ndaj drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Pas këtij njoftimi, u raportua se edhe futbollistë të tjerë, me Edon Zhegrovën në krye, mund të merrnin një vendim të ngjashëm.

Ndër emrat që u përmendën në këto raportime ishin edhe Arijanet Muric, Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Florent Muslija.

Mesfushori i Freiburgut, aktualisht jashtë fushave për shkak të një lëndimi, i ka mohuar në mënyrë kategorike këto pretendime. Ai ka sqaruar se, po të ishte në gjendje të mirë fizike, do t’i përgjigjej me kënaqësi ftesës së Kosovës për ndeshjet e shtatorit.

“Faleminderit që më kontaktuat. Më vjen keq që emri im është përfolur për bojkot ose diçka të tillë. Unë jam i lënduar, fatkeqësisht, por sikur të isha shëndoshë e mirë, si gjithmonë me kënaqësi do të vija të luaja për vendin tim. Këto janë shpifje”, ka deklaruar Muslija për “Gazetën Olle”.

Futbollisti 28-vjeçar ka nënvizuar se për të nuk ekziston asnjë pasiguri sa i përket përfaqësimit të Kosovës. Sipas tij, fanella e “Dardanëve” ka një rëndësi të veçantë dhe përbën krenarinë më të madhe personale.

“Unë vij të luaj për vendin tim, për Kosovën, nuk vij të luaj për asnjë person tjetër. Të vesh fanellën e Kombëtares është krenaria ime më e madhe”, ka thënë ai.

Muslija u ka bërë gjithashtu apel të gjithëve për bashkim përpara sfidave të rëndësishme të Kosovës. Ai ka kërkuar që emri i tij të mos përfshihet në lajme që mund të nxisin përçarje brenda përfaqësueses.

“Shpresoj që emri im të mos përdoret kurrë për lajme të tilla përçarëse. Kosova ka nevojë të jetë e bashkuar, se na presin ndeshje shumë të rëndësishme”, ka përfunduar Muslija.

</body></html>

The post Florent Muslija mohon bojkotin: Të luaj për Kosovën është krenaria ime më e madhe appeared first on Albeu.com.

Foda largon nga grumbullimi Muriçin, Zhegrovën dhe Muslijan
Duket se humbja shtëpiake përballë Rumanisë ka trazuar situatën në kampin e Kosovës. Ndërkohë që skuadra dardane po përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Qipros, Federata njofton se tre lojtarë janë përjashtuar nga grumbullimi i ekipit kombëtar.

Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija largohen nga grumbullimi pasi kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi Franco Foda dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, shkruhet në njoftimin e Federatës Kosovare të Futbollit.

The post Foda largon nga grumbullimi Muriçin, Zhegrovën dhe Muslijan appeared first on Albeu.com.

Florent Muslija transferohet në Bundesligë
SC Freiburg ka nënshkruar me yllin kosovar Florent Muslija nga SC Paderborn.

Pas transferimit nga Hannover 96, sulmuesi Florent Muslija ka qenë në SC Paderborn që nga fillimi i vitit 2022 dhe ka luajtur 70 ndeshje konkurruese për klubin e divizionit të dytë gjatë kësaj periudhe.

Në këto ai shënoi 25 gola dhe 14 asistime. Në total, 25-vjeçari ka bërë 17 ndeshje në Bundesligë, 125 ndeshje në Bundesligën e dytë dhe 42 paraqitje në ligën e tretë. Muslija është trajnuar në radhët e të rinjve të Karlsruher SC dhe është lojtar aktiv i kombëtares së Kosovës, për të cilin ka luajtur 23 herë deri më tani.

Florent Muslija u shpreh i lumtur me këtë transferim.

“Kam mundur të përjetoj atmosferën e mrekullueshme në stadiumin Europa-Park në ndeshjen e kupës në vjeshtë. Tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj, të zhvillohem më tej këtu dhe të jap gjithçka për klubin sportiv.”

Florent Muslija merr fanellën me numër 23 te Freiburgu, teksa u dakordua që të mos zbulohej përmbajtja e kontratës. /gazetaexpress/

The post Florent Muslija transferohet në Bundesligë appeared first on Albeu.com.

Mesfushori shqiptar është pranë hapit të rëndësishëm në karrierë, e kërkon ekipi nga Bundesliga
Florent Muslija pritet të ndërrojë skuadër këtë muaj. Mesfushori shqiptar aktualisht është pjesë e Paderbornit, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij pozitive. Sipas raportimeve nga Gjermania, skuadra nga Bundesliga kërkojnë futbollistin e përfaqësueses së Kosovës.

Përpos Bohumit, në garë është futur edhe Frajburgu. Muslija ka dhënë miratimin për këta të fundit dhe negociatat po shkojnë me ritme pozitive. Mesfushorit 25-vjeçar i përfundon kontrata në verë dhe një transferim në këtë dritare merkatoje është i mirëpritur edhe nga klubi i Bundesligës 2, Paderborni. Frajburgu aktualisht ndodhet në vendin e 8 të elitës së futbollit gjerman, vetëm 9 pikë nga zona e Ligës së Kampionëve. /Sport Ekspres/

The post Mesfushori shqiptar është pranë hapit të rëndësishëm në karrierë, e kërkon ekipi nga Bundesliga appeared first on Albeu.com.