floke te shendetshem Archives - Albeu.com

Hiqni dorë nga këto 8 zakone të përditshme dhe floku juaj do të jetë i mahnitshëm
Shëndeti i flokëve është një problem që prek shumicën e vajzave dhe grave të cilat ankohen vazhdimisht edhe kur mendojnë se po kujdesen për to. Por kujdesja nuk ka të bëjë thjesht me zgjedhjen e një shampoje të mirë, por me heqjen dorë të këtyre 8 zakoneve të cilat do t’i listojmë më poshtë.

1. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit nuk dëmton vetëm bronket, por konsiderohet edhe si armiku numër 1 i flokëve të shëndetshëm. Ai rrit sasinë e toksinave në qarkulllim, duke pasur në këtë mënyrë një ndikim negativ në flokë dhe lëkurë.

2.Stresi

Stresi ndikon në shëndetin tonë emocional dhe shkakton, në afat të gjatë, çekuilibër në sferën psikologjike dhe fizike. Një nga pasojat është dobësimi i flokëve. Njerëzit e stresuar mund të pësojnë rënie të madhe të flokëve, zbokth ose thinja të parakohshme.

3.Lidhni flokët kur janë të lagur

Zakoni i lidhjes së flokëve kur janë të lagura mund të praktikohet shpesh edhe për të krijuar stile flokësh të ndryshme, por është shumë e gabuar. Edhe pse duket si e padëmshme, me kohën mund të shkaktojë probleme të tilla si zbokth, këputje të flokëve etj.

4. Lani flokët me ujë të ngrohtë

Jo të gjithë mund ta tolerojnë ujin e ftohtë kur lahen me shampo dhe në dimër është e pashmangshme përdorimi i ujit të nxehtë. Megjithatë, nëse bëhet zakon i rregullt, ju filloni të vini re dëmet. Temperatura e ujit të nxehtë hap poret e lëkurës së kokës, duke kërcënuar shëndetin e folikulave. Me kalimin e kohës, ai ndryshon prodhimin natyral të sebumit dhe në të njëjtën kohë, prodhon thatësi.

5.Ekspozimi i gjatë në diell

Ashtu si lëkura, edhe flokët duhet të mbrohen nga efektet e diellit. Dëmi mund të mos jetë i dukshëm menjëherë, por rrezet UV mund të ndryshojnë pamjen dhe shpejtësinë me të cilën rriten flokët.

6.Tharëse dhe stilues flokësh

Nuk mund të mohohet se tharëset e nxehta të flokëve dhe stiluesit si pjastera ose masha ndihmojnë në arritjen e modeleve perfekte të flokëve. Megjithatë, përdorimi i tepërt mbetet ndër shkaqet kryesore të përkeqësimit të shëndetit të tyre. Ato dëmtojnë kutikulat që mbrojnë flokët, duke ndryshuar strukturën e tyre.

7.Lyerja e flokëve

Zbardhja e flokëve është një proces kimik agresiv ndaj nuk këshillohet të bëhet shpesh dhe në rastet që vendosni për t’i trajtuar, është mirë t’ja besoni atë duarve të një profesionisti.

8. Kruarja e kokës

Për një arsye ose një tjetër, disa njerëz e kanë zakon të kruajnë kokën me forcë, pothuajse pa e kuptuar. Ndonjëherë fajtori është stresi, në raste të tjera kruajtja lidhet me ndryshimet në pH. Kërvishtja e tepërt e kokës dëmton shëndetin e qelizave të gjalla të pranishme në rrënjën e flokëve. Nëse shkaku është kruarja, zbokthi ose një sëmundje e lëkurës, konsultohuni me një dermatolog sa më shpejt të jetë e mundur.

The post Hiqni dorë nga këto 8 zakone të përditshme dhe floku juaj do të jetë i mahnitshëm appeared first on Albeu.com.

Katër këshilla si të trajtoni flokët e dëmtuar
Në sezonet e fundit, flokët e shkurtër dhe modeli bob kanë udhëhequr padyshim trendin në botën e bukurisë, por dalëngadalë ndjejmë se po ndryshon stili dhe po i rikthehemi dëshirës së vjetër për flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe me shkëlqim, që për shumë është një ëndërr e paarritshme.

Si të nxisni rritjen e flokëve?

Edhe pse rritja e flokëve më së shpeshti i atribuohet gjenetikës, kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i bëni ato të rriten më shpejt, dhe përveç disa trukeve kryesore që nuk përjashtohen, është po aq e rëndësishme të kemi me durim dhe shumë produkte!

Ajo që na pëlqen te flokët e gjatë janë mundësitë e pafundme të stilimit, kështu që mund të kemi një model flokësh të ndryshëm çdo ditë dhe të eksperimentojmë pafund me të.

Këmbëngulja dhe durimi janë më të rëndësishmet kur i lini flokët të rriten, sepse është një proces në të cilin rezultatet nuk arrihen brenda natës, por edhe kështu, të paktën mund ta përshpejtoni pak duke aplikuar truke të shkëlqyera që pëlqejnë flokët.

Ushqimi i duhur është çelësi për rritjen e flokëve

Ashtu si çdo gjë në trupin tonë, reduktimi i derdhjes dhe rritja më e shpejtë e flokëve shoqërohet me ushqimin e duhur. Prandaj, pasurojeni menunë tuaj ditore me perime dhe fruta të freskëta, arra dhe ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe vajra të shëndetshëm, si peshku, që do të ndikojë shumë në pamjen e vetë flokëve. Nëse nuk keni filluar zakone të shëndetshme në vitin e ri, ky është në fakt një nxitje e madhe për të bërë ndryshime.

Eksfolimi i kokës të paktën një herë në javë

Për më tepër, kujdesi për lëkurën e kokës është po aq i rëndësishëm dhe përfshin më shumë sesa thjesht larje me shampo dhe aplikim të një kondicioneri ushqyes. Të paktën një herë në javë, është e nevojshme të bëni një piling ushqyes që do të largojë të gjitha papastërtitë nga skalpi dhe do të stimulojë qarkullimin. Eksfolimin mund ta bëni vetë, duke përdorur përbërës që duhet t’i keni në kuzhinë, dhe më i pëlqyeri është sigurisht ai i bërë vaji i ullirit, i cili siguron kujdes të shkëlqyer të kokës.

Shmangni trajtimin e ashpër të flokëve

Gjithashtu, ajo që nuk duhet neglizhuar është mënyra se si i trajtoni flokët, gjë që mund t’i dëmtojë ato pa e kuptuar as vetë. Kapja e shpeshtë e flokëve dhe stilimi i përditshëm mund të çojë në rrallim dhe këputje, prandaj prerja e flokëve është e nevojshme.

E rëndësishme për rritjen e flokëve janë produktet që keni në koleksionin tuaj për kujdesin e tij, të cilat duhet të jenë disi më të buta, pa përbërës të dëmshëm dhe agresivë dhe nuk përjashtohet përfshirja në koleksionin tuaj produkte që synojnë të stimulojnë rritjen e tij.

The post Katër këshilla si të trajtoni flokët e dëmtuar appeared first on Albeu.com.

Nëse doni flokë të shëndetshëm, mos i ndani këto 4 ushqime nga vaktet tuaja
Për të pasur flokë të fortë dhe me shkëlqim, duhet të ndiqni një dietë me një shumëllojshmëri ushqimesh, por për flokë më të shëndetshëm duhet të konsumoni patjetër ushqimet e renditura më poshtë

Veza

Vezët janë të pasura me biotinë. Biotina është një vitaminë esenciale për rritjen e flokëve, por edhe për shëndetin e kokës në përgjithësi. Ushqime të tjera që përmbajnë sasi të konsiderueshme të biotinës janë: bajamet, salmoni, avokadoja dhe djathërat me yndyrë të ulët etj.

Spinaqi

Spinaqi konsiderohet një ushqim i mirë për floket, për shkak të acidit folik dhe hekurit që përmban. Acidi folik është një vitaminë që ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut ndërsa hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë oksigjen. Në rastet e mungesës së hekurit, qelizat nuk mund të marrin oksigjen të mjaftueshëm për të punuar si duhet dhe si pasojë mund të kemi edhe humbje të rënda të flokëve. Kjo është arsyeja pse ju duhet të hani ushqime që përmbajnë acid folik dhe hekur.

Specat

Specat e kuq, të gjelbër dhe të verdhë janë të pasur me vitaminën C. Vitamina C ndihmon në ruajtjen e shëndetit të flokëve në dy mënyra. Së pari, vitamina C rrit hekurin, i cili merret me anë të konsumimit të ushqimeve me origjinë bimore. Së dyti, vitamina C kontribuon për prodhimin e kolagjenit, i cili prodhon dhe rigjeneron flokët. Mangësitë e vogla të kësaj vitamine mund të krijojnë flokë të thatë që këputen shumë lehtë. Ushqime të tjera që përmbajnë vitaminë C janë: luleshtrydhet, kivit, agrumet, brokolit dhe domatet.

Midhje

Midhjet janë një burim shumë i mirë i zinkut. Zinku është element bazë i keratinës (një komponent bazë i flokut). Nivelet e ulëta të zinkut shkaktojnë humbjen e flokëve dhe rritjen e ngadalshme të tyre. Ushqime të pasura me zink janë: ushqimet e detit, mëlçi, mish viçi, drithërat, djathërat dhe kosi.

The post Nëse doni flokë të shëndetshëm, mos i ndani këto 4 ushqime nga vaktet tuaja appeared first on Albeu.com.

Flokë të shëndetshëm? Këto janë dy përbërësit e kuzhinës me të cilët do të kurseni para
Vaji i ullirit është një prej përbërësve më të ushqyeshëm e të rëndësishëm të dietës mesdhetare e jo vetëm.

Ndër shekuj vaji i ullirit është përdorur në kushte shtëpie dhe për kujdesit e lëkurës e flokëve, ndaj ende sot, industria e kozmetikës e përdor si një nga përbërërit kryesor të kremrave e produkteve kundër plakjes, rigjenerimit të qelizave etj.

Ai përmban fenole, acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm. Ky vaj ofron përfitime të ndryshme shëndetësore , por bën mrekulli edhe pas aplikimit në lëkurën dhe flokët tuaj.

Vaji i ullirit është një përbërës i shkëlqyeshëm hidratues, i cili ushqen në nivel qelizor dhe nga përdorimi i rregullt i maskave të mëposhtme (lehtësisht të realizueshme në kushte shtëpie) mund t’ju ndihmojë të shpëtoni një herë e mirë nga të gjitha problemet e skalpit të kokës dhe flokëve.

Maska për këputjen e flokëve.

Kjo maskë e flokëve përmban 3 përbërës vaj ulliri, avokado dhe mjaltë. Avokadot janë të pasura me Vitaminë B, vitaminë E dhe proteina, elementë që u japin shkëlqim flokëve e i bëjnë më të dendur.

Mjalti është gjithashtu një hidratues natyral që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë nga skalpti i kokës.

Përbërësit:

1 avokado e pjekur

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjele mjaltë

Kos (opsionale)

Përgatitja:

Përzieni 1 avokado të pjekur (prerë në kube të vogla), vajin e ullirit, mjaltin dhe kosin.

Pasi të jetë formuar një masë homogjene aplikojeni këtë përzierje në flokë të lagur duke filluar nga rrënja deri tek majat. Mbajeni për 40-45 minuta.

Shpëlajini flokët me ujë të bollshëm dhe lajini me shampo si zakonisht.

Maska për flokët e thatë.

Shtoni 1 banane të pjekur, 1 lugë çaji mjaltë dhe 1/4 filxhan vaj ulliri ekstra të vi. rgjër në një shtry dhëse. Përziejeni deri sa të arrihet një masë homegjene dhe aplikojeni veçanërisht në majat e flokëve. Lëreni për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë .

Maskë për flokët me vaj ullir dhe vaj kokosi për flokët e dëmtuar

Vaji i arrës së kokosit është një nga përbërësit më të mirë naturalë që ushqen dhe riparon flokët e dëmtuar. Jo vetëm që hidraton, opr rigjallëron dhe u jep flokëve volun e shkëlqim. Ndërsa mjalti dhe vaji i ullirit janë hidratues të shkëlqyer pasi ndihmojnë të depërtojnë thellë në flokët tuaj.

Përbërësit:

2-3 lugë gjelle Vaj kokosi

2 lugë vaj ulliri

2 lugë mjaltë

Përgatitja:

Përzieni vajin e kokosit dhe vajin e ullirit.

Ngroheni pak përzierjen në banjë mari e më pas shtoni mjaltë. Përziejini të gjithë përbërësit dhe aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokëve./albeu.com

The post Flokë të shëndetshëm? Këto janë dy përbërësit e kuzhinës me të cilët do të kurseni para appeared first on Albeu.com.

Si ta përdorni aloe verën për flokë të butë dhe me shkëlqim
Aloe vera është përdorur për vetitë shëruese për shekuj me radhë.  Përmban rreth 75 përbërës aktivë: vitamina, enzima, minerale, sheqerna, linjinë, saponina, acide salicilike dhe aminoacide ndër të tjera, që ndikojnë pozitivisht nëse e përdorni bimën për trajtime bukurie.

Xheli i gjetheve të saj, i cili hiqet lehtësisht, përdoret për të qetësuar plagët dhe djegiet e lëkurës, ka veti të mahnitshme shëndetësore kur hahen dhe gjithashtu mund të përfshihet në rutinën tuaj të kujdesit për flokët, informon albeu.com.

Kur aplikohet në flokët tuaj, ajo qetëson kruarjen e kokës, pasi acidet yndyrore në bimën aloe vera kanë efekte anti-inflamatore, dhe largon mbetjet e yndyrshme nga produktet e tjera të flokëve duke ruajtur integritetin e flokëve tuaj.

Aloe vera ka aftësinë e pabesueshme për të rritur qarkullimin e gjakut në zonën ku e aplikoni. Kjo është arsyeja pse vetitë e saj janë kaq unike sa i përket kujdesit për flokët.

Maskë flokësh

Aloe vera është jashtëzakonisht e dobishme për trajtimin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar, pasi përmban vitamina A, C dhe E, të cilat kontribuojnë në shkëmbimin e qelizave, duke nxitur rritjen e shëndetshme të qelizave dhe flokëve Është gjithashtu e pasur me vitaminë B12 dhe acid folik, kjo gjithashtu do të parandalojë rënien e flokëve.

Për të përdorur aloe verën si maskë, masazhoni flokët me xhelin e saj dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas shpëlajeni si zakonisht. Kjo do të forcojë flokët tuaj dhe do të parandalojë tharjen e kokës, duke kuruar gjithashtu kruajtjen.  Mos harroni se ky trajtim duhet të kryehet në intervale të rregullta./albeu.com

The post Si ta përdorni aloe verën për flokë të butë dhe me shkëlqim appeared first on Albeu.com.