floke te forte Archives - Albeu.com

Dëshironi flokë të shëndetshëm? Zbuloni ushqimet që ju ndihmojnë
Flokët e bukur, të fortë dhe të trashë janë një nga pjesët më të rëndësishme të bukurisë femërore.

Flokët rriten afërsisht me një centimetër në muaj. Vitaminat dhe lëndët e tjera ushqyese që marrim nga një ushqim stimulojnë këtë rritje. Sa më i shëndetshëm të jetë një ushqim, aq më e mirë është edhe pamja e flokëve tuaj.

Ndër arsyet kryesore të rënies dhe rrallimit të flokëve është lyerja e shpeshtë dhe mungesa e lëndëve ushqyese. Eshtë e panevojshme të thuhet se arsyeja e fundit është shumë më e dëmshme se të tjerat, por sidoqoftë, shpesh injorohet.

Kjo është arsyeja pse ky artikull nga AgroËeb.org ka për qëllim rëndësinë e vitaminave dhe lëndëve ushqyese për rritjen dhe pamjen e shëndetshme të flokëve.

15 vitaminat dhe lëndët ushqyese më të mira për kujdesin e flokëve

Kombinimi i elementeve të përmendura më poshtë ndihmon trupin tuaj të ruajë funksionet e tij të rëndësishme, si transferimi i oksigjenit, imuniteti, ndarja e qelizave dhe shumë të tjera. Të gjitha këto procese nevojiten që flokët tuaj të rriten dhe të jenë sa më të shëndetshme.

Hekuri

Leukocitet krahas funksioneve të tjera në trup, ushqejnë folikulat e flokëve me oksigjen. Prandaj, kur ka mungesë hekuri, rrënjët e flokëve marrin më mjaftueshëm lëndë ushqyese. Si rezultat, niveli i hemoglobinës zvogëlohet, metabolizmi cenohet, flokët fillojnë të bien, të ndahen dhe të thahen.

Biotina (ose vitamina B7)

Biotina është një lëndë ushqyese që ndihmon trupin tuaj të konvertojë ushqimin (karbohidratet) në lëndë djegëse (glukozë). Përveç kësaj, ajo merr pjesë në thithjen e yndyrave dhe proteinave, mbron sistemin nervor dhe ndihmon muskujt të qëndrojnë të tonifikuar. Biotina prodhon edhe keratinën, që është përbërësi kryesor i flokëve të shëndetshëm. Kjo vitaminë përmban squfur që është i nevojshëm që lëkura e kokës të qëndrojë në gjendje sa më të mirë.

Acidi folik

Acidi folik njihet më shumë si vitamina B9. Ai ndihmon flokët tuaj të rriten më shpejt dhe lufton flokët e brishtë, që humbasin forcën e tyre dhe fillojnë të bien.

Niacina

Ndryshe njihet si vitamina B3, e cila ndihmon qarkullimin e gjakut, kjo do të thotë se B3 merr pjesë në procesin e përthithjes së të gjitha vitaminave nga trupi. Niacina zgjeron enët e gjakut, ajo lehtëson qarkullimin e gjakut dhe dërgon oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurën e kokës. Pas përdorimit afatgjatë të niacinës, flokët bëhen më të trashë dhe më të fortë.

Riboflavina

Riboflavina ndryshe njihet si vitamin B2 dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut. Sa më shumë vitaminë të merrni, aq më mirë rriten dhe zhvillohen flokët tuaj. Për më tepër, B2 ndihmon flokët të kenë më tepër shkëlqim.

Zinku

Zinku është po aq i rëndësishëm sa edhe hekuri. Dihet se ky element është një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon trupin tuaj të eleminojë qelizat e dëmshme. Si rezultat, flokët tuaj do të rriten më të fortë.

The post Dëshironi flokë të shëndetshëm? Zbuloni ushqimet që ju ndihmojnë appeared first on Albeu.com.