fletëthirrja Archives - Albeu.com

Fletëthirrja e dytë për Belinda Ballukun, zv.kryeministrja duhet të paraqitet në SPAK ditën e premte
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, refuzoi që të shkonte në SPAK si person në hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Por mësohet se ndaj saj është dërguar një tjetër fletëthirrje, ku i kërkohet që së bashku me një avokat të paraqitet ditën e premte në Prokurorinë e Posaçme.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Ndërkohë ditën e djeshme, gazetarja Klodiana Lala tha se përmes avokatit të saj, Balluku ka dërguar një shkresë zyrtare, duke kërkuar caktimin e një date tjetër për t’u përballur me hetuesit e posaçëm.

“Zonja Balluku nuk u paraqit, por përmes një avokati të përzgjedhur prej saj i ka dërguar një shkresë SPAK, dhe është caktuar një datë tjetër kur ajo do të paraqitet për t’u pyetur”, deklaroi Lala.

Koordinator i programit ekonomik të PD, Dorian Teliti, ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë Belinda Balluku. Teksa ishte i ftuar në Log, ai tha se SPAK duhet të bëj pezullim të pozicionit të saj të punës, pasi e ka kompetencë të veten.

“Balluku të paktën deri të premten duhet të japi dorëheqjen, pasi po akuzohet për afera korruptive nga SPAK nga një institucion që ende po e heton. A ka mundësi ministri në detyrë, zv.kryeministrja në detyrë, jo vetëm për çështje që janë avancuar por dhe për ato që janë hapur, të fusë duar në manipulimin dhe zhdukjen provave?

Në rast se nuk jep dorëheqje, SPAK duhet të bëj një tjetër veprim të premten, të bëj pezullim të pozicionit të punës, e ka kompetencë të veten. Të paktën pezullim. Në rast se shikohet që ndërhyjë, lëvizjet dhe hapat që ndikojnë në procedurat që po hetohet, ka edhe masa të tjera”, tha Teliti.

Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre.

The post Fletëthirrja e dytë për Belinda Ballukun, zv.kryeministrja duhet të paraqitet në SPAK ditën e premte appeared first on Albeu.com.