Flet motra Archives - Albeu.com

Vendimi i Gjykatës, motra e 42-vjeçarit: Egli po vritet për herë të tretë
Motra e 42-vjeçarit Egli Progës, ka reaguar pasi Gjykata e Korçës la në burg autorin e vrasjes së vëllait të saj Denis Meçe, ndërsa për tre personave të tjerë, vendosi detyrim paraqitje.

Ajo e ka konsideruar vendimin një padrejtësi, duke shtuar se “Egli po vritet për herë të tretë”.

Jonida Proga, u shpreh se kemi të bëjmë me vrasje me dashje në bashkëpunim, duke theksuar se “ndaj një njeriu të pafajshëm janë lëshuar një tufë huliganësh”.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, cdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me cdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja”, tha ajo.

I afërmi tjetër hedh akuza të forta, ku ftoi mediat që të zbardhet e vërtëta, pasi sipas tij këta janë kriminela.

“Gjithcka pritet nga këta kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobvënie, jam pa fjalë. Nuk di cfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di c’të them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim”, tha ai.

The post Vendimi i Gjykatës, motra e 42-vjeçarit: Egli po vritet për herë të tretë appeared first on Albeu.com.

Flet motra e viktimës në Pogradec: Pashë Eglin të shtrirë, është vrasje në bashkëpunim
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku shtetasi Eglantin Proga, baba i dy fëmijëve ndërroi jetë, pasi dyshohet se është dhunuar brutalisht.

Proga u gjet i shtrirë nga kalimtarët, ndërsa ka ndërruar jetë pak më vonë.

Në lidhje me vdekjen e Eglantin Progës, ka folur motra e tij, Jonida Proga. Ajo tha se kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim.

Gjithashtu, ajo hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë.

Flet motra e viktimës, Jonida Proga :

“Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne s’e pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që t’i hiqnin pajisjet. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat. Mirë që lexova që ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.

Egli ishte njeriu më i butë, më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që ka pritur, e ka fshehur ngjarjen. Nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi”?

Kujtojmë se 29-vjeçari Denis Meçe, autori i ngjarjes sipas banorëve të zonës të cilët folën jashtë kamerave njihet si njeri problematik në zonë.

Sipas informacioneve, rezulton se është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës

The post Flet motra e viktimës në Pogradec: Pashë Eglin të shtrirë, është vrasje në bashkëpunim appeared first on Albeu.com.

Motra e Pëllumb Metës bën deklaratën tronditëse: Blerina është monster, ajo mund të ketë vrarë edhe nënën time
Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, ka folur në lidhje me vrasjen e vëllait, ngjarje e cila tronditi opinionin edhe në lidhej me përfshirjen e tre fëmijëve të tij në krim dhe faktin që ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes.

Motra e Pëllumbit, ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen.

“U hodh baltë me të padrejtë mbi familjen dhe vëllanë tim.

Mostra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhë baltë mbi të.

Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët.

Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna”.

Me Blerinën janë njohur me shkuesi. Ajo i dha fëmijëve shkollën e krimit.

Motra e Pëllumb Metës, deklaroi se Blerina ua nxiu jetën prindërve të saj.

Sipas saj, Blerina nuk i ka shërbyer aspak babait të saj, aq sa i ati i saj është detyruar që të largohet nga banesa.

Më tej, ajo tha se Blerina ngjan me nënën e saj, e cila akuzohej se ka vrarë vjehrrën e saj.

“Blerina ishte një monstër, që detyroi babanë tim të ikte nga shtëpia. Nuk ia lante njëherë rrobat siç ishte për t’u larë. Babai im ka bërë kasolle, që të mos jetonte me të. Blerina ua nxiu jetën prindërve të mi. Ajo është monstër. Duhet të japë llogari për së paku 1 javë. Edhe nënën besoj se ajo ma ka mbytur.

Ndoshta ajo ua ka nxjerrë të keqen prindërve të mi, për shkak se ka qenë e pakënaqur, që prindërit e saj e kanë martuar me shkuesi. E ëma e Blerinës ngjante me të. Nuk shfaqin as pendesa se janë me probleme. Edhe arma që u gjet nuk është e Pëllumbit. Ajo është mësuesja e krimit, ajo është për t’u dënuar për shumë vepra, mori në qafë dhe kalamajt”, deklaroi motra e Pëllumb Metës.

Motra e Pëllumb Metës, i cili dyshohet se u vra nga tre fëmijët e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së saj.

“Duke e ditur se çfarë sjellje kishte djali i madh. Në Europë nuk është fushë me lule, për çdo gjë do mund. Ai ishte mësuar me luks. Duke ditur se me ça merrej djali, ca pinte, direkt më shkoi mendja aty. Te djali më shkoi mendja, ai pinte drogë. Nuk donte të punonte. S’e di se ku i gjente lekët. I gjetëm shoferë kamioni, por nuk pranoi se iu duk rroga e vogël. Babai i kërkonte llogari fëmijëve, kjo nuk është bullizim. Jam shokuar. Nuk mundesha ta besoja. Isha jashtë, s’më treguan si fillim. Kemi qenë në shok total. Kur erdha e mësova. Nuk u lejonte që të shkoja te shtëpia. Kam shkuar një ditë më pas. Çfarë të shihja, (qan). Çështja duhet të hetohet deri në pikë të fundit, pse e kanë lënë nënën e vetë të lirë? Si mundet! Është e pamundur, një femër, Hygerta, aq e brishtë, s’ka mundësi që të bëjë të tilla krime një person me libra në dorë. Unë them s’e ka bërë ajo, e ka zënë taksirati, ose janë jashtëtokësorë, monstra, s’ma bën goja me thënë se janë pjella e vëllait tim. Dy rrugë janë; nëna, ose djali i madh, dy të tjerët i ka zënë kusuri. Nuk e kam parë fare Blerinën. Djali i xhaxhait më tha; Bëhu e fortë, është gjetur i vdekur. Me Blerinën nuk jam parë, se ka qenë në polici. Dje kemi mësuar diçka të re për vajzën e madhe. Që kur e kam parë atje, se ka lidhje me njëra-tjetrën. Edhe kur vdiq baba, ka ndenjur 5 javë në spital. Ka ardhur vetëm Amarildo dhe vëllai. E ëma ka ngulur këmbë që vajza mos të merrte pjesë në varrim, ajo ka ardhur nga krushqia me zor në varrim”, tha ajo për News 24.

The post Motra e Pëllumb Metës bën deklaratën tronditëse: Blerina është monster, ajo mund të ketë vrarë edhe nënën time appeared first on Albeu.com.

U vra nga fëmijët, motra e Pëllumb Metës bën deklaratën e fortë, hedh akuza të rënda ndaj kunatës…
Lutfije Muka (Meta), motra e Pëllumb Metës, që u vra nga fëmijët e tij, ka bërë akuza në adresë të kunatës së saj, Blerina Metës, bashkëshortes së Pëllumbit, duke e akuzuar se ka nxitur fëmijët.

Në një intervistë televizive, Lutfije Muka (Meta), thotë për bashkëshorten e Pëllumbit se Blerina Meta, është burim dhune dhe nxitje për të tjerët.

Ajo tregon se 1 vit më parë kur i vdiq i ati, bashkëshortja e Pëllumb Metës, nuk shkoi në varrimin e vjehrrit dhe nuk lejoi as fëmijët që të merrnin pjesë në ceremoninë mortore, me përjashtim të djalit të vogël Amarildos dhe vajzës së madhe e cila është e martuar të cilët morën pjesë.

“Ajo është burime nxitje, është burim dhune ajo vetë në kokën e saj e ka këtë gjë, edhe imagjinata e saj shkoi deri në atë gjë sa gjithë njerëzit që e rrethojnë duket sikur janë njësoj si imagjinata e saj. Ndërkohë që ndau dhe fëmijët e vëllait tjetër, nuk i linte të hynin e të dilnin, nuk i la fëmijët as të merrnin pjesë në ceremoninë mortore të babait (gjyshit), si është e mundur. Vetëm djali i vogël dhe goca e madhe ka ardhur atë ditë që është varrosur babai edhe për pjesën që ka ardhur goca e madhe i falenderohem familjes ku ajo është martuar. Ata kanë qenë shtysa që duhet të marrësh pjesë në ceremoninë mortore të gjyshit, se zonja ka ngulur këmbë që mos shko dhe nuk ke për të shkuar. Kaq influencë ka pasur zonja. Po të ishte ai vëllai im aq i dhunshëm, nuk mundej ta merrte këtë me dhunë ta sillte në ceremononë mortore të babait të vetë”, ka thënë motra e Pëllumb Metës.

Pëllumb Meta, u vra nga 3 fëmijët e tij, siç thuhet deri në këto momente nga Prokuroria dhe Policia e Durrësit.

Ndërsa bashkëshortja e tij Blerina Meta, është e proceduar në gjendje të lirë për akuzën e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

The post U vra nga fëmijët, motra e Pëllumb Metës bën deklaratën e fortë, hedh akuza të rënda ndaj kunatës… appeared first on Albeu.com.

E vranë dhe e hodhën në rezervuar, flet motra e Martin Çeços: Më mori në telefon dhe qante, tregoi se e kërcënonin
Familjarët e 26-vjeçarit Martin Çeço kanë folur për herë të parë, pasi u mësua se i riu ishte vrarë për shkak të lidhjes me një vajzë të mitur.Motra e tij ka treguar se 26-vjeçari e kishte marrë ne telefon tre ditë para se të zhdukej dhe kishte qarë, duke i thënë se disa persona po e kërcënonin.

“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 ditë para se të zhdukej. Qante dhe me thoshte që jam i mërzitur sepse më kërcënojnë disa persona. Por nuk më tregonte se më ke kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e kërcenonin. Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë, por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcenonin disa përsona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte”, ka thënë ajo.

Çeço jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçës.

Ndërkohë një prej fqinjëve, Ditke Dokolli tregon se viktima dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte.

“Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu, jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, tha ajo.

The post E vranë dhe e hodhën në rezervuar, flet motra e Martin Çeços: Më mori në telefon dhe qante, tregoi se e kërcënonin appeared first on Albeu.com.