flet eksperti Softa Archives - Albeu.com

Kush e fshehu vrasjen e 42-vjeçarit Proga në Pogradec? Ja çfarë thotë eksperti Softa
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Pogradec pak ditë më parë, ku si pasojë e dhunës humbi jetën 42-vjeçari Eglantin Proga, është diskutuar në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka.

Policia ka arrestuar Denin Meçen si autor të dyshuar të ngjarjes, ndërsa ka dyshime se është tentuar të fshihet krimi.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për ngjarjen e rëndë, tha se kemi një shtim të rasteve të dhunës dhe ngjarjeve të rënda.

Softa tha se fillimisht për ngjarjen e Pogradecit u raportua se viktima kishte konsumuar alkool, ishte rrëzuar dhe kishte humbur jetën, gjë që nuk ishte e vërtetë.

Eksperti i sigurisë tha se transporti drejt spitalit për ti dhënë ndihmën e parë 42-vjeçarit mund të ishte bërë si nga qytetarët, ashtu edhe nga policia.

“Policia nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen, kemi një deklaratë të një dite më parë, pasi personi humbi jetën.

42-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dhunës, janë konstatuar shenjat në trup si pasojë e dhunës. Viktima nuk ishte në një rrugë të braktisur, ishte në zonën më të populluar të qytetit”, tha Softa.

Eksperti i sigurisë u shpreh se ngjarja në Pogradec, është zbardhur pas reagimeve dhe presioneve në rrjetet sociale apo medias.

Ai tha se policia ka pasur të gjithë kohën për të parë kamerat, ka pasur mundësinë që të shikojë tabulatet telefonike dhe duhej të zbardhte arsyet apo shkakun e krimit.

“Nuk ndodh një dhunë e tillë për ti marrë jetën një personi nga një konflikt i çastit, pasi është dhunuar deri në marrjen e jetës”, tha eksperti.

Ai u shpreh se akuza “vrasje nga pakujdesia” do të thotë se s’ka vullnet një person për të bërë vrasjen.

“Por kur e godet një person, atëherë dihen pasojat. Si mund të jetë padashje përdorimi i dhunës? Kjo nuk mund të klasifikohet si vdekje aksidentale, kjo është një ngjarje që pavarësisht si klasifikohet, duhet të zbardhet, që nga puna hetimore e policisë dhe deri te arsyet pse ndodhi krimi”, tha Softa.

The post Kush e fshehu vrasjen e 42-vjeçarit Proga në Pogradec? Ja çfarë thotë eksperti Softa appeared first on Albeu.com.