Fjodor Mihajlov Archives - Albeu.com

Tentuan të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh, sot “vuloset” fati për 3 “spiunët”
Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për tre shtetasit e huaj, 2 rusët dhe ukrainasin, të cilët u kapën në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

Bëhet fjalë për dy rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov, të cilët gjatë tentativës për të hyrë në uzinë gjatë mbrëmjes së të dielës, u përleshën dhe plagosën dy ushtarët shqiptarë.

Ditën e djeshme, prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e arrestit në burg për tre të huajt, duke i akuzuar ata për tre vepra penale, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve, si dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake.

Kjo e fundit është ngritur nga prokuroria, pasi në automjetin e tyre u gjet edhe një plumb.

Kujtojmë që ditën e diel tre shtetasit e huaj kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh, ndërsa janë pikasur nga dy ushtarakët shqiptarë që kanë qenë në krye të detyrës, Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka.

Në momentin që ushtarakët shqiptarë janë afruar dhe ju kanë kërkuar që të largohen, ata janë sulmuar nga shtetasit e huaj, të cilët kanë përdorur sprije. Pas këtij momenti dy ushtarakët shqiptarë janë dërguar në Spitalin e Traumës ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa tre shtetasit e huaj janë ndaluar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.

The post Tentuan të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh, sot “vuloset” fati për 3 “spiunët” appeared first on Albeu.com.