fjalimi i gjekmarkaj Archives - Albeu.com

“Në lagje nuk e gjen më berberin”, fjalimi i fortë i Gjerkmarkajt në Kuvend: Gjergji me të motrën kërkojnë azil në Londër
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur në Kuvend për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Përmes një fjalimi me tone satirike, Gjekmarkaj ka prekur fenomenin e emigrimit të të rinjve drejt Gjermanisë dhe Anglisë.

Ai u shpreh se shqiptarët sot po ikin nga deti duke mbushur tragetet ndërsa shtoi se në lagje sot nuk e e gjen më berberin, shitësin e një jave më parë, ndërsa në lokale shpesh të kap syri njoftimet ku kërkohet kamarier dhe banakier.

Deklarata e plotë:

Shqiptarёt gjithmonë kanë qenë të shtrёnguar të bëjnë një zgjedhje mes malit dhe detit ! Mali është gjykuar si mundёsi konservimi e izolimi ndёrsa deti rruga e bajlozit apo porta e hapur e rreziqeve. Gjithsesi i kanë respektuar të dyja kёto realitete si kanë ditur e mundur pa e futur në hasmёri atë çka natyra vetë pёrpoq.

Politika e pushtimit dhe pushtuesit e politikёs e kanë armiqësuar banorin e kёtyre anёve me ujin  e kripur, me peshkun, me turizmin, me ndihmat që mund tё vinin e shkonin, nёpёrmjet e prej tij, si liri, si ekonomi, si kulturë, si komunikim.

Të kurdisur me ideologji  si instrumente totalitarizmi pёrballë detit vendosёm bunkerë betoni!

Pastaj  në liri me ëndje e rendje i dhunuam brigjet siç dinë vetёm oligarkёt tanë të cilёt e urrejnë kapitalizmin me fytyrë njerёzore sepse në disa raste ata janë vetë qenie pa fytyrë.

Botёn ata e masin me lartësinë e kёrthizёs dhe kёrthizёn e pёrdorin si qendёr graviteti për Botën.

Pushteti lokal në ballë – ai qendror nga pas, duke kёrkuar me ngulm vetёm një perspektivë atë individualen filluan ta rrahin detin me zinxhirë si Kserksi perandori i lashtë persian.

Vargonjtë e kёtij zinxhiri të pakёputur janë oligarkёt rrethuar me hallexhinj por të vetmuar kur numёrojnë para dhe të shoqёruar me një apo dy  dinjitarë zyrash kur ndajnë hiset.

E pat thënë Hasan Zykua i gjorë “ç’e vёrtit kadiu sherianë kur ai sheh paranë!”

Fjalëpakë , autoritarë, namuzqarë e të menduar   portrete balzakiane  të babëzisё   me kacidhet e Shqipёrisë në xhepat e tyre ata po shndёrrohen në mitet e bashkohёsisё sonë.

Ne po i harrojmë shkrimtarёt dhe artistёt tanë, tek kёta të fundit bёjmё diferencime, atyre të teatrit kombёtar që protestuan pёr shembjen fashistoide të tij nuk ua ngremё rrogёn por i rrasim në turbinёn socrealiste, ndonjë grupimi tjetёr po!

Natyrisht emrat e Palok Kurtit, Prenkë Jakovёs, Çesk Zadesё, Naim Frashёrit, Kadri Roshit, Bujar Lakos, Ndrek Lucёs , Agollit, Camajt, Arapit e të tjerёve edhe në këtë sallë do shkaktojnë hutim, një ditë jo të largёt, ndonjë do pyesë, ku kanë ndёrtuar kёta? Cili është fshati i tyre turistik? Ç’ hotel  a markё sallami mban emrin e tyre?

Nga ana tjetёr  do të dimё  sa mace  e pishina kanё manjatёt e naftёs, sa qen dhe apartamente kanë ata të kullave, sa lepuj e jahte kanë ata të bankave dhe sa ministra lepuj shёtisnin hanin  e lёpinin buzёt teksa hyzmet bënin në të tilla akçihana.

Lajkatarë  e joshёs kur nevoja i thёrret si dёshmorë të interesit, me mure llastiku në vend të lёkurёs sё barkut e cila zgjerohet befasisht pa cak e kufi ata e piskasin shtetin si kone ndaj plakёs që shet domate, ndaj plakut 82 vjeçar, ndaj atij  që proteston kur nga deti me motor i hynë në çadёr dhe i thyejnё brinjёt apo edhe mё keq i mbysin fёmijёn.

Ata po e pinë detin me grykёn si gjyryk nga Saranda në Velipojë, nga Shёngjini më Vlorë, nga Dhёrmiu e Palasa në Orikum. Në këtë turravrap babëzie ata nuk janë vetёm.

Qeveria shqiptare i asiston siç di ajo, me kujdes e devotshmёri pёr detajet.

Nga miliona euro qё vinë nga tjetёrsimi i publikes në private ata urrejnë të bukurёn dhe të dobishmen e pёrbashkёt në emёr të sё mirës vetjake, xhepit, trashёgimisë, pasurisë por jo Shqipёrisë. Ajo qënkesh vetёm pёr ta e fёmijёt e tyre si lopa larane pёr t’u mjelë nga një dorë rapaçe. Të tjerёt janë qyqarё, zuzarë, shёrbёtorë , skllevёr e bij skllevёrish që pasuri e dinjitet nuk dashkan.

Kёsaj frote i jepen  u falet toka më e pёrshtatshme, hektarë të zgjedhur si investime strategjike për të bërë fshatrat e tyre turistikё, me vilat që njeriut të zakonshёm i duhen dy jetë për t’i blerë dhe tri per të kuptuar, de çfarë po ndodh.

– Dhe termat janë vitalizim, rijetёzim, zhvillim, pasurim.

Detit i shёmtuam tokёn pёreth, i premë pishat, nxorёm tapi të falsifikuara, ndёrtuam pa kriter dhe të gjitha kategoritë e jashtëqitjve i derdhёm në të me pёrbuzje!

Dhe në fund ngritёm çmimet që shoqёria normale t’i rrijё larg si djalli temjanit, pranë detit e pa freskuar!

shtirë se mund të formojnë një mendim të vetёm ku deti nuk është pjesë e tij.

Të parёt janë peshkatarёt të cilёt e dinë që deti është i rrezikshёm, e stuhitë të tmerrshme, por si kanë konsideruar ato arsye të mjaftueshme për të ndenjur në tokë kur gjuetia bëhej me krah.

Ndёrsa po ata tani rrinë në breg, në kafe pёrtypin mёrzi e varfёri bashkë. Nafta – kjo perpetum mobile me çmimin e saj, monopolet mbi anijet e kanë shndёrruar peshkatarin në të papunë që ndonjёherё rrallë, shumë rrallë ha peshk rezervati grek.

Deti nuk ka ndjena as meshirë ai sillet me ty ashtu siç ti sillesh me të.

Sapo u fitua e drejta per t’u larguar nga qyteti, për të ikur nga mali, për të dalë nga lugina e pёrdorёm detin si urë pёr të ikur, u ngri ai si deti i kuq në kohёt e Moisiut, shumë pak e pёrdoren për tu kthyer.

Po Shqiptarёt po ikin edhe nga Deti, po i mbushin tragetet.

Në lagje s’e gjen me Berberin, as shitёsin e një jave më parë, te bari ku pi kafenë rutinë shkruhet kёrkojmё banakier dhe kamarier !

Kapitalizmi pa fytyrё njerёzore po e boshatis Shqipёrinë. Qeveria me një fytyrë sot sjell një ligj për të rregulluar punёt në det, pasi në tokë i kreu të gjitha.

– Dallgёt fshijnё shkrimet në rërë po jo firmat në letёr.

Rritja e ҫmimit tё energjisё barrё e rёndё për familjet, do zgjidhej pjesёrisht sikur t’i vendosej vetёm pak kufizim luksit tё oligarkёve me paratё publike dhe jo lakun nё fyt shtreses sё mesme.

Qeverinë s’e tremb  bajlozi se ai e ka xhan, i ndan gjёrat me tё ndёrsa  Gjergji me të motrёn kёrkojnё azil në Londёr.

Dhe sё fundi shteti ynë mbeti pa ushkur, gati pёr t’u larë në det  ҫullak, pasi hakerat i rrёmbyen ҫdo informacion, çdo shkresё e sekret e bashkё me të edhe dinjitetin rojtarёve të tij, qё s’ka dallgë që ua kthen mbrapsht si traqet nga anijet e mbytura plazheve  dikur motit.

Atë që e ka marrë lumi mos e kerkoni në det se deti u bë kos nga keta pas shpines time!!

The post “Në lagje nuk e gjen më berberin”, fjalimi i fortë i Gjerkmarkajt në Kuvend: Gjergji me të motrën kërkojnë azil në Londër appeared first on Albeu.com.