fjalim Archives - Albeu.com

Djali i Azem Hajdarit tregon të pathënat e babait të tij: Lë garant fëmijët e mi, s’ju tradhtoj, nuk e njihte frikën
Partia Demokratike, ka zhvilluar sot homazhe në nder të heroit të demokracisë, Azem Hajdari, dhe Lëvizjes së Dhjetorit, duke kujtuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe demokracinë e vendit.

Gjatë ceremonisë, djali i Azem Hajdarit, ka shpërndarë fjalë emocionuese mbi jetën dhe veprën e të atit, duke theksuar se ai mori vendime të rëndësishme dhe me guxim në një moshë të re.

Djali i heroit të demokracisë, shpjegoi se; Azemi kishte një vizion të qartë për të ardhmen dhe kërkonte të “rrëmbente” atë, duke luftuar për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Ai ka rrëfyer edhe detaje të njohura dhe të panjohura nga jeta e tij dhe e familjes, duke përmendur dashurinë e thellë të Azemit për bashkëshorten, për të cilën ai u detyrua ta “rrëmbejë” për të ndërtuar një jetë të tillë që ai e dëshironte, larg ndikimeve të regjimit komunist të asaj kohe.

Një moment i veçantë ishte kujtimi i kundërshtive që Azemi ka pasur me familjen e tij, e cila, për të siguruar një të ardhme më të sigurt për të, kërkonte që ai të distancohej nga trazirat e kohës. Por, Azemi qëndroi i vendosur në idealet e tij dhe luftoi për të realizuar një Shqipëri të lirë. Më pas, ai bëri histori si një figurë kyçe e Lëvizjes së Dhjetorit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rrëzimin e regjimit komunist.

“Kam kënaqësi që të jem këtu sot, në një ditë ku të gjithë shqiptarët duhet të jenë kryetar. Mendoj se falë këtij heroizmi që bënë këta njerëz, shqiptarët duhet të dinë se falë asaj sakrifice, sot shqiptarët po përjetojnë demokracinë. Kur vendi im at që të bëhej kryetar i Lëvizjes Studentore, ai sapo ishte bërë baba. Babai kur erdhi herët për studime në Tiranë, donte të rrëmbente gjithçka. Ai ra në dashuri me nënë time, ai u detyrua që ta rrëmbente atë, pavarësisht dashurisë së tyre. Këtë gjë nuk e lejoi sistemi. Ai pas kthimit të tij në Tropojë, ai u nis sërish drejt Tiranës. Gjyshi im, rahmet pastë, duke qenë se ishte pasojë e kohës dhe brezave të kohës, e mendonte të pamundur që djali i vetë të vinte në Tiranë. I thoshte; lëri këto ëndrra, se e ke të pamundur që ta bësh këtë gjë. Qeshte dhe u tallte në mënyrë ironike. Por jo, Azemi nuk mendonte sot për sot, por mendonte më afatgjatë, për veten dhe miqtë e mi. Nuk e kishte konceptin e frikës, por as vdekjen dhe as humbjen, por mund të humbiste lirinë. Ai në Tiranë u njoh me miqtë e tij, dhe vendosëm të dilnin para plumbave dhe tanqeve. Në ditën kur studentët u konfuzuan pak, ata s’po dinin nëse do e përkrahini. Ai u ngrit sipër shokëve të tij dhe tha; dal garant me fëmijët e mi, Kirin dhe Rudinën. Nëse unë ju tradhtoj, keni fëmijët e mi”, tha djali i liderit historik, Azem Hajdari.

The post Djali i Azem Hajdarit tregon të pathënat e babait të tij: Lë garant fëmijët e mi, s’ju tradhtoj, nuk e njihte frikën appeared first on Albeu.com.

Berisha flet nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur edhe sot para Asamblesë ka folur për dramën e shpopullimit të Shqipërisë dhe të narkorritjes së ekonomisë.

“Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024.Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore.

45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera. Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë.

OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh.Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura. Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt”, tha kreu i PD-së.

Berisha: Faleminderit zonja kryetare. Në kontekstin demografik, Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024.

Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore.

45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera. Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë.

OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh.

Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura.

Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt.

Më lejoni të bëj disa komente: Kushdo që do të shohë ekonominë shqiptare, do të shohë që ajo rritet vit pas viti me 3%. Është një rritje e respektueshme. Por çfarë është kjo rritje? Është një narkorritje. Pse? Është narkorritje sepse prodhimi industrial, në 5 vitet e fundit, ka rënë vit pas viti.

Po ashtu edhe prodhimi bujqësor, apo sektorë të tjerë. Por ka një sektor që mban normën më të lartë të rritjes në Europë, që është ndërtimi. Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE.

Këto janë ndërtime të narkotrafikut. Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit. Nëse shihni Euron, është Euro e narkotrafikut. Monedha europiane në Shqipëri është zhvlerësuar 35–38%.

Kjo ka vrarë qindra e qindra ndërmarrje eksportuese, sepse narkoEuro hyn në vend përmes konteinerëve, përmes të gjitha mjeteve, dhe 80% e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk vijnë nga bankat, por nga nëntoka.

Ky proces drejtohet personalisht nga narkodiktatori, i cili ka krijuar një sindikatë me kartelet e drogës dhe u jep atyre çdo mundësi dhe liri për të pastruar paratë në vendin tim.

Pra, viktima tjetër janë zgjedhjet për të cilat fola në mëngjes. Këta janë faktorët që po shkatërrojnë kombin tim, si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë.

The post Berisha flet nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj fjalim në Dayton: Paqja në Ballkan është një detyrë që na përket të gjithëve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Deytonit, mori pjesë në takimin me temë “Rifokusimi te Paqja dhe Prosperiteti në Ballkan”, ku theksoi rëndësinë historike të kësaj marrëveshjeje dhe rolin vendimtar të SHBA në sjelljen e paqes në rajon.

Presidenti kujtoi se tri dekada më parë, në këtë qytet, diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin dhe Marrëveshja e Dejtonit i dha fund një lufte të egër në Ballkan, duke mbetur gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës.

“Ne shqiptarët e kuptojmë vlerën e paqes sepse e kemi përjetuar vetë pasojën e konfliktit. Kosova sot qëndron si një shtet i ri, i pavarur, demokratik dhe funksional, një dëshmi e fuqishme e potencialit për transformim përmes sakrificës dhe dialogut”,– tha Presidenti.

Ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Marrëveshjen e Deytonit dhe theksoi nevojën për integrimin euroatlantik të Bosnje-Hercegovinës, duke e lidhur këtë me përkushtimin më të gjerë të Shqipërisë për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe fqinjësi të mirë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dejtonit dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishin të mundura. Rajoni nuk do të kishte arritur stabilitetin që ka sot”, u shpreh ai, duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të SHBA, NATO-s dhe BE-së në Ballkan.

Në fjalën e tij, ai konfirmoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga Shqipëria dhe përkushtimin ndaj forcimit të solidaritetit dhe kohezionit në NATO, si dhe rolin e rëndësishëm që ka Bashkimi Evropian për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

Presidenti u ndal edhe te agresioni rus ndaj Ukrainës, duke theksuar se paqja dhe liria nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë, por duhen mbrojtur në çdo kohë dhe në çdo cep të globit.

“Le të rikonfirmojmë përkushtimin tonë për Ballkanin Perëndimor, një rajon që nuk mbetet në hijen e së kaluarës, por qëndron në dritën e së ardhmes së vet”, përfundoi Presidenti Begaj.

The post Presidenti Begaj fjalim në Dayton: Paqja në Ballkan është një detyrë që na përket të gjithëve appeared first on Albeu.com.

“Na besuan si asnjëherë më parë”, Edi Rama pa fjalë para shqiptarëve: Faleminderit juve këtu dhe atyre në diasporë, zgjodhët Shqipërinë e yjeve të Europës
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po mban fjalim e fitores së zgjedhjeve të 11 Majit në Sheshin Skënderbej, ku janë mbledhur qindra socialistë, pavarësisht se më herët ishte deklaruar se nuk do të kishte miting, por vetëm një fjalim.

Ai e ka nisur me një falenderim për të gjithë ata që i kanë besuar me votë si asnjëherë më parë Partisë Socialiste, një mandat të katërt, duke u rikthyer herë pas herë sepse siç tha, nuk kishte fjalë.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ti falenderuar dhjetëra e dhjetëra mija gra e burra, vajza e djem të familjes sonë të amdhe politike, që për katër vjet e shtruan me durim çdo territor të Shqipërisë. Faleminderit. Aq herë faleminderit, sa ç’janë anëtarë dhe anëtare të familjes sonë politike”, u shpreh ndër të tjera kryetari i PS.

Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama:

Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe më 11 Maj ata vendosën të na besojnë ne, Partisë Socialiste, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë, për një sfidë më të madhe se asnjëherë më parë. Sepse në 4 vjet ne mbollëm më shumë besim për Shqipërinë, prandaj mblodhëm më shumë shpresë nga shqiptarët.

Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do dhe di çfarë bën, me Shqipërinë që nuk di çfarë do e që shan e mallkon pa pushim. Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipëria më të mirë dhe një Shqipërie të përgojuar si një vend me tërë të zezat. Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet.

The post “Na besuan si asnjëherë më parë”, Edi Rama pa fjalë para shqiptarëve: Faleminderit juve këtu dhe atyre në diasporë, zgjodhët Shqipërinë e yjeve të Europës appeared first on Albeu.com.

15 orë fjalë: Presidenti i këtij vendi thyen rekordin e konferencës më të gjatë
Në një demonstrim të pazakontë transparence – dhe ndoshta edhe qëndrueshmërie fizike – Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu, ka qëndruar përplot 14 orë e 54 minuta duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në atë që zyra e tij e cilëson si konferencën më të gjatë për shtyp në historinë e një udhëheqësi shtetëror.

Konferenca, që nisi në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjati përtej mesnatës, synonte të shënonte edhe Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë e dialogut të hapur me mediat. Zyra e presidentit theksoi se Muizzu nuk shmangu asnjë temë dhe iu përgjigj pyetjeve në mënyrë të pandërprerë, me vetëm disa pushime të shkurtra gjatë sesionit maratonë.

Me këtë veprim, Presidenti 46-vjeçar pretendon të ketë thyer rekordin e mëparshëm të Volodymyr Zelenskyt, i cili në vitin 2019 mbajti një konferencë 14-orëshe – një rekord që atëherë e kishte rrëzuar edhe rekordi 7-orësh i liderit bjellorus Alexander Lukashenko.

Edhe pse zyrtarisht rekordi nuk është konfirmuar nga Guinness, për Muizzu-n, maratona me gazetarët është një sinjal politik: një president i gatshëm të dëgjojë dhe të përgjigjet – për aq kohë sa duhet.

The post 15 orë fjalë: Presidenti i këtij vendi thyen rekordin e konferencës më të gjatë appeared first on Albeu.com.

Begaj drejtuar trupit diplomatik: Integrimi evropian është e vetmja alternativë e Shqipërisë!
Është kënaqësi të ritakohemi këtë fillim viti. Çdo takim yni i shërben forcimit të marrëdhënieve midis vendeve tona dhe angazhimit për thellimin e tyre.

Vitin që shkoi kam patur rastin të isha i ftuar në disa nga vendet tuaja, si dhe kam mikpritur në Tiranë kryetarë shtetesh, me të cilët kam biseduar dhe diskutuar mbi sfidat e përbashkëta aktuale dhe për të ardhmen.

Shqipëria edhe gjatë këtij viti konsolidoi edhe më tej rolin e partnerit të besueshëm në politikën e jashtme, me një rol proaktiv në skenën rajonale, teksa përkatësia evropiane gërshetohet organikisht me partneritetet strategjike.

Ne e nisëm tranzicionin në vitin 1990 me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe vitin që lamë pas hodhëm hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian.

Hapja e negociatave është dëshmi jo vetëm e vlerësimit për reformat që Shqipëria ka ndërmarrë, por edhe tregues i vendosmërisë dhe përkushtimit tonë për të avancuar në këtë proces transformues drejt përkatësisë sonë evropiane.

Udhëtimi ynë drejt Evropës së bashkuar nuk është vetëm ambicie politike, por lidhet pazgjidhshmërisht me vlera të shenjta për ne, siç janë: demokracia, të drejtat e njeriut dhe kohezioni social.

Bashkimi Evropian mbetet për ne një projekt madhor i paqes, mirëqenies dhe zhvillimit, ndaj ne jemi të angazhuar për kryerjen e reformave të thella, të cilat mbeten prioritet kryesor për të ardhmen e vendit.

Integrimi evropian është e vetmja alternativë e Shqipërisë, është zgjedhje e natyrshme e një populli të lashtë, me vlera, kulturë e traditë evropiane dhe përkatësi Euroatlantike.

Shqipëria, edhe pse një vend i vogël, ka mbështetjen më të lartë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ky fakt nuk është vetëm tregues i kulturës sonë historike, por edhe tregues besimi, zgjedhjeje dhe ndërgjegjësimi për interesat tona madhore shtetërore e kombëtare.

Shqiptarët janë të bindur se demokracia, integrimi dhe shteti i së drejtës nuk dhurohen, por janë procese thelbësore që kërkojnë bashkëpjesëmarrje, bashkëveprim dhe strategji të qarta për rezultate të prekshme.

Rajoni mbetet një përparësi dhe nevojë strategjike për politikën tonë të jashtme. Shqipëria është një aktor i rëndësishëm dhe njëkohësisht përfitues i drejtpërdrejtë i një politike rajonale konstruktive dhe të moderuar për forcimin e paqes, sigurisë, stabilitetit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit rajonal.

Shqipëria në veçanti, dhe faktori shqiptar në përgjithësi, do të vijojnë të mbrojnë përkatësinë evropiane, si dhe do të avancojnë kursin Euroatlantik.

Shqipëria vijon mbështetjen e pakushtëzuar për Republikën e Kosovës për njohje të reja, për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe për afirmimin e saj në rajon e përtej.

Sot, shqiptarët e Kosovës janë zot të fateve dhe trojeve të tyre, çka jep shpresë për një jetë e të ardhme më të mirë.

Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi dhe kudo në Diasporë mbeten në vëmendjen tonë për ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit kombëtar dhe garantimin e të drejtave të tyre.

Samiti i Procesit të Berlinit dhe Samiti për Agjendën e Rritjes dhe Konvergjencës në Tiranë kanë forcuar angazhimin tonë për një rajon më të integruar e më pranë Evropës.

Shqipëria ka luajtur një rol aktiv dhe të qëndrueshëm në organizatat ndërkombëtare, e udhëhequr nga besimi dhe përkushtimi në vlerat e përbashkëta demokratike.

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kemi dënuar me forcë agresionin rus kundër Ukrainës.

Si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Shqipëria ka qenë e angazhuar dhe e vendosur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel global.

Aktivizmi ynë është shprehur edhe si vend anëtar në NATO. Vitin e kaluar pata mundësinë të vizitoja trupat tanë ushtarakë që, në kuadër të misioneve të NATO-s, janë dislokuar në Letoni dhe Bullgari.

Ndonëse vend i vogël, Shqipëria, brenda pak kohësh, ka arritur të jetë partner i besueshëm dhe i dedikuar për të dhënë kontributin në Aleancën e NATO-s.

Kjo duket qartë edhe në hapjen së Bazës Ajrore Taktike në Kuçovë, punën për mbarimin e Korridorit VIII, si dhe vënien në dispozicion të Aleancës të portit të Porto Romanos.

Forcimi i Aleancës Euroatlantike duhet të jetë prioritet.

Një NATO e fortë dhe e përbashkuar do të kontribuojë në përballjen e çdo sfide.

Synimet tona në politikën e jashtme ecin paralelisht me realizimin e objektivave kombëtare dhe përballimin e sfidave që na dalin përpara.

Shumë prej vendeve tuaja na kanë mbështetur nga afër në fusha të ndryshme, veçanërisht në reformën në drejtësi.

Cilësia e sistemit të drejtësisë në çdo shkallë të saj dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar mbeten prioritete kryesore.

Një falënderim të veçantë kam për aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kontributin e pazëvendësueshëm që drejtësia të konsolidohet në kolonën solide të shtetit tonë demokratik.

Sfidë mbetet cilësia e dialogut politik në vend.

Shqipëria shquhet për dialog ndërkulturor e fetar.

Nën këtë shembull që i ka shenjuar shqiptarët ndër shekuj, uroj që edhe dialogu midis partive politike të kthehet në normalitet të jetës politike në vend.

Janë arritur disa suksese të rëndësishme në këtë aspekt dhe një prej tyre është konsensusi për finalizimin e bazës ligjore për votën e Diasporës.

Ky ishte një detyrim që politika ia kishte prej vitesh shqiptarëve jashtë vendit.

Falë këtij konsensusi, në zgjedhjet parlamentare të majit të vitit 2025 Diaspora shqiptare do të ketë mundësi që, me votën e saj, të kontribuojë për përzgjedhjen e alternativës më të mirë për vendin.

Zgjedhjet janë një test pjekurie dhe, më shumë se rezultati, i rëndësishëm për ne mbetet respektimi dhe zbatimi i standardeve që garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme, të drejta e demokratike.

Vitin që shkoi Shqipëria u përzgjodh si destinacion turistik nga shumë qytetarë të vendeve tuaja.

Kjo është dëshmi se mikpritja, zhvillimi dhe siguria japin rezultate pozitive kur gjithkush nga ne kontribuon.

Turizmi mbetet një prej prioriteteve tona afatgjata të zhvillimit, ndaj shpresoj edhe në kontributin tuaj të vyer për promovimin e Shqipërisë.

Jam i bindur se edhe në këtë vit misioni juaj ka një rëndësi të veçantë.

Bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe kontaktet intensive për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare kontribuojnë për një botë ku tensionet ulen dhe mbizotëron dialogu, paqja dhe prosperiteti.

The post Begaj drejtuar trupit diplomatik: Integrimi evropian është e vetmja alternativë e Shqipërisë! appeared first on Albeu.com.

Berisha: Propaganda e narko-regjimit të Ramës, arma më çnjerëzore kundër lirive, dinjitetit dhe shpresës së shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sipas tij, propagandën çnjerëzore të narko-regjimit të Edi Ramës, kundër lirive, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohje më të pakufijshme ndaj jush guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Mirënjohje të pakufijshme oratorëve të parlamentit të lirisë që shpërndajnë çdo natë në të katërta anët e vendit të vërteta që nxjerr propaganda e mashtrimit qeveritar. Që nxjerrin çdo natë në pah fytyrën e vërtetë të narko-regjimit dhe kreut të tij, Edi Rama.

Të dashur miq, nuk ka sot popull në Europë që të ketë një propagandë kaq mashtruese mediatike sa Shqipëria. Kjo propagandë është shndërruar në armën më çnjerëzore kundër qytetarëve shqiptarë, kundër lirive tyre, dinjitetit tyre, shpresës tyre, ekonomisë tyre, të ardhmes së tyre.

Kjo propagandë e cila ushqehet ditë e natë me paratë e taksave tuaja, dhe që shpallet private, po në fakt është gjer në palcë shtetërore kundër jush punon nga mëngjesi në darkë vetëm e vetëm për të përpunuar mendjet tuaja, mendjet e qytetarëve, për t’i manipuluar ato, për t’i mashtruar ato.

Kjo propagandë arrin në veprime jashtë imagjinate të paraqesë krimin sukses, të paraqesë shndërrimin e votës në krim dhe krimin në votë si fitore, të paraqesë grabitjen e votës si aftësi dhe zotësi të Edi Ramës, të paraqesë mashtrimet e tij dhe qeverisë së tij ndaj qytetarëve si të vërteta për shqiptarët.

Në këtë kontekst, në këtë kuadër, roli i secilit prej jush, roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.

The post Berisha: Propaganda e narko-regjimit të Ramës, arma më çnjerëzore kundër lirive, dinjitetit dhe shpresës së shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Protestuesit pro-palestinezë i ndërpresin fjalën, Kamala Harris u kthehet ashpër: Po flas unë tani, nëse doni të vijë Trump vazhdoni
Një grup protestuesish pro-palestinezë ndërprenë kandidaten demokrate për president Kamala Harris gjatë fjalimit të saj në tubim të mërkurën mbrëma.

Rreth gjysmës së fjalëve të zëvendëspresidentes, 6 protestues filluan të brohorasin, “Kamala, Kamala nuk mund të fshihesh! Ne nuk do të votojmë për gjenocid.”

Harris fillimisht i pranoi protestuesit duke pohuar të drejtën e protestuesve për të shprehur mendimet e tyre ndërsa përpiqeshin të ridrejtonin vëmendjen te vërejtjet.

“Unë jam këtu sepse ne besojmë në demokraci. Zëri i të gjithëve ka rëndësi”, tha ajo. “Por unë po flas tani. Unë jam duke folur tani”, iu drejtua ajo protestuesve pro-palestinezë.

Ndërsa protestat vazhdonin, toni i Harris u bë më i fortë.

“E dini çfarë? Nëse dëshironi që Donald Trump të fitojë, atëherë vazhdojeni këtë. Përndryshe, unë po flas”, tha Harris.

The post Protestuesit pro-palestinezë i ndërpresin fjalën, Kamala Harris u kthehet ashpër: Po flas unë tani, nëse doni të vijë Trump vazhdoni appeared first on Albeu.com.

Pr/ligji për privatizimin e pronës shtetërore, Berisha: Një ligj që u jep troje oligarkëve dhe trafikantëve të drogës
Kreu i PD-së, Sali Berisha është shorehur mbrëmjen e sotme se sipas tij projektligji për privatizimin e pronës shtetërore është një ligj që u jep troje oligarkëve dhe trafikantëve të drogës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të  përzemërta të dashur qëndrestare e qëndrestarë, burra dhe gra të pamposhtur. Shpreh mirënjohjen e pakufishme për qëndresën tuaj, fjalët tuaja, dhe platformën e parlamentit të lirisë, me të cilat mbroni kauzën, mbroni të drejtën, të vërtetat e  mëdha të këtij kombi dhe këtij vendi.

Miqtë e mi! Java që kaloi ishte një javë e zezë për lirinë e shqiptarëve. Ishte një javë e zezë në themele të shoqërisë shqiptare, pronës. Edi Rama, hajduti më i madh i kohërave që ka njohur kombi ynë, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. Vendosi të rrëmbejë pronën e qytetarëve me vendime të veta.

Të dashur miq! Të vendosësh për ti dhënë privatit pronën publike do të thotë, Edi Rama vendos për ti dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit. Truall që në total shkon në 4 miliardë euro. Me ligjin famëzi që kaloi në parlament për kalimin e pronës publik te privati, Edi Rama i jep dhjetëra mijëra metër katrorë tokë, Olsi Ramës për të ndërtuar stadiumin e biznesit të tij.

Me ligjin famëzi me të cilin shkallmon themelet e pronës, të shoqërisë tonë, Edi Rama u jep oligarkëve, trafikantëve të drogës, trojet publike në mes të muzeut kombëtar të cilin e ka mbyllur për të ja shndërruar oborrin në kullë. Me vendim që mori parlamenti javën që kaloi, Edi Rama truallin e Teatrit Kombëtar ja jep trafikantit të parë që i jep më shumë. Ky është një agresion, një rrënim në themelet e një shoqërie.

The post Pr/ligji për privatizimin e pronës shtetërore, Berisha: Një ligj që u jep troje oligarkëve dhe trafikantëve të drogës appeared first on Albeu.com.

Dita e Europës/ Berisha: Me Edi Ramën integrimi evropian u shndërrua në një horizont që largohej nga viti në vit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  ka folur mbr;mjen e sotme për 9 majin, ditën e Europës.

Sipas tij, deri në vitin 2013, rruga e Shqipërisë ishte drejt BE-së, por pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, integrimi evropian u shndërrua në një horizont që largohet nga viti në vit.

Pjesë nga fjala e BerishëS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohje të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të lirisë, dinjitetit dhe shpresës.

Të dashur miq, sot për popujt e vendeve anëtare të BE është Dita e Europës, dita e themelimit në vitin 1950 të ëndrrës më të bukur të kombeve evropiane, ëndrrës më të magjishme, më të mrekullueshme të historisë së Europës, bashkimit të tyre në BE.

Kjo ëndërr vinte nga aspiratat për liri, paqe dhe dinjitet të kombeve evropiane.

Me këtë ëndërr u zgjuan të rinjtë shqiptarë në vitin 1990 dhe moton ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’ e bënë moton e revolucionit demokratik të tyre.

Kjo rrugë, rruga e integrimit të Shqipërisë në BE nuk ishte një rrugë e thjeshtë pasi Shqipëria dilte nga diktatura oruelliane, më e egër që Europa kishte njohur ndonjëherë.

Megjithatë, miqtë e mi, në vitet 2005-2013 shqiptarët dhe Shqipëria ecën normalisht në këtë rrugë.

Firmosën Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e ratifikuan atë nga 27 vende, dorëzuan kërkesën për vend anëtar në BE.

Liberalizuan vizat, plotësuan të gjitha kushtet për statusin e vendit kandidat.

Por me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me muret që filloi të ngrejë që në fillim të vjedhjes së shqiptarëve, me kanabizimin e vendit dhe shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës, me zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin e vetëm në Evropë, me shkatërrimin e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë, e bëri Shqipërinë një vend që varfërohej nga viti në vit.

Një vend të pajetueshëm për shqiptarët.

E bëri Shqipërinë një protektorat të krimit, të drogës.

Asgjësoi votën e lirë me mekanizmin e shndërrimit të votës në krim dhe krimit në votë.

Për të gjitha këto miqtë e mi, integrimi evropian u shndërrua në një horizont që largohej nga viti në vit dhe hapja e negociatave u shty jo një herë, por u shty pesë herë përpara vendimit për hapjen në parim dhe tre herë të tjera pas këtij vendimi.

The post Dita e Europës/ Berisha: Me Edi Ramën integrimi evropian u shndërrua në një horizont që largohej nga viti në vit appeared first on Albeu.com.