fjala Archives - Albeu.com

Adriana Matoshi: Kur fjala ka peshë dhe heshtja përgjegjësi
Aktorja dhe deputetja rrëfen për rrugëtimin e saj profesional dhe personal, nga rolet artistike te angazhimi publik, duke u ndalur te zgjedhjet e vështira, përgjegjësia ndaj shoqërisë dhe përvojat që e kanë formuar si grua, nënë dhe figurë publike

Mes skenës dhe Kuvendit, ajo zgjedh një territor të rrallë: atë ku fjala nuk thuhet për zhurmë, por për kuptim, dhe ku heshtja nuk është tërheqje, por përgjegjësi.

E formuar nga disiplina e teatrit dhe e sprovuar nga ashpërsia e jetës publike, Matoshi lëviz mes artit dhe politikës pa e humbur boshtin etik që e mban të pandryshuar – ndershmërinë ndaj vetes.

Në këtë rrëfim, flet për artin si qëndrim moral dhe për politikën si provë karakteri; për rolet që nuk mbarojnë kur bie perdja dhe për vendimet që mbeten edhe kur dritat fiken. Ndalet te heshtja si gjuhë, te guximi për të folur kur duhet dhe për të heshtur kur fjala do të ishte kompromis, por edhe te mëmësia si përvojë që i ka dhënë peshë çdo zgjedhjeje personale e publike.

Ky është një dialog i qetë, por i prerë, që shpalos jo vetëm figurën publike të një aktoreje dhe deputeteje, por edhe atë që mbetet pas roleve, kur zgjedh të mos e humbë veten, edhe kur çmimi është i lartë.

Arti si qëndrim etik, jo si kompromis

Jeni ndër të paktat artiste që keni fituar çmime ndërkombëtare duke ruajtur identitetin tuaj artistik. Ka qenë kjo një zgjedhje estetike e vetëdijshme apo një qëndrim etik?

Ruajtja e identitetit tim artistik ka qenë një zgjedhje e vetëdijshme estetike, por mbi të gjitha një qëndrim etik. Kam besuar gjithmonë se arti humb vlerën kur fillon të negociojë me të vërtetën e brendshme për hir të tregut apo miratimit.

Në shumë role tuaja, gruaja nuk kërkon shpëtim, por hapësirë për të qenë jashtë pritjeve shoqërore. A është kjo zgjedhje artistike apo bindje personale?

Janë të dyja. Artistikisht më tërheqin personazhet që nuk kërkojnë shpëtim, por hapësirë për të ekzistuar. Personalisht, kjo lidhet me bindjen time se liria e gruas fillon aty ku ajo lejohet të mos jetë e përshtatshme.

Aktrimin e keni studiuar nën dritën udhëzuese të Faruk Begollit. Cili nga mësimet e tij vazhdon t’ju shoqërojë sot, përtej skenës?

Faruk Begolli më mësoi se aktori nuk duhet të luajë për t’u dukur, por për të qenë i vërtetë. Kjo ndershmëri ndaj vetes më shoqëron ende, edhe jashtë skenës.

Heshtja që flet dhe rolet që mbeten

Në kinematografi, heshtja shpesh flet më fort se dialogu. Ashtu siç besonte Marlon Brando, çfarë ju ka mësuar më shumë arti i dëgjimit: vetja, partneri në skenë apo bota përreth?

Më ka mësuar më shumë partneri në skenë. Dëgjimi i vërtetë ndodh vetëm kur e lë egon mënjanë dhe je plotësisht i pranishëm me tjetrin.

A ka pasur ndonjë rol që ju ka ndryshuar më shumë si njeri sesa si aktore?

Ka role që nuk mbarojnë kur bie perdja. Më ka ndodhur që, pas një shfaqjeje, të mbaj me vete ndjesi që më kanë ndryshuar mënyrën si shoh njerëzit dhe dhimbjet e tyre. Një moment që më ka mbetur në mendje është kur kuptova se një personazh që po luaja kishte frikë të fliste dhe ajo frikë ishte shumë reale edhe jashtë skene. Aty e kuptova sa shpesh heshtja është një formë mbijetese.

Duke prekur trauma kolektive dhe dhimbje të heshtura, a kanë qenë rolet tuaja më shumë tronditje për publikun apo rrugë drejt shërimit dhe kuptimit?

Mendoj se rolet kanë qenë të dyja: tronditje dhe shërim. Shpesh publiku ka nevojë të shqetësohet për të filluar të kuptojë dhe për t’u shëruar.

Teatri dhe filmi shpesh na detyrojnë të shohim veten në pasqyrë. Çfarë mendoni se ka parë shoqëria kosovare te vetja përmes roleve tuaja?

Shoqëria kosovare ka parë një pasqyrë të dhimbjeve të veta të pashprehura, sidomos të grave, dhe ndoshta ka filluar t’i njohë ato si reale dhe legjitime.

Nga skena në Kuvend: arti përballë pushtetit

Anaïs Nin thotë se botën e shohim sipas asaj që jemi; sa nga personazhet tuaja kanë qenë pasqyrim i pyetjeve tuaja të brendshme?

Shumë prej tyre. Çdo personazh mbart diçka nga pyetjet e mia të brendshme; ndryshe nuk do të mund ta luaja me ndershmëri.

Jeni aktorja e vetme shqiptare e pranishme në Netflix. A e ndieni këtë më shumë si arritje personale apo si përgjegjësi për një kinematografi të tërë?

Është arritje personale, por mbi të gjitha përgjegjësi. Sepse çdo prezencë atje bart me vete një kulturë të tërë, jo vetëm një individ.

Skena dhe Kuvendi janë dy hapësira publike me rregulla shumë të ndryshme. Cila prej tyre kërkon më shumë disiplinë emocionale nga ju?

Kuvendi kërkon më shumë disiplinë emocionale. Në art, emocioni është mjet; në politikë, shpesh duhet të mbahet nën kontroll.

Në art, heshtja mund të jetë gjuhë e fuqishme, ndërsa në politikë shpesh lexohet si mungesë qëndrimi. Si e menaxhoni këtë kontrast mes dy botëve?

Duke qenë e vetëdijshme se heshtja ime në art është gjuhë, ndërsa në politikë është mesazh. Kjo kërkon vigjilencë të vazhdueshme ndaj kontekstit.

Kjo foto, me gjestin e gishtit te buzët, duket si një “hesht” i qetë, por i prerë. Kujt i drejtohet sot më shpesh kjo heshtje: zhurmës publike, hipokrizisë politike apo atyre që flasin pa dëgjuar?

Ky gjest nuk është qortim, por një ndalesë. I drejtohet zhurmës së panevojshme, fjalëve që thuhen shpejt dhe dëgjimit që mungon. Sot flasim shumë, reagojmë shpejt dhe reflektojmë pak. Ndonjëherë heshtja është forma më e qartë e përgjegjësisë dhe mënyra më e sinqertë për t’i lënë vend mendimit.

A ju ka ndodhur që një rol artistik t’ju përgatisë më mirë për një betejë politike sesa çdo përvojë institucionale?

Po. Arti më ka mësuar empatinë, leximin e nëntekstit dhe durimin – aftësi shumë të vlefshme në politikë.

Kalimi nga skena në Kuvend është i rrallë. Duke iu kthyer mendimit të Otto von Bismarck për politikën si art i së mundshmes dhe artin si synim i së pamundurës, si i pajtoni këto dy logjika në rrugëtimin tuaj?

Arti më ka mësuar të dëgjoj para se të flas dhe të kuptoj emocionin pas fjalëve. Ka pasur momente në Kuvend kur një debat ishte shumë i ashpër dhe instinktivisht kam zgjedhur të dëgjoj më qetë, duke menduar për popullin para se të flas, ose që fjala të ketë peshë. Aty e kuptova se përvoja nga skena më ndihmon të komunikoj më njerëzisht, edhe në politikë.

Mëmësia, guximi dhe ajo që mbetet

Jeni një zë i fuqishëm kundër dhunës ndaj grave. A mendoni se ligji po ecën më shpejt se mentaliteti shoqëror, apo e kundërta?

Ajo që më shqetëson më shumë sot është normalizimi i dhunës, sidomos kur ajo justifikohet me heshtje ose me fraza si “punë familjare”. Më dhemb fakti që shumë gra ende ndihen vetëm dhe të pafuqishme për të folur. Besoj se përgjegjësia jonë është të mos lodhemi kurrë duke e thënë qartë se dhuna nuk ka asnjë justifikim. Ka pasur mijëra raste shumë të rënda që kam zgjedhur të mos i bëj publike, sepse më është rrezikuar edhe jeta. Një rast që e kam publikuar, jam kërcënuar me jetë.

Në cilën fushë ju është dashur më shumë guxim: në art, ku rrezikohet shpirti, apo në politikë, ku rrezikohet keqkuptimi?

Në të dyja, por ndryshe. Në art rrezikohet shpirti, në politikë rrezikohet keqkuptimi – dhe të dyja kërkojnë guxim të thellë.

Ajo që mbetet, kur rolet bien

Përtej skenës, Kuvendit dhe zërit publik, je edhe nënë e katër fëmijëve. Çfarë të ka mësuar më shumë kjo përvojë për veten, që as arti dhe as politika nuk ta kishin mësuar dot?

Mëmësia më ka mësuar një lloj durimi dhe përgjegjësie që nuk ta jep as skena, as politika. Më ka mësuar të jem më e pranishme, më e përulur dhe më e vetëdijshme për pasojat e çdo fjale dhe veprimi. Fëmijët ta tregojnë veten pa filtra dhe pa role, dhe kjo të detyron të jesh e vërtetë. Është përvoja që më ka formuar më shumë si njeri.

Ka njerëz që jetën e kuptojnë duke ecur përpara, të tjerë vetëm kur janë detyruar të ndalen. Çfarë ju kanë mësuar këto ndalesa të pashmangshme?

Më kanë mësuar durimin dhe pranimin. Jo gjithçka është nën kontrollin tonë, por gjithçka mund të shndërrohet në kuptim.

Forca që zbulohet në rrugë të vështira

Dashuria, trupi dhe koha na ndryshojnë mënyrën si e kuptojmë veten. Çfarë keni zbuluar për veten që një rrugë e lehtë nuk do t’ua kishte dhuruar kurrë?

Kam zbuluar forcën time. Një rrugë e lehtë nuk do të ma kishte treguar kurrë se sa shumë mund të përballoj pa u thyer.

Nëse një vajzë e re ju sheh sot si model, çfarë do të donit që ajo të mos kopjojë nga ju?

Të mos kopjojë sakrificën e tepërt ndaj vetes. Do të doja të mësonte se kujdesi për veten nuk është dobësi.

A ka një rol që ende nuk e keni luajtur, jo sepse nuk ju është ofruar, por sepse nuk jeni ende gati për të?

Ka role që i ndjen se nuk janë ende gati për ty, ose ti për ta. Është një lloj pjekurie që vjen me kohën dhe përvojën e jetës. Ndoshta ende nuk e kam luajtur atë rol sepse dua ta përjetoj me më shumë qetësi dhe thellësi, kur të kem më shumë për të thënë, jo vetëm si artiste, por edhe si njeri.

Në art, gabimi është pjesë e procesit, ndërsa në politikë pasojat janë përfundimtare. Ku ndiheni më e lirë të gaboni?

Në art ndihem më e lirë të gaboj. Gabimi aty është pjesë e rritjes, jo fundi i një procesi.

Kur dritat fiken dhe zhurma hesht, çfarë mendoni se mbetet thelbësore: ajo që jeni bërë, apo ajo që keni zgjedhur të mos e humbni?

Mbetet ajo që kam zgjedhur të mos e humb: ndershmëria ndaj vetes dhe besimi se kuptimi është më i rëndësishëm se zhurma.

The post Adriana Matoshi: Kur fjala ka peshë dhe heshtja përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Madonna zbulon fjalën e parë që tha pasi u zgjua nga gjendja e komës
Maddona ka folur gjatë një performance për shëndetin e saj dhe shtrimin në spital vitin e kaluar pas një infeksioni të rëndë bakterial. Mbretëresha e Pop-it performoi në Los Anxhelos në Turneun Botëror Celebration.

Në skenë, Maddona zbuloi “fjalën e parë” që tha pasi u zgjua nga koma. Pas katër ditësh në koma, Mddona tha se spao u zgjua ka thënë ‘JO’.  Maddona e quajti gjendjen që ka kaluar një “përvojë afër vdekjes”.

“Jam shumë e sigurt se Perëndia më tha: ‘A dëshiron të vish? Dëshiron të dalësh me mua? “JO” shprehet 65-vjeçarja, duke shkaktuar të qeshura në publik.

Më tej Maddona tregon edhe se sa i kanë munguar performancat në skenë.

“Unë telefonoja çdo ditë dhe pyesja mjekun tim pse nuk kisha energji, kur do të kthehej energjia ime? Kur do të ndihesha përsëri si vetvetja? Kur mund të shkoj përsëri në turne? . “Gjithçka që ai thoshte është, ‘Dil jashtë në diell’… Ishte kaq e vështirë për mua të ecja nga shtëpia ime në oborrin e shtëpisë dhe të ulesha në diell. E di që tingëllon çmenduri, por ishte e vështirë.”

The post Madonna zbulon fjalën e parë që tha pasi u zgjua nga gjendja e komës appeared first on Albeu.com.

Kjo është fjala e vetme që duhet të thoni për të marrë atë që dëshironi
Është fjala e preferuar e ndikuesve dhe hakimi më i thjeshtë për të ndikuar në jetën e përditshme dhe për të marrë gjithmonë atë që dëshironi. Shkenca tregon se mjafton ta përfshini atë në fjalorin tuaj për të arritur gjithmonë atë që keni në mendje dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse fjala “sepse”.

Arsyeja pse kjo fjalë ka një vrull të tillë nuk është aq e mrekullueshme sa mund të mendoni. Ka shumë rëndësi pikërisht sepse ju po i jepni argumente personit tjetër dhe kjo duket se ka më shumë rëndësi.

Studimi që tregon se sa e fuqishme është kjo fjalë e veçantë, është bërë nga psikologia sociale e Harvardit, Ellen Langer dhe ekipi i saj në vitin 1977. Ajo që ata donin të shihnin ishte se cilën fjalë do të përdornin pjesëmarrësit në eksperiment për të lënë dikë të merrte radhën e tyre. radhë të gjatë për të bërë fotokopje. 60% pranuan t’i jepnin vendin dikujt të panjohur, i cili përdorte në fjalimin e tij argumente, duke filluar me fjalën “sepse”. Ata që thanë se duhej të lëviznin “sepse nxitonin”, duket se kanë fituar një vend më afër qëllimit të tyre.

Sigurisht, asnjë fjalë nuk është magjike, as nuk mund të jetë efektive në çdo rast, por kjo e veçantë është, sipas studiuesve, një mjet i mirë komunikimi për të marrë atë që dëshironi.

Nëse doni të bindni në përgjithësi të tjerët, mënyra e parë ju thërret të “shihni” me sytë e të tjerëve, duke kuptuar reagimet e tyre emocionale, ndërsa mënyra e dytë është të dini se si të vendosni diçka në mënyrë që të për të ngjallur reagime emocionale, edhe kur nuk ka fare kohë për të.

Përdorimi ose shmangia e fjalëve të caktuara është rruga më e lehtë pasi tregon se ju e keni zhvilluar inteligjencën tuaj emocionale në atë masë sa mund të frymëzoni edhe të tjerët. “Faleminderit për mirëkuptimin”, “Më falni, mund të më thoni më shumë?”.

Këto janë dy fraza për shembull, që tregojnë respekt dhe mirënjohje ndaj të tjerëve, duke pasur një fuqi të madhe pas përmbajtjes së tyre. Ato shkaktojnë reagime pozitive dhe sjellin rezultatin që synoni, duke arritur çdo qëllim.

The post Kjo është fjala e vetme që duhet të thoni për të marrë atë që dëshironi appeared first on Albeu.com.