fitore historike Archives - Albeu.com

Fitore historike, humor dhe thirrje për liri në Palestinë / Momente kryesore nga çmimet Emmy
Ceremonia e 77-të e Primetime Emmy Awards u zhvillua në Teatrin Peacock në Los Angeles, duke sjellë emocione të forta, fitore historike dhe mesazhe politike që e kthyen mbrëmjen në një ngjarje të paharrueshme për botën e televizionit.

Mes fituesve më të mëdhenj të natës spikatën The Pitt e HBO-së, e cila fitoi si seriali më i mirë dramatik, The Studio e Apple TV+ që dominoi në kategorinë e komedisë, si dhe miniseriali rrëqethës i Netflix-it, Adolescence, që shkëlqeu me interpretimet e tij.

Një moment historik u shënua nga Tramell Tillman, i cili u bë burri i parë me ngjyrë që fiton një çmim Emmy si aktor mbështetës në një serial dramë, duke ia dedikuar trofeun nënës së tij. Po aq emocionues ishte edhe fjalimi i Owen Cooper, vetëm 15 vjeç, që u bë aktori më i ri i shpërblyer ndonjëherë në kategorinë e tij.

Një tjetër surprizë ishte fitorja e Stephen Colbert për talk show-in më të mirë, pavarësisht anulimit të papritur të emisionit të tij. Colbert falënderoi CBS për mbështetjen dhe mori duartrokitje të zjarrta nga publiku.

Në kategorinë e dramës, Noah Wyle fitoi çmimin për aktorin më të mirë, ndërsa Katherine LaNasa u vlerësua si aktorja më e mirë mbështetëse. Krijuesi i “The Pitt”, R. Scott Gemmill, ia dedikoi fitoren punonjësve të shëndetësisë dhe ndihmësve të parë.

Humori nuk mungoi falë prezantuesit Nate Bargatze, i cili shpiku një “lojë” për të kufizuar kohën e fjalimeve: çdo sekondë mbi limit do t’i kushtonte 1,000 dollarë një fondacioni bamirësie. Shaka që u kthye në running gag gjatë gjithë natës dhe u mbyll me një premtim bujar prej 350,000 dollarësh.

Ceremonia nuk ishte e ndarë nga politika. Hannah Einbinder e serialit Hacks e mbylli fjalimin e saj duke kërkuar “Liri për Palestinën”, ndërsa aktorja Megan Stalter mbajti një pankartë “Armëpushim!” në tapetin e kuq. Këto mesazhe u pasuan nga debate dhe qëndrime të ndara në industrinë e filmit.

Edhe këtë vit, Emmy-t dëshmuan fuqinë e televizionit për të tejkaluar kufijtë e argëtimit, duke u bërë një platformë për histori të reja, rekorde të thyera dhe zëra që kërkojnë të dëgjohen.

The post Fitore historike, humor dhe thirrje për liri në Palestinë / Momente kryesore nga çmimet Emmy appeared first on Albeu.com.

Për Shqipërinë 2030 në BE/ Rama hap fushatën e PS-së: Nga ky shesh i Skënderbeut, kemi shansin historik drejt Evropës
Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

Me një skenë ku në qendër janë 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE-së, eventi elektoral nisi me prezantimin e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe, shoqëruar me performancën me këngë e valle tradicionale.

Në një fjalim me tone simbolike dhe historike, Rama e ka krahasuar 11 majin, datën e zgjedhjeve, me një çelës për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ai theksoi se pas kësaj date qëndron një mandat i gjatë katërvjeçar, i cili do të jetë vendimtar për “të fituar bastin me Europën”.

Rama kujtoi zërin e lashtë arbëror që jehonte nga malet, duke bërë thirrje për një “marshim të fundit drejt tokës së premtuar” – Bashkimit Europian – ku, siç u shpreh ai, do të ngjitet flamuri kuqezi, “më i bukuri në botë”.

Rama: “Ne kemi shansin për të hedhur hapin përfundimtar drejt bashkimit me BE dhe ndarjes pa kthim nga Azia. Për ne sot këtu nis e përpjeta e fundit drejt e Evropës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. 11 maji i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është një mandat i gjatë sa 4 vite për të fituar bastin me Europën. Mos e harroni për këtë çast mbi 2 anët e së njejtës medalje kanë hedhur gjithçka kanë pasur shqiptarët e arbërorët.

‘Dëgjova një zë gjëmues në male në gjuhën arbërore!’

Unë jam zëri që thërras në shkretëtirë thuhet në Bibël.

Nga malet u dëgjua më shumë se 700 vite parë zëri arbëror se ata ishin pema e lashtë e saj dhe filizi gjithmonë i njomë mes kombesh të plakura. Nuk jam këtu sot tju marr përdore e t’ju zhys nëpër legjenda, por për të shkuar në një marshim të fundit drejt tokës së premtuar Europës ku do të ngjisim flamurin më të bukur në botë”, tha ai.

The post Për Shqipërinë 2030 në BE/ Rama hap fushatën e PS-së: Nga ky shesh i Skënderbeut, kemi shansin historik drejt Evropës appeared first on Albeu.com.