fiton gjyqin Archives - Albeu.com

Redon Xhixha fiton gjyqin në FIFA për vonesa rrogash, ja sa do të paguhet
Sulmuesi shqiptar Redon Xhixha, ka fituar përballjen ligjore me klubin algjerian CR Belouizdad, pasi Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në FIFA (DRC) ka vendosur në favor të futbollistit, duke pranuar se ai kishte të drejtë të ndërpriste kontratën për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare nga ana e klubit.

Çështja lidhej me kontratën dyvjeçare që Xhixha firmosi me Belouizdadin në korrik të vitit 2025.

Sipas marrëveshjes, sulmuesi duhej të përfitonte një pagë vjetore neto prej 312 mijë eurosh, si dhe një bonus firme prej 62.400 eurosh.

Megjithatë, sipas pretendimeve të lojtarit, klubi nuk i shlyeu pagat mujore të periudhës korrik-nëntor 2025, duke e detyruar atë të dërgonte disa njoftime zyrtare për pagesat e prapambetura.

Në vendimin e saj, FIFA thekson se Xhixha respektoi të gjitha procedurat e parashikuara nga rregulloret, duke i dhënë klubit afatin e nevojshëm për të korrigjuar shkeljen. Pasi pagesat nuk u kryen, ai vendosi të zgjidhte kontratën më 23 dhjetor 2025.

Mbrojtja – Belouizdad u mbrojt me argumentin se lojtari nuk kishte marrë ende lejen e punës në Algjeri dhe për këtë arsye nuk mund të përfitonte pagat e pretenduara.

Megjithatë, FIFA e hodhi poshtë këtë pretendim, duke sqaruar se mungesa e lejes së punës nuk e çliron klubin nga detyrimet kontraktuale ndaj futbollistit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, DRC arriti në përfundimin se në momentin e ndërprerjes së kontratës, Xhixha kishte pesë paga e gjysmë të papaguara. Për këtë arsye, organi i FIFA-s urdhëroi klubin algjerian të shlyejë 118.761,29 euro si detyrime të prapambetura, së bashku me interesat përkatëse.

Për më tepër, FIFA vlerësoi edhe dëmin ekonomik të shkaktuar nga prishja e parakohshme e kontratës. Duke llogaritur vlerën e mbetur të marrëveshjes dhe duke zbritur të ardhurat që lojtari siguroi më pas te Tirana, DRC vendosi që Belouizdad t’i paguajë sulmuesit shqiptar edhe 436.800 euro si kompensim për prishjen e kontratës. Kjo shumë do të shoqërohet me interes prej 5% në vit, duke filluar nga 24 dhjetori 2025 deri në shlyerjen e plotë të saj.

Në total, klubi algjerian detyrohet t’i paguajë Xhixhës më shumë se 555 mijë euro, pa përfshirë interesat e akumuluara.

Vendimi përbën një fitore të rëndësishme për sulmuesin shqiptar, i cili arriti të bindë FIFA-n se ndërprerja e kontratës ishte plotësisht e justifikuar.

Ndërkohë, FIFA ka paralajmëruar se nëse Belouizdad nuk kryen pagesën brenda 45 ditëve nga njoftimi i vendimit, klubi do të ndëshkohet me bllokim të merkatos, duke mos pasur të drejtë të regjistrojë lojtarë të rinj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për deri në tre periudha të plota transferimesh.

Vendimi i FIFA-s konfirmon kështu të drejtën e Redon Xhixhës në këtë konflikt kontraktual dhe mbyll një nga çështjet më të rëndësishme ligjore që ka përfshirë së fundmi një futbollist shqiptar.

The post Redon Xhixha fiton gjyqin në FIFA për vonesa rrogash, ja sa do të paguhet appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Gjykata e Tiranës i jep të drejtë Jonida Maliqit: Gent Prizrenit t’i mbahet detyrimisht pensioni ushqimor
Jonida Maliqi ka dalë e fituar në Gjykatën e Tiranës. Këngëtarja e njohur çoi në gjyq ish bashkëshortin e saj, Gent Prizreni, për të cilin tregoi se nuk ka përmbushur detyrimet për të birin e vet, sipas marrëveshjes së lidhur pas divorcit. Por, së fundmi togat e zeza kanë vendosur që e drejta të peshojë në anën e saj.

Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsbomb.al që Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit në kryeqytet, që brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor. Pra, Gent Prizreni do të duhet të zbatojë vendimin e gjykatës, në të kundërt, brenda periudhës së sipërpërmendur do të ndërhyjë zyra e përmbarimit.

Kujtojmë që Jonida Maliqi tregoi për Newsbomb.al që ish-bashkëshorti nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes së lidhur pas ndarjes, ku detyrohej të paguante 2 mijë euro në muaj dhe shpenzimet për ta arsimuar, si dhe terapitë e nevojshme shëndetësore. E pikërisht pas kërkesës së saj, Gjykata e Tiranës ka legjitimuar si të drejtë që babai i djalit duhet të shlyejë detyrimet sipas marrëveshjes.

E përpos kësaj, këngëtarja ka parlajmëruar se do t’i drejtohet gjykatës dhe për të gjitha çështjet e cituara në marrëveshjen mes palëve, që nuk janë zbatuar nga Gent Prizreni, duke mos u zbatuar pas divorcit.

The post FOTO/ Gjykata e Tiranës i jep të drejtë Jonida Maliqit: Gent Prizrenit t’i mbahet detyrimisht pensioni ushqimor appeared first on Albeu.com.

Merr fund “makthi” 13-vjeçar i Britney Spears, fiton gjyqin kundër të atit
Ka marrë fund “makthi” i këngëtares Britney Spears, pas një beteje të gjatë ligjore me të atin. Një gjykatë në Los Anxheles ka vendosur t’i heqë kujdestarinë e shumë përfolur babait. Britney e ka përshkruar përfundimin marrëveshjes ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për 13 vjet si “ditën më të mirë ndonjëherë”.

“Mendoj se do të qaj”, u tha ajo 35 milionë ndjekësve të saj në Instagram.

Babai i saj Jamie më herët tha se ishte “e nevojshme”, por ra dakord se ishte koha që ajo “të rimarrë kontrollin e jetës së saj”. Ai kishte fuqi mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, plus çështje të mëdha personale, të tilla si vizitat e saj me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej.

Një turmë fansash hodhën konfeti dhe shpërthyen në thirrjet “Britney është e lirë!” pas vendimit të gjykatësit, me mbështetësit që këndonin këngën e yllit të popit Stronger të gjithë bashkë.

Spears shkroi në Twitter pas vendimit: “Zot i madh, i dua shumë fansat e mi… Dita më e mirë ndonjëherë”. Ajo ndau një video të festës jashtë gjykatës, duke përdorur hashtag-un #FreedBritney.

Good God I love my fans so much it’s crazy ?❤️ !!! I think I’m gonna cry the rest of the day !!!! Best day ever … praise the Lord … can I get an Amen ??☀️?? ???? #FreedBritney

?: @AbbyShalawylo pic.twitter.com/yk1vO3H02L

— Britney Spears (@britneyspears) November 12, 2021

The post Merr fund “makthi” 13-vjeçar i Britney Spears, fiton gjyqin kundër të atit appeared first on Albeu.com.

Brad Pitt fiton gjyqin me Angelina Jolie (FOTO LAJM)
Pas një beteje gjyqësore prej 5 vjetësh, Brad Pitt ka fituar betejën për kujdestarinë e fëmijëve me ish- bashkëshorten e tij, Angelina Jolie.

Sipas raportimeve te mediave ndërkombëtare ,mësohet se gjykatësi John Ouderkik vendosi që kujdestaria për 5 fëmijët e mitur të Brad Pitt dhe Angelina Jolie të ndahet 50 – 50, ndërsa vendimi nuk vlen për djalin e tyre 19-vjeçar, Madoxx.

Sipas tabloidit “TMZ”, aktorja Jolie nuk e ka pritur mirë këtë vendim, ndërsa 57-vjeçari duket se është në “qiellin e shtatë”. Aktorja kishte kërkuar që të merrte e vetme kujdestarinë, por gjykatësi nuk kishte besuar te frazat që Brad nuk është një prind i përkushtuar ndaj fëmijëve.

Gjykatësi e mori vendimin pas shumë muajsh hetim të hollësishëm dhe me profesionistë për fëmijë. Pas shpalljes së vendimit, Brad Pitt ka mundësi që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij.

The post Brad Pitt fiton gjyqin me Angelina Jolie (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.