Fitim Archives - Albeu.com

Inceneratori i Tiranës, kompania nën sekuestro me fitim 8 mln euro në 2025! Koncesioni i ka marrë rregullisht pagesat nga buxheti i shtetit
“Integrated Energy BV SPV”, shoqëria koncesionare e incineratorit të Tiranës, siguroi një fitim para taksave prej 792.3 milionë lekësh në vitin 2025 (mbi 8 milionë euro), pavarësisht se impianti për djegien e mbetjeve, për të cilin u lidh kontrata, nuk është ndërtuar.

Sipas pasqyrave financiare të vitit 2025, të ardhurat nga aktiviteti kryesor arritën në 1.5 miliardë lekë. Kompania thotë në raport se të ardhurat i ka nga përpunimi i mbetjeve.

Gjatë vitit 2025 janë pranuar dhe trajtuar mbetje nga bashkitë e qarkut dhe operatorë privatë me kontratë; sasia e trajtuar gjatë vitit ishte rreth 492,935 ton, sipas të dhnave zyrtare

Fitimi para tatimit përbënte rreth 53% të të ardhurave. Për çdo 100 lekë të ardhura, kompania gjeneroi afro 53 lekë fitim para taksave, një normë jashtëzakonisht e lartë për një kontratë të financuar në pjesën më të madhe nga pagesat publike për trajtimin e mbetjeve.

Pas pagesës së 119.6 milionë lekëve tatim, “Integrated Energy BV SPV” e mbylli vitin 2025 me një fitim neto prej 672.8 milionë lekësh gati 7 mln euro.

Koncesioni i mbetjeve në Tiranë i ka marrë rregullisht pagesat nga buxheti i shtetit, edhe pasi u vu në sekuestro dhe ndonëse ai kryen vetëm shërbimin e menaxhimit të mbetjeve dhe nuk e ka krer investimin e parashikuar për ndërtimin e inceneratorit. Në 2025-n, shoqëria mori 913 milionë lekë pagesa nga buxheti, ndërsa që nga 2017-a ka marrë gjithsej 8.4 miliardë lekë.

Rezultatet financiare marrin një peshë tjetër për shkak të historisë së kontratës dhe hetimeve penale. Koncesioni me vlerë të parashikuar investimi prej 128.2 milionë eurosh pa TVSH u dha në vitin 2017 për ndërtimin e landfillit, incineratorit, rehabilitimin e vend-depozitimeve ekzistuese dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Por impianti industrial i incinerimit nuk u ndërtua. Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte konstatuar se Bashkia e Tiranës dhe institucionet shtetërore paguanin tarifën e plotë prej 29 eurosh për ton, ndonëse ajo përfshinte edhe procesin e incenerimit, i cili nuk kryhej.

Shoqëria ndodhet nën sekuestro preventive që prej korrikut 2023 dhe administrohet nga shteti. Sipas SPAK-ut, pronarët “de facto” të saj janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, pavarësisht strukturës formale të pronësisë së regjistruar jashtë vendit.

Në korrik 2026, SPAK dërgoi për gjykim 12 persona dhe dy shoqëritë “Integrated Energy BV SPV” dhe “Integrated Technology Service”. Vetë kompania koncesionare akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas SPAK-ut, nga fillimi i kontratës deri në vendosjen e sekuestros në vitin 2023, kompania siguroi 11.3 miliardë lekë të ardhura, ndërsa për ndërtimin e veprës u investuan vetëm 21 milionë euro.

Prokuroria pretendon se shuma të mëdha u nxorën nga llogaritë përmes faturave fiktive, kompanive të krijuara brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe transfertave në para fizike. Vlera e identifikuar nga hetimi arrin në 1.28 miliardë lekë dhe 16.7 milionë euro.

Norma prej 53% e fitimit para taksave tregon se kontrata vijon të prodhojë fitime të mëdha, ndërsa vepra kryesore që duhet të justifikonte tarifën dhe investimin publik, incineratori nuk është ndërtuar tani pas 9 vitesh nga hyrja në fuqi e kontratës./Monitor

The post Inceneratori i Tiranës, kompania nën sekuestro me fitim 8 mln euro në 2025! Koncesioni i ka marrë rregullisht pagesat nga buxheti i shtetit appeared first on Albeu.com.

Kriza dhe importet e shtrenjta, OSHEE humbje 108 milionë euro në 2021, KESH dhe OST me fitim
Grupi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka regjistruar një humbje prej 13.2 miliardë lekësh apo më shumë se 108 milionë euro në vitin 2021.

Qeveria ka publikuar në relacionin e buxhetit faktik bilancet financiare të tre kompanive përbërëse të sektorit energjetik ku situata është më problematike për shpërndarjen. Kjo lidhet me faktin që OSHEE-së i është dashur që vitin e kaluar të bëjë blerje të shumta energjie për të siguruar furnizimin në vend, importe që arritën 285 milionë euro deri në fund të vitit.

Gjithsesi në publikim theksohet se “të dhënat financiare për OSHEE Group sh.a, për vitin 2021, janë paraprake (jo finale) të përcjella nga kompania”

Të ardhurat e përgjithshme të kompanisë rezultojnë 66 miliardë ndërkohë që shpenzimet janë gati 20 për qind më të larta.

Kjo humbje është thelluar në raport me vitin 2020 me të paktën 5 herë teksa në vitin e pandemisë ishte 2.5 miliardë lekë apo rreth 20 milionë euro.

Kriza që nisi në fund të gushtit dhe rriti globalisht çmimet e energjisë duke kërcënuar madje edhe sigurinë e furnizimit në disa raste bëri që qeveria më pas të deklaronte emergjencën e furnizimit me energji që fillimisht u parashikua deri më 15 prill e më pas u zgjat deri në fund të këtij viti.

OSHEE tashmë përmes nën kompanisë të saj Furnizuesi i Tregut të Lirë siguron energjinë e nevojshme nga KESH i cili është ngarkuar me detyrën e prodhimit dhe blerjeve nga tregu i lirë.

KESH me fitim

Për vitin 2021 KESH ka rezultuar me një bilanc pozitiv financiar ku sipas të dhënave të publikuara nga qeveria ky fitim ishte 6 miliardë lekë apo 49 milionë euro. Në raport me vitin paraardhës Korporata ka ndryshuar totalisht panoramën e saj pasi në vitin e pandemisë bilanci financiar regjistroi një humbje prej 93 milionë lekësh.

Edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit sipas tabelës së performancës financiare rezulton që në vitin 2021 të ketë përmirësuar situatën e tij financiare. Pas dy viteve me humbje OST regjistroi një fitim prej 108 milionë lekësh apo më pak se 1 milionë euro./Monitor

The post Kriza dhe importet e shtrenjta, OSHEE humbje 108 milionë euro në 2021, KESH dhe OST me fitim appeared first on Albeu.com.

Shifra të frikshme! Tik Tok dyfishon të ardhurat
Pronari i aplikacionit të famshëm për video të shkurtra TikTok, u tha punonjësve se të ardhurat e saj vitin e kaluar u dyfishuan në 34.3 miliardë Dollarë, duke nënvizuar faktin pse gjigandi kinez i teknologjisë është një nga startup-et më të nxehta në botë.

Sipas The Wall Street Journal të ardhurat e saj totale u rritën 111% nga një vit më parë, ndërsa fitimi bruto u rrit 93% në 19 miliardë Dollarë.

Aplikacioni jashtëzakonisht i famshëm për video të shkurtra është shkarkuar më shumë se 240 milion herë në SHBA, me adoleshentë dhe të rritur të cilët postojnë klipe të shkurtra.

Kompania do të pësojë një ndryshim kryesor të menaxhimit këtë vit pasi Zhang Yiming, bashkëthemeluesi i ByteDance, do të largohet nga roli i tij si CEO deri në fund të vitit. TikTok është kthyer në sensacionin e momentit në të gjithë botën me një kohë mesatare qëndrimi për përdorues 52 minuta në ditë! Këto janë shifra me të vërtetë interesante dhe është TikTok ai që po ia bën për zili të gjithëve.

The post Shifra të frikshme! Tik Tok dyfishon të ardhurat appeared first on Albeu.com.

Sa fitojnë kompanitë e mëdha të teknologjisë çdo minut?
“Big Tech” pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin në vlerën 3.4 trilionë dollarë në total vitin e kaluar.

Gjigandët e teknologjisë si “Amazon” dhe “Apple”, postuan të ardhura rekord në muajt e fundit, ku dy kompanitë arritën mbi $100 miliardë në të ardhura tremujore për herë të parë në tremujorin e fundit të 2020, raporton “CNBC”.

Në fakt, në rastin e “Amazon”, gjigandi i tregtisë elektronike xhiroi më shumë se 830,000 dollarë të ardhura për minutë në tremujorin e tij më të fundit.

CNBC pa raportet më të fundit tremujore të fitimeve që shtatë prej markave më të mëdha në teknologji (Amazon, Apple, Alphabet, Microsoft, Facebook, Tesla dhe Netflix) depozituan në “SEC” në javët e fundit dhe tregoi sa të ardhura ka bërë secili për çdo minutë në tre muajt e parë të 2021. (Periudha kishte 90 ditë dhe 129,600 minuta, në tremujorin e parë të vitit 2021.)

Amazon: 837,330.25 dollarë për minutë

Apple: 691,234.57 dollarë për minutë

Alphabet: 426,805.56 dollarë për minutë

Microsoft: 321,805.56 dollarë për minutë

Facebook: 201,936.73 dollarë për minutë

Tesla: 80,162.04 dollarë për minutë

Netflix: 55,270.06 dollarë për minutë

Kompanitë arritën një mesatare prej 373,606 dollarë në minutë, e cila është në të vërtetë më pak se tremujorin e mëparshëm (416,768 dollarë në të ardhura për minutë).

Të dy, “Apple” dhe “Amazon” postuan të ardhura rekord në tremujorët e tyre të fundit të vitit 2020, duke ndihmuar në rritjen e mesatares së përgjithshme, me “Amazon”, e cila arriti mbi 950,000 dollarë të ardhura në minutë në atë tremujor.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, “Amazon” udhëhoqi duke arritur më shumë se 108.5 miliardë dollarë të ardhura. Kjo do të thotë në 837,330 dollarë në minutë gjatë kësaj periudhe tre mujore.

“Amazon” arriti 100 miliardë dollarë të ardhura për tremujorin e dytë radhazi. Themeluesi Jeff Bezos (i cili njoftoi se do të tërhiqet nga posti i tij si CEO i Amazon) pa pasurinë e tij personale të arrinte vlerën prej 200 miliardë dollarëve.

“Apple” ndoqi “Amazon” në ndarjen e të ardhurave për minutë, duke arritur 691,234 dollarë çdo minutë të tremujorit të parë të vitit 2021. Kompania postoi të ardhura prej 89.6 miliardë dollarë për atë tremujor, me rritjen e shitjeve të “iPhone” me 65.5% krahas së njëjtës periudhë të një viti më herët.

“Apple” gjithashtu ka vlerën më të madhe të tregut nga çdo kompani në botë, me më shumë se 2.2 trilionë dollarë. “Amazon” ka një vlerë tregu prej 1.76 trilionë dollarë.

Ndërkohë, kompania mëmë e “Google”, “Alphabet”, e cila ka një vlerë tregu prej rreth 1.6 trilionë dollarë, arriti 426,805 dollarë në minutë, bazuar në rezultatet e saj më të fundit tremujore.

Kompania raportoi të ardhura totale prej 55.3 miliardë dollarë për tremujorin e parë të vitit 2021. Microsoft, me një vlerë tregu prej 1.9 trilionë dollarë, raportoi 41.7 miliardë dollarë të ardhura tremujore javën e kaluar, të cilat konvertohen në 321.805 dollarë të ardhura në minutë.

“Facebook” (925 miliardë dollarë vlera e tregut) nxori 201,936 dollarë të ardhura për minutë dhe 26,2 miliardë dollarë të ardhura totale për tremujorin e parë të vitit. “Tesla” (vlera e tregut 677 miliardë dollarë) ishte i radhës në listë me 80,162 dollarë të ardhura në minutë, bazuar në një tërheqje tremujore prej 10.4 miliardë dollarë.

Së fundmi, “Netflix” (me një vlerë tregu prej 227 miliardë dollarë) pati një vit me të ardhura rekord në 2020-ën, por gjigandi streaming pa një ngadalësimin të abonimeve në tremujorin e parë të vitit 2021.

Megjithatë, “Netflix” arriti 7.2 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të vitit, e cila konvertohet në 55,270 dollarë të ardhura për minutë.

The post Sa fitojnë kompanitë e mëdha të teknologjisë çdo minut? appeared first on Albeu.com.